• Banner

Çunat nuk qajnë, Malorie Blackman

Po mban në duar një foshnjë, për të cilën më parë nuk dinte asgjë dhe që, papritmas, e dashura e dikurshme ia lë në derë!

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Çunat nuk qajnë

Origjinali: Boys don’t cry

Gjinia: Roman

Autori:Malorie Blackman

Shqipëroi: Virgjil Muçi

Shtëpia botuese: Dituria

Viti: 2019

Fq. 327

Pesha: 0.410 kg

ISBN: 978-9928-292-33-9

Mbi librin

"Trupi i saj i puthitur pas timit ishte i ngrohtë. Flokët e saj te mjekra ime ishin të butë e të mëndafshtë. Por unë e urreja." Janë fjalët e Dantes, personazhit kryesor të këtij romani emocionues, nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme. Po mban në duar një foshnjë, për të cilën më parë nuk dinte asgjë dhe që, papritmas, e dashura e dikurshme ia lë në derë! 

Nëna e Dantes nuk jeton prej kohësh dhe i ati, i kujdesshëm, por i rreptë, nuk është nga ata që lë shteg për t'i ikur përgjegjësisë, kështu që Dante duhet t'i harrojë një herë për një herë, me gjithë dëftesën e tij me katër yje "A", planet e universitetit: shkollimi i lartë, karriera si gazetar, një e ardhme vezulluese fluturon e zhduket. Dante bëhet baba i vetëm, disa javë para ditëlindjes së tij të 18. Sikur të mos mjaftonte kjo, i vëllai, Adami, rrihet për vdekje nga një grup djemsh ...

 Malorie Blackmani ka krijuar një histori realiste për atë që ndodh në shoqëri tani. Jo një histori të sheqerosur, por thjesht siç ndodh përnjëmend. Ngjarje, me të cilat njerëzit përballen çdo ditë. Prindër adoleshentë të vetëm. Sjellje homofobike ndaj më të dobtëve. E megjithatë, ajo arrin të krijojë një histori plot shpresë, dashuri dhe humor që të bën të qash e të jesh i lumtur, së bashku me personazhet. Romani i ri dramatik i Blackmanit do t'ju shoqërojë në një udhëtim të vështirë të jetës së adoleshentëve sot...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928292339
ean13
9789928292339
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

E bardha dhe e zeza, Malorie Blackman

Kallumi, gjashtëmbëdhjetë vjeç, i bardhë, është një qeros, pra qytetar i dorës së dytë, në një botë të sunduar nga njerezit me ngjyre... Sefi, katërmbëdhjetë vjeç, e zezë, është një Kros, vajza e njërit prej burrave më të fuqishëm në vend...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000603

Botuesi: Skanderbeg Books

Të njohësh një grua, Amos Oz

Agjenti i shërbimeve sekrete izraelite, Joel Ravid, duhet të ndërrojë banim dhe të jetojë në periferi pas daljes së tij në pension. Atij i duhet ta shkojë jetën me të bijën, të ëmën dhe të vjehrrën, pas vdekjes aksidentale të së shoqes.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Rrëfimtarja e Kazablankës, Fiona Valpy

Përmes fjalëve të Xhozit fare të re në moshë. që kundronte të njëjtën panoramë mbi Oqeanin Atlantik, Zoe do ta kuptojë që nëse deshiron nje rast të dytë për të qenë e lumtur, duhet ta këqyrë boten me veshtrimin e déliresise dhe spontanitetit qe druhet se e ka humbur....

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001138

Botuesi: Botimet Dudaj

Zjarri, Katherine Neville

Shqipëri, viti 1822: tridhjetë vjet pas Revolucionit Francez, e gjithë Europa po qëndronte pezull në prag të Luftës Greke për Pavarësi. Ali Pasha, një sundimtar i fuqishëm i Perandorisë Otomane, e kishte zemëruar sulltanin dhe gjendej tashmë në prag të një sulmi nga forcat turke.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001108

Botuesi: Te tjere

Nusja Amerikane, Mario Soldati

"Nusja amerikane" është një roman dashurie dhe vetmie, një rrëfim dhe me reflektim mbi një diskutim dashurie. Është një libër me një tension të dyfishtë, një tregim sentimental dhe një refleksion moralist. Në qendër të romanit, është Edit, grua dhe bashkëshorte, e cila vuan një fat tragjik, në sfondin e Amerikës.

Çmimi 600 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Dituria

Rastësisht një vend bosh, J. K. Rowling

Kur Berri Ferbradher vdes papritur sapo ka shkelur të dyzetat, Pagfordi tronditet. Për atë që e viziton për herë të parë, Pagfordi është një qytezë idilike angleze, me një shesh shtruar me gurë të latuar dhe abaci të lashtë, një xhevahir i ngecur mes luginash të blerta.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: K3R5

Botuesi: Skanderbeg Books

Dashamirëset, Jonathan Littell

"Unë jam një njeri si të tjerët, unë jam një njeri si ju", kështu thotë për veten, duke rrëfyer historinë e tij rrëqethëse oficeri SS, Max Aue, pjesmarrës në togat lëvizëse në Frontin Lindor, të ngarkuar për të vrarë hebrenj, partizanë dhe çfarëdo qenieje të padëshirueshme.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Fabrikanti i lotëve, Erin Doom

Megjithatë, Nika, e ëmbël dhe e guximshme, është e gatshme të bëjë gjithçka për të mbrojtur ëndrrën e vet, sepse vetëm nëse do të guxojë të përballet me ankthet që e torturojnë, do të jetë në gjendje, më në fund, të fluturojë e lirë si flutura, emrin e së cilës mban.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dhe së fundmi, Henry Marsh

Por teksa i afrohem fundit të jetës, e gjej veten të rrethuar nga pyetje filozofike e shkencore të cilat krejt papritur duken shumë të rëndësishme, pyetje të cilat në të kaluarën ose i merrja për të mirëqena, ose i shpërfillja.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2891

Botuesi: Te tjere

Ditar i vonuar, Erika Pluhar

Erika Pluhar deri në vitin 1999 ishte aktore në teatrin e Vjenës. Ajo është autore dhe këngëtare e shumë këngëve të interpretuara. Që nga viti 1980 është regjisore e filmave më të ndjekur. Në vitin 2009 nderohet me çmimin për tolerancë në mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Teutoburgu, Valerio Massimo Manfredi

Valerio Massimo Manfredi rrëfen historinë e dy vëllezërve, dy luftëtarëve, rrëfen për Teutoburgun, vendin ku u zhvillua përplasja vendimtare mes romakëve dhe gjermanëve, betejën që ndryshoi fatin e Perandorisë Romake dhe të botës.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)