Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Tri rrugë për te liqeni, Ingeborg Bachmann
  • Tri rrugë për te liqeni, Ingeborg Bachmann

Tri rrugë për te liqeni, Ingeborg Bachmann

IDK

Tema qendrore e të pesë novelave është ajo e identitetit, e kujtesës si dhe e fuqisë që ka gjuha për të ndryshuar përvojën e grave në një kohë kur vetë shoqëria austriake po përjetonte ndryshime të mëdha kulturore.

6,80 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tri rrugë për te liqeni
Origjinali: Simultan
Gjinia: Novela
Autori: Ingeborg Bachmann
Shqipëroi: Irena Nasi
Shtëpia botuese: Botimet IDK
Viti: 2019
Fq. 265
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-136-65-7

Mbi librin

Protagonistët kryesorë të të pesë novelave të përfshira në këtë vëllim janë të gjitha gra, që po përjetojnë nje moment krize ekzistenciale në jetën e tyre. Tema qendrore e të pesë novelave është ajo e identitetit, e kujtesës si dhe e fuqisë që ka gjuha për të ndryshuar përvojën e grave në një kohë kur vetë shoqëria austriake po përjetonte ndryshime të mëdha kulturore, në penën e një prej poeteve më të mëdha të shekullit të XX, që pati një ndikim të madh në letërsinë në gjuhën gjermane, si dhe në lëvizjen feministe.

Komente mbi librin


“Shkrimtarja më inteligjente dhe më e rëndësishme që ky vend ka nxjerrë gjatë këtij shekulli.”

Thomas Bernhard

“Gjeniale.”

New York Times

“Një ndër përmbledhjet më të mëdha narrative të shekullit tonë.”

Pietro Citati

Mbi autoren

Ingeborg Bachmann (1926 -1973) konsiderohet një ndër poeteshat më të mëdha moderne, me mjaft ndikim në letërsinë e shkruar në gjermanisht. Pjesëtare e rëndësishme e rrethit legjendar letrar të njohur me emrin Grupi 47, nga ku dolën disa prej shkrimtarëve më të rëndësishëm gjermanë të periudhës së pas luftës si: Heinrich Böll apo Günter Grass, ajo u bë e famshme për poezinë por dhe për prozën e saj, duke ushtruar një ndikim të rëndësishëm në krijimtarinë e shkrimtarëve të tillë si: Max Frisch, Peter Handke, Christa Wolf dhe Günter Grass.

Pas vdekjes së saj tragjike e të parakohëshme në Romë, në vitin 1973, Ingeborg Bachmann u kthye në një ndër ikonat e lëvizjes feministe. Ndër veprat e saj të tjera në prozë, mund të përmenden romani “Malina” si dhe përmbledhja me tregime “Viti i tridhjetë”.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928136657
ean13
9789928136657
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Vargjet satanike, Salman Rushdie

Një mëngjes dimri, pak para se të zbardhte, një avion i marrë peng shpërthen mbi Kanalin e La Manshit. Mes mbetjeve të gjymtyrëve, karrocave të pijeve, kujtimeve, mbulesave dhe maskave të oksigjenit, dy njerëz bien në det: Xhibril Farishta, ylli legjendar i kinematografisë indiane dhe Saladin Çamça, njeriu i një mijë zërave.
12,75 GBP
More

Botuesi: Botimet Dudaj

E holla vijë e kuqe, Annalisa Strada

Perla është një vajzë sportiste. Pasioni i saj i parë dhe i vetëm është vrapi, gjatë të cilit ndjehet shumë mirë. Ka një shoqe shumë të mirë, Allegra, me të cilën ndaj gëzimin, dhimbjen dhe kilogramë akulloresh. Ajo ka gjithashtu një reagim, por të çuditshëm sa herë përballet me Cesare – n, një djalë pak më i madh në moshë se ajo, edhe ai i impenjuar me...
5,10 GBP
More

Botuesi: Botart

Biblioteka e mesnatës, Matt Haig

I gjithë kalvari i jetëve që ajo provon ngre një pyetje tepër të rëndësishme: “Kur të jepen mundësi të pafundme, cila është mënyra më e mirë për të jetuar?”
11,05 GBP
More

Referenca: SKU001904

Botuesi: Dituria

Spastrimi, Sofi Oksanen

Romani "Spastrimi" i Sofi Oksanen, fitues i shumë çmimeve letrare, është një rrëfenjë jashtëzakonisht tërheqëse për dy gra, te të cilat është ngulitur thellë e shkuara e tyre dhe historia e patreguar dhe e errët e jetës së tyre.
6,80 GBP
More

Botuesi: Botimet Dudaj

City, Alessandro Baricco

Ka makina, telefona, autobusë, madje edhe një televizor, e në njëfarë pike shfaqet dhe një zotëri që shet një rulotë. Nuk ka kompjuter, po do t'i vijë dita dhe atij. Pastaj edhe jam çlodhur nga mundimi duke vizatuar nja dy lagje të City që të kthejnë pas në kohë. Te njëra rrëfehet një histori boksi, në kohën e radios. Te tjetra kemi western.
8,50 GBP
More

Botuesi: OMSCA-1

I ngërthyer nga ti, Sylvia Day

Gidioni më quan engjëllin e tij, por ai vetë është mrekullia e jetës sime. Luftëtari im i bukur, i plagosur, tejet i vendosur për të shkatërruar djajtë e jetës sime, ndërkohë që nuk pranon të përballet me të vetët.
8,50 GBP
More

Referenca: SKU002018

Botuesi: Dituria

Nje tjeter pranvere, Gabriella Magrini

Tridhjetë vjet martesë, dy fëmijët tashmë të rritur, një jetë kushtuar familjes, por mbi të gjitha burrit: Aliçja, pothuajse pesëdhjetëvjeçare, është shembulli i një zonje të përkryer borgjeze, që s'ka pasur kurrë as dyshimin më të vogël se fati i një gruaje të brezit të saj mund të ishte ndryshe.
6,80 GBP
More

Botuesi: Aleph

Do të jemi Atlantida, Joan Benesiu

 Njohja e kësaj tresheje enigmatike e zhyt lexuesin në një kërkim të kuturisur për autenticitetin, gjë që do ta çojë në treva të Europës së vjetër, ku hapësirat nuk pranojnë të shndërrohen në skena të shoqërisë së spektaklit.
8,50 GBP
More

Botuesi: Toena

Kopshti veror, Paullina Simons

Një e shkruar që i bren dhe një tashme e vështirë. A mund të shpresojnë për një jetë normale? A do të fitojë dashuria e tyre mbi sprovat e kohës?
12,75 GBP
More

Botuesi: OMBRA GVG

Princesha, Më shumë sekrete, Jean Sasson

Sekretet në këtë libër fillojnë të zbulohen me Dr. Meena, e cila ndihmon gratë e abuzuara që të rehabilitohen dhe të luftojnë pa frikë për të drejtat e tyre, me mamanë e braktisur të motrave binjake të cilat shpëtohen nga Princesha, e cila tani jeton dhe punon në qetësi në familjen e saj, me viktima të tjera të pafajshme.
8,50 GBP
More

Botuesi: Pegi

Dora tjetër, Chris Cleave

Ky është rrëfimi me dy zëra i një drame personale, njerëzore dhe shoqërore që ka ndodhur e do të vazhdojë të ndodhë për sa kohë në botë ka varfëri, padrejtësi e luftë. E megjithatë, ky roman lexohet edhe si një rrëfim intim i domethënies së emigrimit, mallit, frikës dhe etjes për liri.
8,50 GBP
More

Botuesi: OMBRA GVG

Askush nuk na vështron, Jose Luis Peixoto

Në një fshat të varfër të Alentezhos, autori vizaton figura njerëzish, të ashpërsuar nga uria dhe puna, nga dashuria, xhelozia dhe dhuna: bariu i heshtur që sheh botën ti shkërmoqet kur djalli i pëshpërit që gruaja e mashtron; gruaja e Jozefit, e vuajtur deri në pamundësi; Gabrieli i vjetër dhe i mençur, i besuar dhe këshilltar; binjakët siamez Elia dhe...
6,80 GBP
More