• Banner

Shiu dhe novela te tjera, William Somerset Maugham
  • Shiu dhe novela te tjera, William Somerset Maugham

Shiu dhe novela të tjera, William Somerset Maugham

Për herë të parë vjen në shqip një përmbledhje me novela nga William Somerset Maugham, i konsideruar një prej mjeshtrave të prozës së shkurtër. Në të përfshihen disa prej novelave të tij më të mirënjohura, duke nisur që prej së famshmes "Shiu", deri te krijime të tjera po aq të njohura, si "Gruaja e kolonelit", "Tradhtari", "Fara e huaj", "Anija e zemërimit", "Sakrestani", etj.

97,75 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shiu dhe novela të tjera
Origjinali: Rain
Gjinia: Novela
Autori: William Somerset Maugham
Shqipëroi: Diana CuliPiro Misha
Shtëpia botuese: Botimet IDK
Viti: 2018
Fq. 256
Pesha: 0.271 kg.
ISBN: 978-9928-136-62-6

Mbi librin

Për herë të parë vjen në shqip një përmbledhje me novela nga William Somerset Maugham, i konsideruar një prej mjeshtrave të prozës së shkurtër. Në të përfshihen disa prej novelave të tij më të mirënjohura, duke nisur që prej së famshmes "Shiu", deri te krijime të tjera po aq të njohura, si "Gruaja e kolonelit", "Tradhtari", "Fara e huaj", "Anija e zemërimit", "Sakrestani", etj.

Një dekor që zhvendoset nga Londra apo Zvicra e periudhës së mes dy luftrave, në vende të tilla ekzotike, si ato të Azisë Juglindore apo ishujt e largët të detrave të jugut, por, ajo që është më e rëndësishmja, një galeri personazhesh të paharrueshëm që të mbeten të ngulitur në mendje përjetë, nga pena e një prej njohësve më të mirë të kompleksitetit të natyrës njerëzore.

Mbi autorin

William Somerset Maugham (1874-1965). I diplomuar për filozofi e mjekësi, ishte mjek me profesion, më pas dhe agjent i shërbimit të fshehtë anglez. Por, mbi të gjitha, W. S. Maugham qe një udhëtar i palodhur që shkeli e jetoi në çdo cep të botës, një përvojë kjo jetësore të cilën e vuri plotësisht në shërbim të krijimtarisë së tij të gjerë.

Një prej autorëve më popullorë të shekullit të XX, të cilin shpesh e kanë quajtur dhe Mopasani anglez. Ai shkroi më se 20 romane, 120 novela, si dhe shumë drama. Shumë prej veprave të tij janë bërë filma.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928136626
ean13
9789928136626
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Tehu i briskut, W. Somerset Maugham

Udha e përndritjes është po aq e hollë dhe e ngushtë sa dhe tehu i briskut. "Është e vështirë të ecësh në tehun e briskut" thuhet në shkrimet e shenjta hindu, gjë që do ta provojë mbi shpinën e vet edhe Lari Darrël.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Hah, Birgul Oguz

Hah rrëfen udhëtimin shpirtëror të një gruaje të re të brengosur për humbjen e idealeve të saj të vendlindjes. Solide, krijuese, e zhurmshme si një stuhi, çdo histori është një meditim i fuqishëm në aktin e zisë, duke fiksuar imazhe mbresëlënëse në mënyra të ndryshme dramatike, zemërim, dashuri, frustrim, kapriço, butësi dhe mall.

Çmimi 46,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vetëm nuk shpëton kush, Margaret Mazzantini

Delia dhe Gaetano dikur ishin një çift. Tani nuk janë më, dhe sonte duhet të mësojnë si të mos jenë. Gjenden për darkë, në një restorant jashtë, pak kohë pasi kanë zhbërë atë që dikur ishte një familje. Ai është transferuar në një apartament, ajo ka mbetur në shtëpi me të bijtë e vegjël Kozmo dhe Niko.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Nesër një botë e re na pret, Henriette Roosenburg

Në mes të ushtarëve aleatë që ruajnë territorin, nazistëve në arrati dhe gjermanëve të kujdesshëm apo edhe armiqësorë, sepse janë ende besnikë ndaj regjimit, mes trukeve të panumërta, shkëmbimeve dhe peripecive, protagonistët e kësaj rraskapitjeje, përmes shumë peripecive do të kenë përfundimisht sukses: përqafimin me familjet e tyre në shtëpi. 

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Historia e vajzes se humbur, Elena Ferrante

"Historia e vajzës së humbur" është vëllimi i katërt dhe i fundit i "Mikeshës gjeniale", sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Dy heroinat, Lina dhe Elena, tashmë kanë mbi shpinë një jetë plot ngjarje, zbulime, rrëzime dhe "rilindje".

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Kënga e Penelopës, Margaret Atwood

 E mbetur vetëm për njëzet vjet, qysh kur Odisea u nis në luftën e Trojës, pas Trëmbimit te Helenës, Penelopa, edhe perballë thashethemeve skandaloze, arrin të ruajë mbretërinë e Itakës, të rrisë të birin rebel e të mbajë nën fre më shumë se njeqind mëtues. Kur Odisea, më së fundi, kthehet në shtëpi, pas shumë e shumë peripecish, vet gjithë mëtuesit, si...

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001207

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Thuaju të mos më vrasin, Juan Rulfo

E folura e tij nuk është një përsëritje, ajo është një art, që klloçkon realitetin dhe e rishpik atë. Është ky përvetësim ai që i jep shkrimit të tij forcën e së vërtetës. "Thuaju të mos më vrasin" digjet në kujtesën universale, secilin prej tregimeve të tij lë brenda nesh një gjurmë të pashlyeshme.

Çmimi 97,75 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Violeta, Isabel Allende

Që në fillim jeta e saj shënohet nga ngjarje të jashtëzakonshme, me jehonën e Luftës së Parë Botërore ende të fortë dhe virusin e gripit spanjoll që zbarkon në brigjet e Kilit pothuajse pikërisht në çastin e lindjes së saj.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2891

Botuesi: Te tjere

Ditar i vonuar, Erika Pluhar

Erika Pluhar deri në vitin 1999 ishte aktore në teatrin e Vjenës. Ajo është autore dhe këngëtare e shumë këngëve të interpretuara. Që nga viti 1980 është regjisore e filmave më të ndjekur. Në vitin 2009 nderohet me çmimin për tolerancë në mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Kolibri, Sandro Veronesi

Rreth tij, Veronesi ndërton personazhe të tjera të paharrueshme, që banojnë në një arkitekturë letrare të përsosur. Një botë e tërë, në një kohë të lëngshme, që shtrihet nga fillimi i viteve shtatëdhjetë deri te një e ardhme e afërt dhe mjaft e zymtë, ku papritmas do të shkëlqejë fryti i qëndrueshmërisë së Marko Karrerës: një vajzë e vogël, që quhet...

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Misteri i Hagadasë së Sarajevës, Geraldine Brooks

I magjishëm, i harlisur, i arrirë është ky roman, ndërtimi mahnitës i të cilit ndërthur intrigën e sotme me jehona të së kaluarës. Fituesja e çmimit Pulitzer sjell që përtej Atlantikut një vepër kult, të cilin e përcjell përmes një enigme letrare që na kredh në zemër të periudhave më tragjike të historisë; ajo kumbon drithëruese në mbrojtje të tolerancës...

Çmimi 143,75 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Kohë pas kohe, Lisa Grounwald

Nora Lensing do të kishte energji të mjaftueshme për dy jetë normale, por ajo nuk kishte mbaruar punë akoma me këtë që kishte tani. Ajo do të qëndronte aq kohë sa të donte dhe kur të largohej, nuk do të ishte një ditë e çfarëdoshme apo aksidentale, për t’u mbyllur përgjithmonë në mugëtirën gri. Kur të largohej, do të ishte në një perëndim fatal të...

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)