• Banner

Saga e Kazaleteve, Vitet e pafajesise, Elizabeth Jane Howard, vol. 1
  • Saga e Kazaleteve, Vitet e pafajesise, Elizabeth Jane Howard, vol. 1

Saga e Kazaletëve, Vitet e pafajësisë, vëllimi i parë, Elizabeth Jane Howard

Është një botë tjetër, një kohë tjetër... Është koha e Kazaletëve, kur gjithçka ndodh me rituale precize, ku shërbyesit e shërbejnë çajin në shtrat në mëngjes, por për të darkuar në shtëpi duhet të vishesh me fustan mbrëmjeje...

149,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Saga e Kazaletëve, Vitet e pafajësisë, vëllimi i parë
Origjinali: Cazalet Chronicles, The light years
Gjinia: Roman
Autori: Elizabeth Jane Howard
Shqipëroi: Etleva Kondi
Shtëpia botuese: Botimet Living
Viti: 2018
Fq. 434
Pesha: 0.565 kg.
ISBN: 978-9928-21-64-4-1

Mbi librin

Është një botë tjetër, një kohë tjetër... Është koha e Kazaletëve, kur gjithçka ndodh me rituale precize, ku shërbyesit e shërbejnë çajin në shtrat në mëngjes, por për të darkuar në shtëpi duhet të vishesh me fustan mbrëmjeje...

Mirëpo jashtë kuadrit të familjes Kazalet, bota është në prag të një krize epokale. Lufta është vetëm një hap larg Londrës. Teksa Kazaletët përgatiten të kalojnë një verë të qetë në pronën e familjes së Saseks, lexuesi njihet me:

Eduardin - i dashuruar, por jo besnik ndaj bashkëshortes së tij, Vilit; Hjunë - i plagosur në Luftën e Madhe, bashkëshort i përkushtuar;

Rupertin - i cili e adhuron trupin, por jo domosdoshmërisht mendjen e gruas së tij Zoit, e cila është shumë më e re sesa ai; dhe Rejçëllin, motrën lëneshë të tre vëllezërve, e cila mban një lidhje të fshehtë dashurie nën çatinë e familjes...

Një parabolë për dhembjen e humbjes së pafajësisë, për të kaluar më pas në botën e mashtrimit të madh. Një prozë që na kujton stilin e pagabueshëm të Tomas Manit dhe Virxhinia Ullfit.

Koment mbi librin

"Kryevepra e radhës, në stilin e Sagës së Forsajtëve, një fenomen dhe sukses mbarëbotëror."

Rebecca Radner, "San Francisco Chronicle"

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928216441
ean13
9789928216441
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Biblioteka sekrete e Aushvicit, Antonio Iturbe

Dy mësues ngrenë vështrimin të pataksur. Mbajnë në dorë diçka që në Aushvic është rreptësisht e ndaluar, po u zbuluan dënohen me vdekje. Këto sende janë të rrezikshme, nuk mund t’i zotërosh. Nuk qëllojnë, nuk janë me majë, as prerës apo lëndues. Janë thjesht libra: të vjetër, të shkalafitur, me faqet e grisura, thuajse copë e çikë. E megjithatë nazistët i...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2793

Botuesi: OMBRA GVG

Vagabondi, Bernard Cornwell

Mes një grupi të jashtëzakonshëm aktorësh, mbretër, murgj, kardinalë e mercenarë, Tomasi i kundërvihet përfundimisht një batakçiu të hatashëm... Spikatës me akte heroike, me karaktere të stërholluar e skena drithëruese, ky libër konfirmon edhe një herë famën e Kornuellit si një mjeshtër i vërtetë i romanit historik

Çmimi 126,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Vajzat e Fshatit, Edna O’Brien

Ketlini dhe Beba, dy vajza të reja nga nje fshat i Irlandës, krejt te ndryshme për nga natyra, kanë qenë shoqe të ngushta qysh në fëmijëri. Teksa lënë pas sigurinë e kolegjit në kërkim të jetës së vrullshme dhe të dashurisë në qytetin e madh, ato rreken të ruajnë në njëfarë mënyre miqësinë e tyre të trazuar.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Testamentet, Margaret Atwood

Te “Testamentet” na zbulohet ana e saj më intime, më e fshehtë dhe  autentike. Falë retrospektivës në të shkuarën, shohim të rindërtohet origjina e  Galaadit. Nuk bëhet më fjalë për mungesën e grave pjellore si shkak i parë i  distopisë, sesa për mbizotërimin meskin të një gjinie mbi tjetrën.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Amelia, Cathy Gohlke

Gjatë një vizite në Gjermani, Rakela Krameri merr një letër të mistershme nga një mikeshë e vjetër, me të cilën nuk fliste prej kohësh. E martuar me Gerhard Shlikun, një oficer i SS-ve, Kristina vë re se ngjarjet në Gjermani po marrin një drejtim të paparashikueshëm dhe është e tmerruar, sepse i shoqi e konsideron vajzën e tyre, Amelinë, një njollë turpi...

Çmimi 149,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ngushëllimet e mia, Dulce Maria Cardoso

Një grua obeze, shitëse dylli për heqjen e qimeve, me pamje "baxhelle", ka mbetur e varur kokëposhtë në makinën e saj që ka dalë nga rruga dhe sjell ndërmend jetën e saj: të atin, koleksionist i çuditshëm harabelash, që hera-herë ua këput zverkun plot dashuri.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Magjepsësit, Romain Gary

Narratori, Fosko Zaga, është një i moshuar. Jashtë moshe. Dyqind vjeç, ndoshta. I mbushur me dashuri, ai nuk mund të vdesë para se një njeri tjetër të dashurojë ashtu siç ka dashuruar ai, dhe të marrë stafetën.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Vajza që le pas, Jojo Moyes

Në romanin "Vajza që le pas" të shkrimtares Jojo Moyes, artisti francez Eduard Lëfevrë pikturon një portret të gruas së tij, Sofisë, para se të largohet për t'u bashkuar me regjimentin e tij kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore. Sofia kthehet në hotelin e familjes së saj në fshatin Sen Peron, ku e var në mur atë pikturë.

Çmimi 138,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Kthim në Vilën e Pëlhurave, Anne Jacobs

Augsburg 1930. Pas shumë vuajtjesh dhe të papriturash, Marije dhe Paul Melcer më në fund arrijnë t’i gëzohen jetës familjare dhe dashuria mes tyre është më e fortë se kurrë. Djali i tyre më i vogël, Kurti i vogël, tashmë katër vjeç, është një rreze dielli që fiton dashurinë e të gjithëve, ndërsa dy binjakët po rriten dita-ditës...

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001072

Botuesi: Dituria

Tamara, Eeva Kilpi

Me këtë roman të nxehtë, të ardhur nga i ftohti, i pari roman erotik finlandez, Eeva Kilpi sulmon, jo pa humor, puritanizmin, hipokrizinë dhe paragjykimet që e bëjnë ekzistencën të trishtë dhe fajtore (të ndjehesh mëkatare), si dhe kërkon për gratë të drejtën e një jete afektive dhe me seksualitet.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)