• Banner

Indeksi mesatar i lumturise, Daniel Machado
  • Indeksi mesatar i lumturise, Daniel Machado

Indeksi mesatar i lumturisë, Daniel Machado

Ky roman trajton çështjen e vjetër të lumturisë, të arsyeve për të qenë të lumtur dhe hedh pikëpyetje mbi rolin e arritjeve e të sukseseve, ato që botërisht njihen dhe quhen të tilla, në jetën tonë. A mund të matet lumturia? Rreth kësaj pyetjeje është ndërtuar romani "Indeksi mesatar i lumturisë" i shkrimtarit portugez David Machado.

7,93 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Indeksi mesatar i lumturisë
Origjinali: Indice medio de felicidade
Gjinia: Roman
Autori: Daniel Machado
Shqipëroi: Ilirjana Agalliu
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2018
Fq. 262
Pesha: 0.329 kg.
ISBN: 978-9928-248-70-1

Mbi librin

Ky roman trajton çështjen e vjetër të lumturisë, të arsyeve për të qenë të lumtur dhe hedh pikëpyetje mbi rolin e arritjeve e të sukseseve, ato që botërisht njihen dhe quhen të tilla, në jetën tonë. A mund të matet lumturia? Rreth kësaj pyetjeje është ndërtuar romani "Indeksi mesatar i lumturisë" i shkrimtarit portugez David Machado.

Protagonisti i romanit është Danieli, tridhjetë e shtatë vjeç, në kërkim të identitetit të vet dhe të lumturisë, pas traumave të njëpasnjëshme të humbjes së punës, familjes dhe shtëpisë, në një Lisbonë të fshikulluar dhimbshëm nga kriza ekonomike.

Nëse Danieli arrin ta lërë pas të shkuarën, të shkëputet prej saj, ai do të mund të kthehet përsëri në identitet, duke shpëtuar kështu jo vetëm veten, por edhe të gjithë ata që janë të rëndësishëm për të.

Ky roman hedh pikëpyetje të rëndësishme mbi rolin që luajnë arritjet e sukseset, apo çfarë njihen botërisht si të tilla, në lumturinë tonë. A janë vërtet këto që na bëjnë të ndihemi të lumtur?

Apo ndoshta janë gjërat e vogla: një falënderim, një buzëqeshje e ngrohtë, përqafimi i fëmijëve, mbështetja e partnerit... Ndoshta të tjerat janë thjesht një stoli e bukur, antike, por e rëndë, shumë e rëndë.

Kush e ka, e mban me krenari, me xhelozi, por kur nuk e kemi, kur fati na bën ta humbim, ndihemi më të lehtë, më të lirë, më vetvetja.

Fragmente nga libri

...lumturia nuk mund të jetë kurrë përmbyllje. Po e mendove lumturinë si qëllimin final, mund edhe të marrosesh brenda pak kohësh.

***

Qëkur na qenka e pranueshme heqja dorë nga kjo botë? Ne ishim më të mirë se këta dhe kishim një fuqi të madhe shpirtërore, madje edhe aspekti fizik nuk mund të na e thyente vullnetin. Shiko si jemi tani. Nuk është fjala që secili të luftojë për veten e vet. Problemi qëndron në faktin se sa janë ata që nuk luftojnë fare.

***

Kisha besim të madh te puna, tek ajo që njeriu mund të arrijë me muskujt dhe idetë e tij. Ndryshimet e mia në ato që pata shkruar kishin të bënin me ndryshimet që pësoja unë, me ndryshimin e ideve dhe ambicieve të mia, ose më së paku i përshtateshin ndryshimeve të botës përreth. ... Pyetjaqë më lind është vetëm kjo: kur ndryshoi bota kaq shumë sa unë të humbisja aftësinë për t'iu përshtatur, ndërsa Plani të mos kishte më asnjë kuptim?

***

Ishim mësuar ta vlerësonim njeriun nga profesioni që bënte, ndaj kur mbetej pa punë sikur nuk dukej më i njëjti.

Komente mbi librin

""Indeksi mesatar i lumturisë" është një libër i shkëlqyer, që përballet me tematika të rëndësishme të aktualitetit, në mënyrë origjinale, duke na shtyrë drejt reflektimit; megjithëse është dramatik, di ta bëjë lexuesin të buzëqeshë, falë stilit të gjallë dhe perspektivës shpresëplotë, por realiste të protagonistit."

Libri e cultura

"Një nga karakteristikat më tërheqëse të romanit është satira që bëhet me fiksimin tonë të përbashkët me statistikat dhe se si përdoren ato nga ekonomistët e politikanët, për të përcaktuar nivelin e lumturisë. Është një qasje thellësisht antiteknokratike... Jo se numrat nuk kanë rëndësi. Kanë. Por shpesh, siç sugjeron Machado, duket se harrojmë historitë njerëzore që fshihen pas tyre."

Euractiv.com

"Prekës, realist, shpresëdhënës dhe herë-herë frymëzues, "Indeksi mesatar i lumturisë" duhet të lexohet nga ata që kanë nevojë për një ngritje morali letrare."

Star2.com

"Danieli është një nga ata që i stërhollojnë gjërat me mijëra pyetje, para se të bëjnë çfarëdolloj veprimi. Kjo është ajo që e bën libri të mrekullueshëm dhe shumë të këndshëm, paçka vështirësisë dhe pandjeshmërisë së një epoke. Çështja e solidariteti zë gjithë pjesën e fundit të romanit [...] Nuk përbën ndonjë risi të bujshme natyrisht, por në këtë botë të koklavitur, të copëzuar dhe brutale, kërkimi i lumturisë mbetet një kërkim themelor te qeniet njerëzore siç jemi ne."

SensCritique.com

"Dramatik, realist, herë-herë i hareshëm: ky është një roman mbi shpresën, një rrëfim që na mëson shumë mbi veten tonë."

Maria do Rosário Pedreira

Mbi autorin

David Machado (1978) është shkrimtar portugez. Ai ka lindur në Lisbonë dhe ka studiuar ekonomi në ISEG Lisbon, para se të bëhej shkrimtar me kohë të plotë. Fillimisht, Machado u bë i njohur në letërsinë për fëmijë.

Dy prej librave të tij fituan çmime letrare kombëtare të rëndësishme (Branquinho da Fonseca Prize në 2005, dhe SPA/RTP Author Prize në 2010). Më pas, ai shkroi dhe botoi disa romane dhe tregime për të rritur. Në vitin 2015, fitoi Çmimin Europian të Letërsisë me romanin "Indeksi mesatar i lumturisë".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928248701
ean13
9789928248701
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: OMBRA GVG

Një frymëmarrje jete, Pasioni sipas G. H., Clarice Lispector

I konsideruar nga shumë njerëz si "libri i madh" i Clarise Lispector, "Pasioni sipas G.H.-së", ka një skenar të thjeshtë. Pasi pushon nga puna punonjësen e shtëpisë, një grua fillon të pastrojë dhomën. Sapo fillon pastrimin, përballet me një buburrec. E neveritur, e përplas insektin pas kanatit të dollapit. Më pas, si në një lloj asketizmi barbar, vendos...

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

451 Farenhajt, Ray Bradbury

451 farenhajt është tashmë një klasik i letërsisë botërore ku ngjarja zhvillohet në një të ardhme distopike. Sot, mesazhi që përçon kjo vepër ka fituar rëndësi më shumë se kurrë më parë.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Kafshët, Miguel Torga

 Historitë e tyre përfaqësojnë dilema shumë njerëzore. Në këtë libër, njeriu është një kafshëz më shumë mes të tjerave e nuk zë një vend të privilegjuar në krijim. 

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Alisa, Judith Hermann

Judith Hermann tregon për ditët e tranzicionit, të pritjes, të mbajtjes dhe të lëshimit dhe se sa të qarta dhe verbuese mund të jenë ndonjëherë ditë të tilla. "Alice" është një libër me fuqi të jashtëzakonshme dhe bukuri të madhe letrare nga një prej shkrimtarëve më të mirë të Evropës.

Çmimi 10,90 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Të paharruarit, Lidia Jorge

Në agimin e datës 25 prill 1974, nën drejtimin e disa kapitenëve të ushtrisë të cilët ishin kundër luftës koloniale të Portugalisë dhe kundër regjimit diktatorial salazarist që mbizotëronte në Portugali prej vitit 1933, pesë mijë ushtarë hynë në Lisbonë, me tanke dhe të armatosur.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Nga ana e princeshës së vdekur, Kenize Mourad

Kjo mund të ishte fillimi i një përralle; por është një histori e vërtetë, që nis më 1918 në oborrin e sulltanit të fundit të Perandorisë otomane. Selma është shtatë vjeçe kur sheh të shembet kjo Perandori që i kishte futur dridhmat Europës.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Motra e humbur, Lucinda Riley

Maja, Alli, Stari, Sisi, Tigi dhe Elektra: secila nga gjashtë motrat D’Aplieze ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm për të zbuluar origjinën e vet, por yjësia e Plejadave nga e cila kanë marrë emrat përbëhet nga 7 yje dhe askush nuk e ka zbuluar ende se kush është dhe ku gjendet motra e shtatë, Meropi.

Çmimi 15,85 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Shpata e Medinës, Sherry Jones

Si studiuese e gjuhës arabe dhe e civilizimit islam, Sherry Jones, vite me rradhë ka punuar për romanin e saj të parë "Xhevahiri i Medinës", me synimin që botës perëndimore t'i paraqiste njërën nga personalitetet më të jashtëzakonshme të Islamit dhe njërën nga gratë më të mëdha në historinë e njerëzimit, Aishe bin Ebu – Bekirin, bashkëshorten më të dashur...

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Mbretëresha hesht, Laura Freudenthaler

Një rrëfim , jashtëzakonisht I këndshëm, mbi jetën në hapësirën e izoluar të një fshati, përftuar nga fragmented e kujtesës së një gruaje të moshuar. Historia e kësaj jete është tragjike. Sidoqoftë, kjo grua kurrë nuk e percepton atë si të tillë – ajo përkundrazi e mban peshën e saj mbi supe me krenari, si një “mbretëreshë”. 

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vetmitari, Eugene Ionesco

Çfarë ndodh kur befas një pasuri e madhe të bie nga qielli? Xhaxhai nga Amerika, që ti s'e ke llogaritur kurrë në jetë, të lë një thes me para? Personazhi i Ionescos beson se tani mund ta ndërrojë rrotën e fatit.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Shkelja e kurorës, Paulo Coelho

Linda është 31 vjeç dhe në sytë e të gjithëve jeta e saj është e përsosur. Ajo banon në Zvicër, në një nga vendet më të sigurta të botës, ka një martesë të fortë dhe të qëndrueshme, një burrë që e do shumë, fëmijë të këndshëm që sillen mirë, si dhe punën e saj si gazetare në një të përditshme të rëndësishme.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)