• Banner

Kerol, Patricia Highsmith
  • Kerol, Patricia Highsmith

Kerol, Patricia Highsmith

Jeta e dy grave mori ngjyra të tjera, sapo sytë e tyre u ndeshën. Befas gjithçka ndryshoi dhe i dha realitetit të jetës së përditshme të tjera ndjesi, lumturinë, aventurën, emocionet dhe gjallërinë.

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kerol
Origjinali: The price of salt
Gjinia: Roman
Autori: Patricia Highsmith
Shqipëroi: Olta Canka
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2018
Fq. 280
Pesha: 0.363 kg.
ISBN: 978-9928-282-33-0

Mbi librin

Jeta e dy grave mori ngjyra të tjera, sapo sytë e tyre u ndeshën. Befas gjithçka ndryshoi dhe i dha realitetit të jetës së përditshme të tjera ndjesi, lumturinë, aventurën, emocionet dhe gjallërinë.

Tërmeti i dashurisë preku qeniet e tyre. Ky çast magjik përmbysi çdo gjë dhe e shndërroi monotoninë në një rrugëtim drejt së panjohurës, për të rigjetur të vërtetat e përgjumura brenda dy zemrave femërore që digjen në heshtje.

Të lexosh romanin "Kerol" do të thotë t'u japësh përgjigje pyetjeve: Çfarë çmimi ka dashuria? Sa e rëndë është barra e saj dhe sa i lartë është shpërblimi për këdo që guxon dhe sfidon gjithçka për ta shpëtuar atë? Sa larg mund të shkojnë dy zemra për ta gjetur dashurinë brenda vetes? Çfarë shëmbëlltyre ka dashuria e një gruaje? Cili emër do ta përligjë atë?

Dashuria në këtë roman vjen me një pamje tjetër. Ajo shfaqet dhe përplaset si valët, ëmbël dhe fuqishëm, gjithëpërfshirëse dhe e pandalshme...

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928282330
ean13
9789928282330
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Humnera, Darko Tusevljakovic

Romani “Humnera” është një rrëfim rreth shpërbërjes së një familjeje, një simbolikë e humnerës shpirtërore që shoqëron ngado qenien njerëzore. Në pjesën e parë, në qendër të rrëfimit vendoset një ushtarak që vuan nga çrregullimi i stresit posttraumatik.

Çmimi 7,43 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Guri i durimit, Atiq Rahimi

Diku në Afganistan ose gjetkë, në mes të luftës civile, një grua kujdeset për burrin e saj, i cili, pasi ka marrë një plumb në qafë, ndodhet në gjendje kome. Ajo vuan gjithë vuajtjet e botës, në pritje të asgjëje. Në harmoni me këtë hapësirë të zhveshur e të zbrazët, Atiq Rahimi shprehet përmes fjalish të shkurtra emërore dhe të përsëritura.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Në kërkim të Xhulias, Catherine Dunne

Xhulia Sejmur zhduket krejt papritur një ditë më se të zakonshme tetori dhe i dashuri i saj, Uilliam Harris, e gjen veten në një situatë që nuk e kishte menduar kurrë. Tre vitet e kaluara me Xhulian kishin qenë më të lumturat e jetës së tij.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2191

Botuesi: Dituria

Grate, T. C. Boyle

A është e lehtë të jetosh me një gjeni? Këtë do t'jua tregojë romani i ri i mrekullueshëm i T. C. Boyle, i cili përvijon një karakter të gjallë e plot ngjyra: arkitektin e famshëm Frank Lloyd Wright. Rrëfimi i vërtetë dhe trillimi janë ndërthurur me mjeshtëri për të treguar jetën e një njeriu si Wright – i.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Qëllo, tashmë jam i vdekur, Julia Navarro

Mariana është ngarkuar nga një organizatë joqeveritare që të hartojë një raport për vendbanimet e hebrenjve në territoret palestineze. Për ta kryer këtë detyrë në mënyrë të paanshme, ajo beson se është e rëndësishme që të dëgjojë të dyja palët, ndaj vendos të takojë, në Jerusalem, Aron Zukerin, një nga liderët shoqërorë të Izraelit, përkrahës i guximshëm...

Çmimi 17,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Luanët e Sicilisë, Stefania Auci

Burrat e kësaj familjeje janë njerëz të jashtëzakonshëm, por njëkohësisht të brishtë, ndonëse nuk e pranojnë, dhe kanë nevojë të kenë pranë gra po aq të jashtëzakonshme, siç është Xhuzepina, bashkëshortja e Paolos, e cila sakrifikon gjithçka, madje edhe dashurinë, për ta mbajtur familjen të bashkuar, apo Xhulia, vajza milaneze që hyn rrëmbyeshëm në jetën...

Çmimi 13,87 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: K3R2

Botuesi: Skanderbeg Books

Shembja e burrit, Sandro Veronesi

Një shkrimtar dyzetvjeçar i qetë. Gjithçka në jetën e tij duket se shkon më së miri. Por një pasdite të çuditshme, incidente të vogla në dukje, fillojnë ta ndryshojnë këtë rrjedhë qetësie. Takimi i beftë me një taksist, që më pas del se di shumë nga intimitetet e jetës së tij, e çon prè të një rrëfimi "të çmendur".

Çmimi 5,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Moderato cantabile, Marguerite Duras

"Moderato cantabile" është një nga librat e parë që i sollën famë Marguerite Duras – it. Libri u bë shumë popullor, duke shitur mbi gjysmë milioni kopje në Francë. "Moderato cantabile" konsiderohet shpeshherë si pjesë e rrymës "Nouveau Roman" (romani i ri).

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Aleph

Qytetet e padukshme, Italo Calvino

Qytetet e padukshme, më i bukuri i librave të Italo Calvinos, vërtit nëpër ajër ide, aluzione dhe zhbirime imagjinative marrafrymëse në çdo faqe të vetën. Çdo herë që kthehet prej udhëtimeve të veta, Marko Polo përshkruan Kublai Kanit qytetet që ka parë...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001604

Botuesi: Skanderbeg Books

Pylli norvegjez, Haruki Murakami

Toru, një student i urtë dhe serioz para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.

Çmimi 13,87 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Grataçela, Tahsin Yucel

Ngjarjet e romanit fillojnë në mëngjesin e 17 shkurtit 2073 dhe personazhi kryesor i tij, Xhan Tezxhani, është ndër avokatët më të famshëm dhe më të rëndësishëm të Turqisë.

Çmimi 5,95 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000658

Botuesi: OMSCA-1

Uje per elefantet, Sara Gruen

Një nga kënaqësitë e shumta që të fal ky roman, është mundësia për të hyrë në një botë private e të koduar në mënyrë të çuditshme me ligjet e saj... Përshkrimi i kësaj bote është kaq tërheqës, i fuqishëm dhe i detajuar, sa nuk mund të shkëputesh as për një minutë të vetme nga ky libër i mrekullueshëm.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Perandori ose syri i erërave, Baltasar Porcel

Në atë verë të vitit 1809, ujërat e qeta dhe të kthjellëta të gjirit të Kabrerës ndriçojnë me një dritë të keqe zbarkimin e nëntë mijë ushtarëve të ushtrisë perandorake. Ata janë syrgjynosur, pas kapitullimit në Baleare, në atë ishull të vogël të shkretë, pa ligje, pa shpresë, pa rrugëdalje, të robotizuar në copëza të hedhura në zbrazëtinë kozmike.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)