• Banner

Xhelati i dashurise, Irvin D. Yalom
  • Xhelati i dashurise, Irvin D. Yalom

Xhelati i dashurisë, Irvin D. Yalom

Në këtë libër, rrëfehen historitë e dhjetë pacientëve që iu drejtuan terapisë, gjatë së cilës u përleshën me dhimbjen e ekzistencës. Kjo nuk ishte arsyeja për të cilën ata iu drejtuan për ndihmë psikoterapisë; përkundrazi, që të dhjetë ata ishin duke vuajtur nga probleme të zakonshme të jetës së përditshme.

8,50 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Xhelati i dashurisë
Origjinali: Love's executioner
Gjinia: Roman
Autori: Irvin D. Yalom
Shqipëroi: Lira Sejdini Vaid
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2016
Fq. 368
Pesha: 0.401 kg.

Mbi librin

Në këtë libër, rrëfehen historitë e dhjetë pacientëve që iu drejtuan terapisë, gjatë së cilës u përleshën me dhimbjen e ekzistencës. Kjo nuk ishte arsyeja për të cilën ata iu drejtuan për ndihmë psikoterapisë; përkundrazi, që të dhjetë ata ishin duke vuajtur nga probleme të zakonshme të jetës së përditshme: vetmi, vetëpërçmim, impotencë, migrenë, kompulsion seksual, mbipeshë, hipertension, zi, obsesion konsumues dashurie, ndryshime humori, depresion.

Megjithatë, në njëfarë mënyre (dhe mënyra shpaloset ndryshe në çdo histori), terapia zbulonte rrënjët e thella të këtyre problemeve të jetës së përditshme, që shtriheshin poshtë, në themelin e ekzistencës.

Të qenit i veçantë është besimi që njeriu nuk është i dobët, dhe është i paprekshëm - përtej ligjeve të zakonshme të biologjisë humane dhe fatit njerëzor. Në një pikë të caktuar në jetë, secili prej nesh do të përballet me një lloj krize: mund të jetë një sëmundje serioze, një dështim i karrierës ose një divorc; mund të jetë një ngjarje aq e thjeshtë sa edhe vjedhja e një kulete, që papritmas zbulon hapur se sa i zakonshëm është njeriu dhe sfidon hamendjen e thjeshtë që jeta do të jetë gjithnjë një spirale e përjetshme që ngjitet lart.

Ashtu si Frojdi, Yalom-i është një shkrimtar i urtë, me stil elegant. Materiali psikoterapik që është njëherësh tërheqës, shterues fuqish dhe plot të papritura, rrëfehet me kursim dhe, ç'është më befasuesja, me humor.

Detajet e librit
Morava

Referencat specifike

isbn
9789928208200
ean13
9789928208200
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001210

Botuesi: Morava

Kur qau Nicja, Irvin D. Yalom

Në Vjenën e shekullit XIX, një dramë dashurie, fati dhe vullneti do të luhej në mendjen e bërthamës intelektuale që përcaktoi epokën. Zhozef Brojeri, themeluesi i psikanalizës, është në kulmin e karrierës së tij.

Çmimi 7,65 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Morava

Problemi Spinoza, Irvin D. Yalom

Amsterdam, 1656. Bento, në hebraisht Baruk, Spinoza është njëzet e tre vjeç dhe fort i përkorë e sqimatar në pamje: tipare të hijshme, lëkurë pa pikë ceni, sy të mëdhenj, të errët e të thellë. Dhe, pas atyre syve, një mendje që nuk stepet të bluajë mendime ekscentrike mbi besimin, që ushqen ide kaq të përçartura për botën, sa ngjall dyshimin për herezi.

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Krijesat e një dite, Irvin D. Yalom

Një burrë i ri që përpiqet të largojë tmerrin nga vdekja përmes vitalitetit seksual; një i moshuar që lufton me kufizimet e plakjes dhe kapet pas spontanitetit rinor, që ofron horizonte të pakufizuara; një paciente që është duke vdekur kërkon të gjejë kuptimin e jetës.

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Rrugëtim drejt vetvetes, Irvin D. Yalom

Një nga psikoterapistët më me ndikim të kohës sonë, Irvin Yalom – i e ka kaluar jetën e tij si në një udhëtim me mision eksplorimin e jetëve të të tjerëve. Tani, ai e kthen vështrimin e tij terapeutik drejt vetes në këto kujtime prekëse.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Muza e errët, Armin Ohri

Berlin, 1865. Qyteti rënkon nën peshën e vapës dhe qytetarët ndjekin me frike dhe kërshëri rastin e fundit kriminal: thuhet se profesori Boto Golc paska vrarë në mënyrë barbare një prostitutë të rastit.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Ne kopshtin e egersirave, Erik Larson

Në vitin 1933, në Berlin, William E. Dodd u bë ambasadori i parë amerikan në Gjermaninë e Hitlerit, një vit që u vërtetua të ishte një pikë kthese në histori. Dodd, një profesor dhe njeri i urtë nga Chicago, vjen në Gjermani së bashku me të shoqen, të birin dhe vajzën e tij, bukuroshen shpërthyese Martha.

Çmimi 10,20 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Valeria, Sara Stridsberg

Te Valeria, një rrëfimtar i paemër viziton sërish dhomën ku vdiq Solanasi, sallën e gjyqit ku u shpall fajtore për vrasje në tentativë të Andi Warholit, djerrinat e Georgias ku kaloi fëmijërinë e u përdhunua sistematikisht dhe spitalet psikiatrike ku u mbyll. 

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001178

Botuesi: Morava

Muzgu, Stephenie Meyer

Ashtu si na ka mësuar edhe Shekspiri, dashuria lartësohet dhe përvëlon shpirtin kur has në pengesa. Te Muzgu, libri me fantazi të jashtëzakonshme i Stephenie Meyer, lexuesit zbulojnë një çift të dashuruarish me kokën mbi re. Bela adhuron Eduardin e pashëm dhe ai ia kthen dashurinë. 

Çmimi 10,63 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Madhështia e tragjedisë, Quim Monzo

Ky roman delikat, me ndërthurjet elegante të pabesisë, dashurisë, erosit dhe seksualitetit ekstrem, në të gjithë Evropën konsiderohet si një "kryevepër" dhe parodi postmoderne letrare. Struktura e qartë stilistikore ndërthuret ëmbël me intrigën dhe melodramatikën. Është një vepër me kontraste të humane dhe intelektuale, është në kufijtë e një tragjedie...

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Udhëtimi i jashtëzakonshëm i fakirit që kishte ngecur në një dollap të Ikea – s, Romain Puertolas

Azhatashatru Lavash Pateli, një indian me profesion "fakir" e që jeton duke bërë truke, çohet një mëngjes dhe vendos se ka ardhur çasti për të blerë një shtrat të ri me gozhdë. Hap gazetën dhe gjen një ofertë joshëse: një shtrat me gozhdë (plot 15.000, për të qenë të saktë), për 99.99 euro. Një çmim me të vërtetë bindës, sidomos nëse paguhet me një...

Çmimi 7,65 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Ditari i një trupi, Daniel Pennac

Ky roman nuk është si romanet e tjera, ai merr formën e ditarit të një njeriu të vetëm, përshkon gjithë jetën e tij, nga mosha 12-vjeçare deri në moshën 87 vjeçare, por nuk rrëfen detajet biografike më themelore.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Në jug të kufirit, në perëndim të diellit, Haruki Murakami

Haxhime, një personazh flegmatik, i paqtë, i mbyllur në vetvete, si shumë prej heronjve në veprat e Murakamit, po i afrohet pa ngjarje të bujshme mesomoshës së tij. Ai ka një jetë të sigurtë, biznese të suksesshme, një familje të mrekullueshme, dhe i zhytur në rutinën e administrimit të bareve të tij të xhazit, nuk i kupton vitet që po i ikin pa ndjerë.

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Detektivët e egër, Roberto Bolano

Aty gjen poetesha të humbura në shkretëtirën e Sonoras, ashtu si edhe lavire në arrati e sipër; ish-shkrimtarë të periudhës së modernizmit dhe kodosha të pangopur; mjeshtra arkitektë dhe policë të korruptuar.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Jetë fshati, Amos Oz

Në këtë libër ka gjithçka nga jeta mbi tokë, në këtë lloj jete ka njerëz dhe kafshë, me skena dhe pikturime mes qeniesh, të cilët, ku rastësisht e ku enkas, hyjnë në jetët e njëri – tjetrit. I shkruar kësisoj, çdo lexues ka të drejtën ta lexojë këtë vepër si një roman.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vajza pa fytyrë, Jo Nesbo

Vajza pa fytyrë më ka mbajtur me frymën pezull nga fillimi në fund». Michael Connelly Asnjë shkak të arsyeshëm, asnjë armë krimi. Rasti ideal për ta perfshirë Herri Holin në një hetim me zhvillime të papritura.

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)