• Banner

Historia e vajzes se humbur, Elena Ferrante
  • Historia e vajzes se humbur, Elena Ferrante

Historia e vajzes se humbur, Elena Ferrante

"Historia e vajzës së humbur" është vëllimi i katërt dhe i fundit i "Mikeshës gjeniale", sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Dy heroinat, Lina dhe Elena, tashmë kanë mbi shpinë një jetë plot ngjarje, zbulime, rrëzime dhe "rilindje".

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Historia e vajzës së humbur
Origjinali: Storia della bambina perduta
Gjinia: Roman
Autori: Elena Ferrante
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2018
Fq. 484
Pesha: 0.521 kg.
ISBN: 978-9928-248-92-3

Mbi librin

"Historia e vajzës së humbur" është vëllimi i katërt dhe i fundit i "Mikeshës gjeniale", sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Dy heroinat, Lina dhe Elena, tashmë kanë mbi shpinë një jetë plot ngjarje, zbulime, rrëzime dhe "rilindje".

Elena, shkrimtare e njohur, nënë e dy vajzave, kthehet në Napoli për t'i rënë pas një dashurie rinore, që u bë sërish e pranishme në jetën e saj të re. Lina nuk është larguar kurrë nga Napoli, ku arriti të ngrinte një karrierë të mahnitshme si sipërmarrëse informatike, duke ushtruar më shumë se kurrë rolin e saj karizmatik dhe magnetik si lidere e fshehtë, por e vërtetë e lagjes.

Dy gratë, pole vërtet të kundërta të së njëjtës forcë, takohen dhe përplasen, ndikojnë mbi njëra-tjetrën, largohen e sërish gjenden, zilepsen dhe admirojnë shoshoqen. Ky vëllim i katërt dhe i fundit përmbyll një vepër letrare jashtëzakonisht pjellore dhe frymëzuese, një vepër e pranuar ndërkombëtarisht si një prej më të mirave të kohës sonë.

Komente mbi librin

"... një marifet i vjetër letrar, ose të paktën, po aq i vjetër sa Prusti: rrëfimi i një historie dhembjeje dhe disfate e pastaj, në fund, pranimi se gjithçka do të shëlbehet nga arti, nga një libër – e pikërisht nga libri që po lexoni.

Elena do të shkruajë për muaj me radhë... për të qetësuar shoqen e saj dhe veten, si dhe për të arritur, përtej metaforës, që të shpëtojë jetën nga brengat, që të nxjerrë kthjelltësinë nga kaosi, pa e mohuar ekzistencën e brengës e të kaosit. Ajo afron karrigen te tryeza e saj. "Do ta shohim se kush do të fitojë kësaj radhe", thotë ajo. Arti fiton. Ne fitojmë."

The New Yorker

"Jemi përballë një kryevepre, një klasik i kohëve të shkuara, i mbushur me pasion dhe patos... Pushteti absolut i librave të Ferrantes është një sfidë ndaj zejtarisë së ftohtë dhe të ashpër të shumë romaneve të shekullit XXI."

Time Magazine

"Çfarë keni për të thënë? E pra, ky është rasti për t'i shprehur të gjitha, gjenial, një tour – de – force, një kryevepër. Të gjitha këto i shkojnë veprës së Elena Ferrante – s dhe vëllimit të fundit të kuartetit të saj të magjishëm napolitan, një sagë që, për mendimin tim, të paktën me çfarë kam lexuar deri më tash, është arritja më e madhe në narrativën e periudhës së pasluftës."

The Chicago Tribune

"I shkëlqyer... i mahnitshëm... një epikë e jashtëzakonshme."

Michiko Kakutani, The New York Times

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928248923
ean13
9789928248923
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K3R4

Botuesi: Skanderbeg Books

Bija e errësirës, Elena Ferrante

Ndërsa të bijat nisen për në Kanada për të takuar të atin, e ëma vendos të shkojë të pushojë për disa javë diku në bregdetin e Napolit, ku ka kaluar fëmijërinë e saj. Ne presim që gruan ta pushtojë melankolia dhe dhimbja, siç i ndodh çdo nëne kur i largohen fëmijët. Përkundrazi, ajo ndjehet e çliruar dhe e qetë.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Mikesha gjeniale, Elena Ferrante

Dy vajza jetotojnë në një univers dhune, xhelozie, trekëndësha dashurie dhe çrregullime politike, ato janë dy personazhe të paharrueshme... E megjithatë, është aftësia e Ferrantes për të paraqitur të vërteta përvëluese që u jep këtye librave një fuqi të papërmbajtshme... Ferrante shfaqet si një Dickens i shekullit XXI, që lexuesit i kërkojnë me ngulm...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Mbiemri i ri, Elena Ferrante

"Mbiemri i ri" është vëllimi i dytë i sagës napolitane, e cila zë fill me romanin jashtëzakonisht të suksesshëm "Mikesha gjeniale". Elena rrëfen historinë e jetës së saj e, në mënyrë të tërthortë, edhe atë të Linës, me të cilën njihet që në klasë të parë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Histori arratie e qëndrese, Elena Ferrante

Në vëllimin e tretë të sagës napolitane, Elena dhe Lila janë tashmë gra. Lila është martuar, ka lindur një fëmijë dhe është ndarë nga bashkëshorti i saj abuzues. Elena është larguar nga lagjja e fëmijërisë, është diplomuar dhe ka botuar një roman të suksesshëm, ngjarje që i kanë hapur dyert e salloneve intelektuale e mondane.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Flokë flakë të kuq, Kostas Mourselas

Një roman klasik karakteresh. Një roman psikologjik me skenë shoqërore të ngurtë dhe erotizëm të fortë. Një roman që ngjason me një pikturë të Hieronymus Bosch-it, por që mban në kopertinë fragmentin e një pikture të Helidon Halitit. Një roman nga shkrimtari dhe skenaristi i mirënjohur grek Kostas Mourselas që nuk përshkruhet.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Eleonorë Olifenti është shumë mirë, Gail Honeyman

Një gjest i thjeshtë mirësjelljeje, shemb muret që Eleonora ka ngritur prej kohësh rreth vetes. Tani duhet të mësojë të mbijetojë në një botë ku gjithçka duket se merret për e mirëqenë. Ndërkohë, i duhet kurajë për t’u përballur me hijet e errëta të së shkuarës, të cilat është munduar t’i shmangë gjithë jetën. Ndryshimi...

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Në udhë, Jack Kerouac

Të çmendur për jetë, të çmendur për shëlbim, të çmendur të shpallin me të lartë, thekshëm këlthasin fërgëllimën e zemrës, dëshiruar për gjithçka njëherësh, e që kurrë s'i sheh tu hapet goja, ose të belbëzojnë qoftë edhe një fjalë të vetme të rëndomtë, por që kallen, kallen, kallen pa nda, si qirinjtë e verdhë të kishave.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Prova, Eleanor Catton

E vendosur në dy kohë të ndryshme dhe në skena të nxehta, por të fragmentuara, Catton rrëfen marrëdhëniet e një nxënësi të shkollës së mesme dhe mësueses së tij të muzikës gjatë kohës kur nxënësit e shkollës janë vendosur në skenë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000742

Botuesi: Onufri

Dhoma 411, Simona Vinci

Një grua shihet në pasqyrë, lakuriq në një dhomë hoteli, pikërisht në qendër të Romës, jo larg Panteonit. Ajo fillon të tregojë historinë e saj të dashurisë, por mund të ishte gjithashtu një tjetër histori: një tjetër dashuri dhe një burrë tjetër...

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Gruaja e Kolonelit, Rosa Liksom

Himleri e vetë Hitleri, tmerret në kampet e përqendrimit dhe në Poloninë e pushtuar më 1939. E keqja parakalon para syve të saj naivë të së kaluarës dhe na vjen ashtu siç ka ndodhur, e përshkruar nga një grua që po përpiqet të kuptojë plagët e saj dhe ato të një kombi.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Requiem, një shajni, Antonio Tabucchi

Në një gjendje midis vetëdijes dhe pavetëdijes, midis përvojës së reales dhe perceptimit të ëndrrës, pa qenë fare në gjendje të shpjegojë si e qysh, të dielën e fundit të një korriku, një njeri e sheh veten në mes të ditës në një Lisbonë të shkretë dhe zharitëse.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Pafundësi, Masa Kolanovic, Ebook

Ka dymbëdhjetë histori me një sërëtemash mbërthyese. Një teze e moshuar që i druhet varrosjes për së gjalli, vendos të marrë celularin e sajnë varr dhe u kërkon familjarëve ť'i telefonojnë një ditë pas funeralit. 

Çmimi 640 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Ne të gjallët, Ayn Rand

Botuar për herë të parë në 1936 – ën, tema e këtij romani klasik është beteja e individit kundër shtetit. Përshkruan ndikimin e Revolucionit Rus mbi tri qenie njerëzore, të cilat kërkojnë të drejtën për të jetuar dhe për të ndjekur lumturinë e tyre.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)