Puthje Mizore, Roberto Saviano
  • Puthje Mizore, Roberto Saviano

Puthje Mizore, Roberto Saviano

Botimet Dudaj

Për të çrrënjosur familjet e Kamorrës dhe për të pasur në zotërim qendrën historike, Nikolas Marazhai duhet të krijojë një konfederatë me O’Uajtin dhe Bandën e Flokëgjatëve. Për të mos u shndërruar nga grabitqarë në pre, Fëmijët duhet të jenë të bashkuar si një grusht i vetëm.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Puthje Mizore

Origjinali: Bacio feroce

Gjinia: Roman

Autori: Roberto Saviano

Shqipëroi: Agim Doksani

Shtëpia botuese: Dudaj

Viti: 2020

Fq. 378

Pesha: 0.453 kg

ISBN: 978-99943-0-601-5

Mbi librin

Puthjet mizore vulosin heshtje, sanksionojnë aleanca, shpallin pafajësi dhe japin dënime. Puthje të pashlyeshme në buzë, për të farkëtuar një shpirt me shpirt, fati yt është fati im dhe për të gjithë fati është ligji i detit, ku nga gjuetar kthehesh sakaq në pre. Banda e Fëmijëve ka shtënë në dorë pushtetin, kontrollon sheshet e shpërndarjes së drogës në Forcella, por e vetme nuk mund të komandojë dot.

Për të çrrënjosur familjet e Kamorrës dhe për të pasur në zotërim qendrën historike, Nikolas Marazhai duhet të krijojë një konfederatë me O’Uajtin dhe Bandën e Flokëgjatëve. Për të mos u shndërruar nga grabitqarë në pre, Fëmijët duhet të jenë të bashkuar si një grusht i vetëm. Por kjo nuk është aspak e lehtë. Çdo anëtar bande, në të vërtetë, rend ethshëm pas misionit të tij: Nikolasi dëshiron të bëhet mbret i qytetit, por ka edhe hakun e të vëllait për të marrë; Dragoit i rëndon mbi supe një mbiemër i rëndësishëm, fort e mundimshme ta mbash lart me nder; Dhomçi, i ndërkryer nga dhembja, ka dalë nga grupi i zjarrit dhe tani kërkon të eliminojë Marazhanë; Biskotushit i duhet të ruajë një sekret për të shpëtuar jetën; Pot’thosha nuk ia ka mbathur shumë larg; Droni, Peshku i Flashkët, Tukani, Briatoja dhe Lollipopi i qëndrojnë besnikë Nikolasit, por ëndërrojnë një bandë krejt të vetën… Mes allishverisheve, tradhtive, hakmarrjeve dhe shantazheve, familjet e vjetra i mbështesin për të mbijetuar ose orvaten t’u vënë shkopinj në rrota, duke mbjellë përçarje bash në gjirin e bandës. Mos pritet të shpërthejë një luftë e re?

Vazhdon cikli "Banda e Fëmijëve" dhe Roberto Saviano kthehet të na rrëfejë për djemtë e ditëve tona, mizorë, të lindur në një tokë vrasësish e të vrarësh, të zhgënjyer nga premtimet e një bote që asgjë s’iu fal, aq më pak atyre. Të zijosur nga uria dhe sypatrembur nga mllefi. Të gatshëm të japin dhe të marrin puthje që lënë një shije gjaku.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994306015
ean13
9789994306015
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja e Tonit, Adriana Trigiani

Pak përpara Luftës së Dytë Botërore, Kiki Donateli dhe Saverio Armandonada takohen një ditë të bukur nën rrezet e ngrohta të bregut të Xhersit dhe bien në dashuri. Te dy janë të talentuar dhe ambiciozë me ëndrrën për t’u bërë këngëtarë të famshëm dhe për t’iu bashkuar orkestrave legjendare të Glen Millerit, Tomi Dorsit, Beni Gudmanit. Karriera e tyre...
1 400 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Akustikë e përkryer, Daria Bignardi

Arnoja dhe Sara takohen në adoleshencë dhe instinktivisht bien në dashuri. Një pasdite vere ajo e lë ngaqë "i pëlqejnë dashuritë fatkeqe". Takohen pas shumë vitesh dhe vendosin të martohen: janë të hareshëm, të dashuruar, duken të lumtur.
700 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Sërish dashuri, Doris Lessing

Sara Durham, një shkrimtare gjashtëdhjetë e pesë vjeçare që jeton në Londër, tashmë prej vitesh një grua e ve dhe nënë fëmijësh të rritur, është duke përgatitur me ekipin e saj të teatrit një dramë të re, të bazuar në ditarët dhe jetën e Xhuli Varion – një artisteje franzeze e fillimit të shekullit, e cila ka jetuar në Martinike, muzika, pikturat dhejeta...
1 200 Lekë
More

Referenca: 2550

Botuesi: Toena

Shkretetira, J. M. G. Le Clezio

Lala e vogël është pasardhëse e "burrave blu", luftëtarëve të Shkretëtirës së Saharasë. Pas vdekjes së nënës, ajo shkon të jetojë te halla e saj në një lagje të varfër të qytetit, por Lala nuk mund t'i harrojë ata.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Si çokollatë e hidhur, Lesley Lokko

Laura, shtatëmbëdhjetë vjeçe, e bukur, por tashmë dy herë e braktisur: një herë nga nëna e saj dhe një herë nga një ushtar i ri, i cili e la shtatzënë dhe pa përkrahje. Amelina - punon për familjen e privilegjuar të Laurës. Ajo nuk ka njerëz të afërt dhe nuk di asgjë për të kaluarën e saj.
1 200 Lekë
More

Kukulla e Kokoshkës, Afonso Cruz

Në Drezdenin e rrënuar nga bombardimet, gërshetohen dhe shkrihen jetët e Isak Dresnerit, djaloshit hebre gjerman që ka gjetur strehë në qilarin e një dyqaní zogjsh për t'i shpëtuar përndjekjes naziste; Bonifac Vogelit, pronarit té dyqanit; si dhe piktores Cilía Kacev, e cila, me fustanin e gjelbër dhe zemrën e mardhur, i përshkon jetët e të dyve si hija e...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Morava

Jeta e Pisë, Yann Martel

Pishinë Molitor Pateli është indian, gjashtëmbëdhjetëvjeçar, i joshur nga tërë fetë, dhe mban emrin e një pishine. Emër jo i thjeshtë për t'u mbajtur, që e ka bërë objekt talljesh therëse dhe lojërash fjalësh. Deri ditën që për të gjithë vendos të jetë thjesht dhe vetëm Pi.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Fundi i lojës, Gemma Lienas

Ai është një djalë gjashtëvjeçar, i mbetur në kurth, në mes të kryqëzimit të zjarrit të dy prindërve që po ndahen, dhe me fjalët e tij na tregon historinë e vet me një narracion spontan e plot ngjyra.
900 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Qëllo, tashmë jam i vdekur, Julia Navarro

Mariana është ngarkuar nga një organizatë joqeveritare që të hartojë një raport për vendbanimet e hebrenjve në territoret palestineze. Për ta kryer këtë detyrë në mënyrë të paanshme, ajo beson se është e rëndësishme që të dëgjojë të dyja palët, ndaj vendos të takojë, në Jerusalem, Aron Zukerin, një nga liderët shoqërorë të Izraelit, përkrahës i guximshëm...
1 800 Lekë
More

Botuesi: Albas

Më fal, Ida Hegazi Høyer

Një vajzë takon një djalë. Është dashuri me shikim të parë. Ai duket i dashuri perfekt, student i filozofisë që e mahnit me bisedat intelektuale dhe shpirtin e lirë. Ata fillojnë bashkëjetesën menjëherë, të përpirë tërësisht nga njëri-tjetri. Por jo gjithçka shkon siç duhet. 
800 Lekë
More

Referenca: SKU000483

Botuesi: OMSCA-1

Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini

I shkëlqyer, fabula tronditëse e të cilit e bën këtë libër të paharrueshëm jo vetëm si një kronikë politike, por edhe si një rrëfenjë të thellë personale... Ndodh rrallë që një libër t'i përshtatet kaq shumë kohësh dhe njëkohësisht të ketë cilësi kaq të lartë letrare.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Xhemilja, Orhan Kemal

Lajmi i keq që solli Xhemilja, ishte ai që të gjithë e prisnin qysh prej mëngjesit. Tani, më në fund, kishte mbërritur. Frika u përhap si zjarri në gjithë lagjen. Duke ndier se fëmijët dhe të dashurit e tyre ishin në rrezik, banorët u futën nëpër shtëpi dhe morën ç'tu zinte dora: copa druri, hunj, gurë dhe shkuan pas Malikut e Mujit.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001014

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Kolombreja, Dino Buzzati

Kolombreja është  një përmbledhje me tregime e shkrimtarit Italian Dino Buzzati (Buxati) dhe që është publikuar për herë të parë në vitin 1966. Titulli i librit është edhe titulli i një prej tregimeve që flet për një përbindësh misterioz deti, krijesa më e frikshme e tregimeve të Buzzatit.
400 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

ZeroZeroZero, Roberto Saviano

Të shkruash për kokainën është si të jesh përdorues. Kërkon gjithnjë e më shumë informacione, dhe ato që mund të gjesh nuk të ngopin, e nuk mund të veprosh ndryshe. Je "i varur".
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Banda e fëmijëve, Roberto Saviano

Dhjetë djelmosha me skutera kaluan si shigjetë në kah të kundërt të trafikut drejt sundimit të Napolit. Pesëmbëdhjetëvjeçarë me nofka lodracake - Marazhai, Peshku i Flashkët, Dhomçi, Lollipopi, Droni - këpucë firmato, familje normale dhe emrin e të dashurës tatuazh në lëkurë. Adoleshentë që s'kanë të ardhme dhe as që e besojnë atë.
1 200 Lekë
More