Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Asnjë qindarkë më shumë, asnjë qindarkë më pak, Jeffrey Archer
  • Asnje qindarke me shume, asnje qindarke me pak, Jeffrey Archer
  • Asnjë qindarkë më shumë, asnjë qindarkë më pak, Jeffrey Archer

Asnjë qindarkë më shumë, asnjë qindarkë më pak, Jeffrey Archer

OMBRA GVG

Të grumbullosh një milionshin e parë në mënyrë të ligjshme është e vështirë. Të bësh një milionshin e parë në mënyrë jo të ligjshme është pak më e lehtë. Të ruash një milionshin e parë, ndoshta është operacioni më i vështirë.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Asnjë qindarkë më shumë, asnjë qindarkë më pak
Origjinali: Not a penny more, not a penny less
Gjinia: Roman
Autori: Jeffrey Archer
Shqipëroi: Mirela Milori
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2018
Fq. 368
Pesha: 0.465 kg.
ISBN: 978-9928-06-221-5

Fragment nga libri

- Jorg, do të presësh deri në orën 6 sonte me orën e Europës Qendrore një transfertë prej shtatë milion dollarësh nga banka "Kredit Paris" në llogarinë numër 2. Do t'i nisësh menjëherë me transfertën e klasit të parë gjatë natës dhe me siguracionin trefish "A", për transfertat e biznesit. Me një fjalë, do t'i investosh në tregun e dollarit gjatë orëve të natës, më kuptove?

- Po,Harvi.
- Kalo një milion dollarë për bankën e "Minas Gerais", të Rio-de-Zhanejros, në emrat e Silversteinit dhe Eliotit dhe anulo pagesën e kredisë tek banka "Barklejs", në rrugën "Lombardi". Më kuptove?

- Po, Harvi.
- Duhet të blesh ar për llogarinë e aksioneve të mia deri në vlerën 10 milion dollarë, dhe më pas prit për udhëzime të mëtejshme. Përpiqu dhe bli kur tregu i aksioneve të jetë në vlerën më të ulët dhe mos u ngut, prit! Më kuptove?

* * *

Në rrugën "Harli", në rrugën "Bond" dhe në rrugën e Mbretit në Fakultetin Magdalen, të Universitetit të Oksfordit, ishte ora 6 e 20 e mbrëmjes. Katër burra, që nuk njiheshin, kontrolluan vlerën e aksioneve të shoqërisë "Diskoveri Oil", në numrin e fundit të gazetës londineze "Evening Standard".

Vlera e aksioneve ishte 8 dollarë e 20 centë. Të katërt ishin tashmë njerëz të pasur, që po mendonin se si të fuqizonin suksesin e mëtejshëm të karrierës së tyre të sigurt. Por e nesërmja për ta do të ishte ndryshe... mëngjesi do t'i gjente trokë!

* * *

Të grumbullosh një milionshin e parë në mënyrë të ligjshme është e vështirë. Të bësh një milionshin e parë në mënyrë jo të ligjshme është pak më e lehtë. Të ruash një milionshin e parë, ndoshta është operacioni më i vështirë.

Henrik Metelski ishte prej atyre njerëzve të rrallë që i kishte menaxhuar të treja këto situata. Edhe pse një milionshi i parë i ligjshëm ishte grumbulluar mbas një milionshit që kishte përfituar në rrugë jo të ligjshme, ajo që e bëri atë të ishte një hap përpara të tjerëve ishte fakti që ai arriti t'i mbante nën kontroll këto para.

Komente mbi librin

"Librat e Jeffrey Archer – it janë befasues, tronditës dhe personazhet janë aq të vërtetë sa shpesh të krijohet mendimi se Archer – i ka shkruar biografinë e tij. Duke u nisur nga forca e prozës së tij, unë do të guxoj që ta krahasoj atë me John Galsworthy – n. Por, ai rrëfen me gjuhën e bashkëkohësve, prandaj është edhe kaq i sukesshëm."

The Guardian

"Archer... ka një talent të jashtëzakonshëm. Ai rrëfen me mjeshtëri ngjarje që lëvizin me dinamizëm dhe gjatë gjithë kohës përjeton emocione të shumta."

The Philadelphia Inquirer

"Ai ka klasën e Aleksandër Dymasë... dhe është i aftë që ta mbajë të "mbërthyer" lexuesin deri në fund të romanit."

Washington Post

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928062215
ean13
9789928062215
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Braktisje, Elisabeth Åsbrink

Kështu Katerina - pas të cilës fshihet vetë autorja - rindërton historinë e Ritës, ardhjen e saj të rastësishme në Londër, marrëdhënien e gjatë klandestine me Vidalin, një hebre sefardik i mërguar nga Selaniku dhe së fundi martesën e vonuar e dëshpëruese
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Ana Bolena, Hilary Mantel

Pas "Sallës së ujqërve", një roman që tregon origjinën e Anglisë moderne përmes syve të Tomas Kromuellit, kësaj figure kaq të diskutuar, kjo pjesë e dytë e veprës që u kushtohet Tudorëve, nis më 1535, kur Sekretari i Shtetit i Henrit VIII është në kulmin e pushtetit.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Mediaprint

Të fshehtat e Xhaipurit, Alka Joshi

Pushteti dhe paratë ende lëvizin pa probleme mes klasës së pasur, e cila për favore nga pallati mbretëror, por vetëm nëse disa të fshehta mbeten të varrosura.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Misteri i Hagadasë së Sarajevës, Geraldine Brooks

I magjishëm, i harlisur, i arrirë është ky roman, ndërtimi mahnitës i të cilit ndërthur intrigën e sotme me jehona të së kaluarës. Fituesja e çmimit Pulitzer sjell që përtej Atlantikut një vepër kult, të cilin e përcjell përmes një enigme letrare që na kredh në zemër të periudhave më tragjike të historisë; ajo kumbon drithëruese në mbrojtje të tolerancës...
1 250 Lekë
More

Botuesi: Morava

Stuhi shpatash 2, George R. R. Martin

"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
1 200 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Junusi ynë, Iskender Pala

Dashuria e tij nga zemra në zemër...Tani dikush i thotë atij Junusi i Dashuruar,Dikush i thotë Junusi i Shkretë, le të thonë.
500 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Vejan, Jean-Louis Fournier

E gjeta kapelen e vogël si ato të viteve '20 që t'i vije kur dilnim të shëtisnim me kabrioletin tonë të vjetër. Ajo është e bardhë si kabrioleti. Njerëzit na shikonim tek kalonim dhe buzëqeshnin, ne u kujtonim kohën e shkuar, ndonjë moment nga rinia e tyre, ata kishin përshtypjen sikur shfletonin një numër të vjetër të revistës "L'Illustration" që bënte...
700 Lekë
More

Referenca: 2814

Botuesi: Pegi

Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol. 2

Sa herë që qeveritë ndërhyjnë në treg, lexuesit nxitojnë të blejnë "Revoltën e Altasit". Pse? Arsyeja kuptohet, nga emri i një grupi të krijuar së fundmi në Facebook: "I lexuar lajmet sot? Duket sikur "Revolta e Altasit" po ndodh në jetën e vërtetë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: IDK

Ku ishit ju, kur ra errësira, Mario Levi

Po të mos ishte ajo ngjarje, as që do të më kishte shkuar ndërmend të takoja pjesëmarrësit e tjerë më të rinj në lojë. Sikur të mos ia kisha bërë pyetjen vetes, ku ishte vendi im në këtë jetë, nuk do ta kisha kuptuar që nuk jam në paq me veten time. Këtë pyetje nuk do ta kisha drejtuar atje ku kam lënë pas disa gjëra dhe disa njerëz.
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Vreshti i Anxhelikës, Sveva Casati Modignani

Në librin "Vreshti i Anxhelikës" rrëfehet historia e mrekullueshme e një gruaje, Anxhelikës, e cila si shumë gra të tjera të kësaj fushe, me ide të reja e me guxim çon përpara biznesin familjar të prodhimit të verës, këtë nektar të hershëm e të dëshirueshëm; si dhe historia e Tankredit, një shef kuzhine mjaft i talentuar e i famshëm, me një jetë të...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Bonavia, Dragan Velikić

Jeta është një këmishë force në çfarëdolloj dimensioni ku enden personazhet e tij: Beograd, Zemun, Vjenë, Boston, Kaliforni; ndërsa Vdekja krijon atë ekuilibër që jeta është e pazonja t’iu ofrojë të gjallëve në endjen e tyre.
900 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Vera kur ime më i kishte sytë jeshilë, Tatiana Ţîbuleac

Aleksit i kujtohet ende vera e fundit që kaloi me të ëmën. Kanë kaluar shumë vjet që atëherë, por, kur psikologu e këshillon ta rijetojë atë periudhë, në mënyrë që të arrijë të kapërcejë bllokimin krijues që po përjeton si piktor, Aleksi nis një udhëtim që do ta përballë me emocionet e verës kur ai dhe mamaja e tij mbërritën në një fshat pushimi në Francë...
700 Lekë
More

Botuesi: Dukagjini

Maitreji, Mircea Eliade

Maitreyi është një kronikë e letrarizuar e historisë së dashurisë së Eliades, i cili në atë kohë po vizitonte indinë dhe Maitreyi Devit, nxënëse të poetit madhështor të bengalit Rabindranath Tagore, e cila më vonë u bë edhe vetë shkrimtare.
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: OMBRA GVG

Keini dhe Abeli, Jeffrey Archer

Duke huazuar titullin e këtij romani nga Bibla, nga historia e vëllezërve Kain dhe Abel (Cain and Abel), britaniku Jeffrey Archer na risjell nëpërmjet një drame njerëzore, historinë e dy djemve që lindin në dy anë të ndryshme të botës.
1 400 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Bija plëngprishëse, Jeffrey Archer

E bija e Abelit, emigrantit polak, Florentina Rosnovski, ndan të njëjtën dashuri për Amerikën dhe ka të njëjtat ideale dhe ëndrra për të ardhmen si i ati. Por ëndrra e saj e madhe është që të ulet në karrigen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.
1 400 Lekë
More