• Banner

Princesha duke dalë nga errësira, Jean Sasson
  • Princesha duke dalë nga errësira, Jean Sasson

Princesha duke dalë nga errësira, Jean Sasson

- Nona beson se nëna e saj e dinte, ose, të paktën, kishte arsye të dyshonte se, orët që burri i saj po kalonte me të bijën, nuk ishin tërësisht të pafajshme. 

11,10 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Princesha duke dalë nga errësira
Origjinali: Princess: stepping out of the shadows
Gjinia: Roman
Autori: Jean Sasson
Shqipëroi: Grida Duma
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2019
Fq. 288
Pesha: 0.395 kg.
ISBN: 978-9928-06-235-2

Fragment nga libri

- Nona beson se nëna e saj e dinte, ose, të paktën, kishte arsye të dyshonte se, orët që burri i saj po kalonte me të bijën, nuk ishin tërësisht të pafajshme. Ky njeri përbindësh i kishte ndërtuar Nonës apartamentin e saj të veçuar, disa vjet më parë dhe kur gruaja e tij u interesua për kohën që kalonte vetëm me Nonën, ai pretendonte se po e ndihmonte atë me mësimet dhe me provimet e semestrit, ashtu si pretendonte gjithashtu, se kishte qenë një student ekselent në universitet. Po e përgatiste të bijën për gjëra të mëdha në matematikë, kështu thoshte të paktën.
- Oh, Sara. Dhe e ëma nuk bëri asgjë?
- Nga ajo që Nona na tha mbrëmë, nëna e saj përdhunohet dhe rrihet rregullisht nga i shoqi. Gruaja po jeton me frikë për vete dhe nuk e gjen dot guximin për të luftuar për vajzën e saj.

U drejtova në karrige aq e zemëruar, saqë e shtrëngova dorën e Sarës me një forcë që nuk e dija se e kisha.
- Sulltana, - bërtiti motra ime, duke tërhequr dorën.


Vështrova Sarën, sytë e së cilës u zgurdulluan për pak kohë nga dhimbja. Ajo po fërkonte duart me njëra-tjetrën, por ende rrinte mbështetur dhe shpejt i mbylli sytë përsëri.

Kjo sjellje do të konsiderohej e çuditshme nga ata që nuk e dinin historinë e saj të plotë, lidhur me abuzimin seksual dhe dhunën fizike që kishte duruar në duart e bashkëshortit të saj të parë. Por, e dija që Sarës i kishte lënë aq shenjë ajo traumë, sa kishte gjetur mënyra për të luftuar momentet më të vështira.

Nëse qëndrimi me sy të mbyllur, teksa diskutonte për çfarë i kishte ndodhur Nonës, gjëra që i kishte përjetuar edhe vetë, i bënte të mundur të kalonte detajet, atëherë e besova se ajo kishte vlerësuar saktë çfarë mund dhe nuk mund të përballonte.

- Më vjen keq, Sara, më vjen keq.
- Kjo nuk është më e keqja, Sulltana.
- Nuk është?
- Jo. Nona, kohët e fundit, zbuloi se është shtatzënë.
- Shtatzënë?
- Po, shtatzënë me babanë e saj. Nona, më në fund, i rrëfeu çdo gjë nënës së saj dje. E ëma u përball me burrin e saj kur ai erdhi në shtëpi për të ngrënë drekë, por gjithçka që fitoi nga kjo sjellje e re e guximshme, ishte një e rrahur e rëndë. Nona tha se i ati e goditi nënën e saj me grusht në fytyrë, e shtriu përtokë dhe, pastaj i gjuajti me shkelma. E ëma humbi disa dhëmbë dhe ka disa brinjë të thyera, dhe të çara dhe të nxira të shumta.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928062352
ean13
9789928062352
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2695

Botuesi: OMBRA GVG

Princesha, Jean Sasson

Magjepsës... Një udhëtim i vërtetë, edhe pse i pabesueshëm në një nga kulturat më të izoluara të botës... Pasi fillon ta lexosh këtë libër, nuk mund ta lëshosh nga dora, kërkon të lexosh edhe një faqe më shumë, pastaj edhe një kapitull tjetër, derisa t'i shkosh në fund kësaj ëndrre të frikshme arabe.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Vajzat e princeshës Sulltana, Jean Sasson

Aishja ishte fëmija i njëmbëdhjetë në familje. Nëna e saj, që ishte e vetmja grua e ligjshme e të atit, ishte gjithmonë në luftë me të shoqin për shkak se ai përfitonte nga një zakon arab që praktikohet fare rrallë e që quhet mut'ha, "martesë për kënaqësi" ose "martesa e përkohshme".

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Rrethi i Princeshës Sulltana, Jean Sasson

Sulltana ishte ndryshe nga çdo anëtar i familjes mbretërore që kisha takuar. Ajo ishte e re dhe e bukur. Flokët e zinj i binin mbi supe dhe sytë i shkëlqenin nga kurioziteti. Buzët i çeleshin vazhdimisht nga të qeshurat e çlirëta. Me veshjet e kushtueshme, e stolisur me bizhuteri që të tërhiqnin menjëherë syrin, Sulltana merrte vëmendjen e çdo personi...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Më shumë lot, Jean Sasson

Si shumë gra të tjera në vendin tim, s'kam për ta harruar të voglën Amala, po ashtu edhe dhunimin që mund t'i bëhet një femre në vendin tim. Një shprehje e vjetër egjiptiane thotë "Po t'u përmendësh të vdekurve emrin, ata do të ngjallen.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Princesha, Më shumë sekrete, Jean Sasson

Sekretet në këtë libër fillojnë të zbulohen me Dr. Meena, e cila ndihmon gratë e abuzuara që të rehabilitohen dhe të luftojnë pa frikë për të drejtat e tyre, me mamanë e braktisur të motrave binjake të cilat shpëtohen nga Princesha, e cila tani jeton dhe punon në qetësi në familjen e saj, me viktima të tjera të pafajshme.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Jasemina, Jean Sasson

Kjo është historia e vërtetë e Jaseminës, një gruaje të re dhe të bukur libaneze që u burgos në Kuvajt gjatë Luftës së Parë të Gjirit. Udhëtimi tronditës i Jaseminës është një tregim për çmendurinë e luftës, për brutalitetin seksual të shfrenuar nga kaosi dhe për guximin e një gruaje për t'i qëndruar rrezikut për të ndihmuar gratë e tjera. Ky është një...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Shtatë të çmendurit, Roberto Arlt

Romani është i mbushur me monologë, që i shtyjnë personazhet në disa përsiatje, njëherazi të lajthitura dhe të mençura, në të cilat shtrohet çështja e çmendurisë absolute të shoqërisë, mizorisë së kapitalizmit, ftohtësisë së industrializimit dhe teknologjisë, duke i vënë ato në kontrast me dobësinë dhe brishtësinë e njeriut të vdekshëm që i ka krijuar. 

Çmimi 12,21 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Mahur Beste, Ahmet Hamdi Tanpinar

E vërteta është se Behxhet Beu edhe i donte pasqyrat, por edhe frikësohej prej tyre. Me fytyra të qeshura, këto orendi të dashura përthithnin brenda tyre çdo gjë që takonin në dritë, e kishte raste kur ato të mbyllnin me forcë e ashtu heshtazi të balsamosnin në një mënyrë të çuditshme... Pasqyrat, e shpërndara në të katër anët, ishin simbol i një kohe të...

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Kur bie nata, Haruki Murakami

Ashtu, nëpër pezullinë e dritës përmbi errësirën, Murakamiia del të zbulojë kudo fosforeshencë, veçmas aureolat rrethnjerëzve, të cilat shkëlqejnë shumë më ndritshëm gjatënatës dhe kur ngatërrohen mes tyre, por që fiken agimevekur zëmë e nisim udhët tona të ndara.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001315

Botuesi: Tirana Times

Njeriu është një fazan i madh mbi tokë, Herta Muller

Windisch e ka të kotë të japë thasë mielli dhe të paguajë, pasaporta e tij e premtuar nuk vjen që nuk vjen. E bija e tij, Amelia, i jepet milicit dhe priftit, pikërisht për këtë qëllim. Një ditë, ata do të nisen përmes hullisë së plasaritur gri të udhës që Windisch e bënte për të vajtur tek mulliri.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Mami, Brendan O'Carroll

Anjeza Brauni është një grua e fortë – mjaft e fortë për t'u përballur me vejërinë, shtatë fëmijët, apartamentin me qira dhe rraskapitjen e përditshme me tezgën e saj në rrugën "Moore". Por edhe gruas më të fortë i lipset pak ndihmë dhe një ëndërr për t'i dhënë forcë të vazhdojë...

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001328

Botuesi: Toena

Njëmbëdhjetë minuta, Paulo Coelho

Si pasojë e një takimi rastësor në Rio, ajo gjendet në Gjenevë, me ëndrrën e famës dhe fatit, por që përfundon rrugëve si prostitutë. Në Gjenevë Maria largohet edhe më shumë nga dashuria, ndërkohë që ndihet e magjepsur me seksin.

Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001593

Botuesi: Skanderbeg Books

Baulja e babait, Orhan Pamuk

Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët, një punë norma­le. Shkruaj që libra si të mitë të jenë të shkruar dhe që t'i lexoj. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën.

Çmimi 4,44 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Karnavalet e M. M. Bahtinit, Lao Ma

Në këtë libër lexuesit i jepen tri drama të pazakonta të shkrimtarit kinez Lao Ma: “Karnavalet e M. M. Bahtinit”, “Sokrati”, “Ushtari i mirë Shvejk”. Heronjtë e këtyre dramave, të vendosur në titullin e secilës prej tyre, përgjithësisht janë të njohur për lexuesin.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)