Rrefimet, Henry Marsh
  • Rrefimet, Henry Marsh

Rrëfimet, jeta si kirurg i trurit , Henry Marsh

Te tjere

Henry Marsh ka kaluar një jetë në frontin e kirurgjisë. Ka pasur ngritje ngazëlluese dhe ulje shkatërruese, por dashuria e tij për praktikën e neurokirurgjisë nuk është zbehur kurrë.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Rrëfimet, jeta si kirurg i trurit (kopertinë e trashë)
Origjinali: Admissions: a life in brain surgery
Gjinia: Autobiografi, tregime
Autori: Henry Marsh
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2018
Fq. 270
Pesha: 0.699 kg.
ISBN: 978-9928-265-05-0

Mbi librin

Henry Marsh ka kaluar një jetë në frontin e kirurgjisë. Ka pasur ngritje ngazëlluese dhe ulje shkatërruese, por dashuria e tij për praktikën e neurokirurgjisë nuk është zbehur kurrë.

Në vijim të botimit të bestsellerit të New York Times, "Mos bëj dëm", Marsh u tërhoq nga puna e tij me kohë të plotë në Angli për të punuar si vullnetar në Ukrainë dhe në Nepal.

Në librin "Rrëfimet" ai përshkruan vështirësitë e punës në këta shtete të trazuar dhe të varfër, si dhe çfarë ka kuptuar më tej nga praktika e mjekësisë. Marsh gjithashtu përballet me barrën e përgjegjësisë që mund të vijë nga përpjekja për të pakësuar vuajtjen njerëzore.

Duke zbuluar për herë të parë kujtime të ditëve të tij të hershme si student i mjekësisë dhe përvojat që e formuan si një kirurg të ri në moshë, ai eksploron vështirësitë e një profesioni që merret me probabilitete në vend të sigurisë, si dhe kur dëshira e fortë për të zgjatur jetën mund të vijë me një kosto tragjike për pacientët dhe për ata që i duan.

Duke reflektuar se çfarë i kanë mësuar dyzet vite përballje me trurin e njeriut, Marsh gjen një qëllim tjetër në jetë ndërsa i afrohet fundit të karrierës së tij profesionale, dhe një kuptim të ri se çfarë ka rëndësi për të gjithë ne në fund.

Komente mbi librin

"Marsh ka dalë në pension, gjë që nënkupton se po i bën një bilanc jetës së tij. Reflektimet dhe kujtimet e tij e bëjnë librin "Rrëfimet" edhe më analizues se libri i parë, nëse diçka e tillë është e mundur."

The New York Times

"Vazhdimisht argëtues... Këtu ndershmëria është me bollëk – një cilësi aq e rrallë dhe e lavdërueshme te kirurgët e shquar sa mund ta presësh nga dikush që shkruan kujtime."

The Guardian

"I mahnitshëm dhe informues; një ditar magjepsës i një karriere të jashtëzakonshme."

Daniel J. Levitin, Ph. D.

"Rrëfime të sinqerta të një neurokirurgu praktik."

Katrina Firlik

"Henry Marsh e zhyt lexuesin thellë në botën e jetës, vdekjes dhe gjithçkaje mes tyre. Nuk do qëndroni dot pa e lexuar me një frymë."

Paul Ruggieri, MD

"Me një ndershmëri të rrallë dhe të palëkundur, Henry Marsh përshkruan jo vetëm triumfet e mëdha por edhe tragjeditë tronditëse, të cilat po ashtu, janë pjesë të jetës së çdo kirurgu."

Michael Collins

"Henry Marsh zhvesh meningjet për të zbuluar botën e shndritshme, torturuese dhe tmerrësisht tërheqëse të neurokirurgjisë."

Danielle Ofri, M. D., Ph. D.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928265050
ean13
9789928265050
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

S'ka shpresë, Collen Hoover

Sky, një nxënëse në vitin e fundit të shkollës së mesme, njihet me Dean Holder-in, një djalë me një reputacion të keq që rivalizon të sajin. Që nga takimi i tyre i parë, ai e tmerron dhe e pushton. Ka diçka tek ai që ndez kujtimet e së kaluarës së saj thellësisht të trazuar, të një periudhe kohore që ajo është përpjekur shumë për t'a varrosur.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000838

Botuesi: OMSCA-1

Leke Bukurani. Dashi, Liviu Lungu

Në veprat e Liviu Lungu-t takojmë botën shqiptare të filtruar nga kujtimet afektive të gjyshes, një botë  në kufijtë e lengjendës dhe surreales. Ndonëse shkrimtari nuk ka qënë asnjëherë në Shqipëri, proza e tij popullohet nga personazhe shqiptare, me peisazhe shqiptare, me dashuri shqiptare.
500 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Labirinti i shpirtrave, Carlos Ruiz Zafon

Pikërisht kur Danieli beson se është një hap larg zgjidhjes së enigmës, një komplot edhe më i errët, edhe më misterioz nga sa mund ta imagjinonte, shtrihet dhe përfshin edhe të, një komplot që zë fill në zyrat e Regjimit.
1 800 Lekë
More

Botuesi: Living

E pazbutura, Glennon Doyle

Për shumë vjet, autorja që renditej në listat e librave shumë të shitur sipas gazetës “New York Times”, i ndrydhi pakënaqësitë e saj. Pastaj, një ditë, në një konferencë, i zuri syri një grua dhe në kokë i vërshuan këto fjalë: ja tek është!
1 300 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Analfabetja, Agota Kristof

Njëmbëdhjetë kapituj për njëmbëdhjetë momente të jetës së saj, nga vajza e vogël që përpin libra në Hungari në shkrimin e romaneve të parë në frëngjisht. Fëmijëria e lumtur, mjerimi i pasluftës, vitet e vetmisë në konvikt, vdekja e Stalinit, gjuha e nënës dhe gjuhët armike që janë gjermanishtja dhe rusishtja, arratisja në Austri dhe mbërritja në Lozanë,...
400 Lekë
More

Botuesi: Shtëpia e Librit

Nivele jete, Julian Barnes

Te Nivele jete, Julian Barnes na jep ne Nadarin, balonistin dhe fotografin ajror pionier; na jep kolonelin Fred Burnaby, adhurues me ngurrim i ekstravagantes Sarah Bernhardt; pastaj, në fund, na jep historinë e pikëllimit të tij, të vëzhguar hollësisht.
700 Lekë
More

Botuesi: Dituria

E bardha dhe e zeza, Malorie Blackman

Kallumi, gjashtëmbëdhjetë vjeç, i bardhë, është një qeros, pra qytetar i dorës së dytë, në një botë të sunduar nga njerezit me ngjyre... Sefi, katërmbëdhjetë vjeç, e zezë, është një Kros, vajza e njërit prej burrave më të fuqishëm në vend...
900 Lekë
More

Botuesi: Toena

Gjendja njerëzore, Andre Malraux

Në 1999 revista "Le monde" e ka cilësuar si një ndër librat më të mirë të shekullit. Ngjarjet e romanit zhvillohen gjatë një periudhe 22 ditore, në Shangai, Kinë. Personazhet qendrore janë Çeni, Kio, Gisori, Katu dhe baroni Klapik. Fatet e tyre ndërthuren me njëri-tjetrin. Ky është një roman ekzistencial e fatalist.
800 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Peizazhe të pikturuara me çaj, Milorad Pavic

Libri është një sfidë për një lexim të pazakontë, pasi e jashtëzakonshme është historia e vendit të përshkruar që nuk ekziston më. Libri na ngërthen në një histori ballkanike për jetën e njerëzve të kryqëzuar në mes të së shkuarës që ata nuk mund ta zotërojnë dhe "titizmit", që ata nuk mund t'i shpëtojnë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Erotika, Janis Ricos

Poezitë e tij flasin për ngjizjen mishtore, për frikën e humbjes së të dashurës, për mrekullinë e aktit erotik, për botën parë me sytë e dashurisë. Përshkrimet e tij janë tejet të gjalla, tejet tunduese, tejet të prekshme dhe të pakapshme njëkohësisht. 
800 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i vampirit: Mesha e zezë, L. J. Smith

Nuk ka më asnjë gjurmë të Stefanit dhe të Dejmonit që kur është zhdukur Elena e bukur, dashuria që i ka ndarë dhe i ka bashkuar të dy vëllezërit vampirë. Ndërkohë, Karolina ka vendosur që të rifitojë zemrën e mikeshave të saj të vjetra: Bonit, që ka fuqi të mbinatyrshme dhe Mereditit të vendosur dhe të pakapshme.
1 000 Lekë
More

Vasha dhe djali, Jon Thortharson Thoroddsen

Personazhet e tij s'janë kalorës, mbretër, heronj apo heroina, por njerëz të thjeshtë, me halle të thjeshta, me të cilat përballej shoqëria islandeze e shekullit XIX.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000515

Botuesi: OMSCA-1

Njeriu amfib, Aleksander Beljaev

Titulli: Njeriu amfibGjinia: RomanAutori: Aleksandër BeljaevShqipëroi: Çezar KurtiShtëpia botuese: OMSCA-1Viti: 2006Fq. 200Pesha: 0.24 Kg.  
500 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Pragu i ferrit, Michel Hugo

Këtë vepër artistike... ua kushtoj mijëra kozakëve që u tradhtuan në vitin 1945, në qytetin mesjetar të Linzit, në Austri. Miqtë e mi rusë më besuan fotokopjet e dy librave, si edhe fotografi e dokumente të tjera të ruajtura me kujdes dhe të kaluara dorë më dorë... që zbulojnë një anë të errët të historisë: pabesinë e tri qeverive, Britanisë së Madhe,...
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe