• Banner

  • Ka mbaruar
Sheshi i Diamantit, Merce Rodoreda
  • Sheshi i Diamantit, Merce Rodoreda

Sheshi i Diamantit, Merce Rodoreda

Historia sa prekëse, aq dhe realiste dhe e fuqishme e Natalisë, një vajze të thjeshtë e naive, që në Barcelonën republikane, e më pas gjatë periudhës së luftës civile spanjolle, përjeton dramën e mjerimit, të humbjes së të shoqit, të vetmisë, derisa më në fund zbulon një dashuri të re, e cila i hap përpara mundësinë e një jete të re...

8,88 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Sheshi i Diamantit
Origjinali: La plaça del diamant
Gjinia: Roman
Autori: Merce Rodoreda
Shqipëroi: Bashkim Shehu
Shtëpia botuese: Botimet IDK
Viti: 2018
Fq. 226
Pesha: 0.281 kg.
ISBN: 978-9928-136-59-6

Mbi librin

Historia sa prekëse, aq dhe realiste dhe e fuqishme e Natalisë, një vajze të thjeshtë e naive, që në Barcelonën republikane, e më pas gjatë periudhës së luftës civile spanjolle, përjeton dramën e mjerimit, të humbjes së të shoqit, të vetmisë, derisa më në fund zbulon një dashuri të re, e cila i hap përpara mundësinë e një jete të re...

Me një intensitet të rrallë, zëri delikat i Natalisë na flet për ndjenjat, sensibilitetin, gjithë brishtësinë e kompleksitetin e shpirtit femëror. Sheshi i Diamantit është romani më i bukur që i është kushtuar ndonjëherë Barcelonës, - një ndër gurët themeltarë të mbarë letërsisë moderne spanjolle.

Komente mbi librin

"Me të mbyllur faqen e fundit të Sheshit të Diamantit, mendova: lexova një kryevepër."

Marco Lodoli, La Repubblica

"Shkrimtarja më e rëndësishme katalane e të gjitha kohërave, por edhe më enigmatikia."

Corriere della sera

Mbi autoren

Mercè Rodoreda (Barcelonë, 1908-1983) konsiderohet shkrimtarja më e lexuar dhe më e përkthyer e letërsisë katalanase. E përfshirë politikisht në veprimtarinë antifashiste, pas fitores së Frankos ajo u detyrua të merrte rrugën e mërgimit, nga ku u kthye në atdhe vetëm në vitin 1972.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928136596
ean13
9789928136596
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

2666, Roberto Bolano

Shkrimtari gjerman Beno fon Arçimboldi boton kryevepër pas kryevepre që pas Luftës së Dytë Botërore, por askush nuk e njeh identitetin e tij. Një grup kritikësh europianë e gjurmojnë prej vitesh në gjithë kontinentin dhe rastësisht mësojnë se mund të fshihet në Meksikë, në qytetin kufitar Santa Teresa.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Veriti, Colleen Hoover

Louen Eshli është një shkrimtare e re, e cila përballet me vështirësi financiare. Papritmas, i vjen një ofertë që nuk mund ta refuzojë, sepse do t’i sjellë të ardhura që nuk i ka imagjinuar kurrë.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Zgjimi i Tokës, Knut Hamsun

Zgjimi i tokës është gjithashtu edhe një portret i mrekullueshëm i gruas: Ingeri është arsyeja e jetës së Isakut, por, njëkohësisht, edhe ajo çka e kërcënon më shumë. Ingeri është parimi i sfidës: asaj i duhet t’i jetojë të gjitha jetët e mundshme para se të rikthehet sërish tek ai, Isaku, që nuk ndryshon kurrë.

Çmimi 11,10 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Trëndafili i mesnatës, Lucinda Riley

Në harkun e katër brezave, Trëndafili i mesnatës kalon nga pallatet vezulluese të maharaxhave të mëdhenj të Indisë në kështjellat madhështore të Anglisë, duke ndjekur jetën e jashtëzakonshme të një vajze të jashtëzakonshme, Anahita Çavanit, nga viti 1911 deri në ditët e sotme.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P38

Botuesi: UEGEN

Larg meje, Gayle Forman

Njihuni me Maribeth Klein, prindin tuaj të zakonshëm, të stërmunduar. Ajo është kaq e zënë sa nuk e kupton se po shkakton një atak në zemër dhe kështu bëhet e varur nga familja e saj se pas operacionit të zemrës, ajo nuk mund të shërohet. Kështu , ajo rend drejt së pamendueshmes: paketon valixhen dhe lë gjithcka. Vetëm atëherë ajo do të fillojë të kuptojë...

Çmimi 11,10 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2322

Botuesi: Botimet Dudaj

Gruaja qe i arratisej lajmit te keq, David Grossman

Ora po bëhet gati të festojë lirimin nga shërbimi ushtarak të birit të saj, Oferit, por ai kthehet sërish në front për një operacion të madh. Në një çast hidhërimi e krize mendore të pashpjegueshme, ajo niset për në Galile, pa u lënë asnjë njofitm paraprak "lajmëtarëve", të cilët mund të sjellin lajmin më të keq që mund të dëgjojë një nënë.

Çmimi 17,76 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Krijesa të bukura, Kami Garcia, Margaret Peterson

Lina Dukein është ndryshe nga të gjithë njerëzit e qytezës jugore Getlin. Ajo po mundohet t'i mbajë të fshehta fuqitë e saj, si dhe mallkimin që e ka përndjekur familjen e saj për gjenerata me radhë. Por, edhe në lulishtet e egra, moçalet e thella dhe varrezat e rrënuara të një vendi të harruar, një sekret nuk mund të rrijë i fshehur për shumë kohë.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Dëshmon Pereira, Antonio Tabucchi

Doktor Pereira më erdhi për vizitë për herë të parë një mbrëmje shtatori të 1992-it. Në atë kohë ai nuk quhej ende Pereira, nuk kishte marrë ende tipare të qarta, ishte diçka i vagullt, ikanak dhe i tymtë, por kishte tashmë dëshirë të ishte protagonist libri.

Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

E bardha dhe e zeza, Malorie Blackman

Kallumi, gjashtëmbëdhjetë vjeç, i bardhë, është një qeros, pra qytetar i dorës së dytë, në një botë të sunduar nga njerezit me ngjyre... Sefi, katërmbëdhjetë vjeç, e zezë, është një Kros, vajza e njërit prej burrave më të fuqishëm në vend...

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001130

Botuesi: Dituria

Loja e engjëllit, Carlos Ruiz Zafon

Në Barcelonën e trazuar të viteve '20, djaloshi Martin ushqen një ëndërr: të bëhet shkrimtar. Kur papritur fati i jep mundësinë të botojë një tregim, suksesi më në fund i troket në derë. Nga ai moment jeta do e vendosë para pyetjeve për të cilat nuk ka përgjigje të menjëhershme.

Çmimi 13,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: IDK

Vepra në të zezë, Marguerite Yourcenar

Duke krijuar personazhin e Zenonit, alkimist e mjek i Europës i shekullit të XVI, Marguerite Yourcenar s'na rrëfen thjesht historinë tragjike të një njeriu të jashtëzakonshëm. Ajo ia del mbanë të na sjellë një tablo të gjallë, më gjithë ngjyrat e saj të pasura, të gjithë një epoke e të realitetit të saj të vrazhdë dhe brutal.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)