• Banner

  • Jam ende ketu, Clelie Avit

Jam ende këtu, Clelie Avit

Elsa nuk ka më ftohtë, nuk ka më uri, nuk ka më frikë, sepse pas një aksidenti ka rënë në një komë të gjatë, nga e cila duket se nuk ka për t'u kthyer. Tibòja ka humbur besimin dhe rrugën e tij. Ai endet në korridoret e spitalit ku është shtruar i vëllai, pas një aksidenti që tragjikisht u ka kushtuar jetën dy vajzave të reja.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Jam ende këtu
Origjinali: Je suis là
Gjinia: Roman
Autori: Clelie Avit
Shqipëroi: Alba Frashëri
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2018
Fq. 174
Pesha: 0.269 kg.
ISBN: 978-9928-233-22-6

Mbi librin

Elsa nuk ka më ftohtë, nuk ka më uri, nuk ka më frikë, sepse pas një aksidenti ka rënë në një komë të gjatë, nga e cila duket se nuk ka për t'u kthyer. Tibòja ka humbur besimin dhe rrugën e tij. Ai endet në korridoret e spitalit ku është shtruar i vëllai, pas një aksidenti që tragjikisht u ka kushtuar jetën dy vajzave të reja.

Hyn gabimisht në dhomën e Elsës. Qetësia dhe aroma e saj e rrethojnë dhe ai, i dëshpëruar për një kontakt të mirëfilltë njerëzor, nis të flasë, të rrëfehet, pa pritur që dikush t'i përgjigjet. Ai nuk e di që Elsa po e dëgjon.

Ajo e mban vesh, pasi prej disa kohësh, ka filluar të dëgjojë, megjithëse mjekët, familja dhe miqtë e saj janë dorëzuar dhe po mendojnë të shkëputin fijet dhe tubat që e mbajnë në jetë. Kështu, krejt natyrshëm, nis të krijohet një lidhje e heshtur por më e vërtetë se shumë të tjera, të mbushur me hipokrizi. A do ta shpëtojë kjo ndjenjë e re Elsën? Po Tibònë?

Komente mbi librin

"Sepse ka gjithmonë diçka kalorësiake në mbajtjen gjallë të shpresës, ka përherë elegancë në kokëfortësinë e të besuarit te jeta, pa dyshuar kurrë."

La Vie

"Në këtë roman romantik debutues, një grua në komë dhe një burrë i dëshpëruar i ndryshojnë jetën njëri-tjetrit."

Publisher's Weekly - Kirkus Review

"Delikat dhe mallëngjyes, një histori e gjallë që të tërheq mes faqeve për të gëzuar dhe vuajtur bashkë me protagonistët. Në këtë libër, nuk ekzistojnë pengesa, as vështirësi, vetëm shpresë. Shpresa për të jetuar e për të dashuruar."

Il rumore dei libri – blog

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928233226
ean13
9789928233226
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU002006

Botuesi: Pegi

Nje histori dashurie me rock e roll, Enriko Brici

Tashmë, historia e Aleksit dhe e Aidit është kthyer në një nga klasikët e letërsisë italiane më të lexuar për të rinj. Shkruar nga një 19 - vjeçar bolonjez, ky libër gjysmë - autobiografik ka shitur mbi dy milionë kopje dhe është përkthyer në njëzet gjuhë të botës.

Çmimi 550 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Thelbësorja në jetë, Iris Hanika

Libri tregon historinë e dy personazheve në moshë të mesme, që janë pothuajse çdo ditë të përfshirë nga e shkuara naziste. Ata mendojnë se janë të palumtur, ndaj përpiqen të jetojnë si të mundin, duke mos ditur e duke mos arritur të luftojnë kundër historisë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ngushëllimet e mia, Dulce Maria Cardoso

Një grua obeze, shitëse dylli për heqjen e qimeve, me pamje "baxhelle", ka mbetur e varur kokëposhtë në makinën e saj që ka dalë nga rruga dhe sjell ndërmend jetën e saj: të atin, koleksionist i çuditshëm harabelash, që hera-herë ua këput zverkun plot dashuri.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Aleph

Mjeshtra të vjetër, Thomas Bernhard

Miku i tij i afërt Aztbacher është ftuar në takim dhe nëpërmjet syve të tij, ne mësojmë edhe më shumë për Regerin - vdekjen tragjike të së shoqes, mendimet e tij vetëvrasëse dhe për rrjedhojë arsyen e vërtetë të takimit. 

Çmimi 900 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Paula, Isabel Allende

Kështu fillon romani i Isabel Allende – s, kushtuar vajzës së saj. Paula, lindur më 22 tetor 1963, është e lumtur, e dashuruar, jeton në Madrid, punon... Një jetë e thjeshtë, ndryshe nga ajo e së ëmës që, tashmë, është e famshme. Dy gra, dy fate të ndryshme.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

E bardha që vret, Robert Galbraith

Kur një djalosh i trazuar,  i quajtur Billi, i kërkon Kormoran Strajkut ta ndihmojë që të hetojë një krim që ka parë kur ishte fëmijë, detektivi mbetet thellësisht i tronditur. Edhe pse Billi ka probleme mendore dhe nuk mund të kujtojë detaje konkrete, ka diçka të sinqertë tek ai dhe historia e tij. Por para se Strajku ta pyesë më tej, Billi trembet dhe...

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Trainspotting, Irvine Welsh

I furishëm, vulgar, përqeshës, romani Trainspotting rrëfen jetën e një grupi djemsh nga Edinburgu, mes seksit e drogës, grindjeve, vërdallosjeve dhe inateve. Rentoni, Sik Boi, Spudi dhe Begbi janë të mallkuarit e një modernizmi dhe një ferri kimik, që jetojnë një jetë të çatrafiluar dhe në arrati, në kërkim të vazhdueshëm të shpëtimit, për t'i dhënë një...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Shërbëtorja, Frieda McFadden

Fshij e pastroj përditë fund e krye shtëpinë e bukur të Uinçestërve. Marr vajzën e tyre nga shkolla. Dhe gatuaj gjellë të shijshme për të gjithë familjen, para se të shkoj të ha vetëm në dhomën time të vockël në nënçati. Përpiqem të shpërfill faktin se Nina më ruan kur pastroj

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Do të jemi Atlantida, Joan Benesiu

 Njohja e kësaj tresheje enigmatike e zhyt lexuesin në një kërkim të kuturisur për autenticitetin, gjë që do ta çojë në treva të Europës së vjetër, ku hapësirat nuk pranojnë të shndërrohen në skena të shoqërisë së spektaklit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000194

Botuesi: Ideart

Siciliani, Mario Puzo

Është viti 1950. Majkëll Korleone është afër fundit të dëbimit dyvjeçar në Siçili dhe po përgatitet të kthehet në Amerikë.Ndërkohë, i ati, Kumbari, i dërgon urdhërin të marrë me vete në Amerikë një bandit të ri siçilian të quajtur SalvatoreXhuliano, për ta shpëtuar nga vdekja që po përgatitet për të.

Çmimi 750 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)