• Banner

Pa fryme, Lorenzo Amurri
  • Pa fryme, Lorenzo Amurri

Pa frymë, Lorenzo Amurri

Jeta e tij ishte e bukur: muzikë, miq, drogë dhe rock & roll. Lorenco Amurri ishte njeri me fat, derisa, një ditë, teksa po bënte ski me të dashurën, Johanën, pëson një aksident të rëndë. Një çast më pas, është i shtrirë diku dhe po nxitojnë për në spital. Ofiçina, helikopterë, sulme ushtarakësh të ëndërruar e doktorë të vërtetë.

7,93 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pa frymë
Origjinali: Apnea
Gjinia: Roman
Autori: Lorenzo Amurri
Shqipëroi: Beti Njuma
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2018
Fq. 248
Pesha: 0.311 kg.
ISBN: 978-9928-233-30-1

Mbi librin

Jeta e tij ishte e bukur: muzikë, miq, drogë dhe rock & roll. Lorenco Amurri ishte njeri me fat, derisa, një ditë, teksa po bënte ski me të dashurën, Johanën, pëson një aksident të rëndë. Një çast më pas, është i shtrirë diku dhe po nxitojnë për në spital. Ofiçina, helikopterë, sulme ushtarakësh të ëndërruar e doktorë të vërtetë.

Pas disa ditësh, ndërgjegjja kthehet sërish dhe bashkë me të, tmerri i situatës së tij të re: është i paralizuar në pothuajse gjithë trupin e tij, nga gjoksi e poshtë. Ka vetëm një shpresë të vogël për duart, dhe duart për të janë të rëndësishme, pasi falë tyre ai është kitarist dhe muzikant, një ndër më të talentuarit të gjeneratës së tij.

Kalon shumë muaj, pothuajse një vit, në një klinike zvicerane për t'u rehabilituar, për t'u kthyer pak nga pak në jetë. Një rikthim i vështirë, i dhimbshëm, në botën e mëparshme ku asgjë s'ka ndryshuar e ku megjithatë asgjë nuk është më në përmasat e tij.

Gjithçka është më e madhe, e frikshme dhe problematike. Megjithatë Lorenco nuk dorëzohet, nuk i humb shpresat dhe rrëfen me kurajë të jashtëzakonshme dëshirën për të prekur, për të parë, për të ndier sërish. Dëshirën për të dalë netëve me shoqërinë, për t'u lëshuar në krahët e dashurisë, për të rifituar lirinë e vjedhur.

Çdo etapë e jetës së tij të re është si një dalje në sipërfaqe e cila, pas muajsh të kaluar nën ujë, pa ajër, shoqërohet me një frymëmarrje të thellë dhe çliruese.

Komente mbi librin

"Pa frymë" rrëfen dhimbjen me qartësi, pa dramatizëm të tepruar dhe shpesh, të shtyn të qeshësh."

CriticaLetteraria.org

"Amurri tregon gjithë ngjarjen e lidhur me aksidentin, dëshirën për të filluar nga e para dhe njëkohësisht, dëshirën për t'u dorëzuar, për t'i dhënë fund jetës, si edhe gjithçka që vjen më pas: rilindjen dhe daljen nga ajo gjendje e padurueshme, një lloj apneje e kontrolluar për një kohë tejet të gjatë."

Libreriamo

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928233301
ean13
9789928233301
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU002018

Botuesi: Dituria

Nje tjeter pranvere, Gabriella Magrini

Tridhjetë vjet martesë, dy fëmijët tashmë të rritur, një jetë kushtuar familjes, por mbi të gjitha burrit: Aliçja, pothuajse pesëdhjetëvjeçare, është shembulli i një zonje të përkryer borgjeze, që s'ka pasur kurrë as dyshimin më të vogël se fati i një gruaje të brezit të saj mund të ishte ndryshe.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Kopshti nën dritën e hënës, Corina Bomann

Lili Kaizeri ka bërë paqe me jetën e saj vetmitare, por pa probleme, si vejushë, ama kur një i panjohur i çon një violinë në dyqanin e saj të antikave në qendër të Berlinit dhe i thotë se ajo i përket, jeta e saj do të ndryshojë rrjedhë. Pse duhet të trashëgojë një objekt aq të çmuar?

Çmimi 12,88 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Të ndriturit, Eleanor Catton

Sa herë në kaq kohë të bie të lexosh një roman, i cili të ngrin përtej gjërave të rutinës së përditshme, të heq mënjanë, të mbledh dhe të lë të ndihesh sikur ke kaluar fundjavën me një gjeni. Eleanor Catton me këtë roman mahnitës bën thjesht këtë...

Çmimi 17,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Mëngjes te Tiffany, Truman Capote

Një roman i këndshëm që tërheq çdo tip lexuesi dhe që jetën e përditshme e të zakonshme e shndërron në art. “Mëngjes te Tiffany” nuk është vetëm historia e Hollit, por e çdo vajze që i tejkalon konvencat shoqërore dhe e jeton jetën ashtu siç ka dëshirë.

Çmimi 8,52 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Bletërritësi i Alepos, Christy Lefteri

Sa do të doja që të çlirohesha nga mendja ime, që të mund të isha i lirë nga kjo botë dhe të shpëtoja nga gjithçka që kam njohur dhe kam parë në këto vitet e fundit. Po fëmijët që kanë mbijetuar - çfarë do të bëhet me ta?! Si do t’ia dalin ata që të jetojnë në këtë botë?

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001581

Botuesi: Skanderbeg Books

Platforma, Michel Houellebecq

Michel, një nëpunës i administratës shtetërore franceze, vendos të marrë një udhëtim të zakonshëm pushimesh në Tailandë. Në këtë rastësi të tij, ai do të gjendet, herë si spektator, e herë si aktor, në rrjetin e turizmit seksual botëror.

Çmimi 8,92 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001590

Botuesi: Poeteka & Ideart

Tigri, Tomislav Marijan Bilosnic

Libri Tigri është nga librat e rrallë jo vetëm të Tomislav Marijan Bilosnić-it. Përballë lexuesit rri një vepër 'monotematike', nga ato që, duke vëzhguar një 'objekt' të vetëm - tigrin, të yshtin drejt gjykimit të gabuar se ngado që ta kthesh e sado të mahnitesh, dikur do të përballesh me monotoninë e këtij sfinksi.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Petali i gjatë i detit, Isabel Allende

Atje kanë fatin të priten me dashamirësi e bujari dhe shpejt arrijnë të integrohen, ta marrin sërish në dorë jetën e tyre dhe të ndihen pjesë e fatit të vendit, por vetëm deri në kohën e grushtit të shtetit që, në vitin 1973, rrëzoi presidentin Salvador Allende. Dhe kështu, edhe një herë të tjetër, do të gjenden në mërgim, kësaj here në Venezuelë.

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Qyteti në dëborë, Beka Kurkhuli

Tregimet e Qytetit në dëborë flasin për realitetin e një kombi ‘periferik’ në kërkim të një kontakti më të ngushtë me Europën. Lufta midis gjeorgjianëve dhe abhazistëve (“Vrasës”), lidhja e dashurisë midis një vajze dhe një djali në sfondin e krizës energjetike të viteve 1990 (“Qyteti në dëborë”), jeta e përditshme e një të verbëri të lëkundur mes...

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Gruaja tjetër, Daniel Silva

Në një fshat të izoluar në malet e Andaluzisë, një franceze misterioze nis të hedhë në letër një kujtim të rrezikshëm. Është historia e një burri, të cilin e ka dashuruar dikur, kur ishte në Bejrut, dhe e një fëmije që ia kanë marrë nga duart në emër të tradhtisë. Gruaja është në dijeni të një prej sekreteve më të mëdha të Kremlinit. Kohë më parë, KGB-ja...

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2797

Botuesi: Pegi

Fluturaku i kohes, Stefano Benni

Një Zot? Një hyjni pagane të madhe e të fëlliqur si gjiriz që i dhuron për tërë jetën një dhunti të mrekullueshme: një orë të brendshme, një orë magjike madje, që do t'i japë mundësi të fluturojë përpara në kohë, të shohë atë që do të ndodhë në botë dhe njëherësh të jetojë kohën e tij, mes parandjenjash dhe zbu

Çmimi 8,92 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Aleph

Alisa, Judith Hermann

Judith Hermann tregon për ditët e tranzicionit, të pritjes, të mbajtjes dhe të lëshimit dhe se sa të qarta dhe verbuese mund të jenë ndonjëherë ditë të tilla. "Alice" është një libër me fuqi të jashtëzakonshme dhe bukuri të madhe letrare nga një prej shkrimtarëve më të mirë të Evropës.

Çmimi 10,90 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ngushëllimet e mia, Dulce Maria Cardoso

Një grua obeze, shitëse dylli për heqjen e qimeve, me pamje "baxhelle", ka mbetur e varur kokëposhtë në makinën e saj që ka dalë nga rruga dhe sjell ndërmend jetën e saj: të atin, koleksionist i çuditshëm harabelash, që hera-herë ua këput zverkun plot dashuri.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)