Bashkëkohore

Information

Botuesit

Speciale

Autorët

I ri Ulje çmimi! Lehtësia e padurueshme e qenies, Milan Kundera Shfaq të madhe

Lehtësia e padurueshme e qenies, Milan Kundera

Produkt i ri

Një grua e re, Tereza, dashurohet me një kirurg të suksesshëm, Tomasin, një burrë i ndarë midis dashurisë së tij për të dhe dashurisë për gratë dhe tradhtive të tij të pakorrigjueshme.

Më shumë detaje

$14.09

-20%

$17.61

Add to wishlist

Më shumë informacione

Titulli: Lehtësia e padurueshme e qenies
Origjinali: Nesnesitelná lehkost bytí
Gjinia: Roman
Autori: Milan Kundera
Shqipëroi: Saverina Pasho
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2019
Fq. 304
Pesha: 0.351 kg.

Mbi librin

Një grua e re, Tereza, dashurohet me një kirurg të suksesshëm, Tomasin, një burrë i ndarë midis dashurisë së tij për të dhe dashurisë për gratë dhe tradhtive të tij të pakorrigjueshme.

Dashnorja e kirurgut, Sabina, një artiste me shpirt të lirë, e jeton jetën e saj si një varg tradhtish - ndërsa i dashuri tjetër i saj, Franci, i sinqertë, besnik dhe i mirë, është duke humbur gjithçka për shkak të cilësive të tij fisnike.

Pastaj një person tjetër hyn në skenë: autori. Fytyra e tij është në hije, në qendër të katërkëndëshit të dashurisë, formuar nga protagonistët e romanit: dhe këto katër elementë vazhdimisht i ndryshojnë qëndrimet ndaj tij, largohen e qasen rastësisht por dhe për shkak të ngjarjeve e persekutimeve të historisë.

Për Milan Kundera romani nuk heton realitetin, por qenien. Lehtësia e padurueshme e qenies është një hulumtim me stil, i cili na çon drejt e te vetja, tek të tjerët, te jeta e dhunshme, te drama e shpresave delikate.

Një arritje e madhe e njërit nga shkrimtarët më të shquar të kohës, romanca madhështore e pasioneve dhe politikës, pabesisë dhe ideve. Milan Kundera përfshin ekstreme të komedisë dhe tragjedisë, duke ndriçuar të gjitha aspektet e ekzistencës njerëzore.

Reviews

Write a review

Lehtësia e padurueshme e qenies, Milan Kundera

Lehtësia e padurueshme e qenies, Milan Kundera

Një grua e re, Tereza, dashurohet me një kirurg të suksesshëm, Tomasin, një burrë i ndarë midis dashurisë së tij për të dhe dashurisë për gratë dhe tradhtive të tij të pakorrigjueshme.

Libra të ngjashëm