Kufiri, Alessandro Leogrande
  • Kufiri, Alessandro Leogrande

Kufiri, Alessandro Leogrande

Botimet Dudaj

Ajo fjalë shënjon një vijë prej kilometrash të gjatë dhe vite të trashë. Është një vragë që përshkon materien dhe kohën, netët dhe ditët, brezat, ashtu si edhe vetë zërat që tregojnë për të, që ndjekin njëri-tjetrin, mbivendosen, kundërshtohen, ngjishen, zgjerohen. Është kufiri.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kufiri
Origjinali: La frontiera
Gjinia: Roman
Autori:  Alessandro Leogrande
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2018
Fq. 308
Pesha: 0.321 kg.
ISBN: 978-99943-0-517-9

Mbi librin

Ajo fjalë shënjon një vijë prej kilometrash të gjatë dhe vite të trashë. Është një vragë që përshkon materien dhe kohën, netët dhe ditët, brezat, ashtu si edhe vetë zërat që tregojnë për të, që ndjekin njëri-tjetrin, mbivendosen, kundërshtohen, ngjishen, zgjerohen. Është kufiri.

Është një vijë imagjinare e, megjithatë, është reale sa më s'ka... është një plagë e pambyllur, një vend i të gjithëve dhe i askujt, në të cilin, në mënyrë të padukshme, kushdo është pjesë: është kufiri që ndan e bashkon njëherësh veriun e botës: demokratik, liberal dhe të civilizuar, me jugun: të varfër, të kafshuar nga lufta, të prapambetur dhe antidemokratik. Pikërisht në zgrip të këtij kufiri luhet loja e madhe e botës bashkëkohore.

Ky prag është i parrokshëm, i papërvijueshëm, jomaterial: shkrimi i qaset kuturimthi, përmes orvatjeve, duke lëvizur në truall të paeksploruar, atje ku ndodhin migrimet dhe dëbimet, atje ku luftohet për të jetuar a për të vdekur.

Leograndeja na çon në bordin e anijeve të operacionit Mare Nostrum dhe peshkon fjalët nga thellësitë detare, ku kanë ngecur dhe rrinë fshehur. Na çon të njohim trafikantët dhe bebi-skafistët, bashkë me historitë e të mbijetuarve nga mbytjet e anijeve në Mesdhe, në detin e hapur pranë Lampeduzës; rindërton historinë e eritreasve, popull ndër ata që diktatura mizore i ka shtyrë drejt emigracionit, rrjedhojë edhe e kolonializmit italian; na tregon kufirin tjetër, atë grek, atë të Agimit të Artë dhe të Patrës, por edhe kufij të tjerë Ballkanit; na fut në një Libi që ka shpërthyer dhe është rrënuar, na fut në Qendrat të Identifikimit dhe Dëbimit, në Itali duke na njohur me shkeljet e të drejtave që ndodhin aty, në dhunën e periferisë romane dhe në atë që gjendet e fshehur në shpirtrat tanë: kështu i jepet zë vrimës së zezë së pashtershme, ku çdo ditë shemben të drejtat komunitare dhe ndërgjegjet tona.

Sa vuajtje! Sa kaos! Sa indiferencë! Diku në të ardhmen, pasardhësit tanë do të pyesin veten se si vallë e lamë të ndodhte e gjitha kjo.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994305179
ean13
9789994305179
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2088

Botuesi: Botimet Dudaj

Eleganca e iriqit, Muriel Barbery

Autorja i bën personazhet e saj që, hap pas hapi, të reflektojnë dhe të ndryshojnë vizionin e tyre për jetën. Romani është një tregim modern i një aventure njerëzore, një refleksion filozofik mbi kuptimin e jetës.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Uria, Jamal Ouariachi

Dhjetë vjet më parë, marrëdhënia pasionante midis Aurelias, atëherë studente e re, pjesëmarrëse në projekt dhe e Aleksandrit të mrekullueshëm u ndërpre papritur, kur Laszlo u dënua për abuzim seksual të njërit prej fëmijëve të tij etiopianë të birësuar. 
1 400 Lekë
More

Referenca: 2194

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mishi i engjejve, Alda Merini

Titulli: Mishi i engjëjveOrigjinali: La carne degli angeliGjinia: PoeziAutori: Alda MeriniShqipëroi: Lisandri KolaShtëpia botuese: Pika pa sipërfaqeViti: 2012Fq. 158Pesha: 0.16 kgISBN: 978-9956-821-8-7  
500 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Kafe Hiena, Jana Benova

Kafe Hiena ishte një kafene me goxha hapësirë që frekuentohej, kryesisht, nga të huajt dhe nga njerëz të pasur. Këtu ata e konsideronin Trini të jesh student. Ata gjendeshin, gjithnjë, duke u dridhur nga të ftohtit, jo të veshur ngrohtë, duke ngrohur duart me filxhanët e nxehtë, duke përzier gjithfarë alkoolesh dhe, vazhdimisht, duke lexuar ose duke...
500 Lekë
More

Referenca: K1R1

Botuesi: OMBRA GVG

Bel Canto, Ann Patchet

Bel Canto ka ardhur për lexuesin si himn pasioni për muzikën dhe jetën, e që përjetohet me madhështi e elegancë nga çdo personazh i vizatuar me mjeshtëri në të gjithë strukturën e librit. Ndjesi të zjarrta, emocione tronditëse dhe boshllëkun që lë dhimbja, përcjell kjo vepër si fragment i simfonisë së jetës.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Në flakët e Izmirit, Dinos Koubatis

Një familje e pasur dhe fisnike e Smirnit (Izmirit), me origjinë nga Kreta, përjeton në vitin 1922 shkatërrimin e qytetit ku ajo jeton. Nga ajo rrëmujë e përgjithshme që mbizotëroi, familja del dhjetëfish e zvogëluar në numër; ata që arritën të mbijetojnë pas një udhëtimi të stërmundimshëm, do të përfundojnë në Kretë dhe në Pire.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Sashenka, Simon Sebag Montefiore

Kjo është historia ndër breza e grave dhe fëmijëve të një familjeje të sajuar dhe shpresoj se do të shijohet si e tillë: një roman i ngushtë për një familje. Por frymëzimin e ka tek shumë historia, letra dhe raste që kam gjetur në arkiva dhe kam dëgjuar në intervista gjatë dhjetë viteve që jam marrë me studimin e historisë ruse.
1 900 Lekë
More

Botuesi: Dukagjini

Mëngjes te Tiffany, Truman Capote

Një roman i këndshëm që tërheq çdo tip lexuesi dhe që jetën e përditshme e të zakonshme e shndërron në art. “Mëngjes te Tiffany” nuk është vetëm historia e Hollit, por e çdo vajze që i tejkalon konvencat shoqërore dhe e jeton jetën ashtu siç ka dëshirë.
860 Lekë
More

Referenca: K3R1

Botuesi: Skanderbeg Books

Droje dhe dinjitet, Dag Solstad

Pas një reagimi, si zakonisht shpërfillës e të mërzitshëm të klasës, ndaj shpjegimit pasionant prej tij të "Rosës së egër" së Ibsenit, profesori i letërsisë, Elias Rukla, arrin në pikën e krizës së thellë emocionale si pasojë e një episodi me çadrën, që nuk e hap dot në oborrin e shkollës dhe në prani të nxënësve.
600 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Vëllazëria e Pëlhurës së Shenjtë, Julia Navarro

Torino, 1991. Pasi shuhen flakët që shpërthyen në katedrale, gjendet trupi i djegur i një njeriu pa gjuhë. Një detaj që shqetëson kapitenin Marko Valoni, i cili dyshon se shkak i zjarrit nuk ishte një qark i shkurtër.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Një brengë përtej ëndrrave, Peter Handke

Një grua që, për ta bërë me baba djalin që pret prej një burri të martuar, heq dorë nga buzëqeshja, martohet me një nënoficer të Vermahtit dhe transferohet me të në Berlin. Në fund të luftës, kur kthehet në vendlindje, zbulon letërsinë - Hamsunin, Dostojevskin, Folknerin - por nuk arrin ta gjejë ngushëllimin e dëshiruar
700 Lekë
More

Botuesi: Living

Kurrën e Kurrës, Colleen Hoover

Tani Çarli dhe Sajlesi duhet të bashkëpunojnë për të zbuluar të vërtetën e asaj që po u ndodh, po sa më shumë që mësojnë për çiftin që kanë qenë… aq më shumë vrasin mendjen pse vazhdonin të qëndronin së bashku.
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Adriatiku, Alessandro Leogrande

Po lexoj "Adriatiku", librin e Alessandro Leogrande – s. Një rrëfim interesant. Një reportazh narrativ. Një refleksion mbi tokat që lagen nga deti Adriatik. Një det ku shohim veten dhe njëri – tjetrin.
500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Mbytja e anijes, Alessandro Leogrande

Alessandro Leogrande ka hetuar gjatë mbi mbytjen e anijes të së Premtes së Shenjtë, ka takuar të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave, ushtarakët, avokatët, aktivistët e shoqatave antiraciste dhe është endur nëpër qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë prej nga ishin nisur emigrantët.
800 Lekë
More