Ishulli i Dështimit, Ina Vëllçanova
  • Ishulli i Dështimit, Ina Vëllçanova

Ishulli i Dështimit, Ina Vëllçanova

Dituria

Ishulli i Dështimit ka në qendër dy gra që tregojnë historitë e veta. Megjithëse thuajse nuk e njohin njëra-tjetrën, mes tyre ekziston një lidhje magjike: njëra prej tyre është astrologe amatore dhe lexon në horoskopin e tjetrës për dështimin që i kanoset asaj.

80,50 SEK
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Ishulli i Dështimit
Gjinia: Roman
Autori: Ina Vëllçanova
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2019
Fq. 180
Pesha: 0.277 kg.
ISBN: 978-9928-292-18-6

Mbi librin

Ishulli i Dështimit ka në qendër dy gra që tregojnë historitë e veta. Megjithëse thuajse nuk e njohin njëra-tjetrën, mes tyre ekziston një lidhje magjike: njëra prej tyre është astrologe amatore dhe lexon në horoskopin e tjetrës për dështimin që i kanoset asaj.

Secila nga gratë di vetëm historinë e vet dhe copëzat e rrëfimit: dy universe paralele, sa të ndryshme, aq edhe të ngjashme, duhet të përshtaten në një të vetme nga lexuesi, si në një puzzle.

Janë histori rreth grave, burrave, fëmijëve e maceve, si edhe një histori rreth ishullit të largët magjepsës, me sa duket ishulli kroat Krk në detin Adriatik, ku mund të ndodhë shkatërrimi apo dështimi i parashikuar nga yjet.

Historitë janë rreth tokës e detit, yjeve e diellit, dhomave e shtëpive; por kryesisht rreth marrëdhënieve njerëzore, impulseve, frustrimeve, dëshirave e realite-tit, dashurisë e tradhtive, rreth dëshirimit dhe pamundësisë për të çelur zemrën.

Romani spikat në sajë të shkrirjes së mprehtë të dy historive dhe dy personazheve femra në kërkim të identitetit të tyre, duke krijuar një simbol të ri ekzistencial. Duke depërtuar në qëndrimet e personazheve, syri vëzhgues, pena mjeshtërore e mendjehapur e autores futet thellë në rrethanat dhe mentalitetet në ndryshim e sipër në vendet e Europës Lindore të ditëve tona, duke na njohur në mënyrë mbresëlënëse me psikologjinë e kohës.

Nëse dështimi i parashikuar do të prekë personazhet apo jo, këtë lexuesi e zbulon në faqen e fundit të paparashikuar të librit. Elementi befasues është që rrëfimi nuk tregon aspak historinë e një dështimi.

Komente mbi librin

“Ishulli i Dështimit i Ina Vëllçanovës është një ngjarje e rëndësishme në skenën letrare bullgare. Rrëfimi i gjallë ndërthur një udhëtim në hapësirën fizike me një rrugëtim psikologjik dhe ndërton ura lidhëse mes ishujve të detit dhe ishujve të shpirtit.”

Bulgarian PEN Centre

“Nuk ndodh asnjë incident a dështim në ishullin Krk, në këtë libër, që është nga më interesantët që kam përkthyer. Një rrëfim i dy grave shumë të ndryshme, por dy variante të mundshme të vetvetes, dy prova të faktit së rrallë realitetit përkon me nocionet. Një libër që më rrëmbeu nga fjala e parë deri tek e fundit.”

Rajna Kovaçi, përkthyese

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928292186
ean13
9789928292186
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Çelestja, planeti im, Timothée de Fombelle ( audio book)

Një histori dashurie mes dy të rinjve? Një aventurë ekologjike? Është e vështirë ta futësh në korniza këtë roman të shkurtër të De Fombelles, shkrimtarit francez, i cili tashmë ka fituar disa çmime të rëndësishme në Francë dhe jashtë saj.
82,80 SEK
More

Botuesi: OMBRA GVG

Uilli, Jeroen Olyslaegers

Është errësira e brendshme e Uillit që e orienton këtë roman dhe i jep energji rrëfimit. Ai është një Kasandra, i mallkuar të thotë të vërteta të ashpra për poshtërsinë thelbësore të njerëzimit.
149,50 SEK
More

Botuesi: IDK

Njerëz normalë, Sally Rooney

Njerëz normalë është historia magjepsëse e miqësisë dhe dashurisë mes dy njerëzish që kuptojnë se e kanë të pamundur të jetojnë larg njëri-tjetrit.
103,50 SEK
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Nëse askush nuk flet për gjëra të jashtëzakonshme, Jon McGregor

Në rrugën e një qytet në veri të Anglisë, njerëz të zakonshëm lëvizin në ekzistencën e tyre të përditshme – luajnë kriket në rrugë, bëjnë barbeky, lyejnë dritare... Një i ri është dashuruar me një fqinjë së cilës nuk ia di as emrin. Një çift të moshuarish ndjekin udhën e tyre të përditshme për në stacionin më të afërt të autobusit.
92,00 SEK
More

Botuesi: Fan Noli

Rënia, Albert Camus

Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse. Pas kësaj, rrëfyesi zhvendoset nga Parisi i dritave në Amsterdamin e rratheve koncetrike që ai vetë i përngjason me rrathët e ferrit, dhe padyshim vetë ndodhet në rrethin e fundit.
115,00 SEK
More

Kukulla e Kokoshkës, Afonso Cruz

Në Drezdenin e rrënuar nga bombardimet, gërshetohen dhe shkrihen jetët e Isak Dresnerit, djaloshit hebre gjerman që ka gjetur strehë në qilarin e një dyqaní zogjsh për t'i shpëtuar përndjekjes naziste; Bonifac Vogelit, pronarit té dyqanit; si dhe piktores Cilía Kacev, e cila, me fustanin e gjelbër dhe zemrën e mardhur, i përshkon jetët e të dyve si hija e...
115,00 SEK
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

E përdhunuara, Jutta Treiber

Ajo që i ndodh Frankës në këtë roman, mund t'i ndodh kujtdo në këto kohë kaq pak të sigurta. Franka mund të ishte vajza ime, mund të jetë motra apo shoqja jote e klasës. Franka është secila prej 17 vjeçareve të ditëve të sotme.
115,00 SEK
More

Botuesi: OMBRA GVG

Baroni maltez... dhe unë, Lusiani, Francis Ebejer

Në këtë roman, Ebejer përshkruan një pjesë të historisë së Maltës koloniale deri në pavarësi. E kolonizuar politikisht nga britanikët dhe kulturalisht nga italianët, sfida e Ebejerit ishte që të gjente një zë të veçantë.
138,00 SEK
More

Botuesi: Living

Një ditë dhjetori, Josie Silver

Libri “Një ditë dhjetori” është një histori dashurie gazmore, emocionuese dhe shumë prekëse, dhe një kujtesë se fati merrkthesa të pashpjegueshme përgjatë rrugës drejt lumturisë.
149,50 SEK
More

Botuesi: Morava

Eksperimenti, Mirto Azina Hronidi

Marrëdhënia e një çifti erotik formon boshtin qendror të librit, ndërsa përshkon tejpërtej shumicën e rrëfimeve me forma, variacione dhe këndvështrime të ndryshme. Që në fillim të rrëfimit, Ai dhe Ajo, të vendosur në pozicionet e tyre si protagonistë të librit, marrin një zotim për t'iu nënshtruar një "eksperimenti" me kushte të barabarta.
57,50 SEK
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Braktisja e një maceje, Haruki Murakami

Kësisoj, ajo që kam rrëfyer këtu është një histori personale, dhe në të njëjtën kohë, është pjesë e historisë së madhe që e shtyn përpara botën në të cilën jetojmë. Ajo është një grimcë e vogël, megjithatë, është padyshim një fragment i patjetërsueshëm i saj.
80,50 SEK
More

Botuesi: Fan Noli

Kafe Hiena, Jana Benova

Kafe Hiena ishte një kafene me goxha hapësirë që frekuentohej, kryesisht, nga të huajt dhe nga njerëz të pasur. Këtu ata e konsideronin Trini të jesh student. Ata gjendeshin, gjithnjë, duke u dridhur nga të ftohtit, jo të veshur ngrohtë, duke ngrohur duart me filxhanët e nxehtë, duke përzier gjithfarë alkoolesh dhe, vazhdimisht, duke lexuar ose duke...
57,50 SEK
More

Botuesi: IDK

Sonatë për shumë tamburë, Olga Tokarczuk

Një galeri e pasur personazhesh të paharrueshëm: njerëz që duket sikur i janë dorëzuar banalitetit të një jete monotone, por që në të vërtetë fshehin përbrenda dëshirën e zjarrtë për t’u kuturisur në kërkim të të panjohurës, të diçkaje ndryshe.
103,50 SEK
More