• Banner

Portret i papërfunduar, Agatha Christie
  • Portret i papërfunduar, Agatha Christie

Portret i papërfunduar, Agatha Christie

Portret i papërfunduar, është një pasqyrë e këndshme e jetës së borgjezisë së atyre viteve në Britaninë e Madhe, të personazheve tipikë që gëlojnë në gjirin e saj, si dhe të veseve e cilësive që e ushqejnë atë.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Portret i papërfunduar
Origjinali: Five little pigs
Gjinia: Roman
Autori: Agatha Christie
Shqipëroi: Edon Qesari
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2019
Fq. 232
Pesha: 0.309 kg
ISBN: 978-9928-292-25-4


Mbi librin


Romani "Portret i papërfunduar" u botua fillimisht në ShBA në maj 1942, e në janar 1943, në Britaninë e Madhe. Është vepra nr. 25 me personazh qendror detektivin e mirënjohur belg Herkul Puaro. Më 1960, vetë A. Christie e përshtati romanin për teatër, nën titullin "Kthim pas në vrasje" duke ndërhyrë jo pak në subjektin e romanit. Në vijim, siç ka ndodhur shpesh me pothuajse gjithë veprat e Christie-t, ky roman pati edhe përshtatje të tjera për radio dhe ekran.


Puaroja shpalos edhe këtë herë aftësitë e tij, për zgjidhjen e një misteri pa pasur në dorë asnjë provë të qenësishme materiale, duke ndjekur fillin logjik të fakteve, por edhe nuhatjen prej detektivi të sprovuar. Kësaj radhe, sidoqoftë, sipërmarrja e tij vështirësohet nga distanca kohore që ndan hetimin prej krimit, që ka ndodhur 16 vite përpara ngjarjeve të romanit, duke e koklavitur shumë zbulimin e rrethanave të vrasjes së Amias Krejlit, një artisti tekanjoz e të kamur të Anglisë së gjysmës së parë të shek. XX. Lexuesi do të njohë të gjithë personazhet pothuajse të pranishëm në helmimin e tij: gruaja, e dashura, mbesa, avokati, prokurori, miqtë e tij të afërt etj. Të gjithë janë njëkohësisht dëshmitarë e të dyshuar, derisa mbërrijmë në zgjidhjen finale të misterit.


Portret i papërfunduar, është një pasqyrë e këndshme e jetës së borgjezisë së atyre viteve në Britaninë e Madhe, të personazheve tipikë që gëlojnë në gjirin e saj, si dhe të veseve e cilësive që e ushqejnë atë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928292254
ean13
9789928292254
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000075

Botuesi: Botimet Dudaj

Vdekje në Nil, Agatha Christie

Qetësia e një udhëtimi përgjatë lumit Nil shprishet befas nga zbulimi i tmerrshëm se Linete Rixhuei ishte goditur me një plumb në kokë. Ishte e re, moderne dhe shumë e bukur. Një vajzë që kishte gjithçka... deri në çastin që humbi jetën.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Misteri i Trenit Blu, Agatha Christie

Një tren shumë i bukur përshkon hekurudhën që lidh Londrën gri me plazhet e ngrohta të rivierës franceze; është Treni Blu, treni i multimiliarderëve, në të cilin nuk mungojnë skandalet dhe pasuria, por edhe ku krimi mund të nxjerrë kokën pas çdo dere.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vrasje në Orient Ekspres, Agatha Christie

Ndërsa udhëton në trenin legjendar Orient Ekspres, detektivi i prakrahasueshëm e i paarritshëm Herkul Puaro është i detyruar të merret me një vrasje misterioze. Ndërsa treni është i bllokuar në dëborë, një ndër pasagjerët godet për vdekje zotërinë e pasur Rashet.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UEGEN

Tradhëtia, Danielle Steel

Talli Xhouns, personazhi kryesor i romanit është grua e përsosur, regjisore e fulmit “Njeriu i rërës”, që rritet para syve tanë me thjeshtësinë dhe devtshmërinë për punë. Ajo është e bindur se e rrethojnë njerëz besnikë dhe të përkushtuar në punë, njësoj si ajo. Të tillë janë Hanter Llojd dhe Brixhitë Parker.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Jashari as jeton e as nuk jeton, Aziz Nesin

Aziz Nesini e vështroi gjatë e gjatë. Sytë iu mbushën me lot. Pranë tij qëndronte i biri, i cili ishte gati në të njëjtën moshë, i veshur shik e me këpucë në këmbë... Mbi botë dalloheshin këmbët e zbathura të djalit rom që quhej Jashar...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Provimi, Julio Cortazar

Huani dhe Klara vendosin ta kalojnë vigjiljen e provimit të tyre të fundit në shoqërinë e disa miqve duke u endur në një Buenos Ajres surreal, mes kultesh pagane, vegimesh misterioze. Në mjegullën e çuditshme që mbështjell qytetin, shquajnë vazhdimisht fantazmën e një miku të vjetër...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Elefanti zhduket, Haruki Murakami

"Elefanti zhduket" është një tufë rrëfenjash fine, në stilin e njohur postmodern të Haruki Murakamit, ku shfaqen të gjitha nuancat kulturore japonese që e dominojnë prozën e këtij autori, por edhe shenjat universale të kohës sonë të endura nëpër gjeografinë e gjerë të fantazisë së tij.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i vampirit: Mesha e zezë, L. J. Smith

Nuk ka më asnjë gjurmë të Stefanit dhe të Dejmonit që kur është zhdukur Elena e bukur, dashuria që i ka ndarë dhe i ka bashkuar të dy vëllezërit vampirë. Ndërkohë, Karolina ka vendosur që të rifitojë zemrën e mikeshave të saj të vjetra: Bonit, që ka fuqi të mbinatyrshme dhe Mereditit të vendosur dhe të pakapshme.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: K4R4

Botuesi: Skanderbeg Books

Dy vajza, Perihan Magden

Është verë në Stamboll. Kufoma e një të riu të vrarë është gjetur në një liqen aty afër. Ajri është i rënduar, ndërkohë që Behija, një vajzë e re, përgatitet të hyjë në një prej universiteteve më të famshëm të Stambollit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001083

Botuesi: Onufri

Hakmarrja e Enverit, Carl S. Wibye

Simon Murra, një norvegjez me prejardhje shqiptare që punon në sektorin e naftës, merr një ofertë tunduese nga Shqipëria, për të marrë pjesë në nxjerrjen e naftës atje. Kundër dëshirës së tij, ai lidhet me një rreth të vjetër farefisnor dhe intriga politike në nivel të lartë. 

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Karnavalet e M. M. Bahtinit, Lao Ma

Në këtë libër lexuesit i jepen tri drama të pazakonta të shkrimtarit kinez Lao Ma: “Karnavalet e M. M. Bahtinit”, “Sokrati”, “Ushtari i mirë Shvejk”. Heronjtë e këtyre dramave, të vendosur në titullin e secilës prej tyre, përgjithësisht janë të njohur për lexuesin.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: OMBRA GVG

Bel Canto, Ann Patchet

Bel Canto ka ardhur për lexuesin si himn pasioni për muzikën dhe jetën, e që përjetohet me madhështi e elegancë nga çdo personazh i vizatuar me mjeshtëri në të gjithë strukturën e librit. Ndjesi të zjarrta, emocione tronditëse dhe boshllëkun që lë dhimbja, përcjell kjo vepër si fragment i simfonisë së jetës.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001854

Botuesi: Toena

Krishti kryqezohet perseri, Niko Kazanxaqis

Niko Kazanxaqis lindi në vitin 1883 në Iraklia, Kretë. Ai u dplomua për Drejtësi në Universitetin e Athinës e më pas për Filozofi në Paris. Ka jetuar sa në Paris aq edhe në Berlin, Itali, Rusi, Spanjë, Qipro, Greqi, Egjipt, Çekosllovaki, Kinë dhe Japoni. Ai ishte një ithtar i Leninit, por nuk ishte një konsekuent komunist në formim.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Më shumë lot, Jean Sasson

Si shumë gra të tjera në vendin tim, s'kam për ta harruar të voglën Amala, po ashtu edhe dhunimin që mund t'i bëhet një femre në vendin tim. Një shprehje e vjetër egjiptiane thotë "Po t'u përmendësh të vdekurve emrin, ata do të ngjallen.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Sekreti i rrobaqepëses, Fiona Valpy

Gjatë luftës, tri rrobaqepëset përballen me zgjedhje të pamundura kur veprimtaria e tyre e fshehtë i vë përballë rrezikut të madh. Të bashkuara nga besnikëria, të kërcënuara nga tradhtia, a do t’i mbijetojnë ato periudhës më të errët të historisë?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)