Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Kam shumë për të thënë, Christophe Van Gerrey
  • Kam shumë për të thënë, Christophe Van Gerrey

Kam shumë për të thënë, Christophe Van Gerrey

Pegi

Një djalë i ri, i zhytur në plogështinë e rrethanave të pashmangshme, nis t’i shkruajë një letër ish të dashurës. Qëllimi i tij fillestar është t’i tregojë asaj sa shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ndarja e tyre.

5,95 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kam shumë për të thënë
Origjinali: Op de hoogte
Gjinia: Roman
Autori: Christophe Van Gerrey
Shqipëroi: Irena Rama
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2019
Fq. 176
Pesha: 0.189 kg.
ISBN: 978-9928-233-62-2

Mbi librin

Një djalë i ri, i zhytur në plogështinë e rrethanave të pashmangshme, nis t’i shkruajë një letër ish të dashurës. Qëllimi i tij fillestar është t’i tregojë asaj sa shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ndarja e tyre.

Teksa shkruan, ai fillon të kuptojë se atë letër nuk do ta dërgojë kurrë, madje fillon të fantazojë se ndoshta duhet ta botojë atë. Nga ana tjetër, dërguesi dhe marrësja e letrës marrin jetë dhe shkëputen pak nga pak nga autori.

Marrësja kthehet në një rrëfimtare të dytë, duke i dhënë frymë një tjetër historie, një varianti të dytë, një interpretimi të ri të historisë së tyre. Ky akt fillimisht “hakmarrës” shndërrohet në një dialog që skicon vështirësitë e historive moderne të dashurisë.

Romani duket se eksploron botëkuptimin tonë mbi dashurinë, me anë të një historie dashurie në dukje të thjeshtë, duke e shpalosur atë ngadalë e duke nxjerrë në pah kontradiktat themelore të idealit dashuror.

Ky roman largohet nga normat e zakonshme të stilit apo strukturës formale dhe paraqet një thellësi mendimi, që e shtyn lexuesin të identifikohet me rrëfimtarin si të ishte një bashkautor.

“Kam shumë për të thënë” fitoi Çmimin e Debutuesve në vitin 2014, në Belgjikë, si dhe arriti ndër finalistët e disa çmimeve letrare belge. Në vitin 2016, fitoi Çmimin Europian për Letërsinë.

Fragment nga libri

Është e vështirë të imagjinohet se sa e mërzitshme mund të jetë jeta martesore dhe sa të kota janë përpjekjet për ta mbajtur në këmbë një martesë të pashpresë. Vështirë të imagjinohet se sa patetikë bëhen njerëzit kur bie fjala për dashurinë, se si ankohen dhe u shmangen disa të vërtetave, se si ngecen në vendnumëro në jetën e tyre dhe, të mbytur nga keqardhja për veten, kapen pas emocioneve të përjetuara në të shkuarën.

Komente mbi librin

“Dashuria nuk mungon si temë në veprat letrare, por janë të paktë ata që kanë arritur të shkruajnë për të në një mënyrë kaq të zgjuar sa i riu flamand, Christophe Van Gerrey... Duket i aftë të sjellë në jetë edhe gurët.”

Volkskrant

“Ky mjeshtër i stilit shkëmben, pa u sforcuar, deklarata lirike dashurie e urrejtjeje me kritika shoqërore e letrare thumbuese.”

NRC Handelsblad

“Një vepër debutuese tërheqëse dhe bindëse.”

De Standaard

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928233622
ean13
9789928233622
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Mëkëmbësi, Rolf Hochhuth

Drama "Mëkëmbësi" ka shkaktuar debate shumë të ashpra për shkak të kritikës që i bëhet Papa Piut XII – të, pozicionimit të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe pse vepra nuk është konsideruar asnjëherë si histori e mirëfilltë.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Gra të vështira, Roxane Gay

Libri "Gra të vështira" tregon për jetë stërmunduese, dashuri të zjarrta dhe marrëdhënie të pazakonta dhe problematike. Gratë në këto histori jetojnë në mes të privilegjeve dhe të varfërisë, gjenden në martesa të lumtura dhe të përndjekura nga krimet e së shkuarës ose shantazhet emocionalë.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Egërsia, Nicola Lagioia

Disa orë më vonë, kur ta gjejnë rrëzë një parkingu shumëkatësh, do të zbulohet edhe identiteti i saj: është Klara Salvemini, vajza e madhe e ndërtuesit më të fuqishëm të zonës. Të gjithë mendojnë se ka vrarë veten. Të jetë vërtet kështu? Çfarë e lidhte Klarën me biznesin e të atit?
11,89 CHF
More
Në gjendje

Me dyer të mbyllura, Mizat, Jean - Paul Sartre

Gjithë këto vështrime që po më hanë... (Kthehen papritmas) Ha! Ju jeni vetëm dy? Unë ju pandehja shumë më tepër. (Qesh.) Atëherë, ky na qenka ferri. S'kisha për ta besuar kurrë... Ju kujtohet squfuri, turra e druve, zgara... Ah, ç'shaka! S'ka nevojë për zgarë: ferri janë të tjerët.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Pasi kam thënë natën e mirë, Pierre J. Mejlak

Ajo i kishte thënë atij, pikërisht pak minuta pasi ishin takuar në bar, që tashmë ajo kishte një të dashur në shtëpi, i cili ishte i përsosur për të. Por kur tha ato fjalë, nuk ishte e vetëdijshme se sytë e saj po e largonin që andej. Ai filloi një histori tjetër, të katërtën që u fol atë natë në bar. Të dytën për të.
5,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Babeli, Jan de Leeuw

Ana Babeli është vajza më e pasur në botë. Nga apartamenti i saj që ndodhet në katet e sipërme të kullës më të lartë në vend, ajo sheh poshtë qytetin si xhungël, një botë milingonash punëtore, lypsarësh dhe terroristësh.
8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjysma e zhdukur, Brit Bennett

Por, pasi u rritën bashkë në një komunitet jugor me ngjyrë dhe u arratisën prej andej në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, nuk ndryshoi vetëm jeta e tyre si të rritura, por gjithçka: familjet, bashkësitë, identitetet racore. 
11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

Nesër do të bëhemi më mirë, Tatiana de Rosnay

Përse Kandisa  dëshiron të rrëmojë në intimitetin e një ekzistence për të cilën ajo në fund të fundit nuk di asgjë? Dhe kush është  Dominikë Markizani, elegante rreth të pesëdhjetave, kaq e vetmuar dhe enigmatike?
10,90 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Turpi, Salman Rushdie

Omar Khajam Shakili ka tri mëma që ndajnë simptomat e shtatzënisë, siç kanë ndarë gjithçka tjetër në mënyrë të pandashme. Në gjashtë gjinjtë e tyre, Omari u paralajmërua ndaj gjithë ndjenjave dhe nuancave të turpit.
10,90 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Indeksi mesatar i lumturisë, Daniel Machado

Ky roman trajton çështjen e vjetër të lumturisë, të arsyeve për të qenë të lumtur dhe hedh pikëpyetje mbi rolin e arritjeve e të sukseseve, ato që botërisht njihen dhe quhen të tilla, në jetën tonë. A mund të matet lumturia? Rreth kësaj pyetjeje është ndërtuar romani "Indeksi mesatar i lumturisë" i shkrimtarit portugez David Machado.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Oskari dhe Zonja Rozë, Eric-Emmanuel Schmitt

Oskari, rrëfyesi i këtij trilli, është dhjetë vjeç. I sëmurë me leucemi, ai jeton prej një kohe shumë të gjatë në spital, sepse forma e sëmundjes që ka nuk i është përgjigjur trajtimit mjekësor. Prindërit e tij, të cilët i sjellin vazhdimisht dhurata, janë të pakëndshëm në vizitat e tyre. Doktor Duseldorf dhe infermieret janë të sjellshëm, por mbajnë një...
4,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Bretkosa, Mo Yan

Romani përfshin pesë letra që dramaturgu Ke Dou i ka shkruar shkrimtarit japonez Yoshito Sugitani, katër nga të cilat janë në formë tregimi të gjatë dhe një në formë drame. Romani ka në qendër historinë e jetës së një mjekeje fshati Gu Gu (Halla), e cila për pesëdhjetë vjet ushtroi profesionin e gjinekologes së fshatit.
14,86 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2800

Botuesi: Dituria

Paula, Isabel Allende

Në dhjetor të vitit 1991 vajza ime, Paula, u sëmurë rëndë dhe s'kaloi shumë dhe ra në komë. Këto faqe u shkruan gjatë atyre orëve që s'kishin të sosur nëpër korridoret e një spitali në Madrid dhe në një dhomë hoteli, në të cilin jetova disa muaj.
7,43 CHF
More
Në gjendje