Jete e fshehur, Lee Seung - U
  • Jete e fshehur, Lee Seung - U

Jetë e fshehur, Lee Seung - U

OMBRA GVG

Ki-Hyon edhe pse njeri epsharak dhe i dobët, vuan nga ndjenja e fajit ndaj vëllait të tij më të madh, U-Hyon me pasione të shumta për fotografinë, i cili ka humbur të dyja këmbët në një aksident në ushtri. Egoizmi dhe lakmia e ka shtyrë në një histori të ndërlikuar dashurie me Sunmi-n, që në të vëretë është e dashura e vëllai të gjymtuar.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Jetë e fshehur
Origjinali: Sikmuldeuleu Sasaenghwal
Gjinia: Roman
Autori: Lee Seung - U
Shqipëroi: Jonada Dervishi
Shtëpia botuese: OMBRA GVG
Viti: 2018
Fq. 264
Pesha: 0.346 kg.
ISBN: 978-9928-06-214-7

Mbi librin

Ki-Hyon edhe pse njeri epsharak dhe i dobët, vuan nga ndjenja e fajit ndaj vëllait të tij më të madh, U-Hyon me pasione të shumta për fotografinë, i cili ka humbur të dyja këmbët në një aksident në ushtri. Egoizmi dhe lakmia e ka shtyrë në një histori të ndërlikuar dashurie me Sunmi-n, që në të vëretë është e dashura e vëllai të gjymtuar.

Për shkak të këtyre raporteve zbulojmë realitetin e një marrëdhënie gati surealiste, që fillon shumë herët kur Ki-Hyon, i vodhi aparatin fotografik aq të çmuar të vëllait. Ky veprim erdhi si shkak i xhelozisë nga koleksioni i mrekullueshëm i fotografive por edhe këngës që i këndonte Sunmi, kur ata mbylleshin bashkë në dhomë. Por të gjitha këto i takojnë të kaluarës kaotike, kohës së rinisë.

Edhe pse gjithçka tingëllon si një dashuri e humbur, krizat dhe vuajtjet e vëllait të gjumtuar e rikthejnë atë në familje. Gjatë gjithë jetës, prej një historie të fshehur, nëna e tyre edhe pse e respektonte, nuk e kishte parë asnjëherë në sy babain e tyre.

Por e vetmja që mund ti kurojë plagët e kësaj dhimbjeje të hershme, është Sunmi, e cila jeton me familjen e saj të dhunshme dhe me shumë kontradikta në periferinë e Seulit, dhe që ende nuk e ka kuptuar pse ish i dashuri fotograf pa asnjë shpjegim ishte larguar prej saj.

Ka shumë të ngjarë, që kjo të jetë historia më e çuditshme e dashurisë që mund të keni lexuar, dhe që duket sikur endet në domenet e prozës së Murakamit, Borgesit apo Kafkës. Me siguri do të përjetoni një gjendje ankthi ndaj kësaj rrëfenje magjepsëse.
Lee Seung-U na kujton se është dashuria ajo forcë që na bashkon të gjithëve... pavarësisht rrethanave dramatike në të cilën ajo lind.

Komente mbi librin

"Letërsia koreane është e denjë për Çmimin Nobel të Letërsisë. Lee Seung-u është kandidati me potencial për fitimin e këtij çmimi."

J.M. Le Clézio

"Lee Seung-u ka realizuar një histori të madhe dashurie. Marrëdhëniet e një Romeoje dhe Zhuljete aziatike, si sfidë e hapur ndaj tragjedisë, egoizmit dhe nihilizmit... zbulojnë dimensionin mitik të dashurisë"

Le Figaro

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
978992862147
ean13
978992862147
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001524

Botuesi: OMBRA GVG

I ardhur në jetë, Margaret Mazzantini

Xhema, një grua e plagosur nga e kaluara, lë në tokë jetën e saj të zakonshme dhe merr avionin së bashku me të birin, Pietron, një djalosh gjashtëmbëdhjetë vjeçar, për të shkuar së bashku në Sarajevë, në një qytet kufi mes Lindjes dhe Perëndimit.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashuria është një defekt i mrekullueshëm, Graeme Simsion

Don Tillmani do të martohet. Vetëm se nuk e di ende me kë. Projekti i Gruas do ta zgjidhë këtë problem. Ai ka hartuar një pyetësor prej gjashtëmbëdhjetë faqesh për ta ndihmuar që të gjejë partneren e përkryer. Në mënyrë kategorike, ajo nuk duhet të jetë banakiere, duhanpirëse, alkooliste apo njëra nga ato që vjen me vonesë në takime.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Sot po e marr pushim, Daria Bignardi

Ndërkohë që dialogu mes atyre të dyjave bëhet gjithnjë e më i ndezur, rruga e Galës kryqëzohet me atë të dy pacientëve të tjerë të psikanalistes Ana del Fante: të Biankës, një adoleshenteje që nuk arrin dot të shkojë më në shkollë, dhe të Nikolës, një playboy i papërmbajtshëm dhe viktimë e sulmeve të panikut.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Shihemi në gusht, Gabriel García Marquez

Çdo vit në gusht, Ana Magdalena Bach-u merr tragetin për në ishullin ku është varrosur e ëma, që t’i çojë lule në varr. Këto udhëtime kthehen në një ftesë të papërballueshme për t’u shndërruar në një tjetër njeri gjatë një nate në vit.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Syri, Vladimir Nabokov

 Historia ka si protagonist një borgjez të vogël i torturuar psikologjikisht, i cili po kërkon, por nuk arrin të lërë gjurmën e tij, te njerëzit e një klase me të lartë mes të cilave ai është përfshirë.
700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Leksione frymëmarrjeje, Anne Tyler

Leksione frymëmarrjeje i shkrimtares Anne Tyler, fitues i çmimit Pulitzer (1989), rrëfen historinë e gjithë jetës së një çifti, treguar gjatë një udhëtimi.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Zogjtë vdesin duke kënduar, vol. 1, Colleen McCullough

Diku në Australi, tri breza të jashtëzakonshëm të familjes Kliri jetojnë mes gëzimit e trishtimit, sfidës së hidhur e ngadhënjimit madhështor - të udhëhequr nga ëndrra, të mbështetur nga fuqia e karakterit... të rrënuar nga pasionet e errëta, dhuna dhe skandali që shoqërojnë dashurinë e ndaluar.
1 250 Lekë
More

Botuesi: ACFOS-Albania

Palltoja qëndron ende varur, Ali Mustafa el-Misrati

“Palltoja qëndron ende varur” - tregime të shkurtra, nga autori libian me origjinë shqiptare (Arnaut), Ali Mustafa el-Misrati. Libri përmban disa tregime të shkurtra, të këndshme dhe të cilat nuk e lënë lexuesin të mërzitet. Ato tregime janë marrë nga jeta e popullit në Libi.
800 Lekë
More

Botuesi: Living

Kopshti nën dritën e hënës, Corina Bomann

Lili Kaizeri ka bërë paqe me jetën e saj vetmitare, por pa probleme, si vejushë, ama kur një i panjohur i çon një violinë në dyqanin e saj të antikave në qendër të Berlinit dhe i thotë se ajo i përket, jeta e saj do të ndryshojë rrjedhë. Pse duhet të trashëgojë një objekt aq të çmuar?
1 300 Lekë
More

Botuesi: Living

Gruaja tjetër, Daniel Silva

Në një fshat të izoluar në malet e Andaluzisë, një franceze misterioze nis të hedhë në letër një kujtim të rrezikshëm. Është historia e një burri, të cilin e ka dashuruar dikur, kur ishte në Bejrut, dhe e një fëmije që ia kanë marrë nga duart në emër të tradhtisë. Gruaja është në dijeni të një prej sekreteve më të mëdha të Kremlinit. Kohë më parë, KGB-ja...
1 400 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shkrimtari dhe fantazmat e tij, Ernesto Sabato

Cili është problemi kryesor praktik i një shkrimtari argjentinas? Ajo e të siguruarit të jetesës pa prostituar letërsinë. Do t'i këshilloja të rinjtë që asnjëherë të mos përpiqen të jetojnë prej saj, dhe aq më pak nga gazetaria, ku punohet dhe shkruhet jo për të shprehur botën tënde, por botën (zakonisht të korruptuar dhe të rreme) e drejtorit të një gazete.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000738

Botuesi: Onufri

Ne emer te dashurise, Antonis Samarakis

Me nënshkrimin e një organizate fantazmë të rinjsh "Era e Shpëtimit", nga NË EMËR TË. Është një lëvizje proteste dhe revolucioni kundër "në emër të", të cilat pushtojnë jetën tonë dhe i heqin asaj kuptimin e vërtetë.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000725

Botuesi: Onufri

Bota e Sofies, Jostein Gaarder

"Bota e Sofies", tashmë i përkthyer në mbi dyzet gjuhë, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në Norvegji, Gjermani, Suedi, Itali, SHBA, Francë etj. Kjo ka bërë që ky libër të rekomandohet për çdo familje, veçanërisht për të rinjtë...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Brenga e shpirtit, Nicholas Sparks

Tejlori , zjarrfikës në një qytezë të Karolinës së Veriut, është një burrë që nuk i trembet rrezikut. Megjithatë. kurajoja e tij është më e vogël, kur është në mes të rreziku së rënies në dashuri.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Univers

Hipoteza e dashurisë, Ali Hazelwood

Papritur, eksperimenti i tyre i vogël rrezikon të digjet. Dhe Olivia zbulon se e vetmja gjë më e ndërlikuar se një hipotezë mbi dashurinë është të vendosë zemrën e saj nën mikroskop.
1 250 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: OMBRA GVG

Princesha Bari, Hwang Sok Yong

Unë jam në këtë botë tani dhe ti në atë botë... Kushtoji vëmendje këtyre që do të të them. Ti do të udhëtosh mijëra e mijëra li permes oqeanit dhe qiellit. Kjo rrugë do të çojë drejt ferrit, e mbushur me zhurmat e zhabave dhe me të folurat përçart të djajve dhe shpirtrave të vdekur...
800 Lekë
More