• Banner

Loja e Riperit,Isabel Allende
  • Loja e Riperit,Isabel Allende

Loja e Riperit, Isabel Allende

Por çështja bëhet shumë personale kur zhduket Indiana. Mos ndoshta zhdukja e nënës lidhet me vrasësin serial?

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Loja e Riperit
Origjinali: El juego de Ripper
Gjinia:
Autori: Isabel Allende
Shqipëroi: Adrian Beshaj
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2018
Fq. 416
Pesha: 0.448 kg
ISBN: 978-99943-531-5

Mbi Librin

Femrat e familjes Xhekson, Indiana dhe Amanda, nënë e bijë, janë shumë të lidhura, edhe pse janë të ndryshme si dita me natën. Indiana, shëruese në një klinikë olistike, është një grua e lirë dhe krenare për jetën e vet. E martuar dhe më pas e ndarë shumë e re nga babai i Amandës, ngurron të përfshihet sentimentalisht, përveçse me Alanin, trashëgimtar i pasur i njërës prej familjeve të borgjezisë së lartë të San Franciskos, apo me Rajanin, ish-navy seal enigmatic dhe magjepsës, i plagosur gjatë misionit të tij të fundit.


Ndërsa nëna sheh sidomos anën e mirë të njerëzve, Amanda, ashtu si i ati, kryeinspektor i Seksionit të Vrasjeve të Policisë së San Franciskos, është e magjepsur nga ana e errët e natyrës njerëzore. Lexuese e pasionuar, e shkëlqyer dhe e mbyllur, e pajisur me një talent të jashtëzakonshëm për hetimet kriminale, zbavitet duke luajtur Ripper, një lojë online e frymëzuar nga Xhek Kasapi, ku duhen zgjidhur çështje të mistershme. Kur qyteti tronditet nga një sërë vrasjesh shtazarake, Amanda hidhet kryengulthi në hetime, duke zbuluar, përpara policisë, se krimet mund të kenë lidhje mes tyre. Por çështja bëhet shumë personale kur zhduket Indiana. Mos ndoshta zhdukja e nënës lidhet me vrasësin serial? Tani detektivja e re gjendet duke u përballur me misterin më të ndërlikuar që i ka rastisur ndonjëherë, dhe duhet ta zgjidhë para se të jetë shumë vonë.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000984

Botuesi: Dituria

Eva Luna rrefen, Isabel Allende

Pas dashurisë, çifti pushon dhe Eva Luna zë të rrëfejë si Sheherezadja te Njëmijë e një net njëzet e tre rrëfenja të paharrueshme, histori pasionesh dhe dhune, në një sfond të butë dhe misterioz.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Shtëpia e shpirtrave, Isabel Allende

"Shtëpia e shpirtrave" është një sagë familjare ku pasqyrohet historia dhe fati i një populli të tërë, i popullit të Kilit, përmes rrëfimeve të grave të një familjeje të rëndësishme dhe ekstravagante. Një afresk i bukur që për nga joshja dhe emocioni i kujton lexuesit që adhuron realizmin magjik vetëm "100 vjet vetmi" të Marquez.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Më shumë lot, Jean Sasson

Si shumë gra të tjera në vendin tim, s'kam për ta harruar të voglën Amala, po ashtu edhe dhunimin që mund t'i bëhet një femre në vendin tim. Një shprehje e vjetër egjiptiane thotë "Po t'u përmendësh të vdekurve emrin, ata do të ngjallen.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Bija e varrmihësit, Joyce Carol Oates

Për t'i shpëtuar përndjekjes naziste në Gjermaninë e vitit 1936, familja Shvart emigron në Shtetet e Bashkuara, në një qytezë në periferi të Nju Jorkut. Babai, një ish – mësues në shkollë të mesme, i nënshtrohet së vetmes punë që mund të gjejë: varrmihës dhe mbikëqyrës i varrezës.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Me dy fytyra, Stevie Davies

Libri "Me dy fytyra" është një novelë prekëse, ku nëpërmjet gjuhës së thjeshtë dhe saturës therrëse, Davies nxjerr mbi sipërfaqe problemet e rënda dhe krizën e shoqërisë së sotme.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Jeta rimon me vdekjen, Amos Oz

Përse shkruani? Përse vërtet shkruani kështu? Mos po rrekeni t'i ndikoni lexuesit, dhe nëse ndodh kjo – në ç'kah rrekeni t'i ndikoni? Çfarë roli luajnë historitë tuaja? U vini kryq, i korrigjoni vazhdimisht apo i shkruani drejt e prej muzës suaj?

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Valixhe të humbura, Jordi Punti

Kur barcelonezi i rrëshqitshëm Gabriel Delakruz, jetim, shofer kamioni dhe bixhozçi i pashërueshëm, zhduket nga qarkullimi, katër djemtë e tij, "Kristoforët", që jetojnë të shpërndarë nëpër Europë dhe që nuk dinë për njëri – tjetrin se ekzistojnë dhe se janë vëllezër, njihen më në fund dhe fillojnë të lidhin fijet e historisë së babait të tyre.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Erotika, Janis Ricos

Poezitë e tij flasin për ngjizjen mishtore, për frikën e humbjes së të dashurës, për mrekullinë e aktit erotik, për botën parë me sytë e dashurisë. Përshkrimet e tij janë tejet të gjalla, tejet tunduese, tejet të prekshme dhe të pakapshme njëkohësisht. 

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Zambaku i detit, Andre Pieyre de Mandiargues

Është verë. Dy vajza franceze, Vanina dhe Zhuljeta shkojnë në jug të Sardenjës për pushime. E kalojnë kohën në plazh, not, diell dhe rërë. Një djalosh italian, i zeshkët dhe i bukur, i sheh nga larg, çdo ditë, pa u afruar. Është Vanina që do t'i flasë atij...

Çmimi 400 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjysma e zhdukur, Brit Bennett

Por, pasi u rritën bashkë në një komunitet jugor me ngjyrë dhe u arratisën prej andej në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, nuk ndryshoi vetëm jeta e tyre si të rritura, por gjithçka: familjet, bashkësitë, identitetet racore. 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)