• Banner

Vajza e keqe, Justine Levy
  • Vajza e keqe, Justine Levy

Vajza e keqe, Justine Levy

Të jesh nënë është e thjeshtë, të jesh nënë është një gjest dashurie pa kushte dhe, për ta përmbushur, duhet të zhvishesh nga egoizmi i fëmijërisë, të lësh pas rolin tënd si bijë. Për Luizën ky është një kapërcim i detyrueshëm: ajo zbulon që është shtatzënë pikërisht kur Alisa, nëna e saj, po vdes.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vajza e keqe
Origjinali: Mouvaise fille
Gjinia: Roman
Autori: Justine Lévy
Shqipëroi: Diana Çuli
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2018
Fq. 152
Pesha: 0.216 kg.
ISBN: 978-9928-217-74-5

Mbi librin

Të jesh nënë është e thjeshtë, të jesh nënë është një gjest dashurie pa kushte dhe, për ta përmbushur, duhet të zhvishesh nga egoizmi i fëmijërisë, të lësh pas rolin tënd si bijë. Për Luizën ky është një kapërcim i detyrueshëm: ajo zbulon që është shtatzënë pikërisht kur Alisa, nëna e saj, po vdes.

Ndjenja e fajit shfaqet nga e kaluara dhe gëzimi për këtë krijesë të re që dridhet brenda saj, përleshet me dhimbjen për Alisën, ikonë e bukurisë dhe modele e artistëve e stilistëve të haute couture dikur, por që tashmë dergjet në vetmi në një klinikë parisiane.

Ndërsa e ndihmon nënën në rrugën e sëmundjes, midis spitaleve, përkujdesjeve e shëruesve pa zemër, Luiza kalon në skaner jetën e vet: një fëmijëri e shënjuar nga divorci i prindërve dhe zgjedhja e saj për të jetuar me babain - intelektual magjepsës, i ngecur mes grave dhe popullaritetit - sepse në jetën e hallakatur të një supermodeleje të famshme, viktimë e drogave dhe ekseseve, nuk ka vend për një bijë. Është një zgjedhje e dhimbshme, një braktisje që i kushton shumë Luizës dhe që i lë një ndjenjë të thellë zbrazëtie në shpirt.

Ndihet një vajzë e keqe, një bijë e keqe. E megjithatë, tani, në fund dhe në mënyrë paradoksale, ajo mund ta zhbëjë atë, duke e shoqëruar nënën në çastet e fundit, në botën e pamëshirshme të spitaleve. Dhe pastaj rrethi mbyllet: Alisa e brishtë lë skenën dhe Anzhela vogëlushe lind, duke i dhënë Luizës një forcë të madhe.

Me një ekuilibër të përsosur midis emocioneve, ironisë dhe origjinalitetit çarmatosës, Justine Lévy na dhuron një histori të pasionuar të amësisë, aventura më intime dhe unike e shpirtit njerëzor.

Komente mbi librin

"Ky libër që ndryshon nga çdo tjetër dhe arrin të të rrjedhë nëpër vena, është një prej më të bukurve, librave më të thellë, që kam lexuar në vitet e fundit. Justine Lévy është bërë e pavdekshme me të."

Le Figaro

"Një talent i vërtetë."

L'Express

"Befasues dhe tronditës."

Liberation

"E konsideruar si Françoise Segan e re, Justine Lévy shkruan për ndjenjat me një bisturi të mprehtë dhe pa kursyer askënd."

Vanity Fair

Mbi autoren

Justine Lévy, e lindur në vitin 1974, është vajza e Bernard-Henri Lévy dhe Isabelle Doutreluigne. Ende adoleshente, ajo lidhet me Raphaël Enthoven, me të cilin martohet në vitin 1995, viti në të cilin ajo debuton me romanin e saj Rendezvous.

Fundi i martesës bëhet frymëzim për romanin e dytë, Asgjë me rëndësi, i përkthyer edhe në shqip dhe i botuar po nga DITURIA, që pati sukses të madh dhe shkaktoi skandal, sepse burrërrëmbyesja ishte Karla Bruni.

Me romanin Vajza e keqe, gjithashtu një vepër autobiografike, përveç publikut ajo përfundimisht bëri për vete edhe kritikën. Romani është kandiduar për çmimet më të rëndësishme letrare franceze (Goncourt dhe Médicis).

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217745
ean13
9789928217745
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001026

Botuesi: Dituria

Asgjë me rëndësi, Justine Levy

Luiza dhe Adriani: një dashuri që duket e përjetshme dhe që papritmas shkërmoqet. Për Luizën do të jetë e vështirë që të kthehet nga humnera e depresionit, por "rimëkëmbja" do t'i shërbejë për ta parë jetën me tjetër sy.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Monarku i hijeve, Javier Cercas

“Monarku i hijeve”, si hetim personal dhe kolektiv, si një roman për luftën thellësisht kundër luftës, u përgjigjet në mënyrë të papritur dhe iluminuese pyetjeve të ngritura nga autori mbi pesëmbëdhjetë vjet më parë me “Ushtarë të Salaminës”.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Jasemina, Jean Sasson

Kjo është historia e vërtetë e Jaseminës, një gruaje të re dhe të bukur libaneze që u burgos në Kuvajt gjatë Luftës së Parë të Gjirit. Udhëtimi tronditës i Jaseminës është një tregim për çmendurinë e luftës, për brutalitetin seksual të shfrenuar nga kaosi dhe për guximin e një gruaje për t'i qëndruar rrezikut për të ndihmuar gratë e tjera. Ky është një...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Lutja e Çernobilit, Svetllana Aleksievic

Ky libër, në fakt, nuk është për Çernobilin, por për botën e Çernobilit. Për vetë ngjarjen janë shkruar tanimë mijëra faqe dhe janë xhiruar pothuajse qindra mijëra metra filma. Kurse unë merrem me atë që e quajta histori të anashkaluar, gjurmë pa gjurmë të qëndrimit tonë në tokë dhe në kohë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Të lindur dy herë, Giuseppe Pontiggia

I hidhur dhe dramatik, por edhe grotesk e komik, ironik dhe pasionant, ky roman rrëfen marrëdhënien e një babai me djalin e tij me aftësi të kufizuara. Teksa i prin udhën nëpër grackat e jetës të birit, nga lindja në adoleshencë, babai mëson nga djali artin e të jetuarit jo për të qenë "normal", por vetëm vetvetja.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Ngadalësia, Milan Kundera

Në bazën e kësaj fantazie libertine është një meditim i thellë mbi jetën bashkëkohore: për lidhjen e fshehtë midis ngadalësisë dhe kujtesës, për lidhjen midis dëshirës së epokës sonë për të harruar dhe mënyrës se si i jemi dorëzuar demonit të shpejtësisë, si dhe për “balerinët”, të mbërthyer në kthetrat e pasionit për të qenë kudo dhe kurdoherë...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

I zgjedhuri, Chaim Potok

Në pranverën e vitit 1944, pesëmbëdhjetëvjeçarët Ruven Malter dhe Deni Sonders kishin jetuar vetëm pesë blloqe larg njëri – tjetrit. Por ata nuk ishin takuar kurrë deri në ditën e një ndeshjeje bejsbolli, ku një aksident bëhet shkak i një miqësie të pagjasë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Të gjithë njerëzit e mi, Zuvdija Hodzic

Meqë vepra jetësore është diçka që teoria e letërsisë dhe kritika duhet ta ndjekë dhe ta studiojë, atëherë mund të themi se kur është fjala për "Të gjithë njerëzit e mi", linja e re e romanit në letërsinë sllavo - jugore është e hapur (ose e rrumbu- llakuar). Linja e romanit që i kthen lirinë shkrimtarit në krijimin e formave të reja. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Prova, Eleanor Catton

E vendosur në dy kohë të ndryshme dhe në skena të nxehta, por të fragmentuara, Catton rrëfen marrëdhëniet e një nxënësi të shkollës së mesme dhe mësueses së tij të muzikës gjatë kohës kur nxënësit e shkollës janë vendosur në skenë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

The Undomestic Goddess, Sophie Kinsella

Asking for directions at a big, beautiful house, she’s mistaken for an interviewee and finds herself being offered a job as housekeeper. Her employers have no idea they’ve hired a lawyer–and Samantha has no idea how to work the oven.

Çmimi 1 150 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Karnavalet e M. M. Bahtinit, Lao Ma

Në këtë libër lexuesit i jepen tri drama të pazakonta të shkrimtarit kinez Lao Ma: “Karnavalet e M. M. Bahtinit”, “Sokrati”, “Ushtari i mirë Shvejk”. Heronjtë e këtyre dramave, të vendosur në titullin e secilës prej tyre, përgjithësisht janë të njohur për lexuesin.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Serenata, Zulfu Livaneli

Fundi i viteve 30'... Maksimilian Vagner, një gjerman me gjak të pastër arian dhe pedagog në universitet, bie në dashuri me vajzën e bukur hebreje të quajtur Nadia. Pas martesës, për të fshehur identitetin hebre të Nadias, ajo mori emrin Deborah...

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)