• Banner

Sonatë për shumë tamburë, Olga Tokarczuk
  • Sonatë për shumë tamburë, Olga Tokarczuk

Sonatë për shumë tamburë, Olga Tokarczuk

Një galeri e pasur personazhesh të paharrueshëm: njerëz që duket sikur i janë dorëzuar banalitetit të një jete monotone, por që në të vërtetë fshehin përbrenda dëshirën e zjarrtë për t’u kuturisur në kërkim të të panjohurës, të diçkaje ndryshe.

103,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Sonatë për shumë tamburë
Gjinia: Tregime
Autori: Olga Tokarczuk
Shqipëroi:Astrit Beqiraj
Shtëpia botuese: Botimet IDK
Viti: 2019
Fq. 342
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-136-66-4

Mbi librin

Një galeri e pasur personazhesh të paharrueshëm: njerëz që duket sikur i janë dorëzuar banalitetit të një jete monotone, por që në të vërtetë fshehin përbrenda dëshirën e zjarrtë për t’u kuturisur në kërkim të të panjohurës, të diçkaje ndryshe.

Pas vellos banale të jetës së tyre të përditshme, autorja sheh atë çka befas trondit e shqetëson rendin e gjërave, kthen befas përmbys gjithçka në ekzistencën e tyre, duke i bërë kuptojnë se s’janë më të sigurtë për atë që ndodh përreth.

Secila prej historive të përmbledhura në këtë libër shpalos talentin e madh të një prej shkrimtareve më origjinale të mijëvjeçarit të ri.

Komente mbi librin

“Një shkrimtare e mrekullueshme.”

Svetlana Aleksievic, fituese e Çmimit Nobel për Letërsinë 2015

“Një ndër shkrimtaret më interesante e origjinale europiane të çerek shekullit të fundit.”

The Economist

Mbi autoren

Olga Tokarczuk (1962) konsiderohet aktualisht shkrimtarja polake më e suksesshme e brezit të saj dhe një ndër shkrimtaret më interesante europiane. E përkthyer në 30 gjuhë, Olga Tokarczuk është fituese e disa prej çmimeve më të rëndësishme ndërkombëtare, si e çmimit Man Booker International Prize (2018), Brückepreis (Gjermani); Kulturhuset International Literary Prize, Suedi.

Në 2019, ajo u shpall fituese e Prix Laure Bataillon (Francë) për librin më të mirë të përkthyer të vitit. Ky është libri i saj i parë që vjen në gjuhën shqip. Së shpejti Botimet IDK do të botojnë një prej kryeveprave të saj, romanin “Kaloje plugun mbi kockat e të vdekurve”.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928136664
ean13
9789928136664
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001830

Botuesi: Albin

Nostalgjia, Milan Kundera

Irena e Jozefi, të njohur dikur në Pragë, pa arritur të dashurohen, pas njëzet vjet emigrimi, pavarësisht nga njëri-tjetri, ndërmarrin një udhëtim për në atdheun e tyre, në Republikën Çeke.

Çmimi 63,25 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Papirus

Udhëtime me Herodotin, Ryszard Kapuscinski

Edhe pse më mirë udhëtohet vetëm, mendoj se nuk e kemi penguar njëri – tjetrin – na ndante largësia e 2500 vjetëve, por edhe një lloj distance që buron nga ndjenja ime e respektit – sepse, ndonëse në raport me të tjerët Herodoti ka qenë përherë i thjeshtë, dashamirës dhe i butë, gjithmonë kam pasur ndjesinë se jam me një gjigand.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Liria, Jonathan Franzen

Peti dhe Uollter Berglundi janë banorët e parë të Sent-Polit, njerëz me prirje borgjeze, prindër praktikë dhe pararoja e brezit të ushqimeve integrale. Peti, kjo fqinjë ideale, kjo nënë e përsosur sa për t'u pasur zili, dhe burri i saj, një jurist ambientalist, i cili shkon në punë me biçikletë, një familjar i përkushtuar, po bëjnë të dy pjesën e tyre të...

Çmimi 207,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Frika i ka sytë e hapur, Milan Dekleva

I ndërtuar si një rrjetë tregimesh me tituj interesantë, në dukje të palidhur me njëri – tjetrin, romani rrëfen ndodhitë e vogla në jetën e Gromit, në sfondin e një Vjene shkëlqimplotë dhe Ljubjanës me borë të prapambetur.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Identiteti, Milan Kundera

Ndodh në disa situata, për një çast, të mos njohim personin që kemi pranë, kur identiteti i tjetrit befas fshihet si me dorë dhe ne nisim e dyshojmë edhe për tonin. Kjo ngjan edhe me çiftet – përnjëmend, sidomos me çiftet, sepse të dashuruarit i tremben më shumë se gjithçkaje tjetër të "humbasin nga sytë" të dashurin e zemrës.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001584

Botuesi: Poeteka & Ideart

Hotel Grand, Renato Baretic

Rrethuar nga prostitutat ukrainase dhe klientët e tyre, në shoqërinë e truprojës personale Martinit, bashkëmoshatares Halja dhe mikut të shkollës Zele, Filipi merr njohuritë e para për seksin dhe tërheqjen seksuale e njëkohësisht me to edhe për lidhjet e errëta midis krimit dhe politikës.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Peizazhe të pikturuara me çaj, Milorad Pavic

Libri është një sfidë për një lexim të pazakontë, pasi e jashtëzakonshme është historia e vendit të përshkruar që nuk ekziston më. Libri na ngërthen në një histori ballkanike për jetën e njerëzve të kryqëzuar në mes të së shkuarës që ata nuk mund ta zotërojnë dhe "titizmit", që ata nuk mund t'i shpëtojnë.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Poeteka & Ideart

E përdhunuara, Jutta Treiber

Ajo që i ndodh Frankës në këtë roman, mund t'i ndodh kujtdo në këto kohë kaq pak të sigurta. Franka mund të ishte vajza ime, mund të jetë motra apo shoqja jote e klasës. Franka është secila prej 17 vjeçareve të ditëve të sotme.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Aksident natën, Patrick Modiano

Çfarë strukture familjare keni njohur? Nuk dhashë asnjë përgjigje. A mbani mend ndonjë pamje mbresëlënëse nga ati apo nga nëna juaj? Isha përgjigjur: të mjegullt. E gjykoni veten djalë (apo vajzë) të mirë? Nuk kam qenë kurrë djalë.

Çmimi 109,25 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

E gjora vajzë e pasur, Lesley Lokko

Tri shoqe të lidhura nga një miqësi e vërtetë që në bankat e shkollës. Niki është vajza e një miliarderi, e cila kërkon dashuri dhe vëmendje nga i ati; Tori, e mbytur nga pesha e kujtimeve, është në kërkim të vetvetes; Kerin është e varfër, me një familje të çoroditur, por me një inteligjencë dhe vullnet të përkryer.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)