• Banner

Kepucet e klounit, Rebecca F. John
  • Kepucet e klounit, Rebecca F. John

Këpucët e klounit, Rebecca F. John

Kjo përmbledhje me tregime na servir një koleksion mrekullisht të larmishëm karakteresh, ndër të cilët një garues qensh, pronarin e një dyqani muzike, këngëtarë, interpretues cirku dhe dy motra në moshë të njomë në Varshavën e Luftës së Dytë Botërore.

7,77 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Këpucët e klounit
Origjinali: Clown's shoes
Gjinia: Tregime
Autori: Rebecca F. John
Shqipëroi: Anisa Trifoni
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2018
Fq. 224
Pesha: 0.277 kg.
ISBN: 978-9928-06-224-6

Komente mbi librin

"Kjo përmbledhje me tregime na servir një koleksion mrekullisht të larmishëm karakteresh, ndër të cilët një garues qensh, pronarin e një dyqani muzike, këngëtarë, interpretues cirku dhe dy motra në moshë të njomë në Varshavën e Luftës së Dytë Botërore. Pas sfondit origjinal të secilës ndihen trazirat e brendshme të depresionit, pikëllimit dhe humbjes, të cilën Rebecca F. John e eksploron me ndjeshmëri prekëse dhe me një humanizëm të thellë."

Francesca Rhydderch, shkrimtare

"Kjo është një përmbledhje e mrekullueshme tregimesh nga një autore e re, proza rrezatuese e së cilës të fal kënaqësi në të lexuar. [...] Tregimi nuk është një zhanër i lehtë. Tregime vërtet intriguese, të cilat vazhdojnë të mbeten në mendjen e lexuesit edhe shumë kohë pasi i kanë lexuar, janë të rralla. Por kjo përmbledhje ia ka dalë për mrekulli. Një triumf për këtë autore relativisht të re dhe mezi pres të shoh se çfarë do na servirë më pas. Shumë e rekomanduar."

Marius Cipolla

"John preferon të hedhë një vështrim tek të vetmuarit dhe të braktisurit. Ekziston një cilësi e përjetshme dhe sensuale në prozën e John-it dhe një hije ngjethëse ankthi që ngërthen këto jetë të skicuara. "Gara e qenve" merr jetë me një lëvizje, botët e mistershme të errësirës në striptizat dhe klubet e xhazit dalin në pah përmes prozës së butë që i bën imazhet kaq të gjalla saqë lenë mbresa dhe vazhdojnë të jehojnë në errësirën që vijon."

Zoe Ranson, "WALES ARTS REVIEW"

"Magjepsëse dhe të larmishme... këto krijime delikate ofrojnë portrete të sfumuara, vështrime kalimthi... ato ndriçojnë në errësirë, aty ku mund të njohim edhe pasqyrimin tonë disi të shtrembëruar... Tregimet e shkurtra poetike të John nuk qendrojnë kurrë larg ëndrrave me mprehtësinë e errët që mbartin.., ajo është një mjeshtre e fjalës së fundit."

Mary Jacob, NEW WELSH REVIEW

Mbi autoren

Rebecca F. John ka lindur në vitin 1986 në Pwll, një fshat i vogël në bregdetin jugor të Uellsit. Tregimet e saj të shkurtra janë transmetuar në BBC Radio 4. Në vitin 2014, ajo u vlerësua me "Fiction Prize" të Mançesterit. Në vitin 2015, tregimi i shkurtër "The Glove Maker's Numbers" u rendit në vendet e para nga Sunday Times EFG Short Story Award.

Ajo është fi tuese e "PEN International New Voices Award" 2015 dhe është zgjedhur si fituese e "Scritture Giovani project" në vitin 2016. "Clown's Shoes", përmbledhje me tregime është botuar nga Parthian. Ndërsa "The Haunting of Henry Twist", është romani i saj i parë, dhe është zgjedhur në listën e shkurtër për fi timin e çmimit "Costa First Novel Award" 2017. Jeton në Swansea.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928062246
ean13
9789928062246
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000902

Botuesi: Papirus

Dielli i Skortave, Laurent Gaude

Historia është një bosht gjigand, një bosht manjetik që i bën t'i vijnë rrotull, t'i afrohen e t'i largohen pa pushim, porsi bletët në koshere sendet e njerëzit, natyrën e gjithçka tjetër të konceptueshme, të prekshme e të paprekshme.

Çmimi 7,77 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Kokoro, Natsume Soseki

I gjurmuar nga sekrete tragjike që e kanë mbuluar gjatë gjithë jetës së tij me një hije të rëndë, Sensei me kalimin e kohës arrin t'ia hapë zemrën nxënësit të ri, duke i rrëfyer hapur pjesë nga jeta e tij studentore që i kanë lënë një ndërgjegje të trazuar faji, duke zbuluar kështu hendekun e pakapërcyeshëm ndërmjet dhimbjes së tij morale dhe përpjekjeve...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Hah, Birgul Oguz

Hah rrëfen udhëtimin shpirtëror të një gruaje të re të brengosur për humbjen e idealeve të saj të vendlindjes. Solide, krijuese, e zhurmshme si një stuhi, çdo histori është një meditim i fuqishëm në aktin e zisë, duke fiksuar imazhe mbresëlënëse në mënyra të ndryshme dramatike, zemërim, dashuri, frustrim, kapriço, butësi dhe mall.

Çmimi 4,44 
More
Në gjendje

Referenca: 2190

Botuesi: Dituria

Fari lundrues i Bllekuoterit, Colm Toibin

Në fillim të vitit 1990, tri gra: Dora Devëro, e bija e saj Lili dhe mbesa e saj Helena, takohen pas vitesh me mosmarrëveshje dhe arrijnë një armëpushim të pasigurtë. Vëllai i adhuruar i Helenës, Dikleni, po vdes. Dy shokë bashkohen me të dhe me gratë në një shtëpi të shkatërruar, të vjetër, pranë detit.

Çmimi 7,22 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Perandori ose syri i erërave, Baltasar Porcel

Në atë verë të vitit 1809, ujërat e qeta dhe të kthjellëta të gjirit të Kabrerës ndriçojnë me një dritë të keqe zbarkimin e nëntë mijë ushtarëve të ushtrisë perandorake. Ata janë syrgjynosur, pas kapitullimit në Baleare, në atë ishull të vogël të shkretë, pa ligje, pa shpresë, pa rrugëdalje, të robotizuar në copëza të hedhura në zbrazëtinë kozmike.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Streha e Krishtlindjes, Richard Paul Evans

Një ditë, ajo njihet me një shkrimtar tjetër të ri, një burrë i zgjuar, i cili duket po aq i interesuar për Kimin, sa edhe për konferencën. Teksa Ziki e ndihmon të zbulojë pse libri i saj është i dështuar, ajo pyet veten nëse në të vërtetë ai nuk e ka fjalën për librin, por për jetën e saj.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kthim në Vilën e Pëlhurave, Anne Jacobs

Augsburg 1930. Pas shumë vuajtjesh dhe të papriturash, Marije dhe Paul Melcer më në fund arrijnë t’i gëzohen jetës familjare dhe dashuria mes tyre është më e fortë se kurrë. Djali i tyre më i vogël, Kurti i vogël, tashmë katër vjeç, është një rreze dielli që fiton dashurinë e të gjithëve, ndërsa dy binjakët po rriten dita-ditës...

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Udhëtime me Herodotin, Ryszard Kapuscinski

Edhe pse më mirë udhëtohet vetëm, mendoj se nuk e kemi penguar njëri – tjetrin – na ndante largësia e 2500 vjetëve, por edhe një lloj distance që buron nga ndjenja ime e respektit – sepse, ndonëse në raport me të tjerët Herodoti ka qenë përherë i thjeshtë, dashamirës dhe i butë, gjithmonë kam pasur ndjesinë se jam me një gjigand.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Muza

Gjuetari i shtrigave, Max Seeck

Detektivja Xhesika Niemi po heton një rast të jashtëzakonshëm vrasjeje në seri. Gruaja e shkrimtarit të famshëm, Roxher Koponenit, duket se është vrarë në një ritual të çuditshëm. Por asgjë nuk është e rastësishme – autori i krimit ndjek pikë për pikë modelin e rrëfyer në librin më të shitur të kohës.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Veriti, Colleen Hoover

Louen Eshli është një shkrimtare e re, e cila përballet me vështirësi financiare. Papritmas, i vjen një ofertë që nuk mund ta refuzojë, sepse do t’i sjellë të ardhura që nuk i ka imagjinuar kurrë.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Vita, Melania G. Mazzucco

Mes miliona italianëve që zbarkuan në Nju – Jork më 1903 – in, me ëndrrën e një të ardhmeje më të ndritur ndodheshin dhe dy fëmijë: Diamanti, dymbëdhjetë vjeç, dhe Vita, nëntë.

Çmimi 11,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Banda e fëmijëve, Roberto Saviano

Dhjetë djelmosha me skutera kaluan si shigjetë në kah të kundërt të trafikut drejt sundimit të Napolit. Pesëmbëdhjetëvjeçarë me nofka lodracake - Marazhai, Peshku i Flashkët, Dhomçi, Lollipopi, Droni - këpucë firmato, familje normale dhe emrin e të dashurës tatuazh në lëkurë. Adoleshentë që s'kanë të ardhme dhe as që e besojnë atë.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Parajsa e bardhë, Kristin Hannah

Në këtë portretizim të pakrahasueshëm të brishtësisë dhe rezistencës njerëzore, shkrimtarja Kristin Hannah shpalos karakterin e pazbutshëm të pionierëve amerikanë dhe shpirtin e Alaskës në zhdukje: një vend me bukuri të rralla, por me po aq rreziqe.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)