• Banner

Nga ana e princeshes se vdekur, Kenize Mourad
  • Nga ana e princeshes se vdekur, Kenize Mourad

Nga ana e princeshës së vdekur, Kenize Mourad

Kjo mund të ishte fillimi i një përralle; por është një histori e vërtetë, që nis më 1918 në oborrin e sulltanit të fundit të Perandorisë otomane. Selma është shtatë vjeçe kur sheh të shembet kjo Perandori që i kishte futur dridhmat Europës.

14,86 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Nga ana e princeshës së vdekur
Origjinali: De la part de la princesse morte
Gjinia: Roman
Autori: Kenizé Mourad
Shqipëroi: Donika Omari
Shtëpia botuese: Botimet IDK
Viti: 2018
Fq. 650
Pesha: 0.701 kg.
ISBN: 978-9928-136-58-9

Mbi librin

"Kjo është historia e nënës sime, princeshës Selma, lindur në një pallat të Stambollit..."

Kjo mund të ishte fillimi i një përralle; por është një histori e vërtetë, që nis më 1918 në oborrin e sulltanit të fundit të Perandorisë otomane. Selma është shtatë vjeçe kur sheh të shembet kjo Perandori që i kishte futur dridhmat Europës.

E dënuar me mërgim, familja perandorake vendoset në Liban. Selma, që ka humbur njëkohësisht edhe vendin e vet edhe të atin, do të jetë këtej e tutje "princesha me çorape të arnuara". Do të rritet në Bejrut dhe atje do të bjerë në dashuri për herë të parë, me një shef druz; një dashuri që merr fund shpejt.

Atëherë Selma pranon të martohet me një raxha indian që s'e ka parë kurrë. Në Indi, do të kalojë nga salltanetet e maharaxhave, te ditët e fundit të Perandorisë britanike dhe te lufta për Pavarësi, të udhëhequr prej Gandit.

Por edhe atje, si në Liban, mbetet "e huaja". E papranuar prej një populli që ajo kishte nisur ta donte, ia mbath për në Paris. Atje do të gjejë më në fund dashurinë e vërtetë. Lufta do ta ndajë nga i dashuri, dhe ajo do të vdesë në mjerim, në moshën njëzet e nëntë vjeçe, pasi lind një vajzë: autoren e këtij rrëfimi.

Për herë të parë, fundi i Perandorisë otomane na tregohet nga brenda pallateve... Ndodh rrallë që një libër të bashkojë në një mënyrë kaq intime zemrën me Historinë.

"Më vonë, shumë më vonë, - shkruan Kenizé Mourad, - desha të kuptoja kush ishte nëna ime. Duke pyetur ata që e kishin njohur, duke konsultuar libra historikë, gazeta të kohës dhe arkivat e shpërndarë të familjes, u përpoqa të rindërtoja kornizat e ndryshme të jetës së saj, të ngatërruara sot në mënyrë të pakthyeshme, dhe të jetoja ç'kishte jetuar ajo. Më në fund, që t'i afrohesha më shumë, që ta gjeja siç ishte vërtet, i besova intuitës dhe imagjinatës sime."

Mbi autoren

Kenizé Muradi ka lindur në Paris më 1939.Ka mbaruar studimet në Sorbonë për sociologji dhe psikologji. Nga 1970-a deri më 1982: Grand reporter te Nouvel Observateur, specialiste për Lindjen e Mesme dhe për Lindjen.

Korrespondente lufte në Bangladesh, në Etiopi, në Liban (veçanërisht tre muaj në Bejrut gjatë rrethimit më 1982). Gjatë një viti merr përsipër mbrojtjen e kauzës së Revolucionit iranian.

E ndërpret gazetarinë më 1983 për të ndërmarrë hetime në Turqi, në Liban e në Indi dhe për të mbledhur të gjitha dokumentet e duhura që të shkruajë librin Nga ana e princeshës së vdekur. Çmim i Madh Letrar i lexueseve të Elle-s 1988.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928136589
ean13
9789928136589
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Kafshët, Miguel Torga

 Historitë e tyre përfaqësojnë dilema shumë njerëzore. Në këtë libër, njeriu është një kafshëz më shumë mes të tjerave e nuk zë një vend të privilegjuar në krijim. 

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Bija plëngprishëse, Jeffrey Archer

E bija e Abelit, emigrantit polak, Florentina Rosnovski, ndan të njëjtën dashuri për Amerikën dhe ka të njëjtat ideale dhe ëndrra për të ardhmen si i ati. Por ëndrra e saj e madhe është që të ulet në karrigen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K1R5P6

Botuesi: Bota Shqiptare

Thirrja e engjëllit, Guillaume Musso

Në telefon ata kishin gjithë jetën e tyre... New York. Aeroporti Kennedy. Në sallën e mbipopulluar të pritjes, një burrë dhe një grua përplasen keq. Grindje e vogël, dhe secili vazhdon rrugën e tij. Madlina dhe Xhonatani nuk ishin takuar kurrë, nuk do të duhej të rishiheshin asnjëherë.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Balta, Kristos Armando Gezos

28 vjeçari Aleksandër kthehet në Athinë pas një viti, me qëllim vetëvrasjen. Teksa rreket që të realizojë detajet e fundit të planit të tij, endet rrugëve të Athinës, duke u kalamendur mes së shkuarës dhe të tashmes asfiksuese, përballet me dobësitë vetjake dhe mjedisin e ashpër njerëzor përmes monologëve dëshpërues rreth vendit të tij në botën njerëzore.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Nga asnjëra anë, Julia Navarro

Izrael, sot. Çdo natë, fjalët kërcënuese të Abirit i dalin në ëndërr Jakov Bodenit, një ushtar që ka marrë pjesë në atë operacion teksa kryente shërbimin e detyruar ushtarak, duke u përballur me situatën e vështirë për të luftuar me armiq që në fakt nuk i kishte zgjedhur kurrë. Jakovi, bir i dy prindërve francezë, vazhdon të ndihet si i huaj në Izrael dhe...

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Kafe Hiena, Jana Benova

Kafe Hiena ishte një kafene me goxha hapësirë që frekuentohej, kryesisht, nga të huajt dhe nga njerëz të pasur. Këtu ata e konsideronin Trini të jesh student. Ata gjendeshin, gjithnjë, duke u dridhur nga të ftohtit, jo të veshur ngrohtë, duke ngrohur duart me filxhanët e nxehtë, duke përzier gjithfarë alkoolesh dhe, vazhdimisht, duke lexuar ose duke...

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Jeta fillon të premten, Ioana Parvulescu

Një të premte të dhjetorit 1897, në një nga pyjet në rrethinat e Bukureshtit, shfaqet mbi dëborë një burrë pa ndjenja, i veshur në mënyrë të çuditshme, pa mjekër e me një të folur të veçantë. Edhe ai duket se nuk e kupton ku gjendet dhe ndihet i huaj. I gjithë qyteti merret me të dhe etiketimet, supozimet dhe qëllimet që i vishen janë të shumta.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Perandoria e Diellit, J. G. Ballard

Një libër nga ata që pasi e lexon, ke dëshirë ta lexojnë sa më shumë njerëz të tjerë, vepër e një shkrimtari të madh, e sjellë mjeshtërisht në shqip nga shkrimtari e përkthyesi Bashkim Shehu. Historia mbresëlënëse e një djali anglez njëmbëdhjetë vjeçar, Xhimit, që jetonte qetësisht bashkë me prindërit biznesmenë në Shangai.

Çmimi 10,90 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000733

Botuesi: Onufri

Tuneli, Ernesto Sabato

Gjithë historia e shtigjeve ishte një shpikje qesharake, apo thjesht një bindja ime dhe se, sidoqoftë, ekzistonte një tunel i vetëm, i errët dhe vetmitar, tuneli nëpër të cilin kishte rrjedhur fëmijëria dhe rinia ime, e gjithë jeta ime...

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Ishulli i Dështimit, Ina Vëllçanova

Ishulli i Dështimit ka në qendër dy gra që tregojnë historitë e veta. Megjithëse thuajse nuk e njohin njëra-tjetrën, mes tyre ekziston një lidhje magjike: njëra prej tyre është astrologe amatore dhe lexon në horoskopin e tjetrës për dështimin që i kanoset asaj.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Nga veranda jote duket shtëpia ime, Elvis Malaj

 Malaj rrëfen pa dorashka dhe pa klishe jetën e vërtetë të të rinjve shqiptarë në Itali dhe në Shqipëri; rrëfen për bulizmin, seksin, familjen, stereotipat, gëzimet, dhembjet, jetën e zakonshme, mospërshtatjen dhe trazimin e emigrantit,por me një këndvështrim krejtësisht të ri dhe të freskët, larg shablloneve tashmë të gatshme.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)