• Banner

Juda, Amos Oz
  • Juda, Amos Oz

Juda, Amos Oz

Është dimri i vitit 1959, në një shtëpi të mugët dhe të vjetër të Jeruzalemit. Aty, në kthinat e saj, fati ka hedhur Shmuel Ashin, një student që e ka braktisur univeritetin dhe është braktisur nga e dashura, dhe që i duhet t’i bëjë shoqëri dhe të kujdeset për të pamundshmin dhe të moshuarin, Gershom Vald.

13,53 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Juda
Origjinali: Judas
Gjinia: Roman
Autori: Amos Oz
Shqipëroi: Alina Karaulli
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2019
Fq. 304
Pesha: 0.325 kg.
ISBN: 978-9928-221-32-2

Mbi librin

Është dimri i vitit 1959, në një shtëpi të mugët dhe të vjetër të Jeruzalemit. Aty, në kthinat e saj, fati ka hedhur Shmuel Ashin, një student që e ka braktisur univeritetin dhe është braktisur nga e dashura, dhe që i duhet t’i bëjë shoqëri dhe të kujdeset për të pamundshmin dhe të moshuarin, Gershom Vald.

Por prania nëpër shtëpi e një gruaje të mistershme, Atalias, e fut në emocione të reja studentin tonë. I zhytur në një romancë të re gati platonike, i ndikuar nga prania e plakut të mençur e me teka dhe të “dead walking man”, siç thotë Oz për Abravanelin, shkollarin e njohur izraelit, Shmueli nis t’i shkojë deri në fund teorive të tij mbi Krishtërimin.

A është Juda ai i pabesi që na ka ofruar historia, apo njeriu, i cili, me “tradhëtinë” e tij prej tridhjetë asprash, i dha botës mundësinë të njohë Jezusin e vërtetë? A është i përligjur persekutimi i përjetshëm i hebrenjve nën reminishencat e dikurshme të pabesisë së hebreut me emrin Judë?

Kush është Juda i vërtetë? Drita e qartësisë së rrëfimit të këtij libri, përmes një historie personale, familjare dhe qytetëse, na çon sërish në zemër të brengës së Amos Oz: Izraeli dhe fati i tij, dashuria dhe urrejtja me të ngjashmin dhe banorin e së njëjtës shtëpi, palestinezin. Ky roman ishte akti i fundit para lamtumirës së një prej paqebërësve më të mëdhenj që ka njohur bota.

Komente mbi librin

“Me shtresime të shumta, provokues, me historinë e dashurisë sikur kristali në të, ky është një roman i modës së vjetër të ideve, por aq habitshëm modern dhe bindës.”

The Guardian

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928221322
ean13
9789928221322
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000603

Botuesi: Skanderbeg Books

Të njohësh një grua, Amos Oz

Agjenti i shërbimeve sekrete izraelite, Joel Ravid, duhet të ndërrojë banim dhe të jetojë në periferi pas daljes së tij në pension. Atij i duhet ta shkojë jetën me të bijën, të ëmën dhe të vjehrrën, pas vdekjes aksidentale të së shoqes.

Çmimi 12,49 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001579

Botuesi: Skanderbeg Books

Majkëlli im, Amos Oz

Po e shkruaj këtë histori, sepse njerëz që kam dashur, më kanë vdekur. Po e shkruaj këtë histori, sepse në moshë të re kam qenë e mbushur përplot me fuqinë e njeriut të dashuruar, e tani kjo fuqi dashurie po shuhet. Por unë nuk dua të shuhem.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001582

Botuesi: Skanderbeg Books

Rrëfim për dashurinë dhe errësirën, Amos Oz

"Rrëfim për dashurinë dhe errësirën" është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë.

Çmimi 20,82 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Jetë fshati, Amos Oz

Në këtë libër ka gjithçka nga jeta mbi tokë, në këtë lloj jete ka njerëz dhe kafshë, me skena dhe pikturime mes qeniesh, të cilët, ku rastësisht e ku enkas, hyjnë në jetët e njëri – tjetrit. I shkruar kësisoj, çdo lexues ka të drejtën ta lexojë këtë vepër si një roman.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Jeta rimon me vdekjen, Amos Oz

Përse shkruani? Përse vërtet shkruani kështu? Mos po rrekeni t'i ndikoni lexuesit, dhe nëse ndodh kjo – në ç'kah rrekeni t'i ndikoni? Çfarë roli luajnë historitë tuaja? U vini kryq, i korrigjoni vazhdimisht apo i shkruani drejt e prej muzës suaj?

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Merilini në tri kocka, Isabelle Wery

Merilin Tërki shkruan një roman. Qysh në fëmijëri, tek ajo, u shfaq tërheqja për takimet romantike dhe zunë vend idetë e dyshes, bashkëpunimit, pakteve, "veprimeve dashurore" dhe partneriteteve miqësore. Gjatë kohës që shkruan këtë roman, ajo riviziton fragmente të jetës së vet dhe zhytet në kujtimet e takimeve të saj intime dhe të qarta.

Çmimi 9,37 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Zemra vërtitëse, Donal Ryan

Në një fshat të humbur irlandez, menjëherë pas krizës së rëndë ekonomike, fillojnë të dalin në sipërfaqe tensione të rrezikshme. Lupa zmadhuese e Donal Ryan përqendrohet në tablonë e ngjarjeve që zhvillohen rreth falimentimit të një ndërmarrjeje ndërtimi.

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001108

Botuesi: Te tjere

Nusja Amerikane, Mario Soldati

"Nusja amerikane" është një roman dashurie dhe vetmie, një rrëfim dhe me reflektim mbi një diskutim dashurie. Është një libër me një tension të dyfishtë, një tregim sentimental dhe një refleksion moralist. Në qendër të romanit, është Edit, grua dhe bashkëshorte, e cila vuan një fat tragjik, në sfondin e Amerikës.

Çmimi 6,25 
More
In Stock

Botuesi: Ideart

Kumbari i fundit, Mario Puzo

Don Domeniko Klerikucio, kryetar i familjes mafioze më të famshme në Amerikë, është "kumbari i fundit". Qëllimi i tij kryesor është vetëm një: të mbrojë të ardhmen e familjes së tij, duke mashtruar përmes lojës së kumarit, investimeve miliardere në kinema, korrupsionit politik dhe intrigave financiare.

Çmimi 9,37 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001523

Botuesi: OMBRA GVG

Shpirt pezull, Margaret Mazzantini

...një ditë me shi e zogj që ndotin rrugët, një vajzë peëmbedhjetë vjçare që aksidentohet me motorin e saj, një ambulancë që turret drejt spitalit ku punon kiriug i ati i vajzës. Është ai që ngjarja e ka vendosur përballë fatit dhe operacionin e së bijës e lë në duart e kolegut të tij neurokirurg.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Gjendja njerëzore, Andre Malraux

Në 1999 revista "Le monde" e ka cilësuar si një ndër librat më të mirë të shekullit. Ngjarjet e romanit zhvillohen gjatë një periudhe 22 ditore, në Shangai, Kinë. Personazhet qendrore janë Çeni, Kio, Gisori, Katu dhe baroni Klapik. Fatet e tyre ndërthuren me njëri-tjetrin. Ky është një roman ekzistencial e fatalist.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Pesë ditët e fundit të profetit, Tahsin Yucel

“Po jetoj një ëndërr brenda ëndrrës! Kjo vetëm kështu mund të jetë?” Pastaj, duke qenë i bindur se ishte në thellësitë e një ëndrre, u kthye nga ana tjetër. Me t’u kthyer, trupi i tij gati vetvetiu u bashkua me trupin që ndodhej mbi të duke filluar nga pika më e ndjeshme.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001561

Botuesi: OMSCA-1

Asan, Vladimir Makanin

Vladimir Makanin u lind më 1937 në Orsk të Rusisë. Ka mbaruar Universitetin Shtetëror të Moskës dhe është punësuar si matematikan deri në vitin 1960 në Akademinë Ushtarake. Stili i të shkruarit të Makaninit mund të vlerësohet si thellësisht realist.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)