• Banner

Purity, Jonathan Franzen
  • Purity, Jonathan Franzen

Purity, Jonathan Franzen

Pipi, emri me të cilin thirret Purity Tyler, një vajzë e re në krye të të njëzetave të saj, punon si shitëse telefonash dhe po përpiqet fort që të paguajë kredinë e majme që ka marrë për të kryer studimet e saj universitare.

1 600 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Purity
Origjinali: Purity
Gjinia: Roman
Autori: Jonathan Franzen
Shqipëroi: Artan Qoqi
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2018
Fq. 608
Pesha: 0.751 kg.
ISBN: 978-9928-221-25-4

Mbi librin

Pipi, emri me të cilin thirret Purity Tyler, një vajzë e re në krye të të njëzetave të saj, punon si shitëse telefonash dhe po përpiqet fort që të paguajë kredinë e majme që ka marrë për të kryer studimet e saj universitare.

Ajo ka përplasje të shpeshta me të ëmën, Penelopën, e cila ia mban larg së bijës të shkuarën prej fëmije, madje edhe vetë identitetin, megjithë këmbënguljen e Pipit për të njohur babain e saj natyral.

Në Oklënd, në qytetin ku ajo jeton dhe në mjedisin ku gjendet, Pipi do të ndeshë një botë tërë ngjarjesh politike e sociale dhe jetësh njerëzore, një shtjellë të gjithfarë ndodhish, që do të lenë shenja në jetën e saj dhe pjesë e së cilës do të bëhet, jo si një vajzë pasive dhe e shkujdesur, por si e pranishme dhe aktore e kësaj historie të gjatë dhe të pasur, që përtej një rrëfimi të thjeshtë artistik, është edhe një skaner i të vërtetave historike të shekullit që po jetojmë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928221254
ean13
9789928221254
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Skanderbeg Books

Korrigjimet, Jonathan Franzen

Lambertët, një familje gati tradicionale e mesperëndimit amerikan, po shpërbëhet diku mesit të shekullit të njëzetë. Të tre fëmijët e Alfredit dhe Enisdës, largohen dhe nisin secili një jetë të re në lindje të vendit.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Liria, Jonathan Franzen

Peti dhe Uollter Berglundi janë banorët e parë të Sent-Polit, njerëz me prirje borgjeze, prindër praktikë dhe pararoja e brezit të ushqimeve integrale. Peti, kjo fqinjë ideale, kjo nënë e përsosur sa për t'u pasur zili, dhe burri i saj, një jurist ambientalist, i cili shkon në punë me biçikletë, një familjar i përkushtuar, po bëjnë të dy pjesën e tyre të...

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Dhe së fundmi, Henry Marsh

Por teksa i afrohem fundit të jetës, e gjej veten të rrethuar nga pyetje filozofike e shkencore të cilat krejt papritur duken shumë të rëndësishme, pyetje të cilat në të kaluarën ose i merrja për të mirëqena, ose i shpërfillja.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Aroma e lumturisë është më e fortë nën shi, Virginie Grimaldi

Nëse ndjenjat e Benit janë zhdukur, mjafton t´i gjallërojmë. Kështu, çdo ditë, ajo do t’i shkruajë një kujtim të historisë së tyre. Por kjo zhytje në të shkuarën mund të nxjerrë edhe sekretet e varrosura thellë. Me ndjeshmëri ekstreme dhe shumë humor, Virginie Grimaldi arrin të na bëjë të rijetojmë çastet e jetës dhe dashurisë, duke kaluar nga e qeshura...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Muza

Ngrohtësia e dëborës, Sabrina Grementieri

Dhe për Matiasin, fëmijën e lindur nga një marrëdhënie e shkurtër me Rikardon, Anxhelika është e gatshme të bëjë gjithçka. E ka rritur e vetme, pa thënë asgjë babait të fëmijës: e dinte që dy botët e tyre ajo, mësuese e përkohshme skish, ai, djalosh milanez nga familje e shkëlqyer - ishin të papajtueshme dhe se ai fëmijë nuk ishte fryt i dashurisë, por...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Qiellthyesi, Kenneth Oppel

Shumë shpejt, ai dhe e dashura, Kejt de Vries, përfshihen në një gjueti të rrezikshme të këtij thesari, së bashku me Halin, që hiqet si pilot i një anijeje ajrore të fuqishme, që i kap me lehtësi lartësitë dhe Nadirën, një vajzë rome misterioze, e cila pretendon se ka çelësin e thesareve të bllokuara në Hiperion.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kentukët, Samanta Schweblin

Personazhe që vijnë nga kontinente të ndryshme, nga çdo moshë dhe status shoqëror, nisin të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes kafshëve shtëpiake robotike të quajtura kentukë. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001673

Botuesi: Skanderbeg Books

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Koha Ditore

Emri i trëndafilit, Umberto Eco

Labirintet mesjetare të bibliotekave tregohen si rrugë të jetës dhe vdekjes. Homazhi për prozën detektive të transponuar në kohën e lindjes së kulturës së re dhe Europës së re, ku qendrat e fuqisë nga abacitë e largëta janë në qendrat e reja tregtare – qytet.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: K3R1

Botuesi: Skanderbeg Books

Droje dhe dinjitet, Dag Solstad

Pas një reagimi, si zakonisht shpërfillës e të mërzitshëm të klasës, ndaj shpjegimit pasionant prej tij të "Rosës së egër" së Ibsenit, profesori i letërsisë, Elias Rukla, arrin në pikën e krizës së thellë emocionale si pasojë e një episodi me çadrën, që nuk e hap dot në oborrin e shkollës dhe në prani të nxënësve.

Çmimi 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Jeta rimon me vdekjen, Amos Oz

Përse shkruani? Përse vërtet shkruani kështu? Mos po rrekeni t'i ndikoni lexuesit, dhe nëse ndodh kjo – në ç'kah rrekeni t'i ndikoni? Çfarë roli luajnë historitë tuaja? U vini kryq, i korrigjoni vazhdimisht apo i shkruani drejt e prej muzës suaj?

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)