Net pa gjume, puthje per mengjes, Matteo Bussola
  • Net pa gjume, puthje per mengjes, Matteo Bussola

Net pa gjumë, puthje për mëngjes, Matteo Bussola

Dituria

Frymëmarrja e vajzës sate që fle mbi ty, duke të përjargur bluzën e tutave. Net të kaluara duke punuar dhe net të tjera duke përgjuar vajzat. Pyetjet e vështira që të detyrojnë të kërkosh fjalët.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Net pa gjumë, puthje për mëngjes
Origjinali: Notti in bianco, baci a colazione
Gjinia: Roman
Autori: Matteo Bussola
Shqipëroi: Erion Kristo
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2018
Fq. 182
Pesha: 0.254 kg.
ISBN: 978-9928-217-73-8

Mbi librin

Frymëmarrja e vajzës sate që fle mbi ty, duke të përjargur bluzën e tutave. Net të kaluara duke punuar dhe net të tjera duke përgjuar vajzat. Pyetjet e vështira që të detyrojnë të kërkosh fjalët.

Gërshetat e krehura keq, këpucët për t'u lidhur, gudulisjet, "lëpirjet", puthjet ditë e natë. Janë këto momentet e normalitetit të papërsëritshëm që Matteo Bussola i përshkruan i lumtur dhe i saktë. Sepse nganjëherë, pikërisht duke parë atë që duket e mirëqenë, papritur gjejmë kuptimin e gjithçkaje.

Baba i tri vajzave të vogla, Matteo, di se si t'u përgjigjet vështrimit të tyre të kureshtar, po ai vështrim me të cilin, që kur kanë lindur, ai gjithashtu përpiqet të vëzhgojë botën. Dialogë të çuditshëm, skena shtëpiake qesharake, reflektime nën zë që pas leximit vazhdojnë të të oshtijnë në kokë.

Në "zakonin e të qëndruarit në shtëpi" zbulohet një liri e papritur, në gjestet e jetës së përditshme zbulohet se si dhe sa poetike mund të jetë atësia.

Ky bestseller numër #1 i letërsisë italiane, që sjell vëzhgimet e një babai për çastet e përditshme të jetës ka goditur lexuesit anembanë globit. I thjeshtë, romantik, i vërtetë dhe familjar, fjalët që do t'i shkonin këtij libri.

I thjeshtë, sepse është i rrjedhshëm dhe i shpejtë për t'u lexuar, falë pjesëve të shkurtra që, si një ditar, të gëzojnë në këtë libër; romantik, siç është një baba dhe një burrë i dashur, me përjashtimin e vetëm që Bussola arrin të përkthejë në fjalë ato që burrat shpesh nuk mund t'i shprehin (ndonjëherë as t'i manifestojnë) të lidhur siç janë në stereotipin e mashkullit / maço / baba i familjes; i vërtetë, sepse janë episode të jetës, të njohura ose të dallueshme nga shumica e prindërve që kujdesen për fëmijët e tyre, i veshin ata, i krehin, i marrin në shkollë dhe shohin me ta për të njëqindtën herë një seri të Pepa Pigut, atë ku Xhorxhi merr një të ftohtë.

Fragment nga libri

Sot do më vijë mamaja për vizitë. Kur më vjen mamaja për vizitë, edhe vetëm për një kafe, në shtëpi plas paniku, alarmi kalon në Defcon 2, ose 1, varet vetëm nga sa kohë më parë lajmërohet vizita mëmësore.

Dallimi, për t'u kuptuar, ka të bëjë me faktin që nëse e di tre ditë përpara, e pastroj imtësisht furrën e kuzhinës me Cif me dopio limon dhe shkëlqyes, por nëse paralajmërimi eshte bere vetëm para dymbëdhjetë orësh, i hedh direkt një bidon me acid muriatik, e gërryej duke veshur doreza gize dhe duke përdorur një fije teli të trashë nga ato të zdrukthëtarit.

Pastaj kaloj te turra e petkave për të hekurosur...Do bëj një pastrim të shpejtë në banjë, do mbyll dy qente tane në gjellëtore se mami im i ka frikë, do rrekem me shumë kujdes që të hap në kopsht një shteg të pastruar nga gjethet e thara, jashtëqitjet dhe boçat e pishës, dhe jashtëqitjet që duken si boçe pishe, që ta sjell të sigurt te dera e shtëpisë.

Dhe ndërkaq përherë mami im harron diçka në makinë dhe kur kthehet gabon dhe bën një rrugëtim tjetër, atë ku ka derra të egër të strukur si vietkongë në barin e lartë. Dhe hiç, gjithmonë përsiatem rreth kësaj gjëje, sesi njerëzve, të cilëve kërkojmë t'ua fshehim atë çka jemi në të vërtetë dhe qysh jetojmë çdo ditë, janë përgjithësisht njerezit që i duam më shumë.

***

Jam në makinë, tek po çoj në kopsht Gjinevrën dhe Melaninë, pasi kam shoqëruar Virgjininë te furgoni i shkollës.

- Babi, pse duhet të shkojnë në shkollë fëmijët?
- Epo, Gjinevra, sepse duhet.
- Jo, po pse fëmijët duhet të shkojnë në shkollë?
- Sepse kjo është puna e tyre. Puna e nënave dhe baballarëve është të punojnë. Puna e fëmijëve është të shkojnë në shkollë.
- Po nëse fëmijët bëjnë një punë, atëherë përse nuk na paguajnë?
- Epo, ju paguajnë, si jo! Jua japin, jua japin. Vetëm se i mbajmë ne nënat dhe baballarët. Pastaj, kur rriteni jua kthejmë.
- Babi, po sa para na japin?
- Epo, japin ca. Sidomos fëmijëve që sillen mirë në shkollë.
- Më shumë se sa një euro?
- Hëm, po, po, shumë më tepër.
- Sa?
- Dhjetë euro.
- DHJETË EURO? Po qenkan shumë!
- Tamam.
- Babi, kur të kthehemi në shtëpi, a do m'i tregosh paratë e mia?
Unë mendoj: "Falë Zotit, që nuk thashë njëqind".
Dje, Virgjinia më pyeti: - Babi, po nëse ti dhe mami ndaheni, kush nga ju do mbajë dy vajza e kush një?
Unë isha në kuzhinë, po qëroja qepët, dhe pyetja më kapi në befasi.
- Në çfarë kuptimi Virgjinia?
- Ne jemi tre motra, - tha ajo, - motrën e tretë nuk mund ta ndani më dysh!

***

- Virgjinia, - i thashë, - po ndodhi që unë dhe mami të ndahemi, do kujdesemi për të treja, një herë unë, një herë mami, mos u brengos.
Ajo më kundroi në heshtje.
- Babi, - tha pa pritur. - Po dashuria, a mund të mbarojë?
U mendova ca përpara se të përgjigjesha.
- Dashuria nuk mbaron, - i thashë, - por njerëzit ndryshojnë.
- Njerëzit?
- Virgjinia, edhe të rriturit rriten, apo jo? Ti tani je një vajzë e madhe, shtatë vite më parë ishe një vajzë e vogël. Kjo pakashumë ndodh dhe me nënat dhe baballarët. Unë kur njoha mamin isha një njeri i ndryshëm, madje ashtu ishte dhe mami. E rëndësishme është që kur dy njerëz duhen, të arrijnë të ndryshojnë bashkë dhe të respektojnë ndryshimet e tjetrit. Prindërit, me fëmijët e tyre, bëjnë pikërisht këtë gjë, por ndonjëherë mes tyre nuk ja dalin. Prandaj dashuria për fëmijët është e vetmja gjë që nuk përfundon kurrë.
- Po ti, - tha ajo, - kur takove mamin, si e kuptove që ajo ishte mami?
- Nuk e kuptova.
- Si e kuptove që doje ta dashuroje?
- Ah atë, - ia ktheva. - E kuptova pas pothuaj dhjetë minutash.
- Dhe nga se?
- Kur u takuam herën e parë, ajo ngriti flokët pas qafës, mbi kokë, dhe bëri një topuz pa llastik, duke i bërë flokët nyje.
- Po pastaj?
- Pastaj, aty kuptova se ajo kishte nevojë të dëshpëruar për një llastik. Ndërsa unë kisha nevojë për flokët e saj.
- Po ti, a kishe llastik?
- Jo, por kur mami e zbuloi që nuk kisha, ndërkaq më donte shumë.
- Babi, - tha ajo. - Po ti ja paske hedhur!
- Ndoshta pak, - thashë, - por ajo që ka rëndësi është se mami ishte e para që më bëri të më shkonte mendja të kërkoja për llastik, më kupton se çfarë dua të them?
Ajo më pa për disa sekonda.
- Mbaje babi, - më tha duke hequr llastikun që i mbante flokët. - Kështu ti dhe mami nuk do ndaheni.
Ajo qeshi, ndërsa unë për fat po gatisja qepët.

Komente mbi librin

"Një lexim i përsosur për të gjitha stinët, që do t'u mundësojë prindërve, veçanërisht baballarëve, të reflektojnë mbi përvojat e tyre për rritjen e fëmijëve."

Library Journal

"Një libër ironik dhe prekës për magjinë e të qenit baba. Matteo Bussola ka aftësinë të rrëfejë jetën e përditshme në një mënyrë kaq të natyrshme, me një gjuhë kaq bindëse dhe të përzemërt, me një saktësi kaq të ëmbël, sa të na bëjë të mendojmë: po, ndonjëherë, letërsia luan kukamshefti në botën e gjërave të vogla."

Giulio Mozzi

"Bussola ka shkruar një koleksion ngjarjesh mallëngjyese për jetën e tij kozmopolite në Veronë, me gruan dhe tri vajzat e vogla. Ajo që ka filluar si një ditar në Facebook, është shndërruar në bestseller në Itali dhe gjetkë."

Booklist

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217738
ean13
9789928217738
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuri dhe telashe, Anna Premoli

 Eduardoja, i mësuar të dilte gjithnjë i fituar, nuk arrin ta besojë që Elena nuk u bindet arsyetimeve të tij aq të vyera. Humbja nuk është pjesë e kodit të tij gjenetik.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2960

Botuesi: Botimet Dudaj

Ditari i nje djaloshi te klonuar, Enzo Fontana

Beniamini, në moshën 16 vjeçare, zbulon rastësisht se është kloni i të vëllait që s'e ka njohur kurrë, të vdekur tragjikisht vite më parë. Ky zbulim tronditës e turbullon deri në rrënjë jetën e adoleshentit, i cili përpiqet të kuptojë, por që nuk arrin të orientohet në këtë pështjellim gjenetik dhe emocional.
400 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Parfumi të njeh, Cristina Caboni

Por për Elenën, ky udhëtim do të thotë diçka më shumë; ajo do të gjejë përgjigjen që e kërkon prej vitesh. Sepse parfumi është shtegu që duhet ndjekur, por vetëm kur e kuptojmë se kush jemi në të vërtetë, mund t’ia dalim në krye dhe të prekim esencën tonë të pastër.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Letër dashurie në shkrimin kuneiformë, Tomas Zmeskal

Në polifoninë marramendëse të këtij romani, të cilën Zmeshkal ka marrë përsipër ta dirigjojë, zërat e dy të dashuruarve, Jozefit dhe Kvetës, ngrihen me nota veçanërisht intensive: domosdoshmëria për të rivendosur një lidhje të këputur në mënyrë të panatyrshme bën të mundur alkiminë e rrëfimit, me të cilën historitë anësore lidhen si pjesëza të së njëjtës...
800 Lekë
More

Referenca: SKU000586

Botuesi: OMSCA-1

Maska e nje tjetri, Aleksandra Marinina

Titulli: Maska e një tjetriGjinia: RomanAutori: Aleksandra MarininaPërktheu nga origjinali: Sokrat GjerasiShtëpia botuese: OMSCA-1Viti: 2003Fq. 372Pesha: 0.34 kg.  
700 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Kohë pas kohe, Lisa Grounwald

Nora Lensing do të kishte energji të mjaftueshme për dy jetë normale, por ajo nuk kishte mbaruar punë akoma me këtë që kishte tani. Ajo do të qëndronte aq kohë sa të donte dhe kur të largohej, nuk do të ishte një ditë e çfarëdoshme apo aksidentale, për t’u mbyllur përgjithmonë në mugëtirën gri. Kur të largohej, do të ishte në një perëndim fatal të...
1 400 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Ankthi i portierit para penalltisë, Peter Handke

Ai kërkon me dëshpërim një njeri me të cilin të flasë, përpiqet t’u telefonojë të njohurve, pa gjetur askënd. Bredhjet e tij vazhdojnë derisa takon një grua të gatshme të kalojë natën me të. Por pastaj e vret, pa asnjë motiv.
800 Lekë
More

Botuesi: Botart

Mos mbill urrejtje, Angie Thomas

Stari jeton në dy botë: lagjia e varfër ku ka lindur dhe është rritur, dhe shkolla e saj për të pasurit në periferi. Ekuilibri i vështirë ndërmjet dy botëve të saj prishet, kur Stari bëhet e vetmja dëshmitare për vrasjen fatale nga një polic e shokut të saj të ngushtë, Khalilit.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001507

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i Vampirit: Lufta, L. J. Smith

Dy vëllezër vampirë, të mbështjellë nga hija e një misteri mijëvjeçar, luftojnë për dashurinë e Elenës së re. Dejmoni ka vendosur që ajo do të bëhet mbretëresha e territ dhe është i gatshëm të vrasë edhe të vëllanë që t`ia arrijë qëllimit.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Druri pa emër, Drago Jancar

"Druri pa emër" është romani i një njeriu të pushtuar nga e kaluara, nëpër të cilin rrjedh si një lumë i padukshëm dhe i pazhurmë e tërë historia. Janez Lipniku është arkivist dhe punon në Arkivin Shtetëror të Sllovenisë. Gjatë punës ballafaqohet, nga njëra anë, me kujtimet erotike të një erotomani dhe, nga ana tjetër, me tmerret e luftës të lëna në harresë.
700 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Qiell nën flakë, Simon Sebag Montefiore

Në fillim të verës 1942, ushtria italiane në Rusi numëronte 235'000 trupa të dërguara nga Musolini si përforcime të gjermanëve, pasi nuk donte që të mbetej pas në një fitore të gjermanëve.
1 800 Lekë
More

Referenca: K4R2

Botuesi: Skanderbeg Books

Sëmundje dashurie, Ian McEwan

Në një ditë pranvere me erë, jeta e qetë e rrëfimtarit shkencor, Xhoi Rouz, tronditet kur ai bëhet dëshmitar i një aksidenti tragjik: një ballon me ajër të nxehtë rrëzohet nga era e fortë. Në përpjekjet për të shpëtuar djaloshin e rrezikuar në bordin e tij, një burrë vritet.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000729

Botuesi: Onufri

Ylli i te dashuruarve, Philippe Sollers

"Ylli i të dashuruarve", që po ia japim lexuesit shqiptar (për herë të parë nga ky autor) është fjala e fundit që ai ka botuar gjer më sot. Edhe në këtë prozë vijon paraqitja e një mënyre tjetër për të ekzistuar në këtë botë.
700 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Peizazhe të pikturuara me çaj, Milorad Pavic

Libri është një sfidë për një lexim të pazakontë, pasi e jashtëzakonshme është historia e vendit të përshkruar që nuk ekziston më. Libri na ngërthen në një histori ballkanike për jetën e njerëzve të kryqëzuar në mes të së shkuarës që ata nuk mund ta zotërojnë dhe "titizmit", që ata nuk mund t'i shpëtojnë.
1 000 Lekë
More