• Banner

Banda e femijeve, Roberto Saviano
  • Banda e femijeve, Roberto Saviano

Banda e fëmijëve, Roberto Saviano

Dhjetë djelmosha me skutera kaluan si shigjetë në kah të kundërt të trafikut drejt sundimit të Napolit. Pesëmbëdhjetëvjeçarë me nofka lodracake - Marazhai, Peshku i Flashkët, Dhomçi, Lollipopi, Droni - këpucë firmato, familje normale dhe emrin e të dashurës tatuazh në lëkurë. Adoleshentë që s'kanë të ardhme dhe as që e besojnë atë.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Banda e fëmijëve
Origjinali: La paranza dei bambini
Gjinia: Roman
Autori: Roberto Saviano
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2018
Fq. 312
Pesha: 0.378 kg.
ISBN: 978-99943-0-533-9

Mbi librin

Pandeh se më kall frikë një fëmijë si puna jote? Mua për t'u bërë fëmijë m'u deshën dhjetë vjet, për të t'i bërë trutë përshesh më duhet vetëm një sekondë.

Dhjetë djelmosha me skutera kaluan si shigjetë në kah të kundërt të trafikut drejt sundimit të Napolit. Pesëmbëdhjetëvjeçarë me nofka lodracake - Marazhai, Peshku i Flashkët, Dhomçi, Lollipopi, Droni - këpucë firmato, familje normale dhe emrin e të dashurës tatuazh në lëkurë. Adoleshentë që s'kanë të ardhme dhe as që e besojnë atë.

Nuk i druhen burgut as vdekjes, sepse e dinë që e vetmja mundësi është të luajnë gjithçka dhe menjëherë. E dinë që "paratë i ka ai që i merr". Pra, o burra, drejt e mbi motorë për t'i marrë, paratë, por sidomos pushtetin.

"Banda e fëmijëve" rrëfen peripecitë e ngjitjes së një bande - një grupi zjarri të lidhur me Kamorrën - dhe kreut të tyre, djaloshit Nikolas Fiorilo. Të strukur çative të qytetit, mësojnë të qëllojnë me pistoleta gjysmautomatike dhe AK-47 duke marrë shënjestër paraboliket dhe antenat e zakonshme, pastaj derdhen rrugëve për të mbjellë tmerr në shalë të skuterave.

Pak e nga pak shtien në dorë kontrollin e lagjeve, duke ua zhvatur bandave kundërshtare, duke lidhur aleanca me bosë të vjetër që po u perëndon ylli. Kjo bandë i përngjan barkës së peshkimit që vjen nga deti, ato lloj barkash që gjuajnë peshk duke i gënjyer me dritë.

Dhe njëlloj si në peshkimin me tërheqje, rrjeta peshkon njerëz për t'u vrarë. Këtu rrëfehet për fëmijë që lëvrijnë gjallërisht si peshqit, për adoleshenca "të gënjyera nga drita" dhe për të vdekur që prodhojnë të vdekur.

Roberto Saviano hyn pa iu dridhur syri në realitetin që ngaherë e ka hetuar dhe kridhet në origjinalitetin e historive të përfytyruara me një roman të jashtëzakonshëm pafajësie dhe mujshie. Mizor, i dhunshëm, pa rrugëdalje.

Mbi autorin

Roberto Saviano (Napoli, 1979) është autor i bestsellerit ndërkombëtar Gomorra (Mondadori, 2006). Ideator, autor dhe skenarist i filmit me të njëjtin titull (Grand Prix du Jury në Kanë 2008) dhe i Gomorra - Seriali, i shpërndarë në mëse 150 vende.

Me Feltrinelli ka botuar më 2011 Eja me mua dhe më 2013 "ZeroZeroZero". Nga viti 2006 jeton i shoqëruar, në masa të rrepta sigurie, pas kërcënimeve të marra prej klaneve që ka denoncuar.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994305339
ean13
9789994305339
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000802

Botuesi: Botimet Dudaj

Gomorra, Roberto Saviano

Në dy vjet, "Gomorra" është përkthyer dhe botuar në 42 shtete 2006-2008, libri më i shitur në Gjermani, Angli, Holandë, Spanjë, Francë, Suedi dhe Finlandë "New York Times" e ka cilësuar si një nga librat më të rëndësishëm të 2007-ës.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Eja me mua, Roberto Saviano

Tetë kapituj, tetë histori, një portret unik të Italisë së sotme të nënshkruar nga autori i bestseller-it ndërkombëtar Gomorra. Roberto Saviano gërmon brenda disave prej plagëve të vjetra dhe të reja që brengosin Italinë: njohja e munguar e vlerës së Bashkimit kombëtar, mekanizmi i pabesë i makinës së baltës.

Çmimi 750 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Mami, Brendan O'Carroll

Anjeza Brauni është një grua e fortë – mjaft e fortë për t'u përballur me vejërinë, shtatë fëmijët, apartamentin me qira dhe rraskapitjen e përditshme me tezgën e saj në rrugën "Moore". Por edhe gruas më të fortë i lipset pak ndihmë dhe një ëndërr për t'i dhënë forcë të vazhdojë...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Bletërritësi i Alepos, Christy Lefteri

Sa do të doja që të çlirohesha nga mendja ime, që të mund të isha i lirë nga kjo botë dhe të shpëtoja nga gjithçka që kam njohur dhe kam parë në këto vitet e fundit. Po fëmijët që kanë mbijetuar - çfarë do të bëhet me ta?! Si do t’ia dalin ata që të jetojnë në këtë botë?

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Pa frymë, Lorenzo Amurri

Jeta e tij ishte e bukur: muzikë, miq, drogë dhe rock & roll. Lorenco Amurri ishte njeri me fat, derisa, një ditë, teksa po bënte ski me të dashurën, Johanën, pëson një aksident të rëndë. Një çast më pas, është i shtrirë diku dhe po nxitojnë për në spital. Ofiçina, helikopterë, sulme ushtarakësh të ëndërruar e doktorë të vërtetë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Zemra vërtitëse, Donal Ryan

Në një fshat të humbur irlandez, menjëherë pas krizës së rëndë ekonomike, fillojnë të dalin në sipërfaqe tensione të rrezikshme. Lupa zmadhuese e Donal Ryan përqendrohet në tablonë e ngjarjeve që zhvillohen rreth falimentimit të një ndërmarrjeje ndërtimi.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Z, Vassilis Vassilikos

Z - Orgjia e pushtetit është një roman-dokumentar tronditës për vrasjen e politikanit të shquar grek Grigori Lambraki - personazhi "Z" në vepër. Vrasja nga forca paraushtarake të inkurajuara nga shteti ndodhi më 22 maj 1963, gjatë një mitingu për paqen.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fenix

Klithma e zogut të shtëpisë, Maxim Osipov

Osipov është njëri nga shkrimtarët më të njohur e të vlerësuar që ka nxjerrë Rusia viteve të fundit, autor i shumë eseve, tregimeve të shkurtra, pjesëve teatrale dhe romaneve. Veprën e tij e kanë quajtur letërsi të vërtetë, në kohëra të tmerrshme, me ndershmërinë e saj të thjeshtë dhe stilin krejtësisht të veçantë si kuitesencë artistike.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R3P3

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza e letrës, Guillaume Musso

I mbërthyer në krizën e frymëzimit, fillikat dhe pa një dysh në xhep shkrimtari Tom Bojd nuk po arrinte ta fuste në hulli të mbarë romanin e tij të fundit. Ndihej si i zënë në çark, një kurth që rrezikonte ta shkatërronte.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Viljevo, Luka Bekavac

Viljevo është një roman për kujtesën, traumën dhe ndërkomunikimin: një triptik me tri zëra, që lidh fort historiografinë, romanin modern dhe prozën e përpunuar me kujdes, në të cilën janë shtuar tekste jashtëletrare e teknike.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Çmimi i tundimit, Johanna Lindsey

Duke pyetur veten pse një vajzë e pavarur si Vanesa pranon të shndërrohet në kukull e të martohet me një batakçi arrogant, Monti vendosa ta ndihmojë për t’ia realizuar këtë ëndërr. Por asnjë veprim i mirë nuk kalon pa u ndëshkuar, sapo përballet me probleme më të ngutshme, përfshi tundimin për të penguar planet e Vanesës për martesë, me qëllim që të...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)