Dhe nuk mbeti më askush, Agatha Christie
  • Dhe nuk mbeti më askush, Agatha Christie

Dhe nuk mbeti më askush, Agatha Christie

Dituria

Dhjetë persona krejt të panjohur për njëri-tjetrin janë ftuar të kalojnë një javë pushimi në një vilë të bukur në Ishullin Indian, pa ditur madje as emrin e mikpritësit bujar. E, megjithatë, secili prej tyre, dikush për kërshëri, dikush nga nevoja për pushim, dikush ashtu kot, e kanë pranuar ftesën.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: : Dhe nuk mbeti më askush

Origjinali: Then there where none

Gjinia: Roman

Autori: Agatha Christie

Shqipëroi: Virgjil Muçi

Shtëpia botuese: Dituria

Viti: 2019

Fq. 219

Pesha: 0.297 kg

ISBN: 978-9928-292-31-5

Mbi librin

Dhjetë persona krejt të panjohur për njëri-tjetrin janë ftuar të kalojnë një javë pushimi në një vilë të bukur në Ishullin Indian, pa ditur madje as emrin e mikpritësit bujar. E, megjithatë, secili prej tyre, dikush për kërshëri, dikush nga nevoja për pushim, dikush ashtu kot, e kanë pranuar ftesën. Dhe tashmë janë të gjithë aty, në atë ishull në mes të detit. Por kur mbërrijnë, nuk e gjejnë të zotin e shtëpisë t’i presë. Gjejnë vetëm një poezi të futur në kornizë dhe të varur mbi oxhakun e secilës dhomë. 

Gjatë darkës së parë të gjithë dëgjojnë nga dhoma ngjitur nëpërmjet gramafonit, një zë çnjerëzor e depërtues që buçet, duke i akuzuar të gjithë të ftuarit si vrasës. Për mysafirët e mbyllur si në një grackë, është fillimi i një ankthi pa fund. Dhjetë vrasës, të izoluar, viktima tashmë të një vrasësi të padukshëm. Të gjithë personazhet gjenden përballë njëri-tjetrit: fajtorë, akuzues, hetues dhe njëkohësisht vrasës. Derisa, në mënyra nga më të çuditshmet, vriten të gjithë dhe në ishull nuk mbetet më askush.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928292315
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Long John Silver, Bjorn Larsson

Kur përkthimi në shqip i këtij romani po përgatitej për botim, i kërkova autorit, Björn Larsson, një rekomandim për ndonjë recension a kritikë që mund ta përdornim si parathënie. Në vend të këtyre, ai më dërgoi një libër të vetin me kujtime, një ditar të shkruar posaçërisht për publikun italian që e ka ndër autorët e preferuar suedezë.
1 100 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Askush nuk na vështron, Jose Luis Peixoto

Në një fshat të varfër të Alentezhos, autori vizaton figura njerëzish, të ashpërsuar nga uria dhe puna, nga dashuria, xhelozia dhe dhuna: bariu i heshtur që sheh botën ti shkërmoqet kur djalli i pëshpërit që gruaja e mashtron; gruaja e Jozefit, e vuajtur deri në pamundësi; Gabrieli i vjetër dhe i mençur, i besuar dhe këshilltar; binjakët siamez Elia dhe...
800 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Syri, Vladimir Nabokov

 Historia ka si protagonist një borgjez të vogël i torturuar psikologjikisht, i cili po kërkon, por nuk arrin të lërë gjurmën e tij, te njerëzit e një klase me të lartë mes të cilave ai është përfshirë.
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Kaini, Jose Saramago

Duke përmbysur vlerësimin tradicional, Saramagoja na e jep Kainin si një qenie njerëzore as më i mirë dhe as më i keq se të tjerët. Përkundrazi, Zoti është një Zot i lig, i padrejtë dhe smirëzi, që nuk e di çfarë do dhe, mbi të gjitha, nuk i do njerëzit. Është një Zot që nuk pranon, vetëm nga trilli dhe mospërfillja, mblatën e Kainit, duke shkaktuar...
900 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Ana Bolena, Hilary Mantel

Pas "Sallës së ujqërve", një roman që tregon origjinën e Anglisë moderne përmes syve të Tomas Kromuellit, kësaj figure kaq të diskutuar, kjo pjesë e dytë e veprës që u kushtohet Tudorëve, nis më 1535, kur Sekretari i Shtetit i Henrit VIII është në kulmin e pushtetit.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Dora Bruder, Patrick Modiano

Që atëherë, Parisi ku jam munduar të gjej gjurmët e saj ka mbetur po aq i shkretë e i heshtur sa atë ditë. Eci mes rrugësh të shkreta. Për mua të tilla mbeten, edhe në mbrëmje, në orën e bllokimit të trafikut, kur njerëzit nxitojnë drejt hyrjeve të metrosë.
800 Lekë
More

Botuesi: Morava

Rrugëtim drejt vetvetes, Irvin D. Yalom

Një nga psikoterapistët më me ndikim të kohës sonë, Irvin Yalom – i e ka kaluar jetën e tij si në një udhëtim me mision eksplorimin e jetëve të të tjerëve. Tani, ai e kthen vështrimin e tij terapeutik drejt vetes në këto kujtime prekëse.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Morava

Çifutja e Amsterdamit, Bergljot Hobæk Haff

Në Europën e shekullit XVI, një burrë endet rrugëve bashkë me fëmijën e vet. Me origjinë portugeze, ata ia kanë mbathur nga Italia dhe nga getoja veneciane, duke marrë rrugën drejt Holandës. Sipas vendeve ku kalojnë, fëmija quhet Johan, Hans, Xhovani, Zhan... por emrin e vërtetë e ka Juana. Mërgimi i ka shtrënguar të fshehin identitetin dhe të ndryshojnë...
600 Lekë
More

Referenca: SKU001074

Botuesi: Dituria

Të premten në mbrëmje, Emmanuele Bernheim

Laura është e lumtur që po shkon të jetojë me njeriun që do, por takon Frederikun, dhe përfshihet nga dëshira. Ajo shijon lirinë, ndoshta edhe kënaqësinë, por provon edhe lumturinë e çastit.
350 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja e Tonit, Adriana Trigiani

Pak përpara Luftës së Dytë Botërore, Kiki Donateli dhe Saverio Armandonada takohen një ditë të bukur nën rrezet e ngrohta të bregut të Xhersit dhe bien në dashuri. Te dy janë të talentuar dhe ambiciozë me ëndrrën për t’u bërë këngëtarë të famshëm dhe për t’iu bashkuar orkestrave legjendare të Glen Millerit, Tomi Dorsit, Beni Gudmanit. Karriera e tyre...
1 400 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Bota sipas Anës, Jostein Gaarder

Ana përndiqet nga imazhe të botës së shkretë të vitit 2082. Sheh stërmbesën e saj, Nova, në një shkretëtirë të banuar nga të mbijetuar të rreckosur, pasi kafshët dhe bimët janë zhdukur.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Eliksiri i dashurisë, Eric-Emmanuel Schmitt

A është dashuria një proces fizik, kimik, një pleksje molekulash që mund të krijohet me mjete shkencore? Apo është një mrekulli shpirtërore? A ekziston një mjet që ta shpërthejë pasionin, ashtu si dikur eliksiri bashkoi çiftin e të rinjve Tristanin dhe Izoldën? A jemi krejtësisht të lirë të dashurojmë?
800 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Të ishim bashkë, vetëm kaq, Anna Gavalda

Tre të rinj, dy djem dhe një vajzë, tre fate që kryqëzohen papritur, kur ndihen të humbur, të braktisur, të përbuzur. Parisi, me rrugët, baret, dritat, mundësitë, historinë, joshjen është një shkretëtirë e pamatë për këta tre të rinj, që përballen me një jetë të vështirë e të vetmuar, aspak për faj të tyre, por për shkak të rrethanave dhe situatave...
1 300 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Nën hijen e kodrës së gjelave, Osvalds Zebris

Përgjigjja do të presë në mes jetën e dy familjeve në një revolucion, ku të gjitha palët shndërrohen në viktima. Në roman, ndodhitë e protagonistëve gërshetohen me historinë e vendit, Letonisë, në kërkim të lirisë, në sfondin e revolucionit rus të 1905-s. Ngjarjet e asaj periudhe marrin një rëndësi të madhe në formimin e kombit, duke hedhur kështu bazat...
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Vrasje në Orient Ekspres, Agatha Christie

Ndërsa udhëton në trenin legjendar Orient Ekspres, detektivi i prakrahasueshëm e i paarritshëm Herkul Puaro është i detyruar të merret me një vrasje misterioze. Ndërsa treni është i bllokuar në dëborë, një ndër pasagjerët godet për vdekje zotërinë e pasur Rashet.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Funeralet janë të rrezikshme, Agatha Christie

Ky është pa dyshim një nga romanet më tërheqëse të Agatha Christie – s, që të mban me frymën pezull deri në faqen e fundit, me dëshirën për të marrë vesh misterin që fshihet në historitë e familjes Ebernith, në vdekjen e plakut Riçard dhe në atë të Korës.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Portret i papërfunduar, Agatha Christie

Portret i papërfunduar, është një pasqyrë e këndshme e jetës së borgjezisë së atyre viteve në Britaninë e Madhe, të personazheve tipikë që gëlojnë në gjirin e saj, si dhe të veseve e cilësive që e ushqejnë atë.
800 Lekë
More