• Banner

Floke flake te kuq, Kostas Mourselas
  • Floke flake te kuq, Kostas Mourselas

Flokë flakë të kuq, Kostas Mourselas

Një roman klasik karakteresh. Një roman psikologjik me skenë shoqërore të ngurtë dhe erotizëm të fortë. Një roman që ngjason me një pikturë të Hieronymus Bosch-it, por që mban në kopertinë fragmentin e një pikture të Helidon Halitit. Një roman nga shkrimtari dhe skenaristi i mirënjohur grek Kostas Mourselas që nuk përshkruhet.

12,75 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Flokë flakë të kuq
Origjinali: Βαμμένα κόκκινα μαλλιά
Gjinia: Roman
Autori: Kostas Mourselas
Shqipëroi: Maklena Nika
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2018
Fq. 500
Pesha: 0.521 kg.

Mbi librin

Një roman klasik karakteresh. Një roman psikologjik me skenë shoqërore të ngurtë dhe erotizëm të fortë. Një roman që ngjason me një pikturë të Hieronymus Bosch-it, por që mban në kopertinë fragmentin e një pikture të Helidon Halitit. Një roman nga shkrimtari dhe skenaristi i mirënjohur grek Kostas Mourselas që nuk përshkruhet. Lexohet. Madje shijohet.

Mbi autorin

Shkrimtari grek Kostas Mourselas lindi në Pire në janar të vitit 1932. Është diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Athinës. Deri në vitin 1969 punoi në administratën publike, nga ku u pushua prej qeverisë së Juntës Ushtarake. Pikërisht në këtë kohë filloi të shkruante pjesë teatrale dhe skenarë filmash televizivë.

Është autor i mjaft librave, si: "Oh, çfarë bote, baba!", "Akuarium", "Miqtë", "Zonja nuk mban zi", "Veshi i Aleksandrit", "Ngadalë, atdheu po pushon", "Thika ka shkuar në kockë", "Njerëz dhe kuaj", "Ai dhe ai", "Komedi kombëtare", "Ngarkesë e rrezikshme", "Flokë flakë të kuq", "Mbyllur për shkak të melankolisë", që patën një sukses të madh. Veç tyre shkroi edhe 130 monodrama.

Veprat e tij teatrale janë vënë në skenë edhe në Francë, Gjermani dhe Qipro. Romani "Flokë flakë të kuq" qarkulloi për herë të parë në greqisht, më 1989 dhe u lexua nga mijëra e mijëra lexues duke e kthyer këtë roman në një nga më të suksesshmit e viteve 80-të.

Madje, pothuajse në të njëjtin vit, u realizua edhe seriali televiziv me të njëjtin titull. Në vazhdim u përkthye dhe u botua në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, hebraisht dhe turqisht. Shkrimtari Kosta Mourselas u nda nga jeta, më 15 korrik 2017, në moshën 85-vjeçare.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001196

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Patriotizëm, Jukio Mishima

Në ç'pozitë të çuditshme duhet të gjendet një njeri i prirur për të zbuluar veten në moshën 38 vjeçare? Rinia e tij tashmë i përket të shkuarës së largët. E megjithatë, periudha e kujtimeve q nis me fillin e fundit të rinisë e që shtrihet deri në të tashmen, e kanë tharë prej çdo mbrese të gjallë.

Çmimi 7,65 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: PA

Hic sunt leones, Katerina Poladjan

Njëqind vjet më vonë Helenes, një restaurueses së re, i ofrohet një bibël për ta restauruar. Helena futet thellë në enigmën e librit të vjetër, në Armeninë moderne dhe në një histori mërgimi, të humbjes dhe të dhimbjes, që përcillet nga brezi në brez.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Do të jemi Atlantida, Joan Benesiu

 Njohja e kësaj tresheje enigmatike e zhyt lexuesin në një kërkim të kuturisur për autenticitetin, gjë që do ta çojë në treva të Europës së vjetër, ku hapësirat nuk pranojnë të shndërrohen në skena të shoqërisë së spektaklit.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Pallati prej letre, Miranda Cowley Heller

Një mëngjes të mrekullueshëm gushti, Eli Bishop niset të notojë në liqenin poshtë "Pallatit prej letre" - shtëpia e pushimit të familjes së saj në Kejp Kod. Kur zhytet nën ujë, përjeton sërish takimin pasionant të një nate më parë, në qoshen e shtëpisë që di të gjtiha të fshehtat e saj më të errëta, ndërsa i shoqi dhe e ëma bisedojnë me mysafirët...

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Thelbësorja në jetë, Iris Hanika

Libri tregon historinë e dy personazheve në moshë të mesme, që janë pothuajse çdo ditë të përfshirë nga e shkuara naziste. Ata mendojnë se janë të palumtur, ndaj përpiqen të jetojnë si të mundin, duke mos ditur e duke mos arritur të luftojnë kundër historisë.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Sytë e errësirës, Dean Koontz

Atë e quajnë materiali Uhan-400, sepse ishte zhvilluar në laburatorët e tyre RDNA-së, jashtë qytetit të Uhanit dhe ishte lloji i katërqindtë i mikroorganizmave artificialë, të krijuar në atë qëndër kërkimore. Uhan-400 është një armë e përkryer. Prek vetëm qëniët njerëzore. Asnjë krijesë tjetër e gjallë nuk mund të infektohet.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Rrethi i Princeshës Sulltana, Jean Sasson

Sulltana ishte ndryshe nga çdo anëtar i familjes mbretërore që kisha takuar. Ajo ishte e re dhe e bukur. Flokët e zinj i binin mbi supe dhe sytë i shkëlqenin nga kurioziteti. Buzët i çeleshin vazhdimisht nga të qeshurat e çlirëta. Me veshjet e kushtueshme, e stolisur me bizhuteri që të tërhiqnin menjëherë syrin, Sulltana merrte vëmendjen e çdo personi...

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Streha e Krishtlindjes, Richard Paul Evans

Një ditë, ajo njihet me një shkrimtar tjetër të ri, një burrë i zgjuar, i cili duket po aq i interesuar për Kimin, sa edhe për konferencën. Teksa Ziki e ndihmon të zbulojë pse libri i saj është i dështuar, ajo pyet veten nëse në të vërtetë ai nuk e ka fjalën për librin, por për jetën e saj.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Dashnoret, Elfriede Jelinek

Duhet t'i kesh nervat e çelikta të lexosh romanin e Elfriede Jelinek "Dashnoret". Pse? Sepse sintaksa nuk është si zakonisht, por e shkruar me një sintaksë rruge, që në fakt edhe nuk është aspak sintaksë, por një mori informacioni, e cila vjen në formën e shkrimit.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vdekje nga uji, Kenzaburo Oe

Në qendër të romanit "Vdekje nga uji" është romancieri Kogito Choko, që ka vendosur të shkruajë historinë e mbytjes në lumë të babait të tij. Në mendje prej kohësh i vërtitet pyetja pse babai i tij kishte dalë për "shëtitje me varkë" në lumë të rrëmbyeshëm në një natë stuhie.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Shtatë të çmendurit, Roberto Arlt

Romani është i mbushur me monologë, që i shtyjnë personazhet në disa përsiatje, njëherazi të lajthitura dhe të mençura, në të cilat shtrohet çështja e çmendurisë absolute të shoqërisë, mizorisë së kapitalizmit, ftohtësisë së industrializimit dhe teknologjisë, duke i vënë ato në kontrast me dobësinë dhe brishtësinë e njeriut të vdekshëm që i ka krijuar. 

Çmimi 9,35 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Mos më lër të shkoj, Kazuo Ishiguro

Kur ishte fëmijë Keti, tashmë tridhjetë e një vjeçare, jetonte në Heilsham në një shkollë private, ku fëmijët ishin strehuar larg nga bota e jashtme, të rritur me idenë se ata ishin të veçantë dhe mirëqenia e tyre ishte e rëndësishme jo vetëm për ata, por për gjithë shoqërinë.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)