• Banner

Nje e dhjete, Ann – Helen Laestadius
  • Nje e dhjete, Ann – Helen Laestadius

Një e dhjetë, Ann – Helen Laestadius

Kush do ta zgjojë nënën, babanë dhe motrën e vogël kur shtëpinë ta përpijë gropa e madhe e minierës? Poshtë krevatit në një çantë kampingu, Maja ka vendosur rroba, një elektrik dore dhe gjëra të tjera të rëndësishme, që do ti nevojiten kur të zhvendoset nga shtëpia.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një e dhjetë
Origjinali: Tio óver ett
Gjinia: Roman
Autori: Ann – Helén Laestadius
Shqipëroi: Nertila Koka
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2018
Fq. 312
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-06-220-8

Mbi librin

Kush do ta zgjojë nënën, babanë dhe motrën e vogël kur shtëpinë ta përpijë gropa e madhe e minierës? Poshtë krevatit në një çantë kampingu, Maja ka vendosur rroba, një elektrik dore dhe gjëra të tjera të rëndësishme, që do ti nevojiten kur të zhvendoset nga shtëpia.

Edhe pse familja e saj do të strehohet në një vend tjetër, ajo është e vendosur për të mos e braktisur shtëpinë e vjetër, rreth së cilës ka thurur të gjitha ëndrrat. Maja nuk beson në deklaratat e politikanëve lokalë dhe drejtuesve të kompanisë, se qyteti nuk mund të shembet, sepse ajo ndjen për çdo natë që toka lëkundet pa fund nga shpërthimet në minierë.

Maja edhe pse i përjeton me emocione largimin e Julias, shoqes së saj të ngushtë, që është zhvendosur nga qyteti si dhe dashurinë e Albinit, djali i zemrës së saj, me një nga lojtaret e bukura të hendbollit, gropa e minierës që nga çasti në çast do të hapet dhe do ta përpijë qytetin, është trishtimi më i madh i jetës?

Komente mbi librin

"Maja e zemëruar dhe e trishtuar ngaqë është e detyruar që ta braktisë shtëpinë, e mbërthyer nga frika se Kiruna, qyteti i saj i lindjes do të fundoset brenda në gropën e minierës, e vendos alarmin çdo natë në orën një e dhjetë, pikërisht në orën kur minatorët kryejnë shpërthimet e natës në minierë.

Ajo është e detyruar që të rrijë netëve pa gjumë për të shpëtuar familjen, që "katastrofa" të mos i gjejë në befasi. Romani i Ann-Helén Laestadius rrëfen psikologjikisht se çfarë do të thotë të jetosh çdo natë me frikën, se si kujtimet të rrëmbehen dita ditës dhe ëndrrat e adoloshencës të shkatërrohen çdo çast, dhe individi ndjehet i pafuqishëm që ti parandalojë ato.

Ky roman përshkruan atmosferën e pikëllimit të përbashkët të një komuniteti, ndikimin dhe rolin e shoqërisë civile si dhe politikat lokale për zhvillim. Është një apologji mbresëlënëse mbi dashurinë dhe miqësinë."

The August Prize Jury

"Ky roman i shkruajtur me delikatesë dhe emocion, ngre një problem madhor për të gjitha kohrat që është: humbja e adoloshencës përballë forcës dhe pushtetit të korporatave..."

Swedish Book Review

Mbi autoren

Ann – Helén Laestadius, gazetare dhe shkrimtare suedeze, ka lindur në vitin 1971. Romani "Një e dhjetë", është pritur me shumë interes nga lexuesit dhe kritika dhe është vlerësuar me "August Prize 2016".
Laestadius jeton në Stokholm.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928062208
ean13
9789928062208
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Dita Ditës, Terezia Mora

Romani fillon me një pamje të dhunshme: Një burrë gjendet i varur kokëposhtë në një kënd lojërash të një lagjeje të rrënuar të një metropoli gjerman. Është Abel Nema, një fenomen gjuhësor që di dhjetë gjuhë, por që rrallë e dëgjon t'i përdorë ato në bisedat e përditshme.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Të lindur dy herë, Giuseppe Pontiggia

I hidhur dhe dramatik, por edhe grotesk e komik, ironik dhe pasionant, ky roman rrëfen marrëdhënien e një babai me djalin e tij me aftësi të kufizuara. Teksa i prin udhën nëpër grackat e jetës të birit, nga lindja në adoleshencë, babai mëson nga djali artin e të jetuarit jo për të qenë "normal", por vetëm vetvetja.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Saga e familjes Marks, Juan Goytisolo

“Saga e familjes Marks” është një roman pikaresk për jetën e filozofit gjerman, por i ambientuar në kohën e rënies së Murit të Berlinit; një biografi letrare e themeluesit të socializmit shkencor dhe, në të njëjtën kohë, një reportazh i jashtëzakonshëm i situatës së rënies së regjimeve komuniste. 

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Zjarre të vogla, Celeste Ng

Nuk kalon shumë dhe Mia me të bijën bëhen më tepër se qiramarrëse: të katër fëmijët e Riçardsonëve mahniten nga dyshja joshëse nënë-bijë. Sidoqoftë, Mia nuk pranon kurrsesi të pajtohet me rregullat, bindje që kërcënon të shkatërrojë këtë komunitet të planifikuar deri në hollësi.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Shkuma e ditëve, Boris Vian

Në jetë, kryesorja është të gjykosh për gjithçka a priori. Ç'është e vërteta, duket se masat e kanë gabim dhe se individët kanë përherë të drejtë. Nga kjo duhet të ruhemi se mos nxjerrim ca rregulla se si të sillemi: që të zbatohen, këto nuk lypset të kenë nevojë që të shkruhen e zezë mbi të bardhë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001138

Botuesi: Botimet Dudaj

Zjarri, Katherine Neville

Shqipëri, viti 1822: tridhjetë vjet pas Revolucionit Francez, e gjithë Europa po qëndronte pezull në prag të Luftës Greke për Pavarësi. Ali Pasha, një sundimtar i fuqishëm i Perandorisë Otomane, e kishte zemëruar sulltanin dhe gjendej tashmë në prag të një sulmi nga forcat turke.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Gruaja, Jumpa Lahiri

Të lindur me pesëmbëdhjetë muaj diferencë, në periferi të Kalkutës në vitet e tmerrshme të luftës për pavarësi, vëllezërit Subash e Udajan ngjajnë si dy pika uji sa dhe të afërmit i ngatërrojnë, por janë po aq të ndryshëm nga njëri-tjetri. Subashi është i heshtur dhe mendimtar, ndërkohë që Udajani është rebel dhe i hedhur.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Gra të vështira, Roxane Gay

Libri "Gra të vështira" tregon për jetë stërmunduese, dashuri të zjarrta dhe marrëdhënie të pazakonta dhe problematike. Gratë në këto histori jetojnë në mes të privilegjeve dhe të varfërisë, gjenden në martesa të lumtura dhe të përndjekura nga krimet e së shkuarës ose shantazhet emocionalë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Lepur, vrapo, John Updike

Vetëm njëzet e gjashtë vjeç, heroi kryesor i këtij romani, Herri "Lepur" Engstrëm është një burrë-fëmijë, i zënë në një luftë midis instinktit dhe mendimit, vetvetes dhe shoqërisë, kënaqësisë seksuale dhe detyrës familjare. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Korrigjimet, Jonathan Franzen

Lambertët, një familje gati tradicionale e mesperëndimit amerikan, po shpërbëhet diku mesit të shekullit të njëzetë. Të tre fëmijët e Alfredit dhe Enisdës, largohen dhe nisin secili një jetë të re në lindje të vendit.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)