• Banner

Une jam lajmetari, Markus Zusak
  • Une jam lajmetari, Markus Zusak

Unë jam lajmëtari, Markus Zusak

Jeta e Edi Kenedit rridhte e qetë. Deri ditën kur u bë një hero. Ishte nëntëmbëdhjetë vjeç, me një pasion të shfrenuar për librat. Rrallë e tek punonte si taksist, sa për të shtyrë ditët, pa asnjë perspektivë për të ardhmen.

11,89 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Unë jam lajmëtari
Origjinali: I am the messenger
Gjinia: Roman
Autori: Markus Zusak
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2018
Fq. 400
Pesha: 0.498 kg.
ISBN: 978-9928-00-299-0

Mbi librin

Jeta e Edi Kenedit rridhte e qetë. Deri ditën kur u bë një hero. Ishte nëntëmbëdhjetë vjeç, me një pasion të shfrenuar për librat. Rrallë e tek punonte si taksist, sa për të shtyrë ditët, pa asnjë perspektivë për të ardhmen.

Kur s'lexonte e kalonte kohën me miqtë duke luajtur letra para një gote birrë ose duke shëtitur Portierin, qenin e tij, që pinte shumë kafe dhe kutërbonte edhe kur ishte i pastër. Nuk para ishte fort i shkathët me vajzat, sepse e vetmja që i interesonte vërtet ishte Odri, arsyeja përse kishte mbetur në këtë vend pa rrugëdalje.

E zonja ta godiste në zemër me një fjalë: "Je miku im më i mirë". S'ka nevojë për plumb që ta vrasësh një burrë, mjaftojnë fjalët. Gjithçka dukej kaq tmerrësisht e pandryshueshme: derisa rastësia e vuri përpara një grabitësi, dhe Edi bëhet heroi i ditës.

Nga ai çast nisi të merrte mesazhe të çuditshme të shkruara në letra bixhozi, dhe secila syresh i priu udhë drejt bëmash të reja të paharrueshme. Dhe ndërsa Edi bëhej përherë e më popullor, ndërsa shihte një tjetër dritë të shkreptinte në sytë e Odrit dhe njerëzit e përshëndesnin rrugës, filloi të pyesë: prej nga mbërrijnë mesazhet, kush është lajmëtari?

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928002990
ean13
9789928002990
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Bota Shqiptare

Hajdutja e librave, Markus Zusak

1939. Gjermania naziste. Vendi mban frymën. Vdekja kurrë nuk ka qenë më e zënë me punë se tani. Lizeli, një vajzë nëntë vjeçare, jeton në rrugën Himel me familjen që e birësoi. Prindërit ia dërguan në një kamp përqendrimi. Lizeli vidhte libra. Kjo është historia e saj dhe historia e banorëve të asaj rruge kur nisën të binin bombat.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Burri që nuk ishte vrasës, Hjorth&Rosenfeld

Sebastian Bergman-i është një burrë i zhytur në dëshpërim. Ka humbur gruan dhe djalin në cunamin që shkatërroi arkipelagun indian, ka hequr dorë nga puna si psikolog e dizenjues profile-sh psikologjikë, ka rifilluar zakonin e vjetër duke sjellë çdo natë nga një grua të re në shtrat…

Çmimi 12,39 CHF Çmimi i zakonshëm 13,87 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K3R1

Botuesi: Skanderbeg Books

Droje dhe dinjitet, Dag Solstad

Pas një reagimi, si zakonisht shpërfillës e të mërzitshëm të klasës, ndaj shpjegimit pasionant prej tij të "Rosës së egër" së Ibsenit, profesori i letërsisë, Elias Rukla, arrin në pikën e krizës së thellë emocionale si pasojë e një episodi me çadrën, që nuk e hap dot në oborrin e shkollës dhe në prani të nxënësve.

Çmimi 5,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001381

Botuesi: Botimet Dudaj

Edhe një ditë më shumë, Fabio Volo

Problemi nuk është sa pret, por kë pret. Zgjimi, kafeja, tramvaji, zyra, palestra, pica-kinemaja-shtrati (nëse është me fat, jo vetëm)... Ditë gjithmonë të ngjashme, të shënjuara nga takime që, në fund të fundit, i shëmbëllejnë njëra-tjetrës, të humbura nën qiellin ngjyrë gri të një metropoli që ka harruar të buzëqeshë.

Çmimi 8,92 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Gruaja, Jumpa Lahiri

Të lindur me pesëmbëdhjetë muaj diferencë, në periferi të Kalkutës në vitet e tmerrshme të luftës për pavarësi, vëllezërit Subash e Udajan ngjajnë si dy pika uji sa dhe të afërmit i ngatërrojnë, por janë po aq të ndryshëm nga njëri-tjetri. Subashi është i heshtur dhe mendimtar, ndërkohë që Udajani është rebel dhe i hedhur.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Eliksiri i dashurisë, Eric-Emmanuel Schmitt

A është dashuria një proces fizik, kimik, një pleksje molekulash që mund të krijohet me mjete shkencore? Apo është një mrekulli shpirtërore? A ekziston një mjet që ta shpërthejë pasionin, ashtu si dikur eliksiri bashkoi çiftin e të rinjve Tristanin dhe Izoldën? A jemi krejtësisht të lirë të dashurojmë?

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Mjeku i oborrit, Per Olov Enquist

Historia në thelb të këtij romani është e jashtëzakonshme në vetvete: përpjekja, e një personazhi të armatosur vetëm me zgjuarsi dhe ideale iluministe, për të reformuar Mbretërinë e Danimarkës ku ka “diçka të kalbur”, duke zbatuar në mënyrë paqësore parimet që njëzet vjet më vonë do të ktheheshin në thelbin e Revolucionit Francez.

Çmimi 12,39 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K3R4

Botuesi: Skanderbeg Books

Bija e errësirës, Elena Ferrante

Ndërsa të bijat nisen për në Kanada për të takuar të atin, e ëma vendos të shkojë të pushojë për disa javë diku në bregdetin e Napolit, ku ka kaluar fëmijërinë e saj. Ne presim që gruan ta pushtojë melankolia dhe dhimbja, siç i ndodh çdo nëne kur i largohen fëmijët. Përkundrazi, ajo ndjehet e çliruar dhe e qetë.

Çmimi 6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2081

Botuesi: OMBRA GVG

Deti, deti, Iris Murdoch

Kritika vë në dukje se këto romane shquhen për inteligjencën dhe elegancën e lartë me të cilin shkrimtari i ndërton personazhet dhe strukturat e veprës. Këto cilësi, shpesh përshkohen nga ndjenja e humorit të hollë dhe therës.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Kukulla e Kokoshkës, Afonso Cruz

Në Drezdenin e rrënuar nga bombardimet, gërshetohen dhe shkrihen jetët e Isak Dresnerit, djaloshit hebre gjerman që ka gjetur strehë në qilarin e një dyqaní zogjsh për t'i shpëtuar përndjekjes naziste; Bonifac Vogelit, pronarit té dyqanit; si dhe piktores Cilía Kacev, e cila, me fustanin e gjelbër dhe zemrën e mardhur, i përshkon jetët e të dyve si hija e...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Jashari as jeton e as nuk jeton, Aziz Nesin

Aziz Nesini e vështroi gjatë e gjatë. Sytë iu mbushën me lot. Pranë tij qëndronte i biri, i cili ishte gati në të njëjtën moshë, i veshur shik e me këpucë në këmbë... Mbi botë dalloheshin këmbët e zbathura të djalit rom që quhej Jashar...

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001566

Botuesi: UEGEN

Baudolino, Umberto Eco

Në atë zonë të Piemontit të ulët ku, vite më pas, do të ndërtohej Aleksandria, Baudolino, një fshatar i vogël, takoi dhe i fitoi zemrën Frederik Barbarosës, i cili e birësoi. Kjo ishte një mrekulli për Baudolinon e gjorë, saqë edhe vetë sot historia nuk arrin ta imagjinojë dot.

Çmimi 8,91 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)