Dhoma, Emma Donoghue
  • Dhoma, Emma Donoghue
  • Dhoma, Emma Donoghue

Dhoma, Emma Donoghue

Morava

Një roman i veçantë që flet për Xhekun, një djalë pesëvjeçar, bota e të cilit kufizohet në një zgëq tre metra katrorë. Dhoma është vendi ku ai ka lindur dhe është rritur; aty jeton së bashku me Manë.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Dhoma
Origjinali: Room
Gjinia: Roman
Autori: Emma Donoghue
Shqipëroi: Renato Kalemi
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2017
Fq. 342
Pesha: 0.391 kg.
ISBN: 978-9928-208-32-3

Mbi librin

Një roman i veçantë që flet për Xhekun, një djalë pesëvjeçar, bota e të cilit kufizohet në një zgëq tre metra katrorë. Dhoma është vendi ku ai ka lindur dhe është rritur; aty jeton së bashku me Manë.

Historia rrëfehet nga këndvështrimi i Xhekut, një fëmije i cili nuk e ka ndier kurrë ngrohtësinë e rrezeve të diellit, nuk ka thithur kurrë ajër të pastër dhe sigurisht, nuk ka takuar askënd tjetër veç vetes, nënës së tij dhe Plakut Nik, njeriu që ka rrëmbyer dhe përdhunon vazhdimisht Manë prej shtatë vitesh.

Me vendosmërinë, zgjuarsinë dhe dashurinë e paepur të nënës, Maja i ka dhënë një jetë Xhekut. Por, ajo e di se kaq nuk mjafton... as për të, as për të birin.

Sapo Xheku mbush pesë vjeç, Maja i tregon për botën e jashtme. Por ai mendon se ato janë thjesht përralla të pavërteta; megjithatë, Maja këmbëngul se ato janë të vërteta. Por, Xheku ende s'e rrok idenë e ekzistencës së një bote të jashtme, kështu që, kur Maja i thotë se duhet të arratisen, bota e tij bëhet copash.

Ajo harton një plan të vështirë arratisjeje, i cili bazohet në trimërinë e të birit, por edhe në shumë fat. Pa e ditur se është e papërgatitur që plani të funksionojë si duhet.

Fragmente nga libri

Do ta zë me shkelma Plakun Nik, derisa t'ia bëj kurrizin më të butë se barkun. Pastaj, do hap Derën me Telekomandë dhe do rrëshkas si shigjetë në Hapësirën e Jashtme, për të blerë shumë gjëra në dyqanet e vërteta e do t'ia sjell Masë.

***

Aty Jashtë ka nga të gjitha gjërat. Tani, sa herë që mendoj për gjëra të ndryshme - për skitë, fishekzjarret, ishujt, ashensorët - më kujtohet që janë të vërteta, se të gjitha bashkë ekzistojnë aty Jashtë. Më bëjnë me dhimbje koke.

Po ashtu edhe njerëzit – zjarrfikësit, mësuesit, hajdutët, të sapolindurit, shenjtorët, futbollistët e shumë të tjerë – janë të gjithë aty Jashtë. Por unë nuk jam aty, unë dhe Maja jemi të vetmit që mungojmë. A ekzistojmë ne?

Detajet e librit
Morava

Referencat specifike

isbn
9789928208323
ean13
9789928208323
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Rreshtin e printe Babukari, Giovanni Dozzini

Një fundjavë vendosin të marrin një tren që nga Peruxha do t’i çojë drejt detit Adriatik. Destinacioni është plazhi i Falkonara Maritimës dhe udhëtimi rrokjezohet nga takimet, nga fiksimet e secilit dhe nga marrëdhënia e luhatshme me gjuhën italiane.
800 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Nëntëmbëdhjetë minuta, Jodi Picoult

Sterlingu është një fshat i zakonshëm në Nju Hempshajër ku nuk ndodh asgjë deri ditën kur regjistrohet një akti i dhunshëm. Xhosi Kormier, vajza e gjykatëses, është dëshmitarja e vetme e ngjarjes, por thotë se nuk i kujtohet asgjë nga ajo që ndodhi mu para syve të saj.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000658

Botuesi: OMSCA-1

Uje per elefantet, Sara Gruen

Një nga kënaqësitë e shumta që të fal ky roman, është mundësia për të hyrë në një botë private e të koduar në mënyrë të çuditshme me ligjet e saj... Përshkrimi i kësaj bote është kaq tërheqës, i fuqishëm dhe i detajuar, sa nuk mund të shkëputesh as për një minutë të vetme nga ky libër i mrekullueshëm.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dukagjini

Mëngjes te Tiffany, Truman Capote

Një roman i këndshëm që tërheq çdo tip lexuesi dhe që jetën e përditshme e të zakonshme e shndërron në art. “Mëngjes te Tiffany” nuk është vetëm historia e Hollit, por e çdo vajze që i tejkalon konvencat shoqërore dhe e jeton jetën ashtu siç ka dëshirë.
860 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Gungaçi, Roberto Arlt

Një vrasës mbart me vete një shkak të fortë për të justifikuar aktin e tij dhe i vetmi detaj që mundet ta zbulojë është një fletë ari në dhëmballë, ndërkohë që ekziston te gruaja që ka në dorë dorëzimin e tij një shkak më i fuqishëm për të mos e kallëzuar: dashuria.
500 Lekë
More

Botuesi: IDK

Tri rrugë për te liqeni, Ingeborg Bachmann

Tema qendrore e të pesë novelave është ajo e identitetit, e kujtesës si dhe e fuqisë që ka gjuha për të ndryshuar përvojën e grave në një kohë kur vetë shoqëria austriake po përjetonte ndryshime të mëdha kulturore.
800 Lekë
More

Botuesi: Botart

Mami, Brendan O'Carroll

Anjeza Brauni është një grua e fortë – mjaft e fortë për t'u përballur me vejërinë, shtatë fëmijët, apartamentin me qira dhe rraskapitjen e përditshme me tezgën e saj në rrugën "Moore". Por edhe gruas më të fortë i lipset pak ndihmë dhe një ëndërr për t'i dhënë forcë të vazhdojë...
700 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Policia e Kujtesës, Yoko Ogawa

“Policia e Kujtesës” është një distopi e bukur dhe përndjekëse për fuqinë e kujtesës dhe për traumën e humbjes, nga njëra prej shkrimtareve më të mëdha të Japonisë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Vajza daneze, David Ebershoff

I vendosur në shkëlqimin e Kopenhagës, Parisit dhe Dresdenit të viteve 1920, romani zbulon kufijtë e seksit dhe gjinisë, martesës e dashurisë si dhe rrugën drejt gjetjes së vetvetes. Frymëzuar nga një histori e vërtetë, ky portret delikat ngre pyetjen: ç'duhet të bësh kur njeriu që do papritmas ndryshon?
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Ashtu si dashuritë, Javier Marias

Në një kafe në Madrid, çdo ditë Maria Dolz vëzhgon dy të panjohur, një burrë e një grua, dhe mahnitet nga lumturia që ata rrezatojnë. Si të ishin personazhet e dashur të një romani, uron çiftit"gjithe të mirat e botes" e shpreson që historia e tyre te jetoje përherë në lumturi.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Ditët e braktisjes, Elena Ferrante

Olga, një grua ende e re, e qetë dhe e kënaqur, aspak e plogësht në ambjentin e saj familjar, braktiset papritur nga i shoqi dhe rrokulliset në një vorbull të errët, por edhe të njohur nga drama njerëzore. Pasi mbetet e vetmuar me të dy fëmijët dhe qenin, e lënduar thellë shpirtërisht nga dhimbja dhe poshtërimi, nga Torinoja, ku është transferuar prej...
600 Lekë
More

Referenca: SKU000601

Botuesi: Skanderbeg Books

Pianistja, Elfriede Jelinek

Erika Kohut, një vajzë në fund të tridhjetave, jep mësime pianoje në Konservatorin e Vjenës. Por jeta dhe liria e saj janë të sekuestruara nga diktati i së ëmës dhe pasioni i saj i dyshimtë për artin, është i mbyllur në burgun e pentagramit. 
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pegi

E vetmja dashuri, Laurence Plazenet

Zonjusha d'Albreht humbet nënën në moshë fare të re dhe i ati e rrit në një mjedis të rreptë, pa shfaqur kurrë haptas ngrohtësinë ndaj saj, ndërkohë që fshehtas e llaston me dhurata. Ajo është vetëm 15 vjeçe kur njihet me zotin Ramon, mësuesin e saj privat, një burrë i mistershëm që i zgjon vajzës drithërimat e para shpirtërore dhe fizike.
600 Lekë
More