• Banner

Motra në hije. Historia e Starit, libri i tretë
  • Motra në hije. Historia e Starit, libri i tretë

Motra në hije. Historia e Starit, libri i tretë

Jeton e lumtur dhe e sigurt në shtëpinë e saj në Lake District, pranë librave e me pasionin për natyrën. Por peng i disa rrethanave, Flora detyrohet të shkojë në Londër, në shtëpinë e Alisë Kepelit, një prej aktoreve më famëkeqe të shoqërisë së asaj kohe. 

13,87 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Motra në hije. Historia e Starit
Origjinali: The shadow. Star’s Story.
Gjinia: Roman
Autori: Lucinda Riley
Shqipëroi: Erblina Kërçishta Kaba
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2019
Fq. 634
Pesha: 0.777 kg
ISBN: 978-9928-292-19-3


Mbi librin


E heshtur dhe enigmatike, e pasionuar pas letërsisë e gatimit, Stari është e treta nga gjashtë bijat e birësuara të Pa Saltit, manjatit zviceran, dhe gjithmonë ka jetuar në hijen e Sisit, motrës së gjallë e të hedhur. Qysh të vogla kanë qenë të pandara: kanë një gjuhë të fshehtë, që e kuptojnë vetëm ato dhe vitet e fundit i kanë kaluar duke udhëtuar nëpër botë...


Por vetëm dy javë pas vdekjes së babait, Sisi mendon se ka ardhur koha të marrë në dorë frerët e jetës: të gjejë rrugën e vet, duke njohur edhe të kaluarën. Për të rënë në gjurmë të origjinës së saj, Pa Salti i ka lënë një statujëz maceje, emrin e një gruaje misterioze që ka jetuar thuajse njëqind vjet më parë dhe kartëvizitën e një librari londinez... Njëqind vjet më parë, Flora MekNikoli është përbetuar se nuk do të martohet kurrë.

Jeton e lumtur dhe e sigurt në shtëpinë e saj në Lake District, pranë librave e me pasionin për natyrën. Por peng i disa rrethanave, Flora detyrohet të shkojë në Londër, në shtëpinë e Alisë Kepelit, një prej aktoreve më famëkeqe të shoqërisë së asaj kohe.

Në dilemën mes dashurisë së pasionuar e detyrës ndaj familjes, ajo befas gjendet e përfshirë në një lojë, fijet e së cilës i luajnë të tjerët, derisa takimi me një zotëri të panjohur do t’i zbulojë përgjigjet që i kërkonte prej një jete... Ndërsa Stari mëson për rrugëtimin e Florës, paraardhëses së vet, edhe ajo niset në një udhëtim zbulimi... Sekrete dhe fate të ndërthurura me mjeshtëri formojnë enigmën e hidhur që Stari do të duhet të deshifrojë në këtë vëllim të tretë të sagës bestseller.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928292193
ean13
9789928292193
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001343

Botuesi: Skanderbeg Books

Vera para errësirës, Doris Lessing

Ndërkohë që fillon stina e verës, Kate Braun, një grua tërheqëse, inteligjente, pesëdhjetë e pesë vjeçe, e martuar dhe e lumtur, me shtëpi në Londrën urbane, me tri fëmijë të rritur, nuk ka ndonjë arsye të pranojë se mund të ndryshojë diçka në jetën e saj. 

Çmimi 7,93 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Libri i Baltimoreve, Joel Dicker

Në plot 430 faqe, Markus Goldman, protagonisti i shkëlqyer rrëfen në vetën e parë historinë e familjes së madhe Goldman – tashmë të ndarë në dy shtresa shoqërore: Goldmanët e pasur që jetojnë në Baltimorë dhe Goldmanët e mesëm të Montklerit, të cilëve u përket edhe Markusi.

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001328

Botuesi: Toena

Njëmbëdhjetë minuta, Paulo Coelho

Si pasojë e një takimi rastësor në Rio, ajo gjendet në Gjenevë, me ëndrrën e famës dhe fatit, por që përfundon rrugëve si prostitutë. Në Gjenevë Maria largohet edhe më shumë nga dashuria, ndërkohë që ndihet e magjepsur me seksin.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Ura e Mbretit Shën Luigj, Thornton Wilder

"Ura e Mbretit Shën Luigj" është novela e autorit të mirënjohur amerikan Thornton Wilder, e cila ka fituar çmimin Pulitzer në vitin 1928 dhe ka kënaqur shijet e lexuesve në mbarë botën. Është viti 1714. Në Peru, një urë e ndërtuar nga Inkasit një shekull më parë shembet dhe bashkë me të edhe pesë njerëzit që po kalonin në të.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

City, Alessandro Baricco

Ka makina, telefona, autobusë, madje edhe një televizor, e në njëfarë pike shfaqet dhe një zotëri që shet një rulotë. Nuk ka kompjuter, po do t'i vijë dita dhe atij. Pastaj edhe jam çlodhur nga mundimi duke vizatuar nja dy lagje të City që të kthejnë pas në kohë. Te njëra rrëfehet një histori boksi, në kohën e radios. Te tjetra kemi western.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Ne kopshtin e egersirave, Erik Larson

Në vitin 1933, në Berlin, William E. Dodd u bë ambasadori i parë amerikan në Gjermaninë e Hitlerit, një vit që u vërtetua të ishte një pikë kthese në histori. Dodd, një profesor dhe njeri i urtë nga Chicago, vjen në Gjermani së bashku me të shoqen, të birin dhe vajzën e tij, bukuroshen shpërthyese Martha.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Veriti, Colleen Hoover

Louen Eshli është një shkrimtare e re, e cila përballet me vështirësi financiare. Papritmas, i vjen një ofertë që nuk mund ta refuzojë, sepse do t’i sjellë të ardhura që nuk i ka imagjinuar kurrë.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Princesha Bari, Hwang Sok Yong

Unë jam në këtë botë tani dhe ti në atë botë... Kushtoji vëmendje këtyre që do të të them. Ti do të udhëtosh mijëra e mijëra li permes oqeanit dhe qiellit. Kjo rrugë do të çojë drejt ferrit, e mbushur me zhurmat e zhabave dhe me të folurat përçart të djajve dhe shpirtrave të vdekur...

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Trëndafili i mesnatës, Lucinda Riley

Në harkun e katër brezave, Trëndafili i mesnatës kalon nga pallatet vezulluese të maharaxhave të mëdhenj të Indisë në kështjellat madhështore të Anglisë, duke ndjekur jetën e jashtëzakonshme të një vajze të jashtëzakonshme, Anahita Çavanit, nga viti 1911 deri në ditët e sotme.

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shkrimtari dhe fantazmat e tij, Ernesto Sabato

Cili është problemi kryesor praktik i një shkrimtari argjentinas? Ajo e të siguruarit të jetesës pa prostituar letërsinë. Do t'i këshilloja të rinjtë që asnjëherë të mos përpiqen të jetojnë prej saj, dhe aq më pak nga gazetaria, ku punohet dhe shkruhet jo për të shprehur botën tënde, por botën (zakonisht të korruptuar dhe të rreme) e drejtorit të një gazete.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Aleksandri, Valerio Massimo Manfredi

Manfredi rrëfen në këto tri romane për një njeri të pazakonshëm, që i kushtoi jetën realizimit të ëndrrës për të sunduar botën. "Aleksandri" nuk është vetëm një histori e jashtëzakonshme e perandorisë, mistereve, hakmarrjeve, betejave, por është edhe histori e një dashurie të madhe, vuajtjes dhe vetmisë trishtuese.

Çmimi 19,82 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Theanoja, Ujkonja e Stambollit, Lena Manda

Kur të rimarrë veten asgjë nuk do të jetë më si më parë. Ajo natë do të lindë një ujkonjë. Kushdo që do t'i afrohet në të ardhmen për t'i bërë keq, do të copëtohet nga dhëmbët e saj të mprehtë. Dhjetë vjet më vonë, Theanoja do të përjetojë makthin e dëbimit për në Greqi dhe dhimbjen e shpërnguljes nga vendi ku kishte lindur; do të përballet me racizmin,...

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Profeti, Libani yt dhe Libani im, Kahlil Gibran

Temat mahnitshëm shtjellojnë çështje kryesore në jetën e njeriut: Dashurinë, Martesën, Bijtë, Të dhënit, Të ngrënët dhe të pirët, Punën, Harenë dhe Dhimbjen, Shtëpinë, Veshjen, Tregtinë, Krimin dhe Dënimin, Ligjin, Lirinë, Arsyen dhe Pasionin, Dhimbjen, Vetënjohjen, Mësimdhënien, Miqësinë, Fjalën, Kohën, Të Mirën dhe të Keqen, Lutjen, Kënaqësinë,...

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)