• Banner

Tri bijat e Eves, Elif Shafak
  • Tri bijat e Eves, Elif Shafak

Tri bijat e Evës, Elif Shafak

I vendosur mes Stambollit dhe Oksfordit, nga vitet 1980 deri në ditët e sotme, "Tri bijat e Evës" është një rrëfim i ndjerë besimi dhe miqësie, tradite dhe modernizmi, dashurie dhe tradhtie të papritur.

11,89 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tri bijat e Evës
Origjinali: Havva'nın Üç Kızı
Gjinia: Roman
Autori: Elif Shafak
Shqipëroi: Taulant Hatia
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2018
Fq. 464
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-9928-00-298-3

Mbi librin

I vendosur mes Stambollit dhe Oksfordit, nga vitet 1980 deri në ditët e sotme, "Tri bijat e Evës" është një rrëfim i ndjerë besimi dhe miqësie, tradite dhe modernizmi, dashurie dhe tradhtie të papritur.

Perisë, një nënë dhe shtëpiake e pasur turke, gjatë rrugës për në një darkë në një vilë buzë detit në Stamboll, i grabitet çanta nga një lypës. Ndërsa lufton për t'ia rimarrë, nga çanta bie një fotografi e vjetër, ku duken tri vajza dhe profesori i tyre i universitetit. Një relike nga e shkuara dhe një dashuri që Peria përpiqet me dëshpërim ta harrojë.

Fotografia e kthen Perinë në Universitetin e Oksfordit, kur ishte nëntëmbëdhjetë vjeç dhe doli për herë të parë jashtë vendit. Te profesori i saj mahnitës dhe rebel, te seminari mbi Zotin që i ndryshoi jetën.

Te shtëpia ku kishte banuar me dy shoqet e ngushta, Shirinën dhe Monën, te zënkat e tyre mbi identitetin, Islamin dhe feminizmin. Dhe, së fundi, te skandali që i ndau. Shirina, Peria dhe Mona ishin shoqet më të pamundura. Ato ishin Mëkatarja, Besimtarja dhe Dyshuesja.

Komente mbi librin

"Një libër i mahnitshëm."

Ian Rankin

"Një histori inteligjente, e fortë dhe argëtuese."

Financial Times

"Një libër plot mendim dhe i këndshëm, që ofron lidhje me botë, me perspektiva dhe mundësi të tjera."

Sunday Times

"Një roman i fortë, tërheqës dhe që ngjall debat."

Observer

"Një nga shkrimtaret më të rëndësishme të kohës sonë, Elif Shafaku eksporon me gojëtari të rrallë të tashme dhe të shkuarën e trazuar të Turqisë. Thjerra e saj zmadhuese lëviz mes Stambollit dhe Oksfordit në nëj eksporim mahnitës të besimit dhe miqësisë, pasurisë dhe varfërisë, si dhe mbi përplasjen shkatërrimtare mes traditës dhe modernizmit."

Independent

"Shkrimi i Elif Shafakut të bën të fluturosh nëpër faqe. Te "Tri bijat e Evës" ajo na fut nën lëkurën e tri vajzave, duke i shpalosur shkallët e miqësisë përmes dashurisë dhe humbjes. Një libër vërtet me peshë."

Frances Osborne

Mbi autoren

Elif Shafak është fituese e disa çmimeve dhe shkrimtarja më e lexuar në turqi. Është gjithashtu komentatore e njohur politike. Shkruan në turqisht dhe anglisht, ka botuar 15 libra, 10 prej të cilëve romane, përfshi librat e shkëlqyer "Bastardja e Stambollit" dhe "Dyzet rregullat e dashurisë". Librat e saj janë përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë të botës.

Shafaku është folëse e njohur e forumit TED Global, anëtare e Këshillit të Agjendës Globale të Forumit Ekonomik Botëror për Ekonominë Krijuese në Davos dhe pjesëtare themeluese e KEMJ (Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme). Ka fituar titullin "Kalorëse e urdhrit të Arteve dhe Letrave" në 2010 nga qeveria franceze.

Shkruan në gazeta dhe revista periodike të mëdha në gjithë botën, përfshi Financial Times, Guardian, New York Times, Wall Street Journal, Der Spiegel dhe la Repubblica. Elif Shafak jep leksione në disa universitete në Turqi, Britaninë e Madhe dhe SHBA. Është diplomuar për marrëdhënie ndërkombëtare, ka marrë gradën master në studimet gjinore dhe doktoraturën në shkenca politike.

Njihet si mbrojtëse e të drejtave të grave, pakicave dhe LGBT-së. Si folëse publike, Shafaku përfaqësohet nga The London Speaker Bureau, Chartwell Speakers dhe Penguin Speakers Bureau. Prej kohësh është propozuar për çmimet Orange, MAN Asian, Baileys dhe IMPAC Dublin, por edhe për Çmimin e letërsisë artistike të pavarur të huaj dhe çmimin RSL Ondaatje.

Ka bërë pjesë në jurinë e vlerësimit për Independent Foreign Fiction Prize (2013); Sunday Times Short Story Award (2014, 2015), 10th Women of the Future Awards (2015); FT/Oppenheimer Funds Emerging Voices Awards (2015, 2016); Baileys Women's Prize for Fiction (2016) si dhe Man Booker International Prize (2017).

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928002983
ean13
9789928002983
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Bota Shqiptare

Nderi, Elif Shafak

I premtova vetes të mos e lija pa rrëfyer historinë e saj. Kështu e nis shtjellimin e historisë Esmaja, një grua e re kurde që jeton në Londër, per të treguar më pas krimin e tmerrshëm që kishte kryer i vëllai. Esmaja tregon historinë e familjes së saj nëpër tri breza, që nga gjyshja, te lindja e së ëmës dhe tezes në një fshat të humbur kurd buze Eufratit.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Skanderbeg Books

Jetë fshati, Amos Oz

Në këtë libër ka gjithçka nga jeta mbi tokë, në këtë lloj jete ka njerëz dhe kafshë, me skena dhe pikturime mes qeniesh, të cilët, ku rastësisht e ku enkas, hyjnë në jetët e njëri – tjetrit. I shkruar kësisoj, çdo lexues ka të drejtën ta lexojë këtë vepër si një roman.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Kamila, si flutur, Sophie Daull

Ky është romani i përballimit të padurueshmes, ku fjalët zënë vendin e një plani mbijetese: "krijimin e një pike panoramike prej së cilës unë dhe Kamila të vijojmë sërish, së bashku, të soditim botën." Ky është romani i parë i Sophie Daull-it dhe është nderuar me Çmimin e Debutimit nga Lauriers Verts de La Foret des Livres.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Muza

Gjuetari i shtrigave, Max Seeck

Detektivja Xhesika Niemi po heton një rast të jashtëzakonshëm vrasjeje në seri. Gruaja e shkrimtarit të famshëm, Roxher Koponenit, duket se është vrarë në një ritual të çuditshëm. Por asgjë nuk është e rastësishme – autori i krimit ndjek pikë për pikë modelin e rrëfyer në librin më të shitur të kohës.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Enigma e Qaf-it, Alberto Mussa

Kjo enigmë është vetë gjuha dhe kultura arabe: që nga origjina, traditat, mënyra nomade e jete-sës, haremet, simbolika, shkrimi si dhe variantet e shumta të një rrëfimi që në kohë të ndryshme duket i pamundur, duke e bërë në këtë mënyrë edhe më magjepsës.

Çmimi 5,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Atentatorja, Yasmina Khadra

Një grua e re hedh veten në erë mes një restoranti të mbushur plot në Tel-Aviv. Doktori Amin Xhafari, kirurg izraelian me prejardhje arabe, operon pa pushuar të mbijetuarit e sulmit vetëvrasës.

Çmimi 7,93 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ne kemi kapur raketa me grep, Karen Kohler

Një vajzë e re e dehidratuar është ulur para një pike karburanti në Death Valley. Po kur, papritur, përpara saj shfaqet një indian që do t'ia shpëtojë jetën, i duket sikur po fantazon. Dhe shumë shpejt do të ndajnë së bashku një Doppelwhupper, do të shkojnë së bashku në kazino e më në fund do të ngecin në njërin nga ata motelet e mbaruara e që vetëm në...

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Rastësisht një vend bosh, J. K. Rowling

Kur Berri Ferbradher vdes papritur sapo ka shkelur të dyzetat, Pagfordi tronditet. Për atë që e viziton për herë të parë, Pagfordi është një qytezë idilike angleze, me një shesh shtruar me gurë të latuar dhe abaci të lashtë, një xhevahir i ngecur mes luginash të blerta.

Çmimi 14,86 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001697

Botuesi: Morava

Agimi, Stephenie Meyer

POR KUR DASHUROJE VRASËSIN TËND, ATËHERË NUK KISHE RRUGËDALJE.  Si mund të vrapoje, si mund të luftoje,  kur një  veprim i tillë do ta lëndonte atë person të dashur?  Nëse jeta jote ishte  gjithçka mund t'i falje njeriut të dashur, si mund të mos ia falje? Po sikur të ishte ai një njeri që e doje me të vërtetë?

Çmimi 14,86 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fenix

Kilometri 101, Maxim Osipov

Osipov është njëri nga shkrimtarët më të njohur e të vlerësuar që ka nxjerrë Rusia viteve të fundit, autor i shumë eseve, tregimeve të shkurtra, pjesëve teatrale dhe romaneve.  Veprën e tij e kanë quajtur letërsi të vërtetë, në kohëra të tmerrshme, me ndershmërinë e saj të thjeshtë dhe stilin krejtësisht të veçantë si kuitesencë artistike. 

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)