• Banner

  • Kur fryma behet ajer, Paul Kalanithi

Kur fryma bëhet ajër, Paul Kalanithi

... megjithatë, diçka të së ardhmes nuk e anashkaloj dot: vajzën tonë, Kedin. Shpresoj të jetoj aq gjatë sa ajo të më kujtojë. Fjalët sigurisht që jetojnë më gjatë sesa unë. Kisha menduar t'i lija asaj letra, po çfarë t'i shkruaj? Nuk mund ta di se si do të jetë ajo në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare.

11,10 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kur fryma bëhet ajër
Origjinali: When breathe becomes air
Gjinia: Roman
Autori: Paul Kalanithi
Shqipëroi: Etleva Çepele
Shtëpia botuese: Living
Viti: 2018
Fq. 194
Pesha: 0.261 kg.
ISBN: 978-9928-21-63-8-0

Fragment nga libri

... megjithatë, diçka të së ardhmes nuk e anashkaloj dot: vajzën tonë, Kedin. Shpresoj të jetoj aq gjatë sa ajo të më kujtojë. Fjalët sigurisht që jetojnë më gjatë sesa unë. Kisha menduar t'i lija asaj letra, po çfarë t'i shkruaj? Nuk mund ta di se si do të jetë ajo në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare.

Nuk mund ta di as nëse do ta pëlqejë emrin përkëdhelës që i kemi vënë ne, por ndoshta ka diçka që mund t'i themi atij fëmije që paraqet të ardhmen time. Ajo do të jetojë shumë pak me mua, që kam vetëm të shkuar. Mesazhi im për të është i thjeshtë:

Kur të jesh në një nga ato çastet e shumta në jetë, kur do të të duhet të bësh një pasqyrë të vetes, merr një libër llogarish ku të shkruash se çfarë ke qenë, çfarë ke bërë dhe çfarë rëndësie ke pasur ti për botën.

Të lutem, mos harro të përfshish në të faktin që ti mbushe ditët e një njeriu në prag të vdekjes, me dashuri të pafundme, me një gëzim të panjohur kurrë më parë për të, një gëzim që nuk rreket të kërkojë më shumë, por qëndron në hije, i kënaqur me aq. Në këtë kohë, kjo është gjëja më e bukur!

Mbi autorin

Paul Kalanithi ishte neurokirurg dhe shkrimtar. Ai u rrit në Kingman, Arizona dhe u diplomua në Universitetin e Stenfordit për anglisht dhe biologji. Më pas, studioi për histori, filozofi dhe mjekësi në Universitetin e Kembrixhit dhe u diplomua me medalje ari nga Fakulteti i Mjekësisë së Jeilit.

Ai u kthye në Stenford për të kryer specializimin për neurokirurgji dhe për të kryer një studim postdoktorature në neurokirurgji dhe gjatë kësaj kohe, mori edhe çmimin më të lartë për një studim të kryer për Akademinë Amerikane të Neurokirurgjisë.

Ai ndërroi jetë në mars të vitit 2015, duke lënë pas një familje të madhe e të dashur, përfshirë bashkëshorten e tij, Lusin, dhe vajzën e tyre, Elizabeta Akadian.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928216380
ean13
9789928216380
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU002018

Botuesi: Dituria

Nje tjeter pranvere, Gabriella Magrini

Tridhjetë vjet martesë, dy fëmijët tashmë të rritur, një jetë kushtuar familjes, por mbi të gjitha burrit: Aliçja, pothuajse pesëdhjetëvjeçare, është shembulli i një zonje të përkryer borgjeze, që s'ka pasur kurrë as dyshimin më të vogël se fati i një gruaje të brezit të saj mund të ishte ndryshe.

Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001589

Botuesi: Poeteka & Ideart

E fshehta e luginës së piramidave, Emir Imamovic Pirke

Në jetë, Dino Lostiç i kish provuar të gjitha, ndoshta jo aq sa duhej por të paktën thjeshtë: lëvizte gjithnjë mes shtëpisë, kafenesë së lagjes dhe bastores, vazhdonte të jetonte me të ëmën Senën nga pensioni i saj dhe i vëllait të rënë në luftë, derisa në Visoko nga SHBA-ja, s'kish ardhur arkeologu-amator, kushëriri i parë i tij Amer Trampo.

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Kokoro, Natsume Soseki

I gjurmuar nga sekrete tragjike që e kanë mbuluar gjatë gjithë jetës së tij me një hije të rëndë, Sensei me kalimin e kohës arrin t'ia hapë zemrën nxënësit të ri, duke i rrëfyer hapur pjesë nga jeta e tij studentore që i kanë lënë një ndërgjegje të trazuar faji, duke zbuluar kështu hendekun e pakapërcyeshëm ndërmjet dhimbjes së tij morale dhe përpjekjeve...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja e këpucarit, Adriana Trigiani

Bukuria ndjellëse dhe madhështore e Alpeve italiane është sfondi i takimit të parë të Enzës, një vajzë e bukur me këmbë në tokë, dhe Çiros, një djalosh i shkathët që jeton në një manastir murgeshash. Historia merr një kthesë të papritur kur Çiroja zbulon skandalin e priftit të zonës, dhe nga fshati i tij e dërgojnë të fshihet në Amerikë.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Hije të Njëbrirëshit, Raquel Martinez

Klaudia, një gazetare e lindur në Oviedo, por rritur në Argjentinë, kthehet në Spanjë me qëllim për të filluar një jetë të re. Vendoset në Madrid dhe fillon të punojë te Njëbrirëshi. Aty njihet me Edgarin, një meksikan nga një shtresë e lartë sociale, i cili kërkon, gjithashtu, të largohet nga një e kaluar e trazuar.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Braktisje, Elisabeth Åsbrink

Kështu Katerina - pas të cilës fshihet vetë autorja - rindërton historinë e Ritës, ardhjen e saj të rastësishme në Londër, marrëdhënien e gjatë klandestine me Vidalin, një hebre sefardik i mërguar nga Selaniku dhe së fundi martesën e vonuar e dëshpëruese

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Qytetet e padukshme, Italo Calvino

Qytetet e padukshme, më i bukuri i librave të Italo Calvinos, vërtit nëpër ajër ide, aluzione dhe zhbirime imagjinative marrafrymëse në çdo faqe të vetën. Çdo herë që kthehet prej udhëtimeve të veta, Marko Polo përshkruan Kublai Kanit qytetet që ka parë...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Vajza më e bukur e qytetit, Charles Bukowski

Të gjitha rrëfenjat e Bukovskit janë sa të vërteta, aq dhe të ndyra, dhe si të tilla e nderojnë letërsinë: ai tregon ato gjëra që të tjerët i zbukurojnë e i fshehin: dallimin e njerëzve për shkak të gjinisë, varfërinë e përditshme, dhunën dhe ndjenjat e atyre që kruajnë hundët.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Mërso, rihetim, Kamel Daoud

Ai është vëllai i "Arabit" të vrarë nga njëfarë Mërso, krimi i të cilit lidhet me një roman të famshëm të shek XX. Shtatëdhjetë vjet më pas, Haruni, që në fëmijëri ka jetuar në hijen dhe me kujtimin e vëllait të vrarë, nuk pranon ta lërë këtë në anonimat: i jep një emër dhe një histori Musait të vdekur rastësisht në një plazh me shumë diell.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Trashëgimia, Cynthia D’Aprix Sweeney

A do të mundet Leoja t’i shpëtojë familjarët nga rrënimi i pashmangshëm? Tani, të gjithë do të përballen me mëritë e vjetra, me të vërtetat e reja dhe gjithashtu, më në fund do të pranojnë zgjedhjet që kanë bërë në jetë.

Çmimi 14,43 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)