• Banner

Çiraku i arkitektit, Elif Shafak

Por jeta nuk pranon të skicohet dhe projektohet: ajo thjesht ndjek rrugën e saj. Dhe, për Xhahanin, do të sillej rrotull dy boshteve, dy dashurive: një e pamundur për princeshën Mihrimah, vajzën e sulltanit. Dhe një e qëndrueshme dhe e thjeshtë për Çotën, që e priste dhe e ngushëllonte në çastet më të errëta...

11,90 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Çiraku i arkitektit

Origjinali: The architect’s apprentice

Gjinia: Roman

Autori: Elif Shafak

Shqipëroi: Taulant Hatia

Shtëpia botuese: Bota Shqiptare

Viti: 2019

Fq. 530

Pesha: 0.641 kg

ISBN: 978-9928-00-372-0

Mbi librin

Në Stambollin e shekullit të 16-të, në një kaleidoskop personazhesh historikë dhe imagjinarë, Xhahani është një mahaut, një kujdestar elefanti, gënjeshtar dhe oportunist, një djalë tinëzar me prejardhje të errët. Pasi arriti me anije në qytetin e shtatë kodrave, për të shoqëruar Çotën, elefantin e bardhë që shehu i Hindustanit ia dërgonte sulltan Sulejmanit, jeta e tij mbeti brenda kufijve të stallave, mes tigrave, luanëve, gazelave e gjirafave. Xhahani do të mbetej përgjithmonë në rangun e shërbëtorit të privilegjuar, duke iu përkushtuar Çotës, kafshës që, me ekstravagancën e saj, zbukuronte kopshtin privat të kafshëve të pallatit mbretëror. 

Por fati bëri që t’i tërhiqve vëmendjen Sinanit, kryearkitektit mbretëror, i cili e mori si çirakun e tij. Sinani ishte burrë i urtë, i shtruar dhe i ndjeshëm; Xhahani nuk kishte ku të gjente mësues më të kujdesshëm dhe të pasionuar dhe, nën udhëheqjen e tij, fitoi një punë të nderuar, hoqi dorë nga zakoni i vjedhjes dhe u rrit. Historia e tij është ajo e një suksesi të ndërtuar me durim dhe përkushtim, njësoj si xhamitë dhe urat e mjeshtër Sinanit.

 Por jeta nuk pranon të skicohet dhe projektohet: ajo thjesht ndjek rrugën e saj. Dhe, për Xhahanin, do të sillej rrotull dy boshteve, dy dashurive: një e pamundur për princeshën Mihrimah, vajzën e sulltanit. Dhe një e qëndrueshme dhe e thjeshtë për Çotën, që e priste dhe e ngushëllonte në çastet më të errëta, gjithnjë gjigand, besnik dhe i fortë. Në sfond, kryeneç si një aktor që kërkon gjithë hapësirën, qëndron Stambolli, shumëngjyrësh dhe mashtrues, magjepsës dhe i pakapshëm: një qytet që të grabit zemrën dhe ta mbështjell fort në mjegullat e tij, në perëndimet e diellit dhe në të fshehtat e tij, pa ta kthyer më kurrë.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928003720
ean13
9789928003720
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Bota Shqiptare

Nderi, Elif Shafak

I premtova vetes të mos e lija pa rrëfyer historinë e saj. Kështu e nis shtjellimin e historisë Esmaja, një grua e re kurde që jeton në Londër, per të treguar më pas krimin e tmerrshëm që kishte kryer i vëllai. Esmaja tregon historinë e familjes së saj nëpër tri breza, që nga gjyshja, te lindja e së ëmës dhe tezes në një fshat të humbur kurd buze Eufratit.

Çmimi 10,20 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Zgjimi i Tokës, Knut Hamsun

Zgjimi i tokës është gjithashtu edhe një portret i mrekullueshëm i gruas: Ingeri është arsyeja e jetës së Isakut, por, njëkohësisht, edhe ajo çka e kërcënon më shumë. Ingeri është parimi i sfidës: asaj i duhet t’i jetojë të gjitha jetët e mundshme para se të rikthehet sërish tek ai, Isaku, që nuk ndryshon kurrë.

Çmimi 8,50 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Mëngjes te Tiffany, Truman Capote

Një roman i këndshëm që tërheq çdo tip lexuesi dhe që jetën e përditshme e të zakonshme e shndërron në art. “Mëngjes te Tiffany” nuk është vetëm historia e Hollit, por e çdo vajze që i tejkalon konvencat shoqërore dhe e jeton jetën ashtu siç ka dëshirë.

Çmimi 7,31 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Eva e njerëzimit, Giovana Fletcher, Tom Fletcher

Për të janë përzgjedhur 3 kandidatë. E ardhmja e njerëzimit është në duart e saj. Ajo gjithmonë e ka pranuar fatin. Derisa takoi Bramin. Eva do që të vendosë vetë për jetën e saj. Por si mund të zgjedhë mes dashurisë dhe të ardhmes së racës njerëzore?

Çmimi 12,75 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Living

Lajla, Colleen Hoover

Shumë shpejt, Lidsi kupton se duhet të bëjë një zgjedhje, sepse nuk mund t’i ndihmojë të dyja, por, nëse bën zgjedhjen e gabuar, mund të jetë e tmerrshme për të gjithë ata.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Lufta ime, vol.1, Karl Ove Knausgaard

Provokues i skajshëm, i pamëshirshëm në realizmin vetjak, kjo kryevepër ala Marcel Proust - sepse prej A la recherche du temps perdu të Proustit është frymëzuar - e rrallë për nga origjinaliteti dhe trysnia e brendshme letrare, është një vepër e parezistueshme për lexuesin e shekullit të ri. 

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Një burrë i quajtur Uve, Frederik Backman

Uvja ka parime të patundura, rutinë të rreptë, ai mendon se rregullat janë bërë për t'u ndjekur dhe se shenjat rrugore janë vendosur që të zbatohen. Njerëzit e quajnë atë "një fqinj i hidhur." Por a mund të jetë "i hidhur" Uvja vetëm se nuk ecën me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë përgjatë gjithë kohës?

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: K1R5P6

Botuesi: Bota Shqiptare

Thirrja e engjëllit, Guillaume Musso

Në telefon ata kishin gjithë jetën e tyre... New York. Aeroporti Kennedy. Në sallën e mbipopulluar të pritjes, një burrë dhe një grua përplasen keq. Grindje e vogël, dhe secili vazhdon rrugën e tij. Madlina dhe Xhonatani nuk ishin takuar kurrë, nuk do të duhej të rishiheshin asnjëherë.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Stuhia e borës, Vladimir Sorokin

Në disa nga veprat e tij, Vladimir Sorokini shfaqet si kronist i një vendi të "shpikur" – Rusisë së ardhshme, ku jehon gjuha kineze dhe lulëzon high tech-u, por problemet e përjetshme të këtij vendi, si gjithmonë, nuk i lejojnë njerëzit të jetojnë njëlloj si gjithë të tjerët. Edhe në novelën "Stuhia e borës" paraqitet një pamje e po kësaj historie.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001745

Botuesi: Botimet Dudaj

Tigri i Bardhe, Aravind Adiga

Në këtë libër ka lindur një muzë e re në letërsi, që ka ndërmend të mos lërë të flejë njerëzimin në globalizim e sipër...ka ngjyrë të kafenjtë, është plot maraz, e shkëlqyer, gjysmë e arsimuar, rustike - urbane, shkatërrimtare, e shkrirë në fjalë magjike - dhe në rastin e Aravind Adigës kjo muzë buron nga një qytetth i quajtur Laxmangarxh.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)