Bashkëkohore

Information

Botuesit

Autorët

I ri Ulje çmimi! Shtëpia në udhëkryq, Vassilis Vassilikos Shfaq të madhe

Shtëpia në udhëkryq, Vassilis Vassilikos

Produkt i ri

Vepra sjell atmosferën e jetës rinore dhe të qarqeve të artistëve grekë të fundviteve ‘50, përshkruan ambicie të zhgënjyera dhe ëndrra të parealizuara, që, pa dyshim, shënjojnë karakterin dhe jetën e personazheve kryesore.

Më shumë detaje

$7.89

-20%

$9.86

Add to wishlist

Më shumë informacione

Titulli: Shtëpia në udhëkryq
Gjinia: Roman
Autori: Vassilis Vassilikos
Shqipëroi: Kleo Lati
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2019
Fq. 164
Pesha: 0.235 kg.
ISBN: 978-9928-292-13-1

Mbi librin

"Shtëpia në udhëkryq" e Vassilis Vassilikos, shkrimtar bashkëkohor grek, është një roman erotik, plot sensualitet dhe seksualitet. Vepra sjell atmosferën e jetës rinore dhe të qarqeve të artistëve grekë të fundviteve ‘50, përshkruan ambicie të zhgënjyera dhe ëndrra të parealizuara, që, pa dyshim, shënjojnë karakterin dhe jetën e personazheve kryesore.

Kjo nuk është vetëm një histori dashurie mes Janit student dhe Magdës, gruas së muzikantit Jakov. Është shumë më tepër sesa thjesht pasion, mbushur me fiksime dhe afshe të tepruara, gati patologjike. Ata e duan njëri-tjetrin, nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin, ndahen e kthehen së bashku nën ethet e dashurisë dhe seksit të shfrenuar.

Gjatë rrëfimit mjeshtëror, mbushur me erotizëm që ndihet përmes atmosferës së ngjarjeve dhe më gjerë, në shtëpinë e Jakovit duket sikur të gjitha personazhet janë, kush më pak e kush më shumë, të përfshira në marrëdhënie sekrete apo joshje, që deformojnë raportet e tyre intime, por në të njëjtën kohë i shtyjnë ato të kërkojnë kënaqësi të reja, edhe pse me dhembje.

Në këtë roman del qartë atmosfera e shfrenuar e Athinës së mesit të shekullit XX, ajo atmosferë që sundonte edhe në Europë, në kërkim të lirisë së pakufishme. I vlerësuar për portretizimin mjeshtëror të personazheve, Shtëpia në udhëkryq, romani që shënoi majën në krijimtarinë letrare të Vassilis Vassilikos, është përkthyer në 40 gjuhë dhe ka fituar Çmimin Shtetëror për Prozën e Shkurtër më 1980, si dhe shumë çmime të rëndësishme letrare.

Reviews

Write a review

Shtëpia në udhëkryq, Vassilis Vassilikos

Shtëpia në udhëkryq, Vassilis Vassilikos

Vepra sjell atmosferën e jetës rinore dhe të qarqeve të artistëve grekë të fundviteve ‘50, përshkruan ambicie të zhgënjyera dhe ëndrra të parealizuara, që, pa dyshim, shënjojnë karakterin dhe jetën e personazheve kryesore.

Libra të ngjashëm