• Banner

  • Libralidhesja e historive te humbura, Cristina Caboni

Libralidhësja e historive të humbura, Cristina Caboni

Kopertina, e punuar me mjeshtëri, mbështjell faqet e zverdhura nga koha. Me lëvizje delikate dhe të kujdesshme, Sofia çik lëkurën dhe letrën, për të restauruar librin dhe për t'i kthyer atij shkëlqimin e dikurshëm.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Libralidhësja e historive të humbura
Origjinali: La rilegatrice di storie perdute
Gjinia: Roman
Autori: Cristina Caboni
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2018
Fq. 308
Pesha: 0.404 kg.
ISBN: 978-9928-217-71-4

Fragment nga libri

Kopertina, e punuar me mjeshtëri, mbështjell faqet e zverdhura nga koha. Me lëvizje delikate dhe të kujdesshme, Sofia çik lëkurën dhe letrën, për të restauruar librin dhe për t'i kthyer atij shkëlqimin e dikurshëm.

Libërlidhja është pasioni i saj. Vetëm kështu ia del të mos mendojë për jetën, që dita-ditës po i rrëshqet duarsh. Kur i vjen radha astarit të kopertinës, Sofia ngel pa frymë: brenda tij diç fshihet. Një letër e shkruar me dorë: është historia e një gruaje, Klarisës, e pasionuar pas artit dhe librave.

Një libralidhëse e zonja, që ka jetuar në fillim të shekullit XIX, atëherë kur grave nuk u lejohej ta ushtronin atë profesion. Një grua që luftoi për të qenë e pavarur. Nën dritën e zbehtë të qiririt, ajo i ka besuar librit një mesazh, hedhur në detin e kohës, dhe një sfidë që mund ta çojë drejt një zbulimi të jashtëzakonshëm atë që do ta pranojë.

Sofia nuk arrin ta besojë se çfarë thesari ka shtënë në dorë! Ajo grua duket sikur i flet zemrës, dëshirave të saj të tradhtuara. Ndaj është e vendosur ta zbulojë kush ishte dhe çfarë sekreti fshihte.

Tomazo Leoni, gjahtar i njohur librash antikë dhe ekspert grafolog, do ta ndihmojë të hedhë dritë mbi këtë mister. Së bashku ndjekin të dhënat që gjejnë faqe pas faqeje, rresht pas rreshti, qytet pas qyteti. Librat na zgjedhin dhe ai libër zgjodhi Sofinë. Pas më shumë se dyqind vjetësh, vetëm ajo mund t'i japë zë Klarisës.

Dhe vetëm historia e Klarisës mund t'i kthejë Sofisë shpresën e humbur. Sepse rruga drejt lirisë për një grua, është e mbushur me pengesa, por kurrë nuk duhet të ndalesh së synuari horizontin.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928217714
ean13
9789928217714
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Shtegu i parfumeve, Cristina Caboni

Elena nuk beson më tek askush. Ka humbur sigurinë dhe nuk beson më te dashuria. Vetëm kur krijon parfumet e saj, arrin të largojë të gjitha pasiguritë. Vetëm kur pushtohet nga esencat e luleve, të drurëve dhe erëzinave, di si t'i mposhtë frikërat e veta.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Vajza e mjaltit, Cristina Caboni

Anxhelika nuk ia ka dalë kurrë të ngulet diku. Asnjëherë nuk ka dashur të lidhet me diçka apo dikë, gjithmonë e gatshme t'ia mbathë nga të gjitha për shkak të frikës. Por ka një vend ku ajo ndihet si në shtëpi, dhe ai vend është pikërisht mes bletëve të saj.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kopshti i luleve sekrete, Cristina Caboni

Londër, Panairi i luleve në Çelsi, më i madhi në botë. Nën harqet e ngarkuara me trëndafila, Iris Donati është e lumtur: mes bimëve ndihet si në shtëpinë e saj. Një shtëpi e vërtetë, atë që kurrë s'e pati, sepse që në vogëli është endur nëpër botë vetëm me të atin.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dhoma e endëses, Cristina Caboni

Këtë herë, me romanin e saj të ri, Cristina Caboni hyn në fushën e modës, për të treguar me emocion historinë e Kamilës, Marianës dhe sidomos Katerina Fraut, të vetëquajtur Maribela, një stiliste që gjatë Luftës së Dytë Botërore njihej si “Endësja e ëndrrave”.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Aroma e lumturisë është më e fortë nën shi, Virginie Grimaldi

Nëse ndjenjat e Benit janë zhdukur, mjafton t´i gjallërojmë. Kështu, çdo ditë, ajo do t’i shkruajë një kujtim të historisë së tyre. Por kjo zhytje në të shkuarën mund të nxjerrë edhe sekretet e varrosura thellë. Me ndjeshmëri ekstreme dhe shumë humor, Virginie Grimaldi arrin të na bëjë të rijetojmë çastet e jetës dhe dashurisë, duke kaluar nga e qeshura...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Zjarret e vjeshtës, Irene Nemirovsky

Një roman tjetër magjepsës, rrëqethës dhe i mrekullueshëm i Irène Némirovsky-t... Subjekti i romanit fillon me Luftën e Parë Botërore dhe mbaron me të Dytën, pak përpara se vetë autorja të rrëmbehet nga kthetrat e çmendurisë njerëzore.

Çmimi 680 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Në shtëpi, Toni Morrison

Ky roman rrëqethës i shkrimtares së madhe amerikane Toni Morrison, na zbulon një njeri në dukje të mposhtur, i cili arrin të gjejë burrërinë, por, në fund, edhe shtëpinë, vendin të cilit i përket.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Leksione amerikane, Italo Calvino

Leksionet e Calvino-s, teoricienit dhe rrëfimtarit të shkëlqyer, përbëjnë testamentin e tij të ndritur letrar. Askush nuk i ka nxjerrë më mirë në pah vlerat e Italo Calvino-s, këtij gjeniu kaq të talentuar e mendjemprehtë italian, sesa vetë ai, përmes këtyre meditimeve mbi artin e të shkruarit.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Aleph

Alisa, Judith Hermann

Judith Hermann tregon për ditët e tranzicionit, të pritjes, të mbajtjes dhe të lëshimit dhe se sa të qarta dhe verbuese mund të jenë ndonjëherë ditë të tilla. "Alice" është një libër me fuqi të jashtëzakonshme dhe bukuri të madhe letrare nga një prej shkrimtarëve më të mirë të Evropës.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Dora Bruder, Patrick Modiano

Që atëherë, Parisi ku jam munduar të gjej gjurmët e saj ka mbetur po aq i shkretë e i heshtur sa atë ditë. Eci mes rrugësh të shkreta. Për mua të tilla mbeten, edhe në mbrëmje, në orën e bllokimit të trafikut, kur njerëzit nxitojnë drejt hyrjeve të metrosë.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R5P6

Botuesi: Bota Shqiptare

Thirrja e engjëllit, Guillaume Musso

Në telefon ata kishin gjithë jetën e tyre... New York. Aeroporti Kennedy. Në sallën e mbipopulluar të pritjes, një burrë dhe një grua përplasen keq. Grindje e vogël, dhe secili vazhdon rrugën e tij. Madlina dhe Xhonatani nuk ishin takuar kurrë, nuk do të duhej të rishiheshin asnjëherë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Gjyzlyket e arta, Giorgio Bassani

Njeriu ngjan shumë me kafshën, e megjithatë, a mund që njeriu të dorëzohet? Ta pranojë se s'është veçse një kafshë? Sërish skena e romanit të Bassani-t është qyteti i qetë e i përgjumur i Ferrarës, në Itali, qyteti i tij i lindjes, me të cilin është e lidhur tërë vepra e shkrimtarit të madh italian.

Çmimi 650 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vdekje nga uji, Kenzaburo Oe

Në qendër të romanit "Vdekje nga uji" është romancieri Kogito Choko, që ka vendosur të shkruajë historinë e mbytjes në lumë të babait të tij. Në mendje prej kohësh i vërtitet pyetja pse babai i tij kishte dalë për "shëtitje me varkë" në lumë të rrëmbyeshëm në një natë stuhie.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU002042

Botuesi: Dritan Tirana

Qyteti i Baltes, Deborah Ellis

Shauzia, shoqja e ngushtë e Parvanës, është arratisur nga Afganistani dhe përballet e vetme me mbijetesën në rrugët e Peshavarit, në Pakistan. Me qenin, si mikun e saj të vetëm, ajo duhet të rrëmojë për ushqim, të lypë para e të kërkojë një vend të sigurtë për të fjetur çdo natë.

Çmimi 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Living

Djemtë e ‘36-s, Daniel James Brown

Megjithatë ata e bënë: tronditën botën, duke sfiduar edhe skuadrën që garonte për Adolf Hitlerin. Në qendër të ngjarjeve të pazakonta qëndron Xho Rantzi, një i ri pa familje, pa perspektivë, i cili synon jo vetëm të fitojë respektin e duhur, por dhe të gjejë vendin e tij në botë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)