• Banner

Frika i ka sytë e hapur, Milan Dekleva
  • Frika i ka sytë e hapur, Milan Dekleva

Frika i ka sytë e hapur, Milan Dekleva

I ndërtuar si një rrjetë tregimesh me tituj interesantë, në dukje të palidhur me njëri – tjetrin, romani rrëfen ndodhitë e vogla në jetën e Gromit, në sfondin e një Vjene shkëlqimplotë dhe Ljubjanës me borë të prapambetur.

7,77 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Frika i ka sytë e hapur
Origjinali: Zmagoslavje podgan
Gjinia: Roman
Autori: Milan Dekleva
Shqipëroi: Nikollë Berishaj
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2016
Fq. 280
Pesha: 0.365 kg.
ISBN: 978-9928-217-31-8

Mbi librin

Si një ndër romanet më të vlerësuara të letërsisë bashkëkohore sllovene, “Frika i ka sytë e hapur” e shkrimtarit Milan Dekleva vë në qendër historinë e mjekut dhe shkrimtarit Sllavko Grom, një gjysmëbiografi e viteve si student mjekësie, takimet me doktor Frojdin dhe Jauregun, dashuritë dhe pasionin për letërsinë dhe kthimin në vendlindje, që tanimë i duket mbytëse dhe kufizuese.

I ndërtuar si një rrjetë tregimesh me tituj interesantë, në dukje të palidhur me njëri – tjetrin, romani rrëfen ndodhitë e vogla në jetën e Gromit, në sfondin e një Vjene shkëlqimplotë dhe Ljubjanës me borë të prapambetur.

Stili përsiatës, mungesa e një forme të qartë dhe thyerjet gjuhësore, së bashku me ndjesitë e forta të personazhit, ndonjëherë të dyzuar e shpesh mes realitetit e halucinacionit, e fusin romanin në rrjedhat e ekspresionizmit.

Komente mbi librin

“Duket sikur Milan Dekleva për këtë vepër ka zbuluar një zhanër të veçantë që nuk është vetëm jetëshkrim, por as roman tipik.”

Jelka Cigleneçki, Sodobnost

“Krijimtaria artistike e Milan Deklevës ka cilësi të jashtëzakonshme, falë niveleve të shumta të leximit, paradokseve dhe lojës tekstore. As shuma e tipareve të tilla si: ironia, humori i përzgjedhur dhe përzierja e fizikes me metafiziken, nuk mund ta japin plotësisht thelbin e saj, sidomos te romani “Frika i ka sytë e hapur”.”

Dr. Irena Novak Popov, Universiteti i Ljubljanës

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217318
ean13
9789928217318
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

City, Alessandro Baricco

Ka makina, telefona, autobusë, madje edhe një televizor, e në njëfarë pike shfaqet dhe një zotëri që shet një rulotë. Nuk ka kompjuter, po do t'i vijë dita dhe atij. Pastaj edhe jam çlodhur nga mundimi duke vizatuar nja dy lagje të City që të kthejnë pas në kohë. Te njëra rrëfehet një histori boksi, në kohën e radios. Te tjetra kemi western.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Më fal, Ida Hegazi Høyer

Një vajzë takon një djalë. Është dashuri me shikim të parë. Ai duket i dashuri perfekt, student i filozofisë që e mahnit me bisedat intelektuale dhe shpirtin e lirë. Ata fillojnë bashkëjetesën menjëherë, të përpirë tërësisht nga njëri-tjetri. Por jo gjithçka shkon siç duhet. 

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Si çokollatë e hidhur, Lesley Lokko

Laura, shtatëmbëdhjetë vjeçe, e bukur, por tashmë dy herë e braktisur: një herë nga nëna e saj dhe një herë nga një ushtar i ri, i cili e la shtatzënë dhe pa përkrahje. Amelina - punon për familjen e privilegjuar të Laurës. Ajo nuk ka njerëz të afërt dhe nuk di asgjë për të kaluarën e saj.

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Long John Silver, Bjorn Larsson

Kur përkthimi në shqip i këtij romani po përgatitej për botim, i kërkova autorit, Björn Larsson, një rekomandim për ndonjë recension a kritikë që mund ta përdornim si parathënie. Në vend të këtyre, ai më dërgoi një libër të vetin me kujtime, një ditar të shkruar posaçërisht për publikun italian që e ka ndër autorët e preferuar suedezë.

Çmimi 12,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Qielli i rremë, Julio Cortazar

Shpjegimi i alkimisë së fiksioneve të Cortázar-it, që shkrin fantazine me irreale me jetën gazmore te trupit dhe te mugés, jetén e imagjinates, te lire dhe pa pengesa, me jetén e kushtezuar të trupit dhe të historisë, qendron te stili. Një stil që mrekullisht shkërben rrefimin gojor, zhdervjelltésinë e rrjedhshme të së folurés sé perditshme, shprehjen...

Çmimi 13,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia e një pulëbardhe dhe e maçokut që e mësoi të fluturonte, Luis Sepulveda

Historia e një pulëbardhe dhe e maçokut që e mësoi të fluturonte është libri që ka pushtuar zemrat e miliona lexueve të çdo moshe. Pasi u zhyt në një njollë vaji në ujërat e Detit të Veriut, pulëbardha Kengah, gati duke vdekur, ndalon në ballkonin e maçokut Zorba, të cilit i merr tri premtime: të mos e hajë vezën që ajo po lind, të kujdeset e t'i mësojë...

Çmimi 6,66 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Skanderbeg Books

Sërish dashuri, Doris Lessing

Sara Durham, një shkrimtare gjashtëdhjetë e pesë vjeçare që jeton në Londër, tashmë prej vitesh një grua e ve dhe nënë fëmijësh të rritur, është duke përgatitur me ekipin e saj të teatrit një dramë të re, të bazuar në ditarët dhe jetën e Xhuli Varion – një artisteje franzeze e fillimit të shekullit, e cila ka jetuar në Martinike, muzika, pikturat dhejeta...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Rasti i çuditshëm i vrasjes së qenit në mesnatë, Mark Haddon

Ky libër ka në qendër të tij një mister, por ndryshon nga gjithë librat e tjerë të këtij lloji. Sepse ai që përpiqet të zgjidhë misterin është Kristofer Bun, një djalosh pesëmbëdhjetë vjeçar që vuan nga sindroma e Aspergerit, një formë autizmi, e që për pasojë, ka një raport mjaft problemor me botën.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001617

Botuesi: Skanderbeg Books

Inati, Philip Roth

"Inati", rrëfenja për arsimimin e një të riu mes mundësive tmerruese dhe pengesave të pashpjegueshme të jetës, është një kontribut i fuqishëm në zhbirimin që Roth i bën ndikimit të historisë amerikane mbi jetën e individit të brishtë.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Burri me pardesy të bardhë, Oguz Atay

Tregimet e paraqitura në këtë përmbledhje nga autori i shquar turk Oğuz Atay sjellin një qasje ndryshe, duke i trajtuar personazhet në një mënyrë gati-gati kafkiane dhe duke i veshur me tiparet e fuqishme të ironisë ndaj tipareve negative të njerëzimit.

Çmimi 6,22 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)