Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Falltaret, Margaret Laurence
  • Falltaret, Margaret Laurence

Falltarët, Margaret Laurence

OMBRA GVG

Fuqia e vërtetë e Laurence qëndron në aftësinë për të ringjallur me përpikmëri atë emocion kaq të njohur, tmerrin e jetimes, guximin e krisur të adoleshentes, zemërimin dhe urrejtjen për veten, dobësinë e të moshuarve, brishtësinë e të mposhturve. "Falltarët" është një tjetër vepër, pjesë e veprave klasike të rrënjosura thellë në traditën më të mirë të romanit.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Falltarët
Origjinali: The diviners
Gjinia: Roman
Autori: Margaret Laurence
Shqipëroi: Eliona Balilaj
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2018
Fq. 680
Pesha: 0.734 kg.
ISBN: 978-9928-06-228-4

Komente mbi librin

"I vlerësoj romanet e Margaret Laurence për shkak të emocioneve njerëzore që përfton nga përshkrimi i qytezave të shkretuara dhe gjithë pluhur të Kanadasë së saj, për shkak të aftësisë për të krijuar personazhe që nuk pajtohen me varfërinë, dhe në këtë roman të shkëlqyer, për shkak të heroinës, Moragë Gan, e përshkruar me penelata shndritëse, me ambicien për të qenë shkrimtare e pavarur, gjendje e cila mbizotëron në të gjithë rrëfimin."

E. Weeks, "Atlantic"

"Laurence depërton shumë thellë në problemet e identitetit. Romani "Falltarët" është një pikë referuese e identitetit të letërsisë kanadeze në botë."

Kirkus Review

"Fuqia e vërtetë e Laurence qëndron në aftësinë për të ringjallur me përpikmëri atë emocion kaq të njohur, tmerrin e jetimes, guximin e krisur të adoleshentes, zemërimin dhe urrejtjen për veten, dobësinë e të moshuarve, brishtësinë e të mposhturve. "Falltarët" është një tjetër vepër, pjesë e veprave klasike të rrënjosura thellë në traditën më të mirë të romanit."

Library Journal

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928062284
ean13
9789928062284
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Mikesha gjeniale, Elena Ferrante

Dy vajza jetotojnë në një univers dhune, xhelozie, trekëndësha dashurie dhe çrregullime politike, ato janë dy personazhe të paharrueshme... E megjithatë, është aftësia e Ferrantes për të paraqitur të vërteta përvëluese që u jep këtye librave një fuqi të papërmbajtshme... Ferrante shfaqet si një Dickens i shekullit XXI, që lexuesit i kërkojnë me ngulm...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2081

Botuesi: OMBRA GVG

Deti, deti, Iris Murdoch

Kritika vë në dukje se këto romane shquhen për inteligjencën dhe elegancën e lartë me të cilin shkrimtari i ndërton personazhet dhe strukturat e veprës. Këto cilësi, shpesh përshkohen nga ndjenja e humorit të hollë dhe therës.
1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Mbretëresha e festës së madhe, Adriana Trigiani

Ferma e Kasteluçave ndodhet në periferi të Rosetos. Nela, vajza e mesme e pesë fëmijëve të familjes, është inteligjente dhe dëshiron që një ditë të bëhet mësuese dhe të jetojë larg mundimeve të fermës.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000275

Botuesi: Botimet Dudaj

Oret, Michael Cunnungham

"Orët" rrëfen historinë e tri femrave që janë cilësuar nga kritika si kulmet e personazheve femërore të shekullit. E para është një grua e përsyshur, e mistershme, një shkrimtare e famshme, Virxhinia Vulf, personazhi më kontradiktor, por edhe më i adhuruari në letërsinë angleze, e cila jepet në çastet para se të vetëvritej në vitin 1941.
700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Përçmimi, Alberto Moravia

Një mbrapshti që nuk e di në do të ndodhë, të shkakton trazirë, sepse mbi të gjitha, shpreson deri në fund që të mos jetë e vërtetë ; por kur e di që kjo mbrapshti është e sigurt, përkundrazi, zhytesh për ca kohë në një qetësi të poshtër.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Terapi dhe gënjeshtra, Irvin D. Yalom

Simor Troteri, një terapist i dorës së vjetër, akuzohet për sjellje të pahijshme seksuale ndaj pacientes së tij. Marshall Streidëri, mbikqyrësi ambicioz e pompoz, zhvatet nga një mashtrues i maskuar si pacient.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Pylli i pigmejve, Isabel Allende

Protagonistët, të shtyrë në fillim nga kureshtja dhe më pas nga solidariteti, do të arrijnë të shmangin rreziqe pa fund, falë fuqive të tyre: Nadia duke u bërë e padukshme dhe duke folur me kafshët, Aleksandri duke u shndërruar në jaguar dhe të dy duke u mundur të komunikojnë me shpirtrat. Ata do të hyjnë në kontakt me kulturën e pigmejve, të cilët, me...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Zjarre të vogla, Celeste Ng

Nuk kalon shumë dhe Mia me të bijën bëhen më tepër se qiramarrëse: të katër fëmijët e Riçardsonëve mahniten nga dyshja joshëse nënë-bijë. Sidoqoftë, Mia nuk pranon kurrsesi të pajtohet me rregullat, bindje që kërcënon të shkatërrojë këtë komunitet të planifikuar deri në hollësi.
1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Bija e varrmihësit, Joyce Carol Oates

Për t'i shpëtuar përndjekjes naziste në Gjermaninë e vitit 1936, familja Shvart emigron në Shtetet e Bashkuara, në një qytezë në periferi të Nju Jorkut. Babai, një ish – mësues në shkollë të mesme, i nënshtrohet së vetmes punë që mund të gjejë: varrmihës dhe mbikëqyrës i varrezës.
1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Zoti Guajn, Alessandro Baricco

Xhesper Guajni është shkrimtar. Jeton në Londër dhe me gjasë është një njeri që e do jetën. Krejt papritur, ka dëshirë të pushojë. Ndoshta të reshtë së shkruari, por ajo e tija nuk është kriza që prek shkrimtarët pa frymëzim. Xhesper Guajni duket se do të ndryshojë perspektivë, të arrijë në thelbin e një magjie.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2202

Botuesi: Skanderbeg Books

Ne bregun Chesil, Ian McEwan

Dy të rinj, Florenca dhe Eduardi, sapo janë martuar në Oksford dhe kanë shkuar për muajin e mjaltit në një hotel të vogël në plazhin Chesil. Ndryshe nga sa kanë ëndërruar ata, nata e tyre e parë, nuk ka lidhje fare as me endje nëpër guralecët e plazhit me shishen e verës franceze në dorë, as me ankthin e pritjes së gjatë të të qenit bashkë, larg botës.
600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2120

Botuesi: Botimet Dudaj

Magjistricat e Firences, Salman Rushdie

Një djalosh shtatlartë e flokëverdhë nga Europa, i cili e quan veten "Mogor del'Amore" (që do të thotë mongol i lindur jashtë lidhjes martesore), vjen në oborrin e një mongoli të vërtetë: Mongolit të Madh, perandorit Ekber.
1 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001591

Botuesi: Poeteka & Ideart

Kalda - histori nën lëkurë, Edo Popovic

Kritika e cilëson Edo Popović si një romancier- përfaqësues autentik të 'realitetit të pisët' ku jetojmë, falë stilit të tij të zhdërvjellët, të kursyer, lakonik dhe të ashpër, fjalës së saktë dhe personazheve të besueshëm që krijon.
700 Lekë
More
Ne gjendje