• Banner

Para se të ishim tuajt, Lisa Wingate

Në këtë roman të mprehtë, të frymëzuar nga një histori e vërtetë, dy familje, të ndara nga disa breza, ndryshojnë përgjithmonë nga një padrejtësi që të thyen zemrën.

149,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Para se të ishim tuajt
Origjinali: Before we were yours
Gjinia: Roman
Autori: Lisa Wingate
Shqipëroi: Taulant Hatia
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2018
Fq. 472
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-9928-00-316-4

Mbi librin

Në këtë roman të mprehtë, të frymëzuar nga një histori e vërtetë, dy familje, të ndara nga disa breza, ndryshojnë përgjithmonë nga një padrejtësi që të thyen zemrën.

Memfis, 1939. Dymbëdhjetëvjeçarja Rill Fos me motrat dhe vëllain e saj të vogël, bëjnë një jetë magjike në varkën e familjes së tyre, në lumin Misisipi. Por kur babait iu desh të çonte mamanë në spital një natë me stuhi, Rilli u ngarkua të kujdesej për gjithçka, deri sa arritën disa të panjohur.

Të marrë me forcë nga vendi ku ishin lindur e rritur dhe të dërguar në jetimoren e Shoqatës së Shtëpisë së Fëmijëve të Tenesit, fëmijët e familjes Fos u siguruan se do t'i kthenin përsëri te prindërit e tyre, por e kuptuan shpejt të vërtetën e errët. Nën egërsinë e drejtueses mizore të jetimores, Rilli lufton për t'i mbajtur motrat dhe vëllain së bashku, në një botë rreziku dhe pasigurie.

Aiken, Karolina e Jugut, ditët e sotme. E lindur mes pasurisë dhe privilegjeve, Ejvëri Stafordi duket se i ka të gjitha: një karrierë të suksesshme si prokurore federale, një të fejuar të pashëm dhe një martesë të shkëlqyer në horizont. Por, kur Ejvëria kthehet në shtëpi për të ndihmuar të atin të kapërcejë një krizë shëndetësore, rastësia e përballë me pyetje të parehatshme dhe e shtyn të ndërmarrë një udhëtim në historinë e shkuar e të fshehtë të familjes, në një rrugë që mund ta çojë drejt shkatërrimit ose shpërblimit.

Mbështetur në një nga skandalet më të bujshme të jetës amerikane, ku Xhorxhia Tani, drejtuesja e organizatës së adoptimeve me bazë në Memfis, grabiste dhe shiste fëmijët e varfër te familjet e pasura në gjithë vendin, rrëfimi gozhdues, i trishtueshëm dhe njëherësh frymëzues i Liza Uingejtit na kujton se, pavarësisht se rrugët që ndjekim mund të na çojnë në shumë drejtime, zemra nuk e harron kurrë ku e kemi vendin.

Komente mbi librin

"Liza Uingejti merr një nga kapitujt më të pabesueshëm të historisë sonë dhe thur prej tij një rrëfim me një fuqi të madhe. Fakti që Xhorxhia Tani dhe Shoqata e Shtëpisë së Fëmijëve të Tenesit, drejtuar prej saj, ekzistonin realisht, kanë ndikuar mbi jetën e një numri tepër të madh fëmijësh - u kanë vjedhur të shkuarën dhe u kanë ndryshuar të ardhmen atyre - të fut të dridhurat.

Por vlera e vërtetë e këtij romani të trazuar është se sa thellë është zhytur autorja në zemrën dhe mendjen e ciganes dymbëdhjetëvjeçare të lumit, Rill Fos. Zëri plotësisht i vetmuar i Rillit do të qëndrojë me ju edhe pasi të ktheni faqen e fundit, njësoj siç do të shoqërojë Uingejtin guximi i saj... I gjallë dhe mbresëlënës."

Pula McLain, autore e bestsellerit "Rrotull diellit"

"Një tregim i fuqishëm për familjen, motrat, të fshehtat e mbajtura dhe sekretet e thëna. Absolutisht e dashurova këtë libër. Vazhdoj ta përjetoj ndikimin e tij, i tronditur nga elementët e vërtetë kriminalë dhe i mrekulluar nga udhëtimi i këtyre personazheve që duken se kanë shpirt të pavdekshëm."

Jamie Ford, autor i bestsellerit "Hoteli i kujtimeve rinore"

"Historia e Liza Uingejtit për familjen e ndarë nga skandali i Shoqatës së Shtëpisë së Fëmijëve të Tenesit është aq zemërthyese dhe e vërtetë saqë nuk flija dot deri sa mësova për fatin e tyre. Ditë më vonë, ende më ndjek pas ai komplot djallëzor për të grabitur dhe shitur fëmijët më të pambrojtur te ofruesit më të mëdhenj, nën mbrojtjen e zyrtarëve më të lartë që kthenin kokën në anën tjetër."

Julie Kibler, autore e bestsellerit "Thirrja në shtëpi"

Mbi autoren

Lisa Wingate ka qenë gazetare, është folëse frymëzuese dhe autore e më shumë se dymbëdhjetë romaneve tepër të shitur. Punët e saj kanë fituar apo janë përzgjedhur për shumë çmime, përfshi çmimin letrar "Pat Konroj Sauthern", çmimet "Oklahoma", "Karol" dhe "Kristi", si dhe çmimin "RT Rivjuërs". Jeton në Uaçita Mauntins, në Arkansasin Jugperëndimor.

Në këtë roman të mprehtë, të frymëzuar nga një histori e vërtetë, dy familje, të ndara nga disa breza, ndryshojnë përgjithmonë nga një padrejtësi që të thyen zemrën.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928003164
ean13
9789928003164
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Arka e Noes

Gungaçi, Roberto Arlt

Një vrasës mbart me vete një shkak të fortë për të justifikuar aktin e tij dhe i vetmi detaj që mundet ta zbulojë është një fletë ari në dhëmballë, ndërkohë që ekziston te gruaja që ka në dorë dorëzimin e tij një shkak më i fuqishëm për të mos e kallëzuar: dashuria.

Çmimi 57,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Dhoma, Emma Donoghue

Një roman i veçantë që flet për Xhekun, një djalë pesëvjeçar, bota e të cilit kufizohet në një zgëq tre metra katrorë. Dhoma është vendi ku ai ka lindur dhe është rritur; aty jeton së bashku me Manë.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Fletorja e madhe, Agota Kristof

Jo gjith bahet fjalë në libra, për ato gjanat që përshkrujn.  Romani i Agota Kristofit përshkrunë vuajtje, luftën, vdekjen, kriminalitetin dhe perverzitetet seksuale, por ktu bahet fjalë vetëm për dashninë. Në një mënyrë të çiltër dhe të ndjeshme flet për dashninë.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

I vetëm në Berlin, Hans Fallada

Libri mbështetet në ngjarje të vërteta, duke përshkruar jetën e një çifti gjerman, prindër të një djali të vetëm, të cilët pasi e humbin atë gjatë luftës së dytë botërore, protestojnë kundër Hitlerit që dërgonte bijtë e nënave në luftë për qëllime pushtuese.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kthimi, Dulce Maria Cardoso

Një tablo e nderë, dramatike, treguar përmes syve të një fëmije për "kthimin" në atdhe, që përbën njëkohësisht edhe një radiografi gjuhësore të një vendi ende të mpirë dhe ndoshta të zhgënjyer nga ndryshimet jo shumë të largëta historike.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Gjahtari i tigrave, Paullina Simons

Xhuliani, një djalë i ri dhe i pashëm, bën një jetë magjepsëse në Los Anxhelos. Bota e tij përmbyset nga një lidhje dashurie me Jozefinën, një grua e re misterioze, që ia merr mendjen krejtësisht. Por ajo nuk është ashtu siç duket, ajo mbart sekrete që i ndajnë - ndoshta përgjithmonë.

Çmimi 184,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Burgosja e poetit Ovidius, Liviu Lungu

Nëpërmjet një rrethi të mbyllur ngjarjesh, autori vendos në thelb të romanit dy mistere ende të pazbardhura: arsyen e syrgjynosjes së Ovidius-it, ndoshta poeti i parë në historinë e letërsisë botërore i ndëshkuar nga politika për shkak të poezisë së tij, si dhe të vdekjes/zhdukjes së tij të mistershme.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001179

Botuesi: Morava

Hëna e re, Stephenie Meyer

Ndihesha sikur isha zënë në kurth, në një nga ato makthet e tmerrshme, në të cilat duhet të vraposh, të vraposh sa të mbetesh e pafrymë, por trupi yt nuk mundet të lëvizë mjaftueshëm shpejt. Këmbët e mia dukej sikur ecnin gjithnjë e më ngadalë teksa çaja nëpër turmën e pashpirt, por akrepat në kullën gjigante të sahatit nuk ngadalësoheshin.

Çmimi 143,75 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2197

Botuesi: Dituria

Marina, Carlos Ruiz Zafon

Oskar Drai është një student i ri që po kalon vitet e adoleshencës në një kolegj të zymtë të qytetit katalanas. I mbushur me energjinë e dhimbshme tipike për këtë moshë, herë ëndërrimtar e herë aventurier, Oskarit i pëlqen t'u shpëtojë mureve mbytëse të shkollës, për të humbur në labirintet e rrugëve, shtëpive dhe ndërtesave të lagjeve që pikojnë në çdo...

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Pacienti anglez, Michael Ondaatje

Me një bukuri të parrëfyer dhe inteligjencë, romani i Michael Ondaatje, fitues i çmimit prestigjioz Booker's Prize, ndërthur katër jetë të gjymtuara, në një vilë të braktisur italiane, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi 126,50 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)