Hena dhe gjashte penset, Uilliam Samerset Mom
  • Hena dhe gjashte penset, Uilliam Samerset Mom

Hëna dhe gjashtë pensët, Uilliam Samerset Mom

OMBRA GVG

Në vitin 1919, pas vizitës së parë në ishujt Tahiti dhe Samoa, Momi shkruajti romanin "Hëna dhe gjashtë pensët". Subjekti i jashtëzakonshëm artistik, motivet origjinale dhe psikologjia e personazheve i garantuan sukses absolut.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Hëna dhe gjashtë pensët
Origjinali: The moon and sixpence
Gjinia: Roman
Autori: Uilliam Samërset Mom
Shqipëroi: Aleksandër Koli
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2018
Fq. 352
Pesha: 0.437 kg.
ISBN: 978-9928-06-216-1

Mbi librin

Në vitin 1919, pas vizitës së parë në ishujt Tahiti dhe Samoa, Momi shkruajti romanin "Hëna dhe gjashtë pensët". Subjekti i jashtëzakonshëm artistik, motivet origjinale dhe psikologjia e personazheve i garantuan sukses absolut.

Libri është shkruar me nerv të përkryer letrar dhe gjallëri, duke e bërë për lexuesin mjaft tërheqës. Si subjekt i romanit i ka shërbyer jeta e piktorit të njohur francez, Pol Gogen (1848 – 1903).

Momi shfrytëzoi momentet më të rëndësishme por edhe kritike në biografisë së artistit, angazhimin e tij të vonuar me pikturën, ndarjen nga familja, mospranimin e rregullave të artit akademik deri tek rrugët dhe format e reja të shprehjes artistike.

"Nëse nuk do t'i ngrini sytë lart, por do t'i mbani përtokë, duke kërkuar monedhën e vogël, nuk do ta shihni dot hënën". Ky paragraf është fragment i një letre, për të cilën Momi shpjegon se i ka shërbyer si titull për këtë roman, që konsiderohet nga kritika si një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë botërore.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928062161
ean13
9789928062161
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

10 minuta e 38 sekonda në këtë botë të çuditshme, Elif Shafak

Kujtimet e Tekila Leilës na kthejnë në fëmijërinë e saj, në provincë, një mjedis tepër ndrydhës për shkak të fesë dhe traditës, një fëmijëri ku ka lënë gjurmë familja poligamike me dy nëna dhe një baba që sa vinte e bëhej më autoritar. Pasi u arratis drejt Stambollit, Leila përfundoi ne industrinë e pisët të trafikimit seksual, duke gjetur strehë në...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Gra që flasin, Miriam Toews

I bazuar në ngjarje të vërtëta dhe i treguar përmes shënimeve të mbledhjeve në pelvicë, romani mjeshtëror i Miriam Toewsit rrëfen historinë e këtyre grave që, për hetë të parë, vendosin të marrin në dorë fatet e tyre.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Me sytë ulur, Tahar Ben Jelloun

Një vajzë e vogël në një fshat jugor maroken. I ati ka shkuar të punojë në një vend që ajo e quan "Lafrance". Ditën kur ai kthehet për të marrë familjen për të jetuar në Paris, gjithçka përmbyset. Mbajtëse e një të fshehte, vajza e re hyn njëherësh në adoleshencë dhe në mërgim.
500 Lekë
More

Botuesi: Shtëpia e Librit

Zhurma e Kohës, Julian Barnes

Një meditim kryevepër mbi artin dhe pushtetin, dedikuar kompozitorit sovjetik Dmitri Shostakoviç. Ky është romani i parë i shkruar nga Julian Barnes që kur ai fitoi çmimin Man Booker.
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Rreshtin e printe Babukari, Giovanni Dozzini

Një fundjavë vendosin të marrin një tren që nga Peruxha do t’i çojë drejt detit Adriatik. Destinacioni është plazhi i Falkonara Maritimës dhe udhëtimi rrokjezohet nga takimet, nga fiksimet e secilit dhe nga marrëdhënia e luhatshme me gjuhën italiane.
800 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Rënia e gjetheve, Resat Nuri Guntekin

Ali Riza Beu duke qenë në pozicionin e një vrojtuesi të pashpresë, sheh se si fëmijët e tij i largohen një e nga një atij vetë dhe moralit, kështu që duket se i ngjason një peme, gjethet e së cilës bien një e nga një.
500 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Pafundësi, Masa Kolanovic, Ebook

Ka dymbëdhjetë histori me një sërëtemash mbërthyese. Një teze e moshuar që i druhet varrosjes për së gjalli, vendos të marrë celularin e sajnë varr dhe u kërkon familjarëve ť'i telefonojnë një ditë pas funeralit. 
640 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Jashari as jeton e as nuk jeton, Aziz Nesin

Aziz Nesini e vështroi gjatë e gjatë. Sytë iu mbushën me lot. Pranë tij qëndronte i biri, i cili ishte gati në të njëjtën moshë, i veshur shik e me këpucë në këmbë... Mbi botë dalloheshin këmbët e zbathura të djalit rom që quhej Jashar...
700 Lekë
More

Botuesi: Botart

Mami, Brendan O'Carroll

Anjeza Brauni është një grua e fortë – mjaft e fortë për t'u përballur me vejërinë, shtatë fëmijët, apartamentin me qira dhe rraskapitjen e përditshme me tezgën e saj në rrugën "Moore". Por edhe gruas më të fortë i lipset pak ndihmë dhe një ëndërr për t'i dhënë forcë të vazhdojë...
700 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Jetë e fshehur, Lee Seung - U

Ki-Hyon edhe pse njeri epsharak dhe i dobët, vuan nga ndjenja e fajit ndaj vëllait të tij më të madh, U-Hyon me pasione të shumta për fotografinë, i cili ka humbur të dyja këmbët në një aksident në ushtri. Egoizmi dhe lakmia e ka shtyrë në një histori të ndërlikuar dashurie me Sunmi-n, që në të vëretë është e dashura e vëllai të gjymtuar.
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Ura në mjegull, Muriel Barbery

"Ura në mjegull", ky romani i ri i Muriel Barbery-t është një inkursion në zhanrin e realizmit magjik. Ai sjell historinë e dy vajzave 12-vjeçare të rritura në Francë dhe në Itali, të cilat zbulojnë njëkohësisht një botë të fshehtë elfësh.
800 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Lord Mord, Milos Urban

Ky thriller tundues i vendosur në kryeqytetin çek, të sjell në vëmendje një kokteij romance, vrasjesh dhe misteresh në stilin e Bulgakovit. Ky roman origjinal e i mprehtë gotik tregon historinë e një skermisti pasionant dhe një joshës femrash i shthurrur në Pragën e shek. të 19, i cili ngre krye i vetëm kundër shkatërrimit të lagjes së famshme hebreje.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Requiem, një shajni, Antonio Tabucchi

Në një gjendje midis vetëdijes dhe pavetëdijes, midis përvojës së reales dhe perceptimit të ëndrrës, pa qenë fare në gjendje të shpjegojë si e qysh, të dielën e fundit të një korriku, një njeri e sheh veten në mes të ditës në një Lisbonë të shkretë dhe zharitëse.
700 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Letër dashurie në shkrimin kuneiformë, Tomas Zmeskal

Në polifoninë marramendëse të këtij romani, të cilën Zmeshkal ka marrë përsipër ta dirigjojë, zërat e dy të dashuruarve, Jozefit dhe Kvetës, ngrihen me nota veçanërisht intensive: domosdoshmëria për të rivendosur një lidhje të këputur në mënyrë të panatyrshme bën të mundur alkiminë e rrëfimit, me të cilën historitë anësore lidhen si pjesëza të së njëjtës...
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Shtëpia e shpirtrave, Isabel Allende

"Shtëpia e shpirtrave" është një sagë familjare ku pasqyrohet historia dhe fati i një populli të tërë, i popullit të Kilit, përmes rrëfimeve të grave të një familjeje të rëndësishme dhe ekstravagante. Një afresk i bukur që për nga joshja dhe emocioni i kujton lexuesit që adhuron realizmin magjik vetëm "100 vjet vetmi" të Marquez.
1 400 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Baroni maltez... dhe unë, Lusiani, Francis Ebejer

Në këtë roman, Ebejer përshkruan një pjesë të historisë së Maltës koloniale deri në pavarësi. E kolonizuar politikisht nga britanikët dhe kulturalisht nga italianët, sfida e Ebejerit ishte që të gjente një zë të veçantë.
1 200 Lekë
More