Alper Kamy, Alper Caniguz
  • Alper Kamy, Alper Caniguz

Alper Kamy, Alper Caniguz

Te tjere

Alper Canigüz, me një gjuhë të gjallë dhe tërheqëse, rrëfen historinë e një pesëvjeçari filozof dhe çamarrok, i cili, me avantazhin që i jep mosha, hyn e del nga çdo vend, duke i dhënë frymën e tij atmosferës së lagjes që e rrethon atë si personazh kryesor dhe subjektin e romanit. "Alper Kamy" është një vepër e përkorë, që gërsheton letërsinë policeske, fantastike dhe atë humoristike.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Alper Kamy
Origjinali: Oğullar ve Rencide Ruhlar
Gjinia: Roman
Autori: Alper Canigüz
Shqipëroi: Xhafer Rakipllari
Shtëpia botuese: Living
Viti: 2018
Fq. 200
Pesha: 0.282 kg.
ISBN: 978-9928-21-63-7-3

Mbi librin

Alper Canigüz, me një gjuhë të gjallë dhe tërheqëse, rrëfen historinë e një pesëvjeçari filozof dhe çamarrok, i cili, me avantazhin që i jep mosha, hyn e del nga çdo vend, duke i dhënë frymën e tij atmosferës së lagjes që e rrethon atë si personazh kryesor dhe subjektin e romanit. "Alper Kamy" është një vepër e përkorë, që gërsheton me mjeshtëri të pashoqe letërsinë policeske, fantastike dhe atë humoristike.

Fragment nga libri

Në moshën pesëvjeçare, njeriu është më i pjekur, mandej nis bjerrja. Unë, Alper Kamy, para do muajsh, kapërceva në vitin tim të pestë. Teksa më afrohej ditëlindja, pjesën më të madhe të kohës e kaloja ndanë dritares, duke parë njerëzit jashtë, që jetonin, ecnin ngadalë e me nxitim, duke nxjerrë turlifarë zërash apo duke hedhur sytë andej-këtej.

Më sëmurte ideja se një ditë, do të bëhesha edhe unë si ata. Sa keq që nuk kishte shpëtim prej asaj gjëje! Koha ishte e pamëshirshme dhe unë po plakesha shpejt. Hëpërhë, e vetmja gjë e mirë ishte që të paktën nuk shkoja në kopsht. Në fakt, isha rrekur gjatë që t'u shpjegoja nënës e babait se kopshti nuk ishte vend për mua.

Mundohesha t'i bindja me arsyetime, por, fatkeqësisht, në fillim asgjë nuk ia vlejti. Për këtë, duhej të vija në zbatim mënyra të tjera, si: të zgjohesha nga gjumi i tëri në djersë ose të kaloja një krizë të vockël nervore kur minibusi të ndalonte para portës. Sa poshtëruese ishin! Ato e bënin njeriun t'i vinte turp edhe nga vetja.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928216373
ean13
9789928216373
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Kopshti prej qelqi, Tatiana Tibuleac, Ebook

“Kopshti prej qelqi” është një roman intim për traumat e fëmijërisë, kërkimin e vetvetes dhe identitetit në një mjedis shumëkulturor dhe dygjuhësh. E parë përmes syve të një fëmije, historia tregohet me ndjeshmërinë, brishtësinë,  ashpërsinë dhe empatinë e moshës.
640 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Të ndriturit, Eleanor Catton

Sa herë në kaq kohë të bie të lexosh një roman, i cili të ngrin përtej gjërave të rutinës së përditshme, të heq mënjanë, të mbledh dhe të lë të ndihesh sikur ke kaluar fundjavën me një gjeni. Eleanor Catton me këtë roman mahnitës bën thjesht këtë...
1 800 Lekë
More

Referenca: SKU001507

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i Vampirit: Lufta, L. J. Smith

Dy vëllezër vampirë, të mbështjellë nga hija e një misteri mijëvjeçar, luftojnë për dashurinë e Elenës së re. Dejmoni ka vendosur që ajo do të bëhet mbretëresha e territ dhe është i gatshëm të vrasë edhe të vëllanë që t`ia arrijë qëllimit.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Albas

Daullja prej llamarine, Günter Grass

Oskar Macerati, zhvillimi mendor dhe shpirtëror i të cilit është i plotë që prej lindjes, në moshën trevjeçare vendos të mos rritet më, duke mbajtur fizikun e një fëmije. Ky personazh grotesk, në duart e të cilit gjendet gjithmonë një daulle llamarine, e sheh botën “nga poshtë” me një kritikë të pamëshirshme.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Shtëpia e shpirtrave, Isabel Allende

"Shtëpia e shpirtrave" është një sagë familjare ku pasqyrohet historia dhe fati i një populli të tërë, i popullit të Kilit, përmes rrëfimeve të grave të një familjeje të rëndësishme dhe ekstravagante. Një afresk i bukur që për nga joshja dhe emocioni i kujton lexuesit që adhuron realizmin magjik vetëm "100 vjet vetmi" të Marquez.
1 400 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Dashuri shtrigane, Roberto Arlt

Balder tridhjetëvjeçar, bën një jetë monotone dhe të stresuar nga puna dhe lidhja bashkëshortore, prandaj ka vendosur që të gjejë shpëtim duke e braktisur familjen. Por, reagimet atipike dhe mendjengushta të familjarëve për dashurinë, seksin, dhe martesën, nuk e tejkalojnë optikën e lëvizjeve të shoqërisë së kohës. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Junusi ynë, Iskender Pala

Dashuria e tij nga zemra në zemër...Tani dikush i thotë atij Junusi i Dashuruar,Dikush i thotë Junusi i Shkretë, le të thonë.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001567

Botuesi: Poeteka & Ideart

Baladë për Metka Krasovec, Tomaz Salamun

Tomaž Šalamun lindi më 1941 në Zagreb, dhe pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Koper të Sllovenisë. Është diplomuar pranë Universitetit të Lubjanës në fushën e Historisë së Artit, dhe përpara se të niste t'i përkushtohej tërësisht poezisë, ka punuar si lëvrues i artit konceptual.
700 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Kremlini prej sheqeri, Vladimir Sorokin

Me mijëra prej këtyre kremlinësh u shpërndahen në Sheshin e Kuq fëmijëve fatlumë, por njëri syresh bie edhe në duart e disidentëve të cilët kënaqen me Kremlinin prej sheqeri në një prej mbledhjeve të tyre të fshehta.
900 Lekë
More

Botuesi: Living

Zonja Benz, Jill Alexander Essbaum

Ana Benz, një amerikane në fund të të tridhjetave, jeton me bashkëshortin zviceran dhe tre fëmijët e tyre në një lagje të mirë të Zyrihut. Edhe pse bën një jetë të rehatshme e të konsoliduar, Ana ndihet keq shpirtërisht.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Në vetën e parë njëjës, Haruki Murakami

 Me një zë të thellë, majmuni i beson bindjes dhe egos së tij se po vjedh emrat e grave me të cilat bie në dashuri. Këto tregime janë rrëfenja në kufijtë e historive të vërteta, të mbushura me po aq mister sa fantazi. Një prozë gjeniale që të grish ta lexosh e lexosh, sërish.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Cirku i iluzioneve, Amita Parikh

Pa mbështetje, e detyruar t’i zgjidhë vetë problemet, Lena gjendet përballë mëdyshjeve të forta dhe guxon të besojë në të pamundurën - te vetja.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001820

Botuesi: Botimet Dudaj

Tjetri si unë, Jose Saramago

Tertuliano Maksimo Afonsoja, mësues historie në një lice, tridhjetë e tetë vjeç, i ndarë nga gruaja dhe që jeton vetëm, i tmerruar, zbulon kopjen e tij të përkryer në një film të marrë me qera rastësisht në një video - klub. I mbërthyer nga një hutim i madh, fillon dhe sheh filma të tjerë, vërteton zbulimin e vet.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: OMSCA-1

Një burrë i quajtur Uve, Frederik Backman

Uvja ka parime të patundura, rutinë të rreptë, ai mendon se rregullat janë bërë për t'u ndjekur dhe se shenjat rrugore janë vendosur që të zbatohen. Njerëzit e quajnë atë "një fqinj i hidhur." Por a mund të jetë "i hidhur" Uvja vetëm se nuk ecën me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë përgjatë gjithë kohës?
1 000 Lekë
More