Një xhentëlmen në Moskë, Amor Towles
  • Nje xhentelmen ne Moske, Amor Towles
  • Një xhentëlmen në Moskë, Amor Towles

Një xhentëlmen në Moskë, Amor Towles

Living

"Një xhentëlmen në Moskë" na fut në një epokë tjetër, plot hijeshi dhe elegancë, personazhi kryesor i së cilës është konti Aleksandër Rostov i Rusisë. Në vitin 1922, konti tridhjetëvjeçar paraqitet para një gjykate bolshevike dhe nuk pendohet për të shkuarën e tij aristokrate.

1 300 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Një xhentëlmen në Moskë
Origjinali: A gentleman in Moscow
Gjinia: Roman
Autori: Amor Towles
Shqipëroi: Erdi Ibro
Shtëpia botuese: Living
Viti: 2018
Fq. 462
Pesha: 0.586 kg.
ISBN: 978-9928-21-64-5-8

Mbi librin

"Një xhentëlmen në Moskë" na fut në një epokë tjetër, plot hijeshi dhe elegancë, personazhi kryesor i së cilës është konti Aleksandër Rostov i Rusisë. Në vitin 1922, konti tridhjetëvjeçar paraqitet para një gjykate bolshevike dhe nuk pendohet për të shkuarën e tij aristokrate.

Kësisoj, ai dënohet me arrest shtëpie në hotelin "Metropol", një hotel madhështor që ndodhet pranë Kremlinit. Rostovi, një njeri erudit dhe i sofistikuar, detyrohet të jetojë në një papafingo të vogël, ndërkohë që jashtë dyerve të hotelit zënë fill disa nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Rusisë.

Çuditërisht, këto rrethana i japin personazhit tonë mundësi që të zbulojë një botë tjetër, të mbushur me emocione. Ai zë miqësi me banorët e tjerë të hotelit, përfshirë një aktore kokëfortë, një zyrtar të Kremlinit, një amerikan të këndshëm dhe një shef kuzhine gërnjar, por, kur papritur fati vendos jetën e një vajze në duart e tij, ai bën gjithçka për të mbrojtur të ardhmen që ajo meriton.

Një roman që të magjeps kur flet për përpjekjet e kontit për të kuptuar se çfarë do të thotë të jesh njeri me qëllime të mëdha në jetë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928216458
ean13
9789928216458
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: K1R2P38

Botuesi: UEGEN

Larg meje, Gayle Forman

Njihuni me Maribeth Klein, prindin tuaj të zakonshëm, të stërmunduar. Ajo është kaq e zënë sa nuk e kupton se po shkakton një atak në zemër dhe kështu bëhet e varur nga familja e saj se pas operacionit të zemrës, ajo nuk mund të shërohet. Kështu , ajo rend drejt së pamendueshmes: paketon valixhen dhe lë gjithcka. Vetëm atëherë ajo do të fillojë të kuptojë...
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Hëna dhe gjashtë pensët, Uilliam Samerset Mom

Në vitin 1919, pas vizitës së parë në ishujt Tahiti dhe Samoa, Momi shkruajti romanin "Hëna dhe gjashtë pensët". Subjekti i jashtëzakonshëm artistik, motivet origjinale dhe psikologjia e personazheve i garantuan sukses absolut.
800 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Zemra e derrit të egër, Baltasar Porcel

Te Zemra e derrit të egër më shumë së në të gjithë romanete tij, Porcel ka ndërthurur në një mënyrë kaq të natyrshme me kaq zhdërvjelltësi tonin dhe frymën e  rrëfimit të aventurave, analizën e sjelljeve të caktuara dhe  të qëndrimeve  të caktuara shoqëror...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Triologji, Jon Fosse

Përballja me të kaluarën mund të bëhet fatale deri në “Rraskapitje” e përmes vajzës së Alidës, Ales, lexuesi kupton se si bashkëshortët e rinj, thyen kanonet ligjore e morale,  në emër të dashurisë.
1 200 Lekë
More

Referenca: K4R1

Botuesi: Skanderbeg Books

Afrikani, J.M.G. Le Clezio

Sipas Le Clézio, duke e memorizuar Afrikën, ai është i mendimit se njeriu nuk lind në ditën që del në dritë, por në ditën dhe vendin kur bëhet, kur kupton se ekziston.
600 Lekë
More

Botuesi: Shtëpia e Librit

Zhurma e Kohës, Julian Barnes

Një meditim kryevepër mbi artin dhe pushtetin, dedikuar kompozitorit sovjetik Dmitri Shostakoviç. Ky është romani i parë i shkruar nga Julian Barnes që kur ai fitoi çmimin Man Booker.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001589

Botuesi: Poeteka & Ideart

E fshehta e luginës së piramidave, Emir Imamovic Pirke

Në jetë, Dino Lostiç i kish provuar të gjitha, ndoshta jo aq sa duhej por të paktën thjeshtë: lëvizte gjithnjë mes shtëpisë, kafenesë së lagjes dhe bastores, vazhdonte të jetonte me të ëmën Senën nga pensioni i saj dhe i vëllait të rënë në luftë, derisa në Visoko nga SHBA-ja, s'kish ardhur arkeologu-amator, kushëriri i parë i tij Amer Trampo.
700 Lekë
More

Referenca: 2692

Botuesi: Dituria

Dashuri e papërfunduar, Katina Vlahu

Katina Vlahu... rrëfen thjesht dhe me delikatesë, e njeh antikitetin dhe ka aq fantazi, saqë duket sikur rrënojat ribëhen... personazhet sikur dalin nga relievet e mermerta dhe statujat ngjallen...
300 Lekë
More

Botuesi: Albas

Rini pa rini, Mircea Eliade

Ngjarjet zhvillohen në Bukuresht, në vitin 1938. Dominik Matei, një akademik që e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke u përpjekur të përfundojë një vepër të madhe mbi origjinën dhe strukturën e gjuhës njerëzore, shtrohet në spital pasi goditet nga rrufeja
800 Lekë
More

Referenca: SKU000952

Botuesi: OMSCA-1

Aliu dhe Ninoja, Kurban Said

Ky roman, ndoshta si asnjë tjetër i shekullit XX, është mbështjellë me mjegullën e misterit. "Aliu dhe Ninoja' për herë të parë është botuar në Gjermani. Dorëshkrimi i romanit ka humbur pa gjurmë, prandaj hulumtuesit e shumë vendeve vrasin mendjen deri sot e kësaj dite se kush fshihet pas pseudonimit enigmatik, Kurban Said.
600 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Policia e Kujtesës, Yoko Ogawa

“Policia e Kujtesës” është një distopi e bukur dhe përndjekëse për fuqinë e kujtesës dhe për traumën e humbjes, nga njëra prej shkrimtareve më të mëdha të Japonisë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Pas teje, Jojo Moyes

Mu duk se kur e mbylla leximin e romanit "Pas teje" të mbetej në mendje diçka gjysmë e zhvidhosur prej ndjenjës së bukur, që të ngashënjen dhe ta kthen në obsesion idenë se ke pranë dhe para vetes "vrimën" e Zhak Preverit, nga ku hyn dhe del lirisht ndjenja e thellë.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2215

Botuesi: Onufri

Histori te tmerrshme dashurie, Millorad Paviq

Famën ndërkombëtare ia solli romani "Fjalori Kazar" (1984), i cili u bë bestseller. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. M. Paviq zotëronte gjuhët kryesore europiane, si dhe disa gjuhë të vjetra. Ka përkthyer Pushkinin dhe Bajronin në serbisht. Ka qënë nominuar disa herë për çmimin "Nobel". Ka vdekur në Beograd më 30 nëntor 2009 nga...
800 Lekë
More