• Banner

  • Gjiganti i fjetur, Kazuo Ishiguro

Gjiganti i fjetur, Kazuo Ishiguro

Si mund të shërohen plagët e vjetra, kur krimbat gëlojnë në to? Si mund të mbretërojë përjetë një paqe e ngritur mbi masakrat apo dredhitë e një magjistari? E kuptoj se me sa zell dëshironi që tmerret tuaja të vjetra të pluhurosen në hiç. Por ato presin nën shtresën e tokës, si kocka të bardha që njerëzit t’i zhvarrosin.

8,50 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gjiganti i fjetur
Origjinali: The buried giant
Gjinia: Roman
Autori: Kazuo Ishiguro
Shqipëroi: Renato Kalemi
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2019
Fq. 350
Pesha: 0.395 kg.
ISBN: 978-9928-233-83-7

Mbi librin

“Gjiganti i fjetur” është një reflektim i hollë dhe melankolik për kujtesën dhe harresën, si dhe për rolin që luajnë ato jo vetëm në jetën e individëve, por edhe në atë të vendeve e popujve.

“Gjiganti i fjetur” është një roman-fantazi i shkrimtarit Kazuo Ishiguro, fitues i çmimit Nobel në 2017. Për të shkruar këtë libër, Ishiguro mori frymëzim nga Epokat e Errëta në Britani.

Ai kërkonte të shkruante një libër për kujtesën kolektive dhe mënyrën se si bashkëjetojnë shoqëritë luftarake me ngjarjet traumatike, duke harruar. Ai e përjashtoi historinë moderne, sepse ngjarjet do të ishin tepër realiste dhe do të interpretoheshin fjalë për fjalë.

Ndërsa, ajo Angli e panjohur e periudhës pas Arturit i siguronte materialin e duhur për subjektin e vet. Pas vdekjes së mbretit Artur, saksonët dhe britonët jetonin në harmoni mes tyre.

Si gjithë anëtarët e bashkësisë së tyre, Akseli dhe Beatrisi një çift pleqsh, vuajnë nga amnezia e thellë kolektive, që ata e kanë quajtur “mjegull”. Ndonëse mezi arrijnë të kujtojnë copëza të së shkuarës, ndiejnë se dikur kanë pasur një djalë. Dy pleqtë nisen në kërkim të djalit të tyre në një rrugëtim përmes tokash të mbuluara nga një mjegull e dendur, që u ngatërron e u fshin kujtimet.

Në vendin e britonëve dhe saksonëve, ku prej pak kohësh mbretëron paqja e vendosur nga mbreti Artur, të dy pleqtë hasin rrugës krijesa fantastike, përballen me mrekulli dhe u shpëtojnë rreziqeve vdekjeprurëse: një barkëtar i ngjashëm me Karontin, që shpie çifte si ata drejt një “ishulli me cilësi të veçanta”, duke lënë shpesh në tokë vejane fatzeza; fshatra të sulmuara nga përbindësha dhe pre e supersticioneve mizore; elfë, kukudhë, dragonj, shëronjës dhe murgj të pabesë, një kalorës, sër Gavinin, nipin e moshuar të Arturit, me sjellje kalorësiake dhe donkishoteske, një luftëtar trim e të paepur dhe një djalë riosh të pambrojtur...

Përgjatë gjithë udhëtimit, Akseli dhe Beatrisi rreken të kujtojnë jetën që kanë kaluar së bashku. Në sipërfaqe shfaqen kujtime të bukura dhe dhembje të thella, një dashuri që ka kapërcyer çdo vështirësi, ndonëse e spërkatur me mërira të fshehura mirë dhe kaq të thella, saqë asnjëri prej dy protagonistëve nuk arrin të flasë qartë për to.

Ky udhëtim do t’i shtyjë të mendojnë dhe të zbulojnë diçka për botën që i rrethon dhe për lidhjen e tyre fort të thellë dhe të pazgjidhshme. Herë i egër, herë të tjera tepër prekës, romani i Ishiguro-s flet për kujtime të humbura, për dashurinë, luftën dhe hakmarrjen.

Komente mbi librin

“Kur përqendrohesh vetëm në leximin e parë të kësaj historie me mjegulla, përbindësha, shpata dhe magjistrarë, ngjan sikur e tkurr librin thjesht në një përrallë; mirëpo, ai libër të jep më shumë se kaq. Është një ekzaminim i thellë i kujtesës dhe fajit, për mënyrën se si i kujtojmë traumat e shkuara kolektive.

Nga ana tjetër, është edhe një atmosferë sugjestionuese, që të shtyn të mos e lëshosh librin nga dora. “Gjiganti i fjetur” është “Gjueti fronesh” por me një ndërgjegje, “Shpata në shkëmb” e epokës së industrisë së traumës; një libër i bukur dhe prekës rreth detyrës për të kujtuar dhe nevojës për të harruar.”

                                                                                                      Alex Preston, The Guardian

“Një hetim i thellë për kujtesën dhe fajin, por edhe një rrëfim i mbushur me atmosferë të jashtëzakonshme, një histori që lexohet kaq lehtë dhe përpihet me një frymë.”

                                                                                                        The Guardian

“Gjiganti i fjetur” bën atë që bëjnë librat e mëdhenj: të mbetet gjatë në mendje pasi e ke lexuar, refuzon të largohet, duke të detyruar t’i rikthehesh gjithnjë e më shpesh.”

                                                                                                        The New York Times

“Ishiguro i trajton rrëfimet letrare me anë të alegorisë dhe aluzionit. Njerëzit dhe gabimet e tyre janë në qendër të kësaj përralle.”

                                                                                                         The Indipendent

Mbi autorin

Sër Kazuo Ishiguro është shkrimtar britanik me origjinë japoneze dhe Laureat i çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2017. Ishiguro konsiderohet sot si një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të lëvduar të botës anglishtfolëse: ai është kandiduar katër herë për Man Booker Prize, duke e fituar çmimin në vitin 1989 pikërisht me romanin “Dita e mbetur”.

Një tjetër roman i tij “Mos më lër të shkoj”, i ribotuar nga Botimet Pegi në vitin 2017, u shpall nga revista Time si romani më i mirë i vitit 2005 dhe u përfshi në listën e 100 romaneve më të mira të gjuhës angleze (nga viti 1923 deri në 2005).

Ishiguro është autor i shtatë romaneve. Akademia suedeze e vlerësoi Ishiguron me çmimin "Nobel" në letërsi në vitin 2017, duke e përshkruar si një shkrimtar “i cili, në romane me një forcë të madhe emocionale, ka zbuluar humnerën që fshihet nën ndjesinë tonë të gënjeshtërt të lidhjes me botën.”

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928233837
ean13
9789928233837
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Mos më lër të shkoj, Kazuo Ishiguro

Kur ishte fëmijë Keti, tashmë tridhjetë e një vjeçare, jetonte në Heilsham në një shkollë private, ku fëmijët ishin strehuar larg nga bota e jashtme, të rritur me idenë se ata ishin të veçantë dhe mirëqenia e tyre ishte e rëndësishme jo vetëm për ata, por për gjithë shoqërinë.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Dita e mbetur, Kazuo Ishiguro

Ngjarjet e këtij romani rrëfehen nga mazhordomi Stivens, i cili për më shumë se tridhjetë vjet ka jetuar në Darlington Holl, rezidenca madhështore e lordit Darlington. Stivensi rrëfen një pjesë të jetës së tij, diku nga mesi i viteve '30, një periudhë e ngarkuar për të personalisht, por edhe për historinë e Anglisë dhe të Evropës.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje
7 libra të tjera në këtë kategori:

Come rain or come shine, Kazuo Ishiguro

But Ray has his own buried feelings to contend with. Decades earlier, he and Emily would listen to jazz when they were alone, and now, as Sarah Vaughan sings through the speakers, he struggles to control everything the sound brings with it.

Çmimi 5,10 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Dita e mbetur, Kazuo Ishiguro

Ngjarjet e këtij romani rrëfehen nga mazhordomi Stivens, i cili për më shumë se tridhjetë vjet ka jetuar në Darlington Holl, rezidenca madhështore e lordit Darlington. Stivensi rrëfen një pjesë të jetës së tij, diku nga mesi i viteve '30, një periudhë e ngarkuar për të personalisht, por edhe për historinë e Anglisë dhe të Evropës.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Dritë e zbehtë mbi kodra, Kazuo Ishiguro

Nga mjedisi i qetë dhe i huaj i shtëpisë së saj angleze, Etsuko, një grua  japoneze që tashmë jeton vetëm, largon vështrimin nga e tashmja e  dhembshme për të kërkuar gjetkë kuptimin dhe arsyen e jetës së saj. E  angështuar nga vetëvrasja e vajzës së madhe, ajo kthehet pas me mendje deri  në Nagasaki, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ku në shkretinë...

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Klara dhe Dielli, Kazuo Ishiguro

Po mire, zëre se u fute në njërën prej ketyre dhomave, - tha, - dhe zbulove një tjetër dhomë brenda saj. E brenda kesaj dhome, një tjetër serish. Dhoma brenda dhomave pareshtur. A mund të ndodhë po kështu me zemrën e Xhosit? Sado të endeshe nëpër keto dhoma, a nuk do të gjeje prapë dhoma të tjera, ku nuk je futur ende?

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Artist i botës flutarake, Kazuo Ishiguro

Në rininë e tij, si djalosh i talentuar në pikturë, por edhe krenar e i vëmendshëm ndaj mjerimit ku ishte zhytur vendi, artisti Masuxhi Ono, nuk dëshironte t’ia kushtonte artin e tij vetëm kremtimit të bukurisë fizike, asaj “botës fluturake” të jetës së natës, qejfeve dhe zdërhalljeve me miq e geisha. 

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Mos më lër të shkoj, Kazuo Ishiguro

Kur ishte fëmijë Keti, tashmë tridhjetë e një vjeçare, jetonte në Heilsham në një shkollë private, ku fëmijët ishin strehuar larg nga bota e jashtme, të rritur me idenë se ata ishin të veçantë dhe mirëqenia e tyre ishte e rëndësishme jo vetëm për ata, por për gjithë shoqërinë.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)