Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Qiell nen flake, Simon Sebag Montefiore
  • Qiell nen flake, Simon Sebag Montefiore

Qiell nën flakë, Simon Sebag Montefiore

Te tjere

Në fillim të verës 1942, ushtria italiane në Rusi numëronte 235'000 trupa të dërguara nga Musolini si përforcime të gjermanëve, pasi nuk donte që të mbetej pas në një fitore të gjermanëve.

1 800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Qiell nën flakë (kopertinë e trashë)
Origjinali: Red sky at noon
Gjinia: Roman
Autori: Simon Sebag Montefiore
Shqipëroi: Stavri Pone
Shtëpia botuese: Botimet 55
Viti: 2018
Fq. 392
Pesha: 0.814 kg.
ISBN: 978-9928-106-42-1

Mbi librin

Në fillim të verës 1942, ushtria italiane në Rusi numëronte 235'000 trupa të dërguara nga Musolini si përforcime të gjermanëve, pasi nuk donte që të mbetej pas në një fitore të gjermanëve.

Pak italianë e mbështetën këtë mision – me përjashtim të trupave të tij fashiste speciale, këmishëzinjtë, që në roman udhëhiqen nga Malamorja. Në mënyrë absurde Musolini shpiku formacionet romake për këmishëzinjtë e tij – siç ishte Konsulli – dhe njësitë e tyre u quajtën "legjione", sepse ai shpresonte të krijonte Perandorinë e tij Romake.

Italianët hodhën në terren Divizionin e Tretë të Kalorësisë Amedeo Duca d'Aosta dhe një total prej 25'000 kuajsh. Ata ishin jashtëzakonisht krenarë për regjimentet e tyre të kalorësisë siç ishte Savoia Cavalleria dhe patën disa suksese: më 24 gusht 1942, Kalorësia Savoja ndërmori një sulm të rrufeshëm spektakolar, një ndër të fundit në histori, kundër këmbësorisë sovjetike, të cilën e shpartalloi krejt afër lumit Don.

Një nga kuajt italianë me emrin Albino u verbua gjatë sulmit, por jetoi si një kalë hero deri në vitin 1960. Por në fund aventura italiane në Rusi ishte një katastrofë që e tronditi regjimin fashist.

Ata u shkatërruan në Betejën e Stalingradit, ku u vranë 25'000 italianë, ndërsa 60'000 të tjerë u bllokuan dhe iu desh të luftonin për të dalë nga rrethimi. Mendohet se në Rusi u vranë rreth 90'000 italianë.

Kthimi në atdhe i të mbijetuarëve kockë e lëkurë shpejtoi fundin e Musolinit, i cili u rrëzua nga pushteti në vitin 1943.

Fragment nga libri

Ne ishim rritur me vdekjen në këtë vend, ishim mësuar me vrasjen. Vdekja ishte xholi i lidhur e i rrahur, takat e të cilit i dëgjonim të kërcisnin teksa ngjiste shkallët, teksa ecte me zhurmë përmes pyjeve, teksa vizitonte fqinjët për një teke vodka natën vonë. Vrasja është e vetmja gjë që Rusia e bën mirë, - qeshi Benia. Po, vërtetë mirë.

Duke kaluar përmes luleve të diellit, Çorape Argjendta ktheu kokën djathtas, me veshët të cërruar, dhe Benia Goldeni ndjeu se ajoi i shkurtoi hapat. Ajo i tregonte diçka. Panka dhe Prishçepa tashmë u kishin zbritur kuajve dhe kishin ngritur çarqet e pushkëve.

Benia vuri dorën në automatikun e tij të lehtë PPSh që mbante krahaqafë. Nëse vdes tani, i tha vetes, ka vdekur prej kohe...

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928106421
ean13
9789928106421
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Akustikë e përkryer, Daria Bignardi

Arnoja dhe Sara takohen në adoleshencë dhe instinktivisht bien në dashuri. Një pasdite vere ajo e lë ngaqë "i pëlqejnë dashuritë fatkeqe". Takohen pas shumë vitesh dhe vendosin të martohen: janë të hareshëm, të dashuruar, duken të lumtur.
700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Numri dy, David Foenkinos

Qindra kandidatë morën pjesë në atë audicion, por në fund mbetën vetëm dy. Ky roman tregon historinë e djalit që nuk u zgjodh.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Toena

Për çfarë flasim kur flasim për dashuri, Raymond Carver

Kjo përmbledhje e shënjuar nga një rrëfimtari e zhdërvjelltë, me stil minimalist, në formë bashkëbisedimi dhe, njëkohësisht, e parë nga një këndvështrim i hollë i mënyrës se si njerëzit komunikojnë në të vërtetë, është kthyer shumë shpejt në një nga veprat më me ndikim në letërsinë moderne.
600 Lekë
More

Referenca: 2814

Botuesi: Pegi

Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol. 2

Sa herë që qeveritë ndërhyjnë në treg, lexuesit nxitojnë të blejnë "Revoltën e Altasit". Pse? Arsyeja kuptohet, nga emri i një grupi të krijuar së fundmi në Facebook: "I lexuar lajmet sot? Duket sikur "Revolta e Altasit" po ndodh në jetën e vërtetë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Policia e Kujtesës, Yoko Ogawa

“Policia e Kujtesës” është një distopi e bukur dhe përndjekëse për fuqinë e kujtesës dhe për traumën e humbjes, nga njëra prej shkrimtareve më të mëdha të Japonisë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Moderato Cantabile, Marguerite Duras

Pas një fateliteti që ndodh aty pranë, Ana dhe Shovini do të fillojnë të njihen duke imagjinuar arsyet e ngjarjes. Më pas, ajo kthehet në rehatinë e shtëpisë së saj të madhe, e cila në vetvete përfaqëson ndarjen sociale midis klasës së mesme dhe asaj punëtore.
500 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Kamila, si flutur, Sophie Daull

Ky është romani i përballimit të padurueshmes, ku fjalët zënë vendin e një plani mbijetese: "krijimin e një pike panoramike prej së cilës unë dhe Kamila të vijojmë sërish, së bashku, të soditim botën." Ky është romani i parë i Sophie Daull-it dhe është nderuar me Çmimin e Debutimit nga Lauriers Verts de La Foret des Livres.
800 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Madhështia e tragjedisë, Quim Monzo

Ky roman delikat, me ndërthurjet elegante të pabesisë, dashurisë, erosit dhe seksualitetit ekstrem, në të gjithë Evropën konsiderohet si një "kryevepër" dhe parodi postmoderne letrare. Struktura e qartë stilistikore ndërthuret ëmbël me intrigën dhe melodramatikën. Është një vepër me kontraste të humane dhe intelektuale, është në kufijtë e një tragjedie...
800 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Pyesni pluhurin, John Fante

Po, Fante pati efekt të madh mbi mua. Fante ishte hyu im dhe unë e dija se hyjnitë duhen lënë të qetë, nuk mund t'u shkelje pragun ashtu si duke lozur. Prapë më pëlqente të hamendja se ku mund të kishte jetuar në Angel's Flight dhe s'më dukej e pamundur që të jetonte akoma aty.
600 Lekë
More

Botuesi: Living

Gabriela, Karafil dhe Kanellë, Jorge Amado

Iljeusa e viteve 1925 është një qytet në lulëzim, me rekorde shitjesh për kultivimin e kakaos dhe me aspirata për t’u bërë një ndër qytetet më të mëdha të Portugalisë, por rruga e progresit shpesh bie ndesh me atë të traditave. 
1 400 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Ordesa, Manuel Vilas

Në librin “Ordesa”, Manuel Vilas rrëfen historinë personale me të njëjtin intensitet si në poezitë e tij: e kaluara, venitja e dy familjeve, humbja e njerëzve të dashur, mungesa dhe distanca me njerëzit që do, Spanja në të cilën jeton dhe Spanja kur ai u rrit, kujtimet, ndjesia e çrrënjosjes…
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000902

Botuesi: Papirus

Dielli i Skortave, Laurent Gaude

Historia është një bosht gjigand, një bosht manjetik që i bën t'i vijnë rrotull, t'i afrohen e t'i largohen pa pushim, porsi bletët në koshere sendet e njerëzit, natyrën e gjithçka tjetër të konceptueshme, të prekshme e të paprekshme.
700 Lekë
More

Referenca: SKU002048

Botuesi: Dituria

Kurre pa rene dielli, Johanna Sinisalo

Johanna Sinisalo lindi në Laponinë finlandeze më 1958. Ajo është mjaft e suksesshme me filmat e saj për të qeshur, komikë televizivë. Ka fituar shumë çmime kombëtare, midis të cilëve çmimin Atorox, Çmimin e Finlandës dhe çmimin Kemi National Conic Strip Contest.
600 Lekë
More

Botuesi: OMSCA-1

Fantazitë e një burri, Anatoli Toss

"Fantazitë e një burri" është libri nga i cili mund të mësoni si të dashuroni në mënyrë parimisht të re. Si të zbuloni te vetja cilësi për praninë e të cilave as që ju ka vajtur në mendje ndonjëherë, por që e ndryshojnë katërcipërisht përfytyrimin e dashurisë si "ndjenjë" dhe si "proces".
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Stalini në oborrin e carit të kuq, Simon Sebag Montefiore

"Në oborrin e Carit të kuq", shkruar nga Simon Sebag Montefiore, një nga biografët më të njohur të diktatorit sovjetik, Stalinit. Ndonëse të tjerë libra janë shkruar për të, ky botim ka privilegjin të jetë i pasuruar me të dhënat më të fundit mbi jetën e diktatorit, qëmtuar në arkivat ruse, të sapo hapura.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Sashenka, Simon Sebag Montefiore

Kjo është historia ndër breza e grave dhe fëmijëve të një familjeje të sajuar dhe shpresoj se do të shijohet si e tillë: një roman i ngushtë për një familje. Por frymëzimin e ka tek shumë historia, letra dhe raste që kam gjetur në arkiva dhe kam dëgjuar në intervista gjatë dhjetë viteve që jam marrë me studimin e historisë ruse.
1 900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Monstrat, Simon Sebag Montefiore

Monstrat është përzgjedhje e karaktereve më djallëzorë dhe krimeve më përçudnuese të historisë botërore, e historianit mjaft të njohur, Simon Sebag Montefiore. Këtu strehohen perandorë gjakatarë dhe vrasës, tiranë dhe tradhëtarë të marrosur, pushtues gjakpërlyer, kanibalë të prishur, joshëse të pamëshirshme, inkuizitorë mizorë, fanatikë revolucionarë.
1 600 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Heronjtë, Simon Sebag Montefiore

Heroizmi nuk është në modë. Ne shpërfillim heronjtë e vërtetë dhe në vend të tyre ngremë idhuj pa vlera. Epoka moderne e realitetit – TV dhe e lajmeve 24 orëshe pa ndalesë shpesh ngatërron shfaqjet publike të emocioneve dhe vuajtjeve me veprat e vërteta të heroizmit. Por ne duhet ta bëjmë heroizmin sërish të modës.
1 800 Lekë
More