• Banner

Paula, Isabel Allende
  • Paula, Isabel Allende

Paula, Isabel Allende

Kështu fillon romani i Isabel Allende – s, kushtuar vajzës së saj. Paula, lindur më 22 tetor 1963, është e lumtur, e dashuruar, jeton në Madrid, punon... Një jetë e thjeshtë, ndryshe nga ajo e së ëmës që, tashmë, është e famshme. Dy gra, dy fate të ndryshme.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Paula
Origjinali: Paula
Gjinia: Roman
Autori: Isabel Allende
Shqipëroi: Amik Kasoruho
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2018
Fq. 372
Pesha: 0.387 kg.
ISBN: 978-99943-0-554-4

Mbi librin

Dëgjo, Paula, dua të të rrëfej një histori që, kur të zgjohesh, të mos ndihesh edhe aq e përhumbur.

Kështu fillon romani i Isabel Allende – s, kushtuar vajzës së saj. Paula, lindur më 22 tetor 1963, është e lumtur, e dashuruar, jeton në Madrid, punon... Një jetë e thjeshtë, ndryshe nga ajo e së ëmës që, tashmë, është e famshme. Dy gra, dy fate të ndryshme.

Befas, Paula bie në shtrat nga një sëmundje shumë e rëndë: porfiria. Koma e saj është një rrugë pa kthim. Isabela lë Franciskon ku jeton, për t'i ndenjur pranë së bijës. Ndërsa mjekët provojnë çdo lloj mjekimi për ta shpëtuar, Isabela provon me të vetëm armë të saj: shkruan "për të trembur vdekjen" siç pohon ajo, magjinë e fjalës për të evokuar e thirrur së bashku, përreth Paulës, të gjithë pjesëtarët e asaj familjeje të madhe e të çuditshme që, së bashku me kujtimet, të formojnë një zinxhir njerëzor, që do ta mbajë Paulën në jetë.

Kështu libri bëhet autobiografia e Isabel Allende-s, një rrëfim tronditës, plot me hollësi për zanafillën e librave të saj, udhëtimeve, dashurive... Është rrëfimi i një dhimbjeje të veçantë (Paula do të mbyllë sytë më 6 dhjetor 1992), që nuk e pranon dëshpërimin, sepse Paula, diku larg që këtej, po e dëgjon. Nuk ekziston ndarja përfundimtare, derisa ekziston kujtimi.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Ishulli nen det, Isabel Allende

(0)

1770, Santo Domingo, sot Haiti. Teteja është nëntë vjeçe, kur i riu francez Tuluz Valmorein e blen që të merret me punët e shtëpisë. Përreth janë fushat e kallamit të sheqerit, vapa ligështuese e ishullit, puna e skllevërve.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vendi im i imagjinuar, Isabel Allende

(0)

Ashtu si personazhet e disa romanëve të saj të paharrueshëm, Isabel Allende, e shenjuar nga një ndjenjë e dhimbshme mërgimi, kthehet me kujtime te rrënjët e saj, te një vend tashmë "i imagjinuar" dhe i zbehtë për shkak të largësisë së madhe, traumat e grushtit të shtetit, familja në diasporë, odiseja e saj e thurur me pasione, drama e suksese.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Shuma e diteve, Isabel Allende

(0)

Vitet që pasuan vdekjen e së bijës, Paulës, Isabel Alende i përshkruan në formë ditari, duke bërë një kronikë të familjes, të cilën e ka mbledhur me mund në Kaliforni. Kujtimet ndërthuren me reflektimet mbi jetën, mbi veprën e saj dhe mbi botën bashkëkohore.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001069

Botuesi: Dituria

Suitë franceze, Irene Nemirovsky

(0)

Shkruar në zjarrin e historisë, romani "Suitë franceze" përshkruan pothuaj drejtpërsëdrejti eksodin e qershorit të vitit 1940, që përfshiu mes një rrëmuje tragjike familjet franceze të të gjitha shtresave, nga më të pasurat në më të thjeshtat.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Pylli i pigmejve, Isabel Allende

(0)

Protagonistët, të shtyrë në fillim nga kureshtja dhe më pas nga solidariteti, do të arrijnë të shmangin rreziqe pa fund, falë fuqive të tyre: Nadia duke u bërë e padukshme dhe duke folur me kafshët, Aleksandri duke u shndërruar në jaguar dhe të dy duke u mundur të komunikojnë me shpirtrat. Ata do të hyjnë në kontakt me kulturën e pigmejve, të cilët, me...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2600

Botuesi: Pegi

Akabadora, Nena e fundit, Michela Murgia

(0)

Kjo është historia prekëse e Teto Bonarisë, rrobaqepëses së vjetër, që merr një bijë për shpirt, pikërisht Marian e vogël. Sekretet e dëshirat e zemrës të së resë përzihen me të fshehtat e një të moshuare; në këtë alkimi shekullore gjejmë edhe paragjykimet, që falë izolimit të tyre gjeografik, ngjajnë kaq shumë me shqiptarët.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Aleksandri, Valerio Massimo Manfredi

(0)

Manfredi rrëfen në këto tri romane për një njeri të pazakonshëm, që i kushtoi jetën realizimit të ëndrrës për të sunduar botën. "Aleksandri" nuk është vetëm një histori e jashtëzakonshme e perandorisë, mistereve, hakmarrjeve, betejave, por është edhe histori e një dashurie të madhe, vuajtjes dhe vetmisë trishtuese.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Të fshehtat e malit Grei, John Grisham

(0)

Është një ndryshim rrënjësor. Samanta gjendet sakaq në një botë tjetër dhe, falë të pamposhturës Mati Uajati, drejtueses së Zyrës Malore të Ndihmës Ligjore, dhe nipit të saj joshës e misterioz, avokatit Donovan Grei, e kupton menjëherë se çfarë do të thotë të përballesh me klientë dhe probleme të vërteta.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Te lindur dy here, Giuseppe Pontiggia

(0)

I hidhur dhe dramatik, por edhe grotesk e komik, ironik dhe pasionant, ky roman rrëfen marrëdhënien e një babai me djalin e tij me aftësi të kufizuara. Teksa i prin udhën nëpër grackat e jetës të birit, nga lindja në adoleshencë, babai mëson nga djali artin e të jetuarit jo për të qenë "normal", por vetëm vetvetja.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Makthet e nje nate vere, Hakan Bicakci

(0)

Nuk mund ta kuptoja se si kisha humbur pas një ecjeje aq të shkurtër dhe të drejtë. Po endesha rreth e qark me manovrime të pavetëdijshme, hapa të shqetësuar dhe vështrime të hutuara rreth rrugëve anësore të ftohta dhe të zymta që i ngjasonin njëra – tjetrës.

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2198

Botuesi: Dituria

Herman, Lars Saabye Christensen

(0)

Historia shtillet rreth Herman Fulktit, një djaloshi njëmbëdhjetëvjeçar pothuajse si gjithë të tjerët, me përjashtim të faktit që po i bien flokët dhe po bëhet tullac nga një sëmundje e padëgjuar.

Çmimi 650 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Versioni i Barnit, Mordecai Richler

(0)

Barni Panofski – i çatdhesuar kanadez, admirues finok i grave, shkrimtar, producent televiziv, tregimtar –vendos, më në fund, që të marrë penën dhe të hedhë në letër, kundërshtinë ndaj akuzave që i bëhen në autobiografinë e rivalit të tij.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001138

Botuesi: Botimet Dudaj

Zjarri, Katherine Neville

(0)

Shqipëri, viti 1822: tridhjetë vjet pas Revolucionit Francez, e gjithë Europa po qëndronte pezull në prag të Luftës Greke për Pavarësi. Ali Pasha, një sundimtar i fuqishëm i Perandorisë Otomane, e kishte zemëruar sulltanin dhe gjendej tashmë në prag të një sulmi nga forcat turke.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Jashari as jeton e as nuk jeton, Aziz Nesin

(0)

Aziz Nesini e vështroi gjatë e gjatë. Sytë iu mbushën me lot. Pranë tij qëndronte i biri, i cili ishte gati në të njëjtën moshë, i veshur shik e me këpucë në këmbë... Mbi botë dalloheshin këmbët e zbathura të djalit rom që quhej Jashar...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
chat Përshtypjet (0)